Kur'ani Fisnik

kërkim në gjuhën shqipe



<< >>
Kërkuat fjalën:
Ajete: 11

Sherif Ahmeti
Hasan Nahi
ChatGPT
Transliterimi
C 26:59. Ja ashtu, Ne ua bëmë atë trashëgim beni israilëve.
26:59. Kështu ndodhi, dhe Ne ia dhamë të gjitha këto bijve të Izraelit.
26:59. Kështu, dhe Ne ua trashëguam ato bijve të Israilit.
26:59. KEDHALIKE WE 'EWRETHNAHA BENI 'ISRA'ILE
C 26:60. E ata (të faraonit) i arritën (beni israilët) në kohën e lindjes së diellit.
26:60. Në agim, ata (njerëzit e Faraonit) iu afruan atyre.
26:60. Prandaj, ata i ndoqën ata në agim.
26:60. FE'ETBA'UHUM MUSHRIKINE
C 26:61. Dhe kur u panë dy grupet, shokët e Musait thanë: "Me siguri na zunë!"
26:61. Kur dy grupet panë njëri-tjetrin, shokët e Musait thirrën: “Me të vërtetë, na zunë!”
26:61. Dhe kur të dy grupet e panë njëri-tjetrin, shokët e Musait thanë: "Me të vërtetë, ne do të kapemi."
26:61. FELEMMA TERA'AL-XHEM'ANI KALE 'ESHABU MUSA 'INNA LEMUDREKUNE
C 26:62. Ai (Musai) tha: "Kurrsesi, me mua është Zoti im, Ai do të më udhëzojë".
26:62. Ai tha: “Kurrsesi! Në të vërtetë, me mua është Zoti im. Ai do të ma tregojë rrugën”.
26:62. (Musai) tha: "Jo! Me të vërtetë, Zoti im është me mua. Ai do të më udhëzojë."
26:62. KALE KELLA 'INNE MA'IJE RABBI SEJEHDINI
C 26:63. Ndërsa Ne Musait i thamë: "Me shkopin tënd bjeri detit". Deti u nda dhe çdo pjesë u bë si kodër e madhe.
26:63. Dhe Ne i shpallëm Musait: “Bjeri me shkopin tënd detit!” Menjëherë deti u nda dhe çdo pjesë e tij u bë si mal i madh.
26:63. Prandaj, Ne i frymëzuam Musait: "Godit me shkopin tënd detin." Prandaj, ai u nda, dhe secila pjesë ishte si një mal i madh.
26:63. FE'EWHEJNA 'ILA MUSA 'ENI EDRIB BI'ASAKEL-BEHRE FANFELEKA FEKANE KULLU FIRKIN KALTTEWDIL-'ADHIMI
C 26:64. E Ne i afruam atje të tjerët (ata të faraonit).
26:64. Atëherë Ne i afruam aty të tjerët.
26:64. Dhe Ne i afruam aty të tjerët.
26:64. WE 'EZLEFNA THEMMEL-'AHARINE
C 26:65. Dhe Ne e shpëtuam Musain dhe të gjithë ata që ishin me të.
26:65. Musain dhe të gjithë ata që ishin me të, i shpëtuam,
26:65. Dhe Ne shpëtuam Musain dhe të gjithë ata që ishin me të.
26:65. WE 'ENXHEJNA MUSA WE MEN ME'AHU 'EXHMA'INE
C 26:66. Kurse të tjerët i përmbytëm në ujë.
26:66. kurse të tjerët i fundosëm.
26:66. Pastaj Ne i përmbytëm të tjerët.
26:66. THUMME 'EGREKNAL-'AHARINE
C 26:67. Vërtet, në këtë (ngjarje) ka fakte, por megjithatë shumica nuk besuan.
26:67. Pa dyshim, në këtë ka shenja treguese, por shumica e njerëzve nuk janë besimtarë.
26:67. Me të vërtetë, në këtë ka një shenjë, por shumica e tyre nuk janë besimtarë.
26:67. 'INNE FI DHALIKE LE'AJETEN WE MA KANE 'EKTHERUHUM MU'UMININE
C 26:68. Nuk ka dyshim se Zoti yt është i gjithfuqishëm dhe i mëshirshëm.
26:68. Në të vërtetë, Zoti yt është i Plotfuqishëm dhe Mëshirëplotë.
26:68. Dhe me të vërtetë, Zoti yt është i Gjithëfuqishmi, i Mëshirshmi.
26:68. WE 'INNE REBBEKE LEHUWEL-'AZIZU ER-REHIMU
C 26:69. Lexoju (nga ajo që të shpallëm ty Muhammed) atyre ngjarjen e Ibrahimit.
26:69. Tregoju atyre historinë e Ibrahimit,
26:69. Dhe tregoju atyre tregimin e Ibrahimit,
26:69. WE ETLU 'ALEJHIM NEBE'E 'IBRAHIME