Kur'ani Fisnik

kërkim në gjuhën shqipe



<< >>
Kërkuat fjalën:
Ajete: 11

Sherif Ahmeti
Hasan Nahi
ChatGPT
Transliterimi
C 26:154. Ti nuk je tjetër vetëm se njeri sikurse edhe ne, e nëse e thua të vërtetën, sille pra ndonjë argument!"
26:154. Ti je vetëm një vdekatar - ashtu si ne, andaj na sill një mrekulli, nëse ajo që thua është e vërtetë!”
26:154. Ti je vetëm një njeri si ne. Prandaj, sill një shenjë, nëse je nga ata që thonë të vërtetën."
26:154. MA 'ENTE 'ILLA BESHERUN MITHLUNA FE'TI BI'AJETIN 'IN KUNTE MINE ES-SADIKINE
C 26:155. Ai tha: "Ja, kjo është deveja, kjo do të pijë (ujë) në një ditë të caktuar, kurse ju në një ditë tjetër (jo për një ditë).
26:155. Ai tha: “Ja, kjo është një deve. Ajo do të ketë radhën e saj për të pirë, ashtu si edhe ju, në ditë të caktuara.
26:155. (Salihu) tha: "Kjo është deveja e Allahut, për ju një shenjë. Prandaj, lëreni atë të hajë në tokën e Allahut dhe mos e prekni atë me të keqe, që t'ju kapë ndëshkimi i një dite të madhe."
26:155. KALE HEDHIHI NAKATUN LEHA SHIRBUN WE LEKUM SHIRBU JEWMIN MA'LUMIN
C 26:156. Dhe kësaj të mos i bëni ndonjë të keqe, se do t'ju godasë dënimi i ditës së madhe!"
26:156. Mos i bëni kurrfarë të keqeje asaj, se do t'ju godasë dënimi i një Dite të madhe!
26:156. Por ata e prenë atë, dhe kështu u penduan.
26:156. WE LA TEMESSUHA BISU'IN FEJE'HUDHEKUM 'ADHABU JEWMIN 'ADHIMIN
C 26:157. Po ata e therën atë, madje u penduan (nga frika).
26:157. Por ata e therën e pastaj u erdhi keq.
26:157. Prandaj, ndëshkimi i kaploi ata. Me të vërtetë, në këtë ka një shenjë, por shumica e tyre nuk janë besimtarë.
26:157. FE'AKARUHA FE'ESBEHU NADIMINE
C 26:158. Por ata i zuri ai dënimi i premtuar. Edhe në këtë ka argument, por shumica e tyre nuk u bënë besimtarë.
26:158. Dhe kështu, ata i goditi dënimi. Njëmend, në këtë ka këshillë, por shumica e njerëzve nuk janë besimtarë.
26:158. Dhe me të vërtetë, Zoti yt është i Gjithëfuqishmi, i Mëshirshmi.
26:158. FE'EHADHEHUMUL-'ADHABU 'INNE FI DHALIKE LE'AJETEN WE MA KANE 'EKTHERUHUM MU'UMININE
C 26:159. Vërtet Zoti yt është i plotfuqishëm, i mëshirshëm.
26:159. Në të vërtetë, Zoti yt është i Plotfuqishëm dhe Mëshirëplotë.
26:159. Populli i Lutit përgënjeshtroi të dërguarit.
26:159. WE 'INNE REBBEKE LEHUWEL-'AZIZU ER-REHIMU
C 26:160. Populli i Lutit të dërguarit i konsideroi gënjeshtarë.
26:160. Populli i Lutit i quante gënjeshtarë të dërguarit.
26:160. Kur vëllai i tyre Luti u tha atyre: "A nuk do të keni frikë?
26:160. KEDHDHEBET KAWMU LUTINL-MURSELINE
C 26:161. Kur vëllai i tyre, Luti i tha: "A nuk i frikësoheni (All-llahut)?"
26:161. Kujto kur vëllai i tyre - Luti, u tha: “Vallë, a nuk i frikësoheni ju Allahut?
26:161. Unë jam për ju një i dërguar i besueshëm.
26:161. 'IDH KALE LEHUM 'EHUHUM LUTUN 'ELA TETTEKUNE
C 26:162. Unë jam i dërguari i juaj, jam i besueshëm!
26:162. Pa dyshim, unë jam i dërguar i besuar për ju,
26:162. Prandaj, kini frikë Allahun dhe bindmuni mua.
26:162. 'INNI LEKUM RESULUN 'EMINUN
C 26:163. Pra, kini frikë (dënimin) All-llahun dhe më dëgjoni mua!
26:163. andaj, frikësojuni Allahut dhe bindmuni mua!
26:163. Dhe unë nuk kërkoj nga ju ndonjë shpërblim për këtë. Shpërblimi im është vetëm nga Zoti i botëve.
26:163. FATTEKU ELLAHE WE 'ETI'UNI
C 26:164. Unë nuk kërkoj për këtë ndonjë shpërblim prej jush, shpërblimi im është te Zoti i botëve.
26:164. Për këtë, unë nuk kërkoj nga ju kurrfarë shpërblimi, mua do të më shpërblejë vetëm Zoti i botëve.
26:164. A e kryeni atë veprim imoral që askush nga botët nuk e ka bërë para jush?
26:164. WE MA 'ES'ELUKUM 'ALEJHI MIN 'EXHRIN 'IN 'EXHRIJE 'ILLA 'ALA RABBIL-'ALEMINE