U kopjua
Kur'ani Fisnik
kërkim në gjuhën shqipe
Kërkuat fjalën:
Ajete: 11
Sherif Ahmeti
Hasan Nahi
ChatGPT
Transliterimi
C
23:27.
E Ne i shpallëm: "Ndërto anijen nën mbikëqyrjen Tonë dhe sipas urdhrit Tonë, e kur të vijë urdhri Ynë dhe të ashpërsohet gjendja, atëherë ti ngarko në të prej secilit lloj nga një çift (palë), e edhe familjen tënde, me përjashtim të atij ndaj të cilit ka marrë fund vendimi, për të pra mos kërko (falje) prej Meje për ata që janë mëkatarë, pse ata janë të përmbytur.
23:27.
Dhe Ne i shpallëm atij: “Ndërto anijen nën Sytë (mbikëqyrjen) dhe frymëzimin Tonë e, kur të vijë urdhri Ynë e të vërshojë uji nga furra, ngarko në anije prej çdo lloj gjallese nga një çift dhe familjen tënde, përveç atyre që janë dënuar të humbasin, dhe mos M'u drejto për ata që kanë bërë të këqija se ata, me të vërtetë, do të fundosen.
23:27.
Prandaj, Ne i frymëzuam atij: "Ndërto anijen nën mbikëqyrjen Tonë dhe sipas shpalljes Sonë. Dhe kur urdhri ynë të vijë dhe furra të vlojë, atëherë fut në të nga çdo (lloj) dy, një çift, dhe familjen tënde, përveç atyre ndaj të cilëve ka paraprirë fjala (e ndëshkimit). Dhe mos më fol për ata që kanë bërë padrejtësi. Me të vërtetë, ata do të mbyten.
23:27.
FE'EWHEJNA 'ILEJHI 'ENI ESNA'IL-FULKE BI'A'JUNINA WE WEHJINA FE'IDHA XHA'E 'EMRUNA WE FARET-TENNURU FASLUK FIHA MIN KULLIN ZEWXHEJNI ETHNEJNI WE 'EHLEKE 'ILLA MEN SEBEKA 'ALEJHIL-KAWLU MINHUM WE LA TUHATIBNI FIL-LEDHINE DHELEMU 'INNEHUM MUGREKUNE
C
23:28.
E kur të vendosesh ti dhe kush është me ty në anije, atëherë thuaj: "Falënderuar qoftë All-llahu, i cili na shpëtoi prej popullit të prishur!"
23:28.
Kur të hipësh në barkë ti dhe ata që janë me ty, thuaj: “Qoftë lavdëruar Allahu, i cili na shpëtoi prej popullit keqbërës”
23:28.
Dhe kur të jesh vendosur në anije, ti dhe ata që janë me ty, atëherë thuaj: 'Lavdi Allahut, i Cili na shpëtoi nga populli i padrejtë.'
23:28.
FE'IDHA ESTEWEJTE 'ENTE WE MEN ME'AKE 'ALEL-FULKI FEKULIL-HEMDU LILLAHIL-LEDHI NEXHXHANA MINEL-KAWMI EDH-DHALIMINE
C
23:29.
Dhe thuaj: "Zoti im, më zbarko në një vend të bekuar, e Ti je më i miri i atyre që bëjnë vendosjen!"
23:29.
Dhe thuaj: “Zoti im, më zbarko në vend të bekuar, se Ti je më i miri për të na zbarkuar.”
23:29.
Dhe thuaj: 'O Zoti im, më vendos në një vend të bekuar. Dhe Ti je më i miri për të vendosur.'"
23:29.
WE KUL RABBI 'ENZILNI MUNZELEN MUBAREKAN WE 'ENTE HAJRUL-MUNZILINE
C
23:30.
Nuk ka dyshim se në këto (ngjarje të popujve) ekzistojnë fakte bindëse. Në të vërtetë Ne i vëmë në sprovë.
23:30.
Sigurisht që këto ishin shenja. Në të vërtetë, jemi Ne që i vëmë në provë (njerëzit).
23:30.
Me të vërtetë, në këtë ka shenja, dhe me të vërtetë, Ne ishim Ata që i sprovuan.
23:30.
'INNE FI DHALIKE LE'AJATIN WE 'IN KUNNA LEMUBTELINE
C
23:31.
Mandej pas tyre Ne sollëm popull tjetër.
23:31.
Pas tyre, Ne krijuam një brez tjetër.
23:31.
Pastaj, pas tyre, Ne krijuam një brez tjetër.
23:31.
THUMME 'ENSHE'NA MIN BA'DIHIM KARNEN 'AHARINE
C
23:32.
Edhe atyre u dërguam pejgamber nga mesi i tyre (që u tha): "Adhuroni All-llahun, ju nuk keni zot tjetër pos Tij, a nuk frikësoheni!"
23:32.
Atyre u çuam një të dërguar nga gjiri i tyre, që u tha: “Adhuroni Allahun! Ju nuk keni zot tjetër, përveç Tij! Vallë a nuk frikësoheni?!”
23:32.
Dhe Ne dërguam te ata një të dërguar nga mesi i tyre, (duke thënë): "Adhuroni Allahun. Ju nuk keni asnjë të adhuruar tjetër përveç Tij. A nuk do të keni frikë prej Tij?"
23:32.
FE'ERSELNA FIHIM RESULEN MINHUM 'ENI A'BUDU ELLAHE MA LEKUM MIN 'ILEHIN GAJRUHU 'EFELA TETTEKUNE
C
23:33.
Edhe paria nga populli i tij e cila nuk besoi dhe e mohoi jetën tjetër dhe të cilëve Ne u patëm mundësuar rehati e begati në jetën e kësaj bote, thanë: "Ky nuk është tjetër pos njeri sikurse edhe ju, ha ashtu si hani ju dhe pi ashtu si pini ju!"
23:33.
Por paria e popullit të tij, e cila nuk besonte dhe e mohonte takimin në botën tjetër dhe, së cilës, i kishim dhënë të mira në këtë botë, tha: “Ky është vetëm njeri si ju, ha nga ato që hani edhe ju dhe pi nga ato që pini edhe ju!
23:33.
Dhe krerët e popullit të tij, që mohuan dhe mohuan takimin e jetës tjetër dhe të cilëve Ne u kishim dhënë mirëqenie në këtë botë, thanë: "Ky është vetëm një njeri si ju. Ai ha nga ajo që ju hani dhe pi nga ajo që ju pini.
23:33.
WE KALEL-MELE'U MIN KAWMIHIL-LEDHINE KEFERU WE KEDHDHEBU BILIKA'IL-'AHIRETI WE 'ETREFNAHUM FIL-HEJETI ED-DUNJA MA HADHA 'ILLA BESHERUN MITHLUKUM JE'KULU MIMMA TE'KULUNE MINHU WE JESHREBU MIMMA TESHREBUNE
C
23:34.
E nëse i përuleni një njeriu që është si ju, vërtet, atëherë do të jeni të humbur e të mashtruar.
23:34.
Nëse ju i bindeni një njeriu si ju, me siguri, do të jeni të humbur!
23:34.
Dhe nëse i bindeni një njeriu si ju, atëherë me të vërtetë, ju jeni të humbur.
23:34.
WE LE'IN 'ETA'TUM BESHEREN MITHLEKUM 'INNEKUM 'IDHAN LEHASIRUNE
C
23:35.
Mos vallë ai po ju premton se pasi që të vdisni, të bëheni dhé e eshtra (të kalbur), do të nxirreni të gjallë?"
23:35.
A ju premton ai që, kur të vdisni e të bëheni pluhur dhe eshtra, do të ringjalleni vërtet?!
23:35.
A ju premton ai se kur të vdisni dhe të bëheni pluhur dhe eshtra, me të vërtetë, ju do të nxirreni?
23:35.
'EJA'IDUKUM 'ENNEKUM 'IDHA MITTUM WE KUNTUM TURABEN WE 'IDHAMAN 'ENNEKUM MUHREXHUNE
C
23:36.
Sa larg e larg është sendërtimi i asaj që premtoheni.
23:36.
Sa premtim qesharak që është!
23:36.
Sa larg, sa larg është ajo që ju premtohet!
23:36.
HEJHATE HEJHATE LIMA TU'ADUNE
C
23:37.
Nuk ka tjetër, pos jetës sonë të kësaj bote, vdesim, lindim dhe ne nuk do të ngjallemi!
23:37.
Nuk ka jetë tjetër përveç jetës së kësaj bote, ne jetojmë e vdesim e nuk do të ringjallemi më.
23:37.
Nuk ka tjetër përveç jetës sonë të kësaj bote. Ne jetojmë dhe vdesim, dhe ne nuk do të ringjallemi.
23:37.
'IN HIJE 'ILLA HEJATUNA ED-DUNJA NEMUTU WE NEHJA WE MA NEHNU BIMEB'UTHINE