Kur'ani Fisnik

kërkim në gjuhën shqipe



<< >>
Kërkuat fjalën:
Ajete: 11

Sherif Ahmeti
Hasan Nahi
ChatGPT
Transliterimi
C 26:65. Dhe Ne e shpëtuam Musain dhe të gjithë ata që ishin me të.
26:65. Musain dhe të gjithë ata që ishin me të, i shpëtuam,
26:65. Dhe Ne shpëtuam Musain dhe të gjithë ata që ishin me të.
26:65. WE 'ENXHEJNA MUSA WE MEN ME'AHU 'EXHMA'INE
C 26:66. Kurse të tjerët i përmbytëm në ujë.
26:66. kurse të tjerët i fundosëm.
26:66. Pastaj Ne i përmbytëm të tjerët.
26:66. THUMME 'EGREKNAL-'AHARINE
C 26:67. Vërtet, në këtë (ngjarje) ka fakte, por megjithatë shumica nuk besuan.
26:67. Pa dyshim, në këtë ka shenja treguese, por shumica e njerëzve nuk janë besimtarë.
26:67. Me të vërtetë, në këtë ka një shenjë, por shumica e tyre nuk janë besimtarë.
26:67. 'INNE FI DHALIKE LE'AJETEN WE MA KANE 'EKTHERUHUM MU'UMININE
C 26:68. Nuk ka dyshim se Zoti yt është i gjithfuqishëm dhe i mëshirshëm.
26:68. Në të vërtetë, Zoti yt është i Plotfuqishëm dhe Mëshirëplotë.
26:68. Dhe me të vërtetë, Zoti yt është i Gjithëfuqishmi, i Mëshirshmi.
26:68. WE 'INNE REBBEKE LEHUWEL-'AZIZU ER-REHIMU
C 26:69. Lexoju (nga ajo që të shpallëm ty Muhammed) atyre ngjarjen e Ibrahimit.
26:69. Tregoju atyre historinë e Ibrahimit,
26:69. Dhe tregoju atyre tregimin e Ibrahimit,
26:69. WE ETLU 'ALEJHIM NEBE'E 'IBRAHIME
C 26:70. Kur i tha babait të vet dhe popullit të vet: "Çka jeni duke adhuruar?"
26:70. kur i tha babait të vet dhe popullit të vet: “Çfarë adhuroni ju?
26:70. Kur ai i tha babait të tij dhe popullit të tij: "Çfarë adhuroni?"
26:70. 'IDH KALE LI'EBIHI WE KAWMIHI MA TA'BUDUNE
C 26:71. Ata i thanë: "Adhurojmë idhuj, vazhdimisht u jemi besnikë atyre!"
26:71. Ata u përgjigjën: “Adhurojmë idhujt e përherë u jemi përkushtuar atyre”.
26:71. Ata thanë: "Ne adhurojmë idhuj, dhe ne vazhdojmë të jemi të përkushtuar ndaj tyre."
26:71. KALU NA'BUDU 'ESNAMEN FENEDHELLU LEHA 'AKIFINE
C 26:72. Ai i tha: "A ju dëgjojnë ata juve kur u luteni?"
26:72. Ai i pyeti: “A ju dëgjojnë ata kur ju luteni?
26:72. (Ibrahimi) tha: "A ju dëgjojnë ata kur ju luteni?
26:72. KALE HEL JESMA'UNEKUM 'IDH TED'UNE
C 26:73. Ose: "A u sjellin juve dobi apo dëm?"
26:73. A mund t'ju sjellin dobi apo dëm?”
26:73. Ose ju sjellin dobi ose ju bëjnë dëm?"
26:73. 'EW JENFA'UNEKUM 'EW JEDURRUNE
C 26:74. Ata thanë: "Jo, por kështu i gjetëm se bënin edhe prindërit tanë!"
26:74. U përgjigjën: “Jo, por i kemi gjetur të parët tanë që vepronin kështu”.
26:74. Ata thanë: "Jo, por ne gjetëm etërit tanë që bënin kështu."
26:74. KALU BEL WEXHEDNA 'ABA'ENA KEDHALIKE JEF'ALUNE
C 26:75. Ai tha: "A po shihni se ç'po adhuroni?"
26:75. Ai tha: “A keni menduar mirë mbi çfarë keni adhuruar,
26:75. (Ibrahimi) tha: "A i shihni këta që ju i adhuroni,
26:75. KALE 'EFERE'EJTUM MA KUNTUM TA'BUDUNE