Kur'ani Fisnik

kërkim në gjuhën shqipe



<< >>
Kërkuat fjalën:
Ajete: 11

Sherif Ahmeti
Hasan Nahi
ChatGPT
Transliterimi
C 24:7. E pesta (herë e betimit) është: Mallkimi i All-llahut qoftë mbi të nëse ai gënjen.
24:7. dhe herën e pestë të kërkojë mallkimin e Allahut ndaj vetes, nëse ka gënjyer.
24:7. Dhe e pesta (betohet) që mallkimi i Allahut të jetë mbi të nëse ai është nga gënjeshtarët.
24:7. WEL-HAMISETU 'ENNE LA'NETEL-LAHI 'ALEJHI 'IN KANE MINEL-KADHIBINE
C 24:8. E nga ajo (gruaja e shpifur) largohet dënimi, nëse katër herë betohet në All-llahun se ai (shpifësi) gënjen.
24:8. Ndërsa gruaja do të kursehet nga dënimi, nëse betohet për Allahun katër herë, se i shoqi është gënjeshtar
24:8. Dhe e largon dënimin nga ajo që ajo betohet katër herë në Allahun se ai është nga gënjeshtarët.
24:8. WE JEDRE'U 'ANHAL-'ADHABE 'EN TESH/HEDE 'ERBE'A SHEHADATIN BILLAHI 'INNEHU LEMINEL-KADHIBINE
C 24:9. E pesta herë e betimit të jetë që ta godisë hidhërimi i All-llahut, atë (gruan) nëse shpifja ka qenë e vërtetë.
24:9. dhe, herën e pestë, të kërkojë zemërimin e Allahut ndaj vetes, nëse i shoqi ka thënë të vërtetën.
24:9. Dhe e pesta (betohet) që zemërimi i Allahut të jetë mbi të nëse ai është nga ata që thonë të vërtetën.
24:9. WEL-HAMISETE 'ENNE GADEBEL-LAHI 'ALEJHA 'IN KANE MINE ES-SADIKINE
C 24:10. Dhe sikur të mos ishin dhurata dhe mëshira e All-llahut ndaj jush (ju do të mbarojshit). Pa dyshim All-llahu pranon pendimin, është i gjithëdijshëm.
24:10. Sikur të mos ishin mirësia dhe mëshira e Allahut ndaj jush, si dhe fakti se Ai është Pranues i pendimit e i Urtë (dënimi i Tij do të shpejtonte)!
24:10. Dhe sikur të mos ishte për mirësinë e Allahut ndaj jush dhe mëshirën e Tij dhe se Allahu është Pendimpranues, i Urtë...
24:10. WE LEWLA FEDLU ELLAHI 'ALEJKUM WE REHMETUHU WE 'ENNEL-LAHE TEWWABUN HEKIMUN
C 24:11. S'ka dyshim se ata që trilluan shpifjen, janë një grup prej jush. Ju mos e merrni atë si ndonjë dëm për ju, përkundrazi, ajo do të jetë në dobinë tuaj. Secilit prej tyre do t'i takojë dënimi sipas pjesëmarrjes në mëkat, e atij prej tyre që e barti pjesën e madhe (të shpifjes), i takon dënimi i madh.
24:11. Me të vërtetë, ata që shpifën, janë një skotë prej jush. Mos e quani atë si të keqe për ju. Përkundrazi, kjo është mirë për ju. Çdonjëri prej tyre do të dënohet për atë që ka bërë, kurse atë që ka shpifur më shumë, e pret një dënim i madh.
24:11. Me të vërtetë, ata që shpifën janë një grup mes jush. Mos mendoni se është e keqe për ju. Jo, është e mirë për ju. Secili prej tyre do të marrë atë që ka fituar nga mëkati, dhe ai që ndërmjet tyre merr pjesën më të madhe të tij, për atë do të jetë një ndëshkim i madh.
24:11. 'INNEL-LEDHINE XHA'U BIL-'IFKI 'USBETUN MINKUM LA TEHSEBUHU SHERREN LEKUM BEL HUWE HAJRUN LEKUM LIKULLI EMRI'IN MINHUM MA EKTESEBE MINEL-'ITHMI WEL-LEDHI TEWELLA KIBREHU MINHUM LEHU 'ADHABUN 'ADHIMUN
C 24:12. E përse kur e dëgjuan atë (shpifje) besimtarët dhe besimtaret të mos mendonin të mirën si për vete dhe të thonin: "Kjo është shpifje e qartë?!"
24:12. Kur e dëgjuat këtë përgojim, përse besimtarët dhe besimtaret nuk menduan mirë për njëri-tjetrin dhe të thoshin: “Kjo është shpifje e qartë”?!
24:12. Pse, kur e dëgjuat këtë, besimtarët dhe besimtaret nuk menduan mirë për veten e tyre dhe thanë: "Kjo është një shpifje e qartë?"
24:12. LEWLA 'IDH SEMI'TUMUHU DHENNEL-MU'UMINUNE WEL-MU'UMINATU BI'ENFUSIHIM HAJREN WE KALU HADHA 'IFKUN MUBINUN
C 24:13. Përse ata nuk i sollën katër dëshmitarë për këtë? E derisa nuk sollën dëshmitarë, ata pra te All-llahu janë mu gënjeshtarët.
24:13. Pse nuk sollën për këtë katër dëshmitarë? Meqë nuk sollën dëshmitarë, ata janë gënjeshtarë para Allahut.
24:13. Pse ata nuk sollën për të katër dëshmitarë? Dhe kur ata nuk sollën dëshmitarë, atëherë ata janë tek Allahu gënjeshtarë.
24:13. LEWLA XHA'U 'ALEJHI BI'ERBE'ATI SHUHEDA'E FE'IDH LEM JE'TU BISH-SHUHEDA'I FE'ULA'IKE 'INDEL-LAHI HUMUL-KADHIBUNE
C 24:14. E sikur të mos ishte mëshira e All-llahut dhe mirësia e Tij ndaj jush, në këtë dhe në botën tjetër, juve do t'ju kapte dënimi shumë i madh për shkak të asaj në të cilën u hodhët.
24:14. Sikur të mos ishte mirësia e Allahut ndaj jush dhe mëshira e Tij, në këtë botë dhe në tjetrën, me siguri do t'ju godiste dënim i madh për atë që bëtë.
24:14. Dhe sikur të mos ishte për mirësinë e Allahut ndaj jush dhe mëshirën e Tij në këtë botë dhe në botën tjetër, do t'ju kishte prekur një ndëshkim i madh për atë që u përfshitë në të.
24:14. WE LEWLA FEDLU ELLAHI 'ALEJKUM WE REHMETUHU FI ED-DUNJA WEL-'AHIRETI LEMESSEKUM FI MA 'EFEDTUM FIHI 'ADHABUN 'ADHIMUN
C 24:15. Kur ju atë (shpifjen) e përcollët me gjuhën tuaj dhe për atë që nuk kishin kurrfarë dije folëshit duke menduar se ajo ishte imtësi e parëndësishme, ndërsa te All-llahu ajo është e madhe.
24:15. Ju përcillnit me gjuhët tuaja dhe flisnit me gojët tuaja diçka, për të cilën nuk kishit dijeni. Ju këtë e merrnit për gjë të lehtë, por para Allahut kjo ishte një shkelje e madhe.
24:15. Kur ju e përcollët atë me gjuhët tuaja dhe thatë me gojët tuaja atë për të cilën ju nuk keni dije, dhe e menduat atë një gjë të lehtë, ndërkohë që te Allahu ishte diçka e madhe.
24:15. 'IDH TELEKKAWNEHU BI'ELSINETIKUM WE TEKULUNE BI'EFWAHIKUM MA LEJSE LEKUM BIHI 'ILMUN WE TEHSEBUNEHU HEJJINEN WE HUWE 'INDEL-LAHI 'ADHIMUN
C 24:16. E përse, kur e dëgjuat atë, nuk thatë: "Ne nuk na takon të flasim për këtë. I lartë je Ti, kjo është shpifje e madhe!"
24:16. Përse kur e dëgjuat përgojimin, nuk thatë: “Nuk ka hije për ne të flasim për këtë. Ti qofsh lavdëruar (o Zot)! Kjo është shpifje e madhe!”
24:16. Dhe pse, kur e dëgjuat atë, nuk thatë: "Nuk na takon ne të flasim për këtë. I Lavdëruar je Ti! Kjo është një shpifje e madhe."
24:16. WE LEWLA 'IDH SEMI'TUMUHU KULTUM MA JEKUNU LENA 'EN NETEKELLEME BIHEDHA SUBHANEKE HADHA BUHTANUN 'ADHIMUN
C 24:17. All-llahu ju këshillon që një gjë e tillë të mos përsëritet kurrë, nëse jeni besimtarë të denjë.
24:17. Allahu ju paralajmëron, që të mos përsëritni kurrë më diçka të ngjashme, nëse jeni besimtarë.
24:17. Allahu ju këshillon që të mos ktheheni kurrë më në një gjë të tillë, nëse jeni besimtarë.
24:17. JA'IDHUKUMU ELLAHU 'EN TA'UDU LIMITHLIHI 'EBEDEN 'IN KUNTUM MU'UMININE