U kopjua
Kur'ani Fisnik
kërkim në gjuhën shqipe
Kërkuat fjalën:
Ajete: 11
Sherif Ahmeti
Hasan Nahi
ChatGPT
Transliterimi
C
26:140.
Vërtet, Zoti yt është i plotfuqishëm, i mëshirshëm.
26:140.
Në të vërtetë, Zoti yt është i Plotfuqishëm dhe Mëshirëplotë.
26:140.
Dhe me të vërtetë, Zoti yt është i Gjithëfuqishmi, i Mëshirshmi.
26:140.
WE 'INNE REBBEKE LEHUWEL-'AZIZU ER-REHIMU
C
26:141.
Edhe kabilja Themud nuk i besoi të dërguarit.
26:141.
Edhe fisi Themud i quante gënjeshtarë të dërguarit.
26:141.
Populli i Themudit përgënjeshtroi të dërguarit.
26:141.
KEDHDHEBET THEMUDUL-MURSELINE
C
26:142.
Kur vëllai i tyre, Salihu u tha: "A nuk frikësoheni?"
26:142.
Kujto kur vëllai i tyre - Salihu, u tha: “Vallë, a nuk i frikësoheni ju Allahut?
26:142.
Kur vëllai i tyre Salihu u tha atyre: "A nuk do të keni frikë?
26:142.
'IDH KALE LEHUM 'EHUHUM SALIHUN 'ELA TETTEKUNE
C
26:143.
Unë për ju jam i dërguar besnik.
26:143.
Pa dyshim, unë jam një i dërguar i besuar për ju,
26:143.
Unë jam për ju një i dërguar i besueshëm.
26:143.
'INNI LEKUM RESULUN 'EMINUN
C
26:144.
Andaj, kini frikë (dënimin e) e All-llahut dhe mua më dëgjoni!"
26:144.
andaj, frikësojuni Allahut dhe bindmuni mua!
26:144.
Prandaj, kini frikë Allahun dhe bindmuni mua.
26:144.
FATTEKU ELLAHE WE 'ETI'UNI
C
26:145.
Unë nuk kërkoj për këtë ndonjë shpërblim prej jush, shpërblimi im është vetëm prej Zotit të botëve.
26:145.
Për këtë, unë nuk kërkoj nga ju kurrfarë shpërblimi, mua do të më shpërblejë vetëm Zoti i botëve.
26:145.
Dhe unë nuk kërkoj nga ju ndonjë shpërblim për këtë. Shpërblimi im është vetëm nga Zoti i botëve.
26:145.
WE MA 'ES'ELUKUM 'ALEJHI MIN 'EXHRIN 'IN 'EXHRIJE 'ILLA 'ALA RABBIL-'ALEMINE
C
26:146.
A jeni të sigurt se do të mbeteni në këtë që jeni (përgjithmonë)?
26:146.
Vallë, a mendoni ju, se do të mbeteni këtu të sigurt,
26:146.
A do të lihet juve këtu të sigurt,
26:146.
'ETUTREKUNE FI MA HAHUNA 'AMININE
C
26:147.
Në kopshte e në burime.
26:147.
në kopshtije e pranë burimeve,
26:147.
Midis kopshteve dhe burimeve,
26:147.
FI XHENNATIN WE 'UJUNIN
C
26:148.
Edhe në të mbjella, e me hurma me frutat e tyre të freskët.
26:148.
në ara me të lashta dhe palma hurmash me fruta të shijshme?
26:148.
Dhe të mbjellave dhe palmave me fruta të pjekura?
26:148.
WE ZURU'IN WE NEHLIN TEL'UHA HEDIMUN
C
26:149.
Dhe ju me mjeshtëri po ndërtoni shtëpi nëpër kodra shkëmbore.
26:149.
Ju i gdhendni shtëpitë në male me mjeshtri të rrallë,
26:149.
Dhe do të gdhendni nga malet shtëpi me aftësi të mëdha?
26:149.
WE TENHITUNE MINEL-XHIBALI BUJUTEN FARIHINE
C
26:150.
Pra, kini frikë All-llahun e më dëgjoni mua.
26:150.
andaj, frikësojuni Allahut dhe bindmuni mua,
26:150.
Prandaj, kini frikë Allahun dhe bindmuni mua.
26:150.
FATTEKU ELLAHE WE 'ETI'UNI