Kur'ani Fisnik

kërkim në gjuhën shqipe



<< >>
Kërkuat fjalën:
Ajete: 11

Sherif Ahmeti
Hasan Nahi
ChatGPT
Transliterimi
C 26:108. Kini frikë (dënimit të) All-llahut e më dëgjoni mua.
26:108. andaj, frikësojuni Allahut dhe bindmuni mua!
26:108. Prandaj, kini frikë Allahun dhe bindmuni mua.
26:108. FATTEKU ELLAHE WE 'ETI'UNI
C 26:109. Unë për këtë nuk kërkoj prej jush ndonjë shpërblim, shpërblimi për mua është vetëm prej Zotit të botëve.
26:109. Për këtë, unë nuk kërkoj nga ju kurrfarë shpërblimi; mua do të më shpërblejë vetëm Zoti i botëve.
26:109. Dhe unë nuk kërkoj nga ju ndonjë shpërblim për këtë. Shpërblimi im është vetëm nga Zoti i botëve.
26:109. WE MA 'ES'ELUKUM 'ALEJHI MIN 'EXHRIN 'IN 'EXHRI 'ILLA 'ALA RABBIL-'ALEMINE
C 26:110. Pra (edhe një herë Ju them) frikësohuni prej All-llahut e më dëgjoni mua!
26:110. Andaj, frikësojuni Allahut dhe bindmuni mua!”
26:110. Prandaj, kini frikë Allahun dhe bindmuni mua."
26:110. FATTEKU ELLAHE WE 'ETI'UNI
C 26:111. Ata thanë: "E si të besojmë ty, kur ty të besojnë më të ultit?"
26:111. Ata thanë: “Vallë, a të të besojmë ne ty, ndërkohë që ty po të pasojnë më të ulëtit?”
26:111. Ata thanë: "A të besojmë ty, ndërkohë që të ulëtit po të ndjekin?"
26:111. KALU 'ENU'UMINU LEKE WE ETTEBE'AKEL-'ERDHELUNE
C 26:112. Ai tha: "Unë nuk di se ç'punuan ata (që ju u thoni të ulët)".
26:112. Ai tha: “Unë nuk di ç'kanë bërë ata!
26:112. (Nuhu) tha: "Unë nuk kam asnjë dije për atë që ata kanë bërë.
26:112. KALE WE MA 'ILMI BIMA KANU JA'MELUNE
C 26:113. Përgjegjësia e tyre, nëse kuptoni, është vetëm para Zotit tim.
26:113. Llogaria e tyre është vetëm te Zoti im, a nuk kuptoni?
26:113. Llogaria e tyre është vetëm te Zoti im, nëse ju do të ndiheni.
26:113. 'IN HISABUHUM 'ILLA 'ALA RABBI LEW TESH'URUNE
C 26:114. E unë nuk do t'i përzë besimtarët.
26:114. Unë nuk do t'i dëboj besimtarët,
26:114. Dhe unë nuk do t'i dëboj besimtarët.
26:114. WE MA 'ENA BITARIDIL-MU'UMININE
C 26:115. Unë nuk jam tjetër, por vetëm sa t'u tërheq vërejtjen haptas.
26:115. unë jam vetëm paralajmërues i qartë.”
26:115. Unë jam vetëm një paralajmërues i qartë."
26:115. 'IN 'ENA 'ILLA NEDHIRUN MUBINUN
C 26:116. Ata i thanë: "O Nuh! Nëse nuk heq dorë (nga ajo që mëson), do të gurëzohesh (do të mbytesh me gurë)".
26:116. Ata thanë: “Nëse nuk tërhiqesh nga këto, o Nuh, me siguri, do të gurëzohesh”.
26:116. Ata thanë: "Nëse nuk ndalesh, o Nuh, me siguri do të jesh nga ata që do të gurëzohen."
26:116. KALU LE'IN LEM TENTEHI JA NUHU LETEKUNENNE MINEL-MERXHUMINE
C 26:117. Ai tha: "O Zoti im, populli im më pandeh gënjeshtar.
26:117. Ai tha: “O Zoti im, populli im më mohoi,
26:117. (Nuhu) tha: "O Zoti im, populli im më ka përgënjeshtruar.
26:117. KALE RABBI 'INNE KAWMI KEDHDHEBUNI
C 26:118. Pra Ti me drejtësinë tënde gjyko ndërmjet meje dhe atyre dhe më shpëto mua dhe besimtarët që janë me mua!"
26:118. andaj, Ti gjyko mes meje dhe atyre dhe më shpëto mua e besimtarët që janë me mua!”
26:118. Prandaj, më gjyko mua dhe ata dhe më shpëto mua dhe ata që janë me mua nga besimtarët."
26:118. FAFTEH BEJNI WE BEJNEHUM FETHEN WE NEXHXHINI WE MEN MA'I MINEL-MU'UMININE