Kur'ani Fisnik

kërkim në gjuhën shqipe



<< >>
Kërkuat fjalën:
Ajete: 11

Sherif Ahmeti
Hasan Nahi
ChatGPT
Transliterimi
C 20:102. Ditën kur i fryhet surit (bririt), atë ditë Ne i tubojmë mëkatarët symavijosur (të verbër, të shëmtuar).
20:102. Ditën, kur do të fryhet në Sur, pikërisht atë Ditë do t'i tubojmë të ligjtë me sy të zgurdulluar,
20:102. Dhe ditën kur do të fryhet në Sur. Dhe atë ditë, Ne do t'i mbledhim të gjithë mëkatarët me sy të kthyer blu.
20:102. JEWME JUNFEHU FI ES-SURI WE NEHSHURUL-MUXHRIMINE JEWME'IDHIN ZURKEN
C 20:103. E ata pëshpërisin mes vete: Nuk qëndruat (në Dunja) më shumë se nja dhjetë ditë.
20:103. duke i pëshpëritur njëri-tjetrit: “Ju keni qëndruar (në dynja) vetëm dhjetë ditë.”
20:103. Ata do të pëshpëritin mes tyre: "Ju nuk qëndruat vetëm dhjetë (ditë)."
20:103. JETEHAFETUNE BEJNEHUM 'IN LEBITHTUM 'ILLA 'ASHREN
C 20:104. Ne më së miri e dimë se çka flasin ata, e edhe atë kur më i mençuri prej tyre u tha: "Nuk qëndruat më shumë se një ditë!"
20:104. Ne e dimë më mirë se ç'do të thonë ata (në Ditën e Kiametit), kur më i mençuri prej tyre do të thotë: “Ju keni qëndruar vetëm një ditë.”
20:104. Ne e dimë më së miri atë që ata thonë, kur më i drejti i tyre në rrugë do të thotë: "Ju nuk qëndruat përveç një ditë."
20:104. NEHNU 'A'LEMU BIMA JEKULUNE 'IDH JEKULU 'EMTHELUHUM TERIKATEN 'IN LEBITHTUM 'ILLA JEWMEN
C 20:105. Ty të pyesin edhe për kodrat, thuaj: "Zoti im mund t'i bëjë thërrmija të shpërndara".
20:105. Kur të të pyesin ty (o Muhamed) për malet, thuaj: “Ato do t'i bëjë hi e pluhur Zoti im,
20:105. Dhe ata të pyesin ty për malet. Thuaj: "Zoti im do t'i bëjë ato një pluhur të shpërndarë."
20:105. WE JES'ELUNEKE 'ANIL-XHIBALI FEKUL JENSIFUHA RABBI NESFEN
C 20:106. Dhe vendin e tyre ta bëjë rrafsh pa farë bime e ndërtese.
20:106. ndërsa toka do të bëhet fushë e shkretë,
20:106. Dhe Ai do t'i lërë ato një tokë të sheshtë,
20:106. FEJEDHERUHA KA'EN SEFSEFAN
C 20:107. E nuk do të shohësh në të as ultësirë e as lartësirë.
20:107. nuk do të shohësh në të as lugina, as brigje.”
20:107. Ku nuk do të shohësh as përkulje dhe as ngritje.
20:107. LA TERA FIHA 'IWEXHEN WE LA 'EMTAN
C 20:108. Atë ditë ata do të shkojnë pas thirrësit, e nuk do t'i largohen atij, e para të Gjithëmëshirshmit ulen zërat e nuk dëgjohet tjetër pos një zë i ulët.
20:108. Atë ditë, ata do të shkojnë pas thirrësit, pa iu shmangur dot atij dhe do t'i ulin zërat para të Gjithëmëshirshmit. Ti nuk do të dëgjosh tjetër, veç pëshpëritjes.
20:108. Atë ditë, ata do të ndjekin thirrësin, për të cilin nuk ka kthim, dhe zërat do të heshtin përpara Mëshirëplotit, dhe ti nuk do të dëgjosh përveç një tingulli të lehtë.
20:108. JEWME'IDHIN JETTEBI'UNE ED-DA'I LA 'IWEXHE LEHU WE HASHE'ATIL-'ESWATU LILRREHMENI FELA TESMA'U 'ILLA HEMSEN
C 20:109. Atë ditë nuk bën dobi as ndërmjetësimi, përveç atij të cilin e ka lejuar i Gjithëmëshirshmi të ndërmjetësojë dhe për të cilin e pëlqeu ndërmjetësimin.
20:109. Atë ditë nuk do të bëjë dobi ndërmjetësimi i askujt, përveç ndërmjetësimit të atij, që i jep leje i Gjithëmëshirshmi dhe që i është pranuar fjala.
20:109. Atë ditë, as ndërmjetësimi nuk do të vlejë, përveç atij që Mëshirëploti e lejon dhe me fjalën e të cilit Ai është i kënaqur.
20:109. JEWME'IDHIN LA TENFA'U ESH-SHEFA'ATU 'ILLA MEN 'EDHINE LEHU ER-REHMANU WE REDIJE LEHU KAWLEN
C 20:110. Ai i di ato që ishin para tyre dhe ato që vijnë pas, po dija e tyre nuk mund ta përfshijë atë.
20:110. Ai e di ç'ka para tyre dhe ç'ka pas tyre, kurse ata nuk mund ta ngërthejnë dijeninë e Allahut.
20:110. Ai e di atë që është para tyre dhe atë që është pas tyre, ndërsa ata nuk e përfshijnë Atë me dijen e tyre.
20:110. JA'LEMU MA BEJNE 'EJDIHIM WE MA HALFEHUM WE LA JUHITUNE BIHI 'ILMEN
C 20:111. E fytyrat (e mëkatarëve) e turpëruara, i përulen të Përjetshmit, të Gjithfuqishmit, sepse ka dështuar ai që barti padrejtësinë.
20:111. Fytyrat do t'i përulen të Gjallit, të Përjetshmit, Mbajtësit të çdo gjëje dhe, sigurisht, do të humbë ai që do të mbartë padrejtësi.
20:111. Dhe fytyrat do të përulen para të Gjallit, të Përjetshmit. Dhe me të vërtetë, do të jetë i dështuar kushdo që mbart padrejtësi.
20:111. WE 'ANETIL-WUXHUHU LILHEJJIL-KAJJUMI WE KAD HABE MEN HEMELE DHULMEN
C 20:112. Kush është besimtar dhe bën vepra të mira, ai nuk i frikësohet ndonjë padrejtësie e as ndonjë mungese (në shpërblim).
20:112. Ndërsa ai që bën vepra të mira dhe është besimtar, nuk do të druajë nga padrejtësia, as nga pakësimi i asaj që i përket.
20:112. Por kushdo që bën vepra të mira, ndërsa është besimtar, ai nuk do të ketë asnjë frikë për padrejtësi dhe as për humbje.
20:112. WE MEN JA'MEL MINE ES-SALIHATI WE HUWE MU'UMINUN FELA JEHAFU DHULMEN WE LA HEDMAN