U kopjua
Kur'ani Fisnik
kërkim në gjuhën shqipe
Kërkuat fjalën:
Ajete: 11
Sherif Ahmeti
Hasan Nahi
ChatGPT
Transliterimi
C
23:33.
Edhe paria nga populli i tij e cila nuk besoi dhe e mohoi jetën tjetër dhe të cilëve Ne u patëm mundësuar rehati e begati në jetën e kësaj bote, thanë: "Ky nuk është tjetër pos njeri sikurse edhe ju, ha ashtu si hani ju dhe pi ashtu si pini ju!"
23:33.
Por paria e popullit të tij, e cila nuk besonte dhe e mohonte takimin në botën tjetër dhe, së cilës, i kishim dhënë të mira në këtë botë, tha: “Ky është vetëm njeri si ju, ha nga ato që hani edhe ju dhe pi nga ato që pini edhe ju!
23:33.
Dhe krerët e popullit të tij, që mohuan dhe mohuan takimin e jetës tjetër dhe të cilëve Ne u kishim dhënë mirëqenie në këtë botë, thanë: "Ky është vetëm një njeri si ju. Ai ha nga ajo që ju hani dhe pi nga ajo që ju pini.
23:33.
WE KALEL-MELE'U MIN KAWMIHIL-LEDHINE KEFERU WE KEDHDHEBU BILIKA'IL-'AHIRETI WE 'ETREFNAHUM FIL-HEJETI ED-DUNJA MA HADHA 'ILLA BESHERUN MITHLUKUM JE'KULU MIMMA TE'KULUNE MINHU WE JESHREBU MIMMA TESHREBUNE
C
23:34.
E nëse i përuleni një njeriu që është si ju, vërtet, atëherë do të jeni të humbur e të mashtruar.
23:34.
Nëse ju i bindeni një njeriu si ju, me siguri, do të jeni të humbur!
23:34.
Dhe nëse i bindeni një njeriu si ju, atëherë me të vërtetë, ju jeni të humbur.
23:34.
WE LE'IN 'ETA'TUM BESHEREN MITHLEKUM 'INNEKUM 'IDHAN LEHASIRUNE
C
23:35.
Mos vallë ai po ju premton se pasi që të vdisni, të bëheni dhé e eshtra (të kalbur), do të nxirreni të gjallë?"
23:35.
A ju premton ai që, kur të vdisni e të bëheni pluhur dhe eshtra, do të ringjalleni vërtet?!
23:35.
A ju premton ai se kur të vdisni dhe të bëheni pluhur dhe eshtra, me të vërtetë, ju do të nxirreni?
23:35.
'EJA'IDUKUM 'ENNEKUM 'IDHA MITTUM WE KUNTUM TURABEN WE 'IDHAMAN 'ENNEKUM MUHREXHUNE
C
23:36.
Sa larg e larg është sendërtimi i asaj që premtoheni.
23:36.
Sa premtim qesharak që është!
23:36.
Sa larg, sa larg është ajo që ju premtohet!
23:36.
HEJHATE HEJHATE LIMA TU'ADUNE
C
23:37.
Nuk ka tjetër, pos jetës sonë të kësaj bote, vdesim, lindim dhe ne nuk do të ngjallemi!
23:37.
Nuk ka jetë tjetër përveç jetës së kësaj bote, ne jetojmë e vdesim e nuk do të ringjallemi më.
23:37.
Nuk ka tjetër përveç jetës sonë të kësaj bote. Ne jetojmë dhe vdesim, dhe ne nuk do të ringjallemi.
23:37.
'IN HIJE 'ILLA HEJATUNA ED-DUNJA NEMUTU WE NEHJA WE MA NEHNU BIMEB'UTHINE
C
23:38.
E ai (Hudi) nuk është tjetër pos njeri që trillon gënjeshtra ndaj All-llahut, po ne nuk i besojmë atij.
23:38.
Ai është vetëm një njeri që trillon gënjeshtra për Allahun, prandaj nuk i besojmë atij.”
23:38.
Ai është vetëm një njeri që ka trilluar një gënjeshtër për Allahun, dhe ne nuk do t'i besojmë atij."
23:38.
'IN HUWE 'ILLA REXHULUN EFTERA 'ALA ELLAHI KEDHIBEN WE MA NEHNU LEHU BIMU'UMININE
C
23:39.
Ai (Hudi) tha "Zoti im, më ndihmo se ata po më përgënjeshtrojnë!"
23:39.
(I dërguari) tha: “O Zoti im, më ndihmo, sepse ata më akuzojnë se gënjej!”
23:39.
(I Dërguari) tha: "O Zoti im, ndihmomë sepse ata më përgënjeshtrojnë."
23:39.
KALE RABBI ENSURNI BIMA KEDHDHEBUNI
C
23:40.
E Ai (Zoti) tha: "Së shpejti do të dëshpërohen ata".
23:40.
(Allahu) tha: “Së shpejti do të pendohen!”
23:40.
(Allahu) tha: "Pas një kohe të shkurtër, me të vërtetë, ata do të pendohen."
23:40.
KALE 'AMMA KALILIN LEJUSBIHUNNE NADIMINE
C
23:41.
Atëherë me të drejtë ata i zuri ushtima (dënimi) dhe ashtu i bëmë sikur të ishin hedhurina (mbeturina). Larg qoftë prej mëshirës së Zotit populli zullumqarë.
23:41.
E, me të drejtë i kaploi ata një zë i tmerrshëm dhe Ne i bëmë si gjethe të fishkura. Larg qoftë (nga mëshira e Allahut) populli keqbërës!
23:41.
Prandaj, zhurma e tmerrshme i kapi ata me të drejtë, dhe Ne i bëmë ata si mbeturina. Larg qoftë populli i padrejtë!
23:41.
FE'EHADHET/HUMU ES-SEJHETU BIL-HEKKI FEXHE'ALNAHUM GUTHA'EN FEBU'DEN LILKAWMI EDH-DHALIMINE
C
23:42.
Mandej pas tyre Ne sollëm brezni të reja.
23:42.
Pas tyre, Ne krijuam brezni të reja.
23:42.
Pastaj, pas tyre, Ne krijuam breza të tjerë.
23:42.
THUMME 'ENSHE'NA MIN BA'DIHIM KURUNEN 'AHARINE
C
23:43.
Asnjë nga popujt (e shkatërruar) nuk mundi ta shpejtojë e as ta vonojë afatin e vet të caktuar.
23:43.
Asnjë popull nuk mund ta shpejtojë apo ta ngadalësojë kohën e caktuar për të.
23:43.
Asnjë komb nuk mund të shpejtojë përfundimin e tij dhe as nuk mund ta vonojë atë.
23:43.
MA TESBIKU MIN 'UMMETIN 'EXHELEHA WE MA JESTE'HIRUNE