U kopjua
Kur'ani Fisnik
kërkim në gjuhën shqipe
Kërkuat fjalën:
Ajete: 11
Sherif Ahmeti
Hasan Nahi
ChatGPT
Transliterimi
C
26:144.
Andaj, kini frikë (dënimin e) e All-llahut dhe mua më dëgjoni!"
26:144.
andaj, frikësojuni Allahut dhe bindmuni mua!
26:144.
Prandaj, kini frikë Allahun dhe bindmuni mua.
26:144.
FATTEKU ELLAHE WE 'ETI'UNI
C
26:145.
Unë nuk kërkoj për këtë ndonjë shpërblim prej jush, shpërblimi im është vetëm prej Zotit të botëve.
26:145.
Për këtë, unë nuk kërkoj nga ju kurrfarë shpërblimi, mua do të më shpërblejë vetëm Zoti i botëve.
26:145.
Dhe unë nuk kërkoj nga ju ndonjë shpërblim për këtë. Shpërblimi im është vetëm nga Zoti i botëve.
26:145.
WE MA 'ES'ELUKUM 'ALEJHI MIN 'EXHRIN 'IN 'EXHRIJE 'ILLA 'ALA RABBIL-'ALEMINE
C
26:146.
A jeni të sigurt se do të mbeteni në këtë që jeni (përgjithmonë)?
26:146.
Vallë, a mendoni ju, se do të mbeteni këtu të sigurt,
26:146.
A do të lihet juve këtu të sigurt,
26:146.
'ETUTREKUNE FI MA HAHUNA 'AMININE
C
26:147.
Në kopshte e në burime.
26:147.
në kopshtije e pranë burimeve,
26:147.
Midis kopshteve dhe burimeve,
26:147.
FI XHENNATIN WE 'UJUNIN
C
26:148.
Edhe në të mbjella, e me hurma me frutat e tyre të freskët.
26:148.
në ara me të lashta dhe palma hurmash me fruta të shijshme?
26:148.
Dhe të mbjellave dhe palmave me fruta të pjekura?
26:148.
WE ZURU'IN WE NEHLIN TEL'UHA HEDIMUN
C
26:149.
Dhe ju me mjeshtëri po ndërtoni shtëpi nëpër kodra shkëmbore.
26:149.
Ju i gdhendni shtëpitë në male me mjeshtri të rrallë,
26:149.
Dhe do të gdhendni nga malet shtëpi me aftësi të mëdha?
26:149.
WE TENHITUNE MINEL-XHIBALI BUJUTEN FARIHINE
C
26:150.
Pra, kini frikë All-llahun e më dëgjoni mua.
26:150.
andaj, frikësojuni Allahut dhe bindmuni mua,
26:150.
Prandaj, kini frikë Allahun dhe bindmuni mua.
26:150.
FATTEKU ELLAHE WE 'ETI'UNI
C
26:151.
E mos shkoni pas atyre që janë të pafrenuar (që e teprojnë me vepra të këqija).
26:151.
dhe mos dëgjoni urdhrat e atyre që e teprojnë në të keqe
26:151.
Dhe mos iu bindni urdhrit të të shfrenuarve,
26:151.
WE LA TUTI'U 'EMREL-MUSRIFINE
C
26:152.
Të cilët në tokë bëjnë shkatërrime, nuk bëjnë mirë.
26:152.
e të cilët bëjnë ngatërresa në Tokë e nuk sjellin përmirësim”.
26:152.
Të cilët bëjnë shkatërrime në tokë dhe nuk bëjnë përmirësime."
26:152.
EL-LEDHINE JUFSIDUNE FIL-'ERDI WE LA JUSLIHUNE
C
26:153.
Ata i thanë: "Ti je vetëm i magjepsur.
26:153.
Ata thanë: “Ti je vetëm një i magjepsur!
26:153.
Ata thanë: "Ti je vetëm nga ata që janë të magjepsur.
26:153.
KALU 'INNEMA 'ENTE MINEL-MUSEHHERINE
C
26:154.
Ti nuk je tjetër vetëm se njeri sikurse edhe ne, e nëse e thua të vërtetën, sille pra ndonjë argument!"
26:154.
Ti je vetëm një vdekatar - ashtu si ne, andaj na sill një mrekulli, nëse ajo që thua është e vërtetë!”
26:154.
Ti je vetëm një njeri si ne. Prandaj, sill një shenjë, nëse je nga ata që thonë të vërtetën."
26:154.
MA 'ENTE 'ILLA BESHERUN MITHLUNA FE'TI BI'AJETIN 'IN KUNTE MINE ES-SADIKINE