Kur'ani Fisnik

kërkim në gjuhën shqipe



<< >>
Kërkuat fjalën:
Ajete: 11

Sherif Ahmeti
Hasan Nahi
ChatGPT
Transliterimi
C 26:135. Vërtet, unë i frikësohem dënimit, tuaj në një ditë të madhe.
26:135. Unë, me të vërtetë, i trembem për ju dënimit të një Dite të madhe”.
26:135. Me të vërtetë, unë kam frikë për ju ndëshkimin e një dite të madhe."
26:135. 'INNI 'EHAFU 'ALEJKUM 'ADHABE JEWMIN 'ADHIMIN
C 26:136. Ata i thanë: "Për ne është krejt një, si na këshillove, si nuk na këshillove!"
26:136. Ata thanë: “Për ne është njëlloj: na këshillove ose nuk na këshillove ti.
26:136. Ata thanë: "Na është e njëjtë nëse ti na këshillon apo nuk je prej këshilluesve.
26:136. KALU SEWA'UN 'ALEJNA 'EWE'ADHTE 'EM LEM TEKUN MINEL-WA'IDHINE
C 26:137. Kjo (që na këshillon ti) nuk është tjetër vetëm se traditë (mitesh) e popujve të lashtë.
26:137. Këto janë vetëm doket e popujve të lashtë
26:137. Kjo është vetëm zakoni i të parëve të hershëm.
26:137. 'IN HADHA 'ILLA HULUKUL-'EWWELINE
C 26:138. Se ne nuk kemi për t'u dënaur.
26:138. e ne nuk do të jemi të dënuar.”
26:138. Dhe ne nuk do të ndëshkohemi."
26:138. WE MA NEHNU BIMU'ADHDHEBINE
C 26:139. Dhe ashtu ata e trajtuan atë (Hudin) gënjeshtar, e Ne atëherë i shkatërruam. Edhe ky është një fakt, po shumica e tyre nuk besuan.
26:139. Ata e quajtën gënjeshtar atë, andaj Ne i shkatërruam ata. Njëmend, në këtë ka këshillë, por shumica njerëzve nuk janë besimtarë.
26:139. Prandaj, ata e përgënjeshtruan atë, dhe Ne i shkatërruam. Me të vërtetë, në këtë ka një shenjë, por shumica e tyre nuk janë besimtarë.
26:139. FEKEDHDHEBUHU FE'EHLEKNAHUM 'INNE FI DHALIKE LE'AJETEN WE MA KANE 'EKTHERUHUM MU'UMININE
C 26:140. Vërtet, Zoti yt është i plotfuqishëm, i mëshirshëm.
26:140. Në të vërtetë, Zoti yt është i Plotfuqishëm dhe Mëshirëplotë.
26:140. Dhe me të vërtetë, Zoti yt është i Gjithëfuqishmi, i Mëshirshmi.
26:140. WE 'INNE REBBEKE LEHUWEL-'AZIZU ER-REHIMU
C 26:141. Edhe kabilja Themud nuk i besoi të dërguarit.
26:141. Edhe fisi Themud i quante gënjeshtarë të dërguarit.
26:141. Populli i Themudit përgënjeshtroi të dërguarit.
26:141. KEDHDHEBET THEMUDUL-MURSELINE
C 26:142. Kur vëllai i tyre, Salihu u tha: "A nuk frikësoheni?"
26:142. Kujto kur vëllai i tyre - Salihu, u tha: “Vallë, a nuk i frikësoheni ju Allahut?
26:142. Kur vëllai i tyre Salihu u tha atyre: "A nuk do të keni frikë?
26:142. 'IDH KALE LEHUM 'EHUHUM SALIHUN 'ELA TETTEKUNE
C 26:143. Unë për ju jam i dërguar besnik.
26:143. Pa dyshim, unë jam një i dërguar i besuar për ju,
26:143. Unë jam për ju një i dërguar i besueshëm.
26:143. 'INNI LEKUM RESULUN 'EMINUN
C 26:144. Andaj, kini frikë (dënimin e) e All-llahut dhe mua më dëgjoni!"
26:144. andaj, frikësojuni Allahut dhe bindmuni mua!
26:144. Prandaj, kini frikë Allahun dhe bindmuni mua.
26:144. FATTEKU ELLAHE WE 'ETI'UNI
C 26:145. Unë nuk kërkoj për këtë ndonjë shpërblim prej jush, shpërblimi im është vetëm prej Zotit të botëve.
26:145. Për këtë, unë nuk kërkoj nga ju kurrfarë shpërblimi, mua do të më shpërblejë vetëm Zoti i botëve.
26:145. Dhe unë nuk kërkoj nga ju ndonjë shpërblim për këtë. Shpërblimi im është vetëm nga Zoti i botëve.
26:145. WE MA 'ES'ELUKUM 'ALEJHI MIN 'EXHRIN 'IN 'EXHRIJE 'ILLA 'ALA RABBIL-'ALEMINE