Kur'ani Fisnik

kërkim në gjuhën shqipe



<< >>
Kërkuat fjalën:
Ajete: 11

Sherif Ahmeti
Hasan Nahi
ChatGPT
Transliterimi
C 23:28. E kur të vendosesh ti dhe kush është me ty në anije, atëherë thuaj: "Falënderuar qoftë All-llahu, i cili na shpëtoi prej popullit të prishur!"
23:28. Kur të hipësh në barkë ti dhe ata që janë me ty, thuaj: “Qoftë lavdëruar Allahu, i cili na shpëtoi prej popullit keqbërës”
23:28. Dhe kur të jesh vendosur në anije, ti dhe ata që janë me ty, atëherë thuaj: 'Lavdi Allahut, i Cili na shpëtoi nga populli i padrejtë.'
23:28. FE'IDHA ESTEWEJTE 'ENTE WE MEN ME'AKE 'ALEL-FULKI FEKULIL-HEMDU LILLAHIL-LEDHI NEXHXHANA MINEL-KAWMI EDH-DHALIMINE
C 23:29. Dhe thuaj: "Zoti im, më zbarko në një vend të bekuar, e Ti je më i miri i atyre që bëjnë vendosjen!"
23:29. Dhe thuaj: “Zoti im, më zbarko në vend të bekuar, se Ti je më i miri për të na zbarkuar.”
23:29. Dhe thuaj: 'O Zoti im, më vendos në një vend të bekuar. Dhe Ti je më i miri për të vendosur.'"
23:29. WE KUL RABBI 'ENZILNI MUNZELEN MUBAREKAN WE 'ENTE HAJRUL-MUNZILINE
C 23:30. Nuk ka dyshim se në këto (ngjarje të popujve) ekzistojnë fakte bindëse. Në të vërtetë Ne i vëmë në sprovë.
23:30. Sigurisht që këto ishin shenja. Në të vërtetë, jemi Ne që i vëmë në provë (njerëzit).
23:30. Me të vërtetë, në këtë ka shenja, dhe me të vërtetë, Ne ishim Ata që i sprovuan.
23:30. 'INNE FI DHALIKE LE'AJATIN WE 'IN KUNNA LEMUBTELINE
C 23:31. Mandej pas tyre Ne sollëm popull tjetër.
23:31. Pas tyre, Ne krijuam një brez tjetër.
23:31. Pastaj, pas tyre, Ne krijuam një brez tjetër.
23:31. THUMME 'ENSHE'NA MIN BA'DIHIM KARNEN 'AHARINE
C 23:32. Edhe atyre u dërguam pejgamber nga mesi i tyre (që u tha): "Adhuroni All-llahun, ju nuk keni zot tjetër pos Tij, a nuk frikësoheni!"
23:32. Atyre u çuam një të dërguar nga gjiri i tyre, që u tha: “Adhuroni Allahun! Ju nuk keni zot tjetër, përveç Tij! Vallë a nuk frikësoheni?!”
23:32. Dhe Ne dërguam te ata një të dërguar nga mesi i tyre, (duke thënë): "Adhuroni Allahun. Ju nuk keni asnjë të adhuruar tjetër përveç Tij. A nuk do të keni frikë prej Tij?"
23:32. FE'ERSELNA FIHIM RESULEN MINHUM 'ENI A'BUDU ELLAHE MA LEKUM MIN 'ILEHIN GAJRUHU 'EFELA TETTEKUNE
C 23:33. Edhe paria nga populli i tij e cila nuk besoi dhe e mohoi jetën tjetër dhe të cilëve Ne u patëm mundësuar rehati e begati në jetën e kësaj bote, thanë: "Ky nuk është tjetër pos njeri sikurse edhe ju, ha ashtu si hani ju dhe pi ashtu si pini ju!"
23:33. Por paria e popullit të tij, e cila nuk besonte dhe e mohonte takimin në botën tjetër dhe, së cilës, i kishim dhënë të mira në këtë botë, tha: “Ky është vetëm njeri si ju, ha nga ato që hani edhe ju dhe pi nga ato që pini edhe ju!
23:33. Dhe krerët e popullit të tij, që mohuan dhe mohuan takimin e jetës tjetër dhe të cilëve Ne u kishim dhënë mirëqenie në këtë botë, thanë: "Ky është vetëm një njeri si ju. Ai ha nga ajo që ju hani dhe pi nga ajo që ju pini.
23:33. WE KALEL-MELE'U MIN KAWMIHIL-LEDHINE KEFERU WE KEDHDHEBU BILIKA'IL-'AHIRETI WE 'ETREFNAHUM FIL-HEJETI ED-DUNJA MA HADHA 'ILLA BESHERUN MITHLUKUM JE'KULU MIMMA TE'KULUNE MINHU WE JESHREBU MIMMA TESHREBUNE
C 23:34. E nëse i përuleni një njeriu që është si ju, vërtet, atëherë do të jeni të humbur e të mashtruar.
23:34. Nëse ju i bindeni një njeriu si ju, me siguri, do të jeni të humbur!
23:34. Dhe nëse i bindeni një njeriu si ju, atëherë me të vërtetë, ju jeni të humbur.
23:34. WE LE'IN 'ETA'TUM BESHEREN MITHLEKUM 'INNEKUM 'IDHAN LEHASIRUNE
C 23:35. Mos vallë ai po ju premton se pasi që të vdisni, të bëheni dhé e eshtra (të kalbur), do të nxirreni të gjallë?"
23:35. A ju premton ai që, kur të vdisni e të bëheni pluhur dhe eshtra, do të ringjalleni vërtet?!
23:35. A ju premton ai se kur të vdisni dhe të bëheni pluhur dhe eshtra, me të vërtetë, ju do të nxirreni?
23:35. 'EJA'IDUKUM 'ENNEKUM 'IDHA MITTUM WE KUNTUM TURABEN WE 'IDHAMAN 'ENNEKUM MUHREXHUNE
C 23:36. Sa larg e larg është sendërtimi i asaj që premtoheni.
23:36. Sa premtim qesharak që është!
23:36. Sa larg, sa larg është ajo që ju premtohet!
23:36. HEJHATE HEJHATE LIMA TU'ADUNE
C 23:37. Nuk ka tjetër, pos jetës sonë të kësaj bote, vdesim, lindim dhe ne nuk do të ngjallemi!
23:37. Nuk ka jetë tjetër përveç jetës së kësaj bote, ne jetojmë e vdesim e nuk do të ringjallemi më.
23:37. Nuk ka tjetër përveç jetës sonë të kësaj bote. Ne jetojmë dhe vdesim, dhe ne nuk do të ringjallemi.
23:37. 'IN HIJE 'ILLA HEJATUNA ED-DUNJA NEMUTU WE NEHJA WE MA NEHNU BIMEB'UTHINE
C 23:38. E ai (Hudi) nuk është tjetër pos njeri që trillon gënjeshtra ndaj All-llahut, po ne nuk i besojmë atij.
23:38. Ai është vetëm një njeri që trillon gënjeshtra për Allahun, prandaj nuk i besojmë atij.”
23:38. Ai është vetëm një njeri që ka trilluar një gënjeshtër për Allahun, dhe ne nuk do t'i besojmë atij."
23:38. 'IN HUWE 'ILLA REXHULUN EFTERA 'ALA ELLAHI KEDHIBEN WE MA NEHNU LEHU BIMU'UMININE