U kopjua
Kur'ani Fisnik
kërkim në gjuhën shqipe
Kërkuat fjalën:
Ajete: 11
Sherif Ahmeti
Hasan Nahi
ChatGPT
Transliterimi
C
26:151.
E mos shkoni pas atyre që janë të pafrenuar (që e teprojnë me vepra të këqija).
26:151.
dhe mos dëgjoni urdhrat e atyre që e teprojnë në të keqe
26:151.
Dhe mos iu bindni urdhrit të të shfrenuarve,
26:151.
WE LA TUTI'U 'EMREL-MUSRIFINE
C
26:152.
Të cilët në tokë bëjnë shkatërrime, nuk bëjnë mirë.
26:152.
e të cilët bëjnë ngatërresa në Tokë e nuk sjellin përmirësim”.
26:152.
Të cilët bëjnë shkatërrime në tokë dhe nuk bëjnë përmirësime."
26:152.
EL-LEDHINE JUFSIDUNE FIL-'ERDI WE LA JUSLIHUNE
C
26:153.
Ata i thanë: "Ti je vetëm i magjepsur.
26:153.
Ata thanë: “Ti je vetëm një i magjepsur!
26:153.
Ata thanë: "Ti je vetëm nga ata që janë të magjepsur.
26:153.
KALU 'INNEMA 'ENTE MINEL-MUSEHHERINE
C
26:154.
Ti nuk je tjetër vetëm se njeri sikurse edhe ne, e nëse e thua të vërtetën, sille pra ndonjë argument!"
26:154.
Ti je vetëm një vdekatar - ashtu si ne, andaj na sill një mrekulli, nëse ajo që thua është e vërtetë!”
26:154.
Ti je vetëm një njeri si ne. Prandaj, sill një shenjë, nëse je nga ata që thonë të vërtetën."
26:154.
MA 'ENTE 'ILLA BESHERUN MITHLUNA FE'TI BI'AJETIN 'IN KUNTE MINE ES-SADIKINE
C
26:155.
Ai tha: "Ja, kjo është deveja, kjo do të pijë (ujë) në një ditë të caktuar, kurse ju në një ditë tjetër (jo për një ditë).
26:155.
Ai tha: “Ja, kjo është një deve. Ajo do të ketë radhën e saj për të pirë, ashtu si edhe ju, në ditë të caktuara.
26:155.
(Salihu) tha: "Kjo është deveja e Allahut, për ju një shenjë. Prandaj, lëreni atë të hajë në tokën e Allahut dhe mos e prekni atë me të keqe, që t'ju kapë ndëshkimi i një dite të madhe."
26:155.
KALE HEDHIHI NAKATUN LEHA SHIRBUN WE LEKUM SHIRBU JEWMIN MA'LUMIN
C
26:156.
Dhe kësaj të mos i bëni ndonjë të keqe, se do t'ju godasë dënimi i ditës së madhe!"
26:156.
Mos i bëni kurrfarë të keqeje asaj, se do t'ju godasë dënimi i një Dite të madhe!
26:156.
Por ata e prenë atë, dhe kështu u penduan.
26:156.
WE LA TEMESSUHA BISU'IN FEJE'HUDHEKUM 'ADHABU JEWMIN 'ADHIMIN
C
26:157.
Po ata e therën atë, madje u penduan (nga frika).
26:157.
Por ata e therën e pastaj u erdhi keq.
26:157.
Prandaj, ndëshkimi i kaploi ata. Me të vërtetë, në këtë ka një shenjë, por shumica e tyre nuk janë besimtarë.
26:157.
FE'AKARUHA FE'ESBEHU NADIMINE
C
26:158.
Por ata i zuri ai dënimi i premtuar. Edhe në këtë ka argument, por shumica e tyre nuk u bënë besimtarë.
26:158.
Dhe kështu, ata i goditi dënimi. Njëmend, në këtë ka këshillë, por shumica e njerëzve nuk janë besimtarë.
26:158.
Dhe me të vërtetë, Zoti yt është i Gjithëfuqishmi, i Mëshirshmi.
26:158.
FE'EHADHEHUMUL-'ADHABU 'INNE FI DHALIKE LE'AJETEN WE MA KANE 'EKTHERUHUM MU'UMININE
C
26:159.
Vërtet Zoti yt është i plotfuqishëm, i mëshirshëm.
26:159.
Në të vërtetë, Zoti yt është i Plotfuqishëm dhe Mëshirëplotë.
26:159.
Populli i Lutit përgënjeshtroi të dërguarit.
26:159.
WE 'INNE REBBEKE LEHUWEL-'AZIZU ER-REHIMU
C
26:160.
Populli i Lutit të dërguarit i konsideroi gënjeshtarë.
26:160.
Populli i Lutit i quante gënjeshtarë të dërguarit.
26:160.
Kur vëllai i tyre Luti u tha atyre: "A nuk do të keni frikë?
26:160.
KEDHDHEBET KAWMU LUTINL-MURSELINE
C
26:161.
Kur vëllai i tyre, Luti i tha: "A nuk i frikësoheni (All-llahut)?"
26:161.
Kujto kur vëllai i tyre - Luti, u tha: “Vallë, a nuk i frikësoheni ju Allahut?
26:161.
Unë jam për ju një i dërguar i besueshëm.
26:161.
'IDH KALE LEHUM 'EHUHUM LUTUN 'ELA TETTEKUNE