U kopjua
Kur'ani Fisnik
kërkim në gjuhën shqipe
Kërkuat fjalën:
Ajete: 11
Sherif Ahmeti
Hasan Nahi
ChatGPT
Transliterimi
C
23:117.
E kush adhuron me All-llahun edhe ndonjë zot tjetër, për të cilin nuk ka kurrfarë fakti, përgjegjësia e tij është para Zotit të vet, e mohuesit nuk do të shpëtojnë.
23:117.
Ai që pos Allahut, adhuron zot tjetër, duke mos pasur kurrfarë prove për këtë, me siguri do të japë llogari vetëm te Zoti i tij. Me të vërtetë, nuk ka shpëtim për mohuesit.
23:117.
Dhe kushdo që i thërret një zoti tjetër përveç Allahut, për të cilin ai nuk ka asnjë provë, atëherë llogaria e tij është vetëm te Zoti i tij. Me të vërtetë, jobesimtarët nuk do të kenë sukses.
23:117.
WE MEN JED'U ME'A ELLAHI 'ILEHEN 'AHARE LA BURHANE LEHU BIHI FE'INNEMA HISABUHU 'INDE RABBIHI 'INNEHU LA JUFLIHUL-KAFIRUNE
C
23:118.
E ti thuaj: "O Zoti im, më fal e më mëshiro, se Ti je më mëshiruesi i mëshiruesve!"
23:118.
Dhe thuaj (o Muhamed!): “O Zoti im, fal dhe mëshiro, se Ti je më i miri i mëshiruesve!”
23:118.
Dhe thuaj: "O Zoti im, fal dhe mëshiro, dhe Ti je më i Mëshirshmi i mëshiruesve."
23:118.
WE KUL RABBI EGFIR WE ERHEM WE 'ENTE HAJRU ER-RAHIMINE
C
24:1.
(Kjo është) Kaptinë të cilën Ne e shpallëm dhe Ne e bëmë detyrim të domosdoshëm (zbatimin e dispozitave që theksohen në të) dhe Ne parashtruam në të argumente të qarta në mënyrë që të merrni mësim.
24:1.
Kjo është një sure, të cilën Ne e kemi zbritur dhe urdhëruar, duke shpallur në të argumente të qarta, që ju t'ua vini veshin.
24:1.
(Kjo është) një surë që Ne e kemi shpallur dhe e kemi bërë të detyrueshme, dhe Ne kemi shpallur në të ajete të qarta, që ju të mund të përkujtoni.
24:1.
SURETUN 'ENZELNAHA WE FEREDNAHA WE 'ENZELNA FIHA 'AJATIN BEJJINATIN LE'ALLEKUM TEDHEKKERUNE
C
24:2.
(dispozitë obliguese është që) Laviren dhe lavirin t'i rrahni, secilin prej tyre me nga njëqind të rëna, dhe në zbatimin e dispozitave të All-llahut mos u tregoni zemërbutë ndaj atyre dyve, nëse jeni që besoni All-llahut dhe botës tjetër. E gjatë zbatimit të ndëshkimit ndaj tyre, le të jenë të pranishëm një numër besimtarësh.
24:2.
Laviren dhe lavirin – ta rrihni çdonjërin prej tyre me nga njëqind goditje. Të mos ju pengojë kurrfarë mëshire për të kryer detyrën e fesë së Allahut, nëse besoni Allahun dhe Ditën e Fundit. Le ta shikojnë dënimin e tyre një grup besimtarësh!
24:2.
Gratë dhe burrat që bëjnë imoralitet, goditini secilin prej tyre me njëqind goditje. Dhe mos lejoni që ndaj tyre të ketë mëshirë në fenë e Allahut, nëse ju besoni Allahun dhe Ditën e Fundit. Dhe le të dëshmojë ndëshkimin e tyre një grup besimtarësh.
24:2.
EZ-ZANIJETU WE EZ-ZANI FAXHLIDU KULLE WAHIDIN MINHUMA MIA'ETE XHELDETIN WE LA TE'HUDHKUM BIHIMA RE'FETUN FI DINI ELLAHI 'IN KUNTUM TU'UMINUNE BILLAHI WEL-JEWMIL-'AHIRI WE LIESH/HED 'ADHABEHUMA TA'IFETUN MINEL-MU'UMININE
C
24:3.
Laviri nuk do të duhej të martohej me tjetërkë, pos me ndonjë lavire ose idhujtare, e me laviren nuk do të duhej të martohet kush, pos ndonjë lavir o idhujtar. Ajo (kurvëria ose martesa me të) është e ndaluar për besimtarët.
24:3.
Laviri mund të martohet vetëm me laviren apo idhujtaren, kurse laviren mund ta marrë vetëm laviri apo idhujtari. Këto janë të ndaluara për besimtarët.
24:3.
Burri imoral nuk martohet përveçse me një grua imorale ose idhujtare, dhe një grua imorale nuk martohet përveçse me një burrë imoral ose idhujtar. Dhe kjo është e ndaluar për besimtarët.
24:3.
EZ-ZANI LA JENKIHU 'ILLA ZANIJETEN 'EW MUSHRIKETEN WE EZ-ZANIJETU LA JENKIHUHA 'ILLA ZANIN 'EW MUSHRIKUN WE HURRIME DHALIKE 'ALEL-MU'UMININE
C
24:4.
Edhe ata të cilët bëjnë shpifje për gratë e ndershme dhe nuk sjellin katër dëshmitarë, t'i rrahni ata me nga tetëdhjetë të rëna dhe atyre mos ua pranoni dëshminë më kurrë. Të tillët janë të pabesueshëm.
24:4.
Ata që i akuzojnë gratë e ndershme (për imoralitet), e pastaj nuk sjellin katër dëshmitarë, t'i rrihni me tetëdhjetë goditje dhe të mos ua pranoni më kurrë dëshminë; këta janë njerëz ngatërrestarë.
24:4.
Dhe ata që shpifin për gratë e ndershme dhe nuk sjellin katër dëshmitarë, atëherë goditini ata me tetëdhjetë goditje dhe mos pranoni dëshminë e tyre më kurrë. Dhe ata janë ata që janë të pabesë,
24:4.
WEL-LEDHINE JERMUNEL-MUHSENATI THUMME LEM JE'TU BI'ERBE'ATI SHUHEDA'E FAXHLIDUHUM THEMANINE XHELDETEN WE LA TEKBELU LEHUM SHEHADETEN 'EBEDEN WE 'ULA'IKE HUMUL-FASIKUNE
C
24:5.
Me përjashtim të atyre që më vonë pendohen dhe përmirësohen, vërtet All-llahu është që shumë falë e mëshiron.
24:5.
Përjashtim bëjnë ata që, pas kësaj, pendohen dhe përmirësohen. Allahu është vërtet Falës dhe Mëshirëplotë.
24:5.
Përveç atyre që pendohen pas kësaj dhe përmirësohen. Me të vërtetë, Allahu është Falës, Mëshirëplotë.
24:5.
'ILLAL-LEDHINE TABU MIN BA'DI DHALIKE WE 'ESLEHU FE'INNALL-LLAHE GAFURUN REHIMUN
C
24:6.
Ndërsa ata të cilët shpifin për gra të veta dhe nuk kanë dëshmitar tjetër pos vetes, dëshmimi i çdonjërit prej tyre është: të betohen katër herë në All-llahun se e thonë të vërtetën.
24:6.
Nëse një burrë e akuzon gruan e tij pa pasur dëshmitarë të tjerë përveç vetes, ai duhet të betohet në Allahun katër herë, se thotë të vërtetën,
24:6.
Dhe ata që shpifin për bashkëshortet e tyre dhe nuk kanë dëshmitarë përveç vetes, atëherë dëshmia e secilit prej tyre është të betohet katër herë në Allahun që ai është nga ata që thonë të vërtetën.
24:6.
WEL-LEDHINE JERMUNE 'EZWAXHEHUM WE LEM JEKUN LEHUM SHUHEDA'U 'ILLA 'ENFUSUHUM FESHEHADETU 'EHEDIHIM 'ERBA'U SHEHADATIN BILLAHI 'INNEHU LEMINE ES-SADIKINE
C
24:7.
E pesta (herë e betimit) është: Mallkimi i All-llahut qoftë mbi të nëse ai gënjen.
24:7.
dhe herën e pestë të kërkojë mallkimin e Allahut ndaj vetes, nëse ka gënjyer.
24:7.
Dhe e pesta (betohet) që mallkimi i Allahut të jetë mbi të nëse ai është nga gënjeshtarët.
24:7.
WEL-HAMISETU 'ENNE LA'NETEL-LAHI 'ALEJHI 'IN KANE MINEL-KADHIBINE
C
24:8.
E nga ajo (gruaja e shpifur) largohet dënimi, nëse katër herë betohet në All-llahun se ai (shpifësi) gënjen.
24:8.
Ndërsa gruaja do të kursehet nga dënimi, nëse betohet për Allahun katër herë, se i shoqi është gënjeshtar
24:8.
Dhe e largon dënimin nga ajo që ajo betohet katër herë në Allahun se ai është nga gënjeshtarët.
24:8.
WE JEDRE'U 'ANHAL-'ADHABE 'EN TESH/HEDE 'ERBE'A SHEHADATIN BILLAHI 'INNEHU LEMINEL-KADHIBINE
C
24:9.
E pesta herë e betimit të jetë që ta godisë hidhërimi i All-llahut, atë (gruan) nëse shpifja ka qenë e vërtetë.
24:9.
dhe, herën e pestë, të kërkojë zemërimin e Allahut ndaj vetes, nëse i shoqi ka thënë të vërtetën.
24:9.
Dhe e pesta (betohet) që zemërimi i Allahut të jetë mbi të nëse ai është nga ata që thonë të vërtetën.
24:9.
WEL-HAMISETE 'ENNE GADEBEL-LAHI 'ALEJHA 'IN KANE MINE ES-SADIKINE