U kopjua
Kur'ani Fisnik
kërkim në gjuhën shqipe
Kërkuat fjalën:
Ajete: 11
Sherif Ahmeti
Hasan Nahi
ChatGPT
Transliterimi
C
26:71.
Ata i thanë: "Adhurojmë idhuj, vazhdimisht u jemi besnikë atyre!"
26:71.
Ata u përgjigjën: “Adhurojmë idhujt e përherë u jemi përkushtuar atyre”.
26:71.
Ata thanë: "Ne adhurojmë idhuj, dhe ne vazhdojmë të jemi të përkushtuar ndaj tyre."
26:71.
KALU NA'BUDU 'ESNAMEN FENEDHELLU LEHA 'AKIFINE
C
26:72.
Ai i tha: "A ju dëgjojnë ata juve kur u luteni?"
26:72.
Ai i pyeti: “A ju dëgjojnë ata kur ju luteni?
26:72.
(Ibrahimi) tha: "A ju dëgjojnë ata kur ju luteni?
26:72.
KALE HEL JESMA'UNEKUM 'IDH TED'UNE
C
26:73.
Ose: "A u sjellin juve dobi apo dëm?"
26:73.
A mund t'ju sjellin dobi apo dëm?”
26:73.
Ose ju sjellin dobi ose ju bëjnë dëm?"
26:73.
'EW JENFA'UNEKUM 'EW JEDURRUNE
C
26:74.
Ata thanë: "Jo, por kështu i gjetëm se bënin edhe prindërit tanë!"
26:74.
U përgjigjën: “Jo, por i kemi gjetur të parët tanë që vepronin kështu”.
26:74.
Ata thanë: "Jo, por ne gjetëm etërit tanë që bënin kështu."
26:74.
KALU BEL WEXHEDNA 'ABA'ENA KEDHALIKE JEF'ALUNE
C
26:75.
Ai tha: "A po shihni se ç'po adhuroni?"
26:75.
Ai tha: “A keni menduar mirë mbi çfarë keni adhuruar,
26:75.
(Ibrahimi) tha: "A i shihni këta që ju i adhuroni,
26:75.
KALE 'EFERE'EJTUM MA KUNTUM TA'BUDUNE
C
26:76.
Ju dhe prindërit tuaj të mëparshëm,
26:76.
si ju, ashtu edhe të parët tuaj të lashtë?
26:76.
Ju dhe etërit tuaj të mëparshëm?
26:76.
'ENTUM WE 'ABA'UUKUMUL-'EKDEMUNE
C
26:77.
Në të vërtetë, ata (që adhuroni ju) janë armiq të mi, përveç Zotit të botëve (nëse përveç idhujve adhuroni edhe Atë).
26:77.
Në të vërtetë, ata janë armiqtë e mi, përveç Zotit të botëve,
26:77.
Me të vërtetë, ata janë armiq për mua, përveç Zotit të botëve,
26:77.
FE'INNEHUM 'ADUWUN LI 'ILLA REBBEL-'ALEMINE
C
26:78.
Zoti që më krijoi, Ai më udhëzon mua.
26:78.
i Cili më ka krijuar dhe më udhëzon (në rrugë të drejtë);
26:78.
Që më krijoi mua, dhe Ai është që më udhëzon.
26:78.
EL-LEDHI HALEKANI FEHUWE JEHDINI
C
26:79.
Dhe Ai që më ushqen dhe më jep të pijë.
26:79.
i Cili më ushqen dhe më jep të pi;
26:79.
Dhe Ai është që më jep ushqim dhe pije.
26:79.
WEL-LEDHI HUWE JUT'IMUNI WE JESKINI
C
26:80.
Dhe kur të sëmurem Ai më shëron,
26:80.
i Cili, kur sëmurem, më shëron;
26:80.
Dhe kur unë sëmurem, Ai është që më shëron.
26:80.
WE 'IDHA MERIDTU FEHUWE JESHFINI
C
26:81.
Ai më bën të vdesë e mandej më ngjall,
26:81.
i Cili do të bëjë që të vdes e pastaj do të më ringjallë;
26:81.
Dhe Ai që do të më bëjë të vdes dhe pastaj do të më ringjallë.
26:81.
WEL-LEDHI JUMITUNI THUMME JUHJINI