U kopjua
Kur'ani Fisnik
kërkim në gjuhën shqipe
Kërkuat fjalën:
Ajete: 11
Sherif Ahmeti
Hasan Nahi
ChatGPT
Transliterimi
C
26:52.
Ne e urdhëruam (përmes shpalljes) Musain: "Të udhëtosh natën me robërit e Mi dhe se ju do të ndiqeni (prej faraonit)".
26:52.
Pastaj, Ne i shpallëm Musait: “Ti udhëto natën me robërit e Mi, por do të jeni të ndjekur”.
26:52.
Dhe Ne i frymëzuam Musait: "Udhëto natën me robërit e Mi. Me të vërtetë, ju do të ndiqeni."
26:52.
WE 'EWHEJNA 'ILA MUSA 'EN 'ESRI BI'IBADI 'INNEKUM MUTTEBA'UNE
C
26:53.
E faraoni dërgoi nëpër qytete për të tubuar njerëz,
26:53.
Dhe Faraoni dërgoi nëpër qytete lajmëtarë
26:53.
Prandaj, Faraoni dërgoi lajmëtarë në qytete (duke thënë):
26:53.
FE'ERSELE FIR'AWNU FIL-MEDA'INI HASHIRINE
C
26:54.
(Duke u thënë se) Ata janë një grup i vogël (të cilët ikën me Musain).
26:54.
(Për të thënë:) “Këta janë një grup i vogël që
26:54.
Me të vërtetë, këta janë një grup i vogël.
26:54.
'INNE HA'UULA' LESHIRDHIMETUN KALILUNE
C
26:55.
Dhe se me të vërtetë ata na kanë zemëruar (dhe ikën pa lejen tonë).
26:55.
na kanë provokuar,
26:55.
Dhe me të vërtetë, ata na kanë zemëruar,
26:55.
WE 'INNEHUM LENA LEGA'IDHUNE
C
26:56.
E me të vërtetë, ne duhet të jemi syçelë.
26:56.
por ne jemi kurdoherë të gatshëm!”
26:56.
Dhe me të vërtetë, ne jemi të gjithë vigjilentë.
26:56.
WE 'INNA LEXHEMI'UN HADHIRUNE
C
26:57.
Dhe Ne (u mbushëm mendjen e) i nxorëm prej kopshteve e burimeve,
26:57.
Kështu, Ne i bëmë ata të lënë kopshtijet dhe lumenjtë,
26:57.
Prandaj, Ne i nxorëm ata nga kopshtet dhe burimet,
26:57.
FE'EHREXHNAHUM MIN XHENNATIN WE 'UJUNIN
C
26:58.
prej pasurisë në depo dhe prej vendbanimeve të bukura.
26:58.
thesaret e pallatet e mrekullueshme.
26:58.
Dhe nga thesaret dhe vendbanimet e tyre të nderuara.
26:58.
WE KUNUZIN WE MEKAMIN KERIMIN
C
26:59.
Ja ashtu, Ne ua bëmë atë trashëgim beni israilëve.
26:59.
Kështu ndodhi, dhe Ne ia dhamë të gjitha këto bijve të Izraelit.
26:59.
Kështu, dhe Ne ua trashëguam ato bijve të Israilit.
26:59.
KEDHALIKE WE 'EWRETHNAHA BENI 'ISRA'ILE
C
26:60.
E ata (të faraonit) i arritën (beni israilët) në kohën e lindjes së diellit.
26:60.
Në agim, ata (njerëzit e Faraonit) iu afruan atyre.
26:60.
Prandaj, ata i ndoqën ata në agim.
26:60.
FE'ETBA'UHUM MUSHRIKINE
C
26:61.
Dhe kur u panë dy grupet, shokët e Musait thanë: "Me siguri na zunë!"
26:61.
Kur dy grupet panë njëri-tjetrin, shokët e Musait thirrën: “Me të vërtetë, na zunë!”
26:61.
Dhe kur të dy grupet e panë njëri-tjetrin, shokët e Musait thanë: "Me të vërtetë, ne do të kapemi."
26:61.
FELEMMA TERA'AL-XHEM'ANI KALE 'ESHABU MUSA 'INNA LEMUDREKUNE
C
26:62.
Ai (Musai) tha: "Kurrsesi, me mua është Zoti im, Ai do të më udhëzojë".
26:62.
Ai tha: “Kurrsesi! Në të vërtetë, me mua është Zoti im. Ai do të ma tregojë rrugën”.
26:62.
(Musai) tha: "Jo! Me të vërtetë, Zoti im është me mua. Ai do të më udhëzojë."
26:62.
KALE KELLA 'INNE MA'IJE RABBI SEJEHDINI