Kur'ani Fisnik

kërkim në gjuhën shqipe



<< >>
Kërkuat fjalën:
Ajete: 11

Sherif Ahmeti
Hasan Nahi
ChatGPT
Transliterimi
C 24:2. (dispozitë obliguese është që) Laviren dhe lavirin t'i rrahni, secilin prej tyre me nga njëqind të rëna, dhe në zbatimin e dispozitave të All-llahut mos u tregoni zemërbutë ndaj atyre dyve, nëse jeni që besoni All-llahut dhe botës tjetër. E gjatë zbatimit të ndëshkimit ndaj tyre, le të jenë të pranishëm një numër besimtarësh.
24:2. Laviren dhe lavirin – ta rrihni çdonjërin prej tyre me nga njëqind goditje. Të mos ju pengojë kurrfarë mëshire për të kryer detyrën e fesë së Allahut, nëse besoni Allahun dhe Ditën e Fundit. Le ta shikojnë dënimin e tyre një grup besimtarësh!
24:2. Gratë dhe burrat që bëjnë imoralitet, goditini secilin prej tyre me njëqind goditje. Dhe mos lejoni që ndaj tyre të ketë mëshirë në fenë e Allahut, nëse ju besoni Allahun dhe Ditën e Fundit. Dhe le të dëshmojë ndëshkimin e tyre një grup besimtarësh.
24:2. EZ-ZANIJETU WE EZ-ZANI FAXHLIDU KULLE WAHIDIN MINHUMA MIA'ETE XHELDETIN WE LA TE'HUDHKUM BIHIMA RE'FETUN FI DINI ELLAHI 'IN KUNTUM TU'UMINUNE BILLAHI WEL-JEWMIL-'AHIRI WE LIESH/HED 'ADHABEHUMA TA'IFETUN MINEL-MU'UMININE
C 24:3. Laviri nuk do të duhej të martohej me tjetërkë, pos me ndonjë lavire ose idhujtare, e me laviren nuk do të duhej të martohet kush, pos ndonjë lavir o idhujtar. Ajo (kurvëria ose martesa me të) është e ndaluar për besimtarët.
24:3. Laviri mund të martohet vetëm me laviren apo idhujtaren, kurse laviren mund ta marrë vetëm laviri apo idhujtari. Këto janë të ndaluara për besimtarët.
24:3. Burri imoral nuk martohet përveçse me një grua imorale ose idhujtare, dhe një grua imorale nuk martohet përveçse me një burrë imoral ose idhujtar. Dhe kjo është e ndaluar për besimtarët.
24:3. EZ-ZANI LA JENKIHU 'ILLA ZANIJETEN 'EW MUSHRIKETEN WE EZ-ZANIJETU LA JENKIHUHA 'ILLA ZANIN 'EW MUSHRIKUN WE HURRIME DHALIKE 'ALEL-MU'UMININE
C 24:4. Edhe ata të cilët bëjnë shpifje për gratë e ndershme dhe nuk sjellin katër dëshmitarë, t'i rrahni ata me nga tetëdhjetë të rëna dhe atyre mos ua pranoni dëshminë më kurrë. Të tillët janë të pabesueshëm.
24:4. Ata që i akuzojnë gratë e ndershme (për imoralitet), e pastaj nuk sjellin katër dëshmitarë, t'i rrihni me tetëdhjetë goditje dhe të mos ua pranoni më kurrë dëshminë; këta janë njerëz ngatërrestarë.
24:4. Dhe ata që shpifin për gratë e ndershme dhe nuk sjellin katër dëshmitarë, atëherë goditini ata me tetëdhjetë goditje dhe mos pranoni dëshminë e tyre më kurrë. Dhe ata janë ata që janë të pabesë,
24:4. WEL-LEDHINE JERMUNEL-MUHSENATI THUMME LEM JE'TU BI'ERBE'ATI SHUHEDA'E FAXHLIDUHUM THEMANINE XHELDETEN WE LA TEKBELU LEHUM SHEHADETEN 'EBEDEN WE 'ULA'IKE HUMUL-FASIKUNE
C 24:5. Me përjashtim të atyre që më vonë pendohen dhe përmirësohen, vërtet All-llahu është që shumë falë e mëshiron.
24:5. Përjashtim bëjnë ata që, pas kësaj, pendohen dhe përmirësohen. Allahu është vërtet Falës dhe Mëshirëplotë.
24:5. Përveç atyre që pendohen pas kësaj dhe përmirësohen. Me të vërtetë, Allahu është Falës, Mëshirëplotë.
24:5. 'ILLAL-LEDHINE TABU MIN BA'DI DHALIKE WE 'ESLEHU FE'INNALL-LLAHE GAFURUN REHIMUN
C 24:6. Ndërsa ata të cilët shpifin për gra të veta dhe nuk kanë dëshmitar tjetër pos vetes, dëshmimi i çdonjërit prej tyre është: të betohen katër herë në All-llahun se e thonë të vërtetën.
24:6. Nëse një burrë e akuzon gruan e tij pa pasur dëshmitarë të tjerë përveç vetes, ai duhet të betohet në Allahun katër herë, se thotë të vërtetën,
24:6. Dhe ata që shpifin për bashkëshortet e tyre dhe nuk kanë dëshmitarë përveç vetes, atëherë dëshmia e secilit prej tyre është të betohet katër herë në Allahun që ai është nga ata që thonë të vërtetën.
24:6. WEL-LEDHINE JERMUNE 'EZWAXHEHUM WE LEM JEKUN LEHUM SHUHEDA'U 'ILLA 'ENFUSUHUM FESHEHADETU 'EHEDIHIM 'ERBA'U SHEHADATIN BILLAHI 'INNEHU LEMINE ES-SADIKINE
C 24:7. E pesta (herë e betimit) është: Mallkimi i All-llahut qoftë mbi të nëse ai gënjen.
24:7. dhe herën e pestë të kërkojë mallkimin e Allahut ndaj vetes, nëse ka gënjyer.
24:7. Dhe e pesta (betohet) që mallkimi i Allahut të jetë mbi të nëse ai është nga gënjeshtarët.
24:7. WEL-HAMISETU 'ENNE LA'NETEL-LAHI 'ALEJHI 'IN KANE MINEL-KADHIBINE
C 24:8. E nga ajo (gruaja e shpifur) largohet dënimi, nëse katër herë betohet në All-llahun se ai (shpifësi) gënjen.
24:8. Ndërsa gruaja do të kursehet nga dënimi, nëse betohet për Allahun katër herë, se i shoqi është gënjeshtar
24:8. Dhe e largon dënimin nga ajo që ajo betohet katër herë në Allahun se ai është nga gënjeshtarët.
24:8. WE JEDRE'U 'ANHAL-'ADHABE 'EN TESH/HEDE 'ERBE'A SHEHADATIN BILLAHI 'INNEHU LEMINEL-KADHIBINE
C 24:9. E pesta herë e betimit të jetë që ta godisë hidhërimi i All-llahut, atë (gruan) nëse shpifja ka qenë e vërtetë.
24:9. dhe, herën e pestë, të kërkojë zemërimin e Allahut ndaj vetes, nëse i shoqi ka thënë të vërtetën.
24:9. Dhe e pesta (betohet) që zemërimi i Allahut të jetë mbi të nëse ai është nga ata që thonë të vërtetën.
24:9. WEL-HAMISETE 'ENNE GADEBEL-LAHI 'ALEJHA 'IN KANE MINE ES-SADIKINE
C 24:10. Dhe sikur të mos ishin dhurata dhe mëshira e All-llahut ndaj jush (ju do të mbarojshit). Pa dyshim All-llahu pranon pendimin, është i gjithëdijshëm.
24:10. Sikur të mos ishin mirësia dhe mëshira e Allahut ndaj jush, si dhe fakti se Ai është Pranues i pendimit e i Urtë (dënimi i Tij do të shpejtonte)!
24:10. Dhe sikur të mos ishte për mirësinë e Allahut ndaj jush dhe mëshirën e Tij dhe se Allahu është Pendimpranues, i Urtë...
24:10. WE LEWLA FEDLU ELLAHI 'ALEJKUM WE REHMETUHU WE 'ENNEL-LAHE TEWWABUN HEKIMUN
C 24:11. S'ka dyshim se ata që trilluan shpifjen, janë një grup prej jush. Ju mos e merrni atë si ndonjë dëm për ju, përkundrazi, ajo do të jetë në dobinë tuaj. Secilit prej tyre do t'i takojë dënimi sipas pjesëmarrjes në mëkat, e atij prej tyre që e barti pjesën e madhe (të shpifjes), i takon dënimi i madh.
24:11. Me të vërtetë, ata që shpifën, janë një skotë prej jush. Mos e quani atë si të keqe për ju. Përkundrazi, kjo është mirë për ju. Çdonjëri prej tyre do të dënohet për atë që ka bërë, kurse atë që ka shpifur më shumë, e pret një dënim i madh.
24:11. Me të vërtetë, ata që shpifën janë një grup mes jush. Mos mendoni se është e keqe për ju. Jo, është e mirë për ju. Secili prej tyre do të marrë atë që ka fituar nga mëkati, dhe ai që ndërmjet tyre merr pjesën më të madhe të tij, për atë do të jetë një ndëshkim i madh.
24:11. 'INNEL-LEDHINE XHA'U BIL-'IFKI 'USBETUN MINKUM LA TEHSEBUHU SHERREN LEKUM BEL HUWE HAJRUN LEKUM LIKULLI EMRI'IN MINHUM MA EKTESEBE MINEL-'ITHMI WEL-LEDHI TEWELLA KIBREHU MINHUM LEHU 'ADHABUN 'ADHIMUN
C 24:12. E përse kur e dëgjuan atë (shpifje) besimtarët dhe besimtaret të mos mendonin të mirën si për vete dhe të thonin: "Kjo është shpifje e qartë?!"
24:12. Kur e dëgjuat këtë përgojim, përse besimtarët dhe besimtaret nuk menduan mirë për njëri-tjetrin dhe të thoshin: “Kjo është shpifje e qartë”?!
24:12. Pse, kur e dëgjuat këtë, besimtarët dhe besimtaret nuk menduan mirë për veten e tyre dhe thanë: "Kjo është një shpifje e qartë?"
24:12. LEWLA 'IDH SEMI'TUMUHU DHENNEL-MU'UMINUNE WEL-MU'UMINATU BI'ENFUSIHIM HAJREN WE KALU HADHA 'IFKUN MUBINUN