U kopjua
Kur'ani Fisnik
kërkim në gjuhën shqipe
Kërkuat fjalën:
Ajete: 11
Sherif Ahmeti
Hasan Nahi
ChatGPT
Transliterimi
C
20:106.
Dhe vendin e tyre ta bëjë rrafsh pa farë bime e ndërtese.
20:106.
ndërsa toka do të bëhet fushë e shkretë,
20:106.
Dhe Ai do t'i lërë ato një tokë të sheshtë,
20:106.
FEJEDHERUHA KA'EN SEFSEFAN
C
20:107.
E nuk do të shohësh në të as ultësirë e as lartësirë.
20:107.
nuk do të shohësh në të as lugina, as brigje.”
20:107.
Ku nuk do të shohësh as përkulje dhe as ngritje.
20:107.
LA TERA FIHA 'IWEXHEN WE LA 'EMTAN
C
20:108.
Atë ditë ata do të shkojnë pas thirrësit, e nuk do t'i largohen atij, e para të Gjithëmëshirshmit ulen zërat e nuk dëgjohet tjetër pos një zë i ulët.
20:108.
Atë ditë, ata do të shkojnë pas thirrësit, pa iu shmangur dot atij dhe do t'i ulin zërat para të Gjithëmëshirshmit. Ti nuk do të dëgjosh tjetër, veç pëshpëritjes.
20:108.
Atë ditë, ata do të ndjekin thirrësin, për të cilin nuk ka kthim, dhe zërat do të heshtin përpara Mëshirëplotit, dhe ti nuk do të dëgjosh përveç një tingulli të lehtë.
20:108.
JEWME'IDHIN JETTEBI'UNE ED-DA'I LA 'IWEXHE LEHU WE HASHE'ATIL-'ESWATU LILRREHMENI FELA TESMA'U 'ILLA HEMSEN
C
20:109.
Atë ditë nuk bën dobi as ndërmjetësimi, përveç atij të cilin e ka lejuar i Gjithëmëshirshmi të ndërmjetësojë dhe për të cilin e pëlqeu ndërmjetësimin.
20:109.
Atë ditë nuk do të bëjë dobi ndërmjetësimi i askujt, përveç ndërmjetësimit të atij, që i jep leje i Gjithëmëshirshmi dhe që i është pranuar fjala.
20:109.
Atë ditë, as ndërmjetësimi nuk do të vlejë, përveç atij që Mëshirëploti e lejon dhe me fjalën e të cilit Ai është i kënaqur.
20:109.
JEWME'IDHIN LA TENFA'U ESH-SHEFA'ATU 'ILLA MEN 'EDHINE LEHU ER-REHMANU WE REDIJE LEHU KAWLEN
C
20:110.
Ai i di ato që ishin para tyre dhe ato që vijnë pas, po dija e tyre nuk mund ta përfshijë atë.
20:110.
Ai e di ç'ka para tyre dhe ç'ka pas tyre, kurse ata nuk mund ta ngërthejnë dijeninë e Allahut.
20:110.
Ai e di atë që është para tyre dhe atë që është pas tyre, ndërsa ata nuk e përfshijnë Atë me dijen e tyre.
20:110.
JA'LEMU MA BEJNE 'EJDIHIM WE MA HALFEHUM WE LA JUHITUNE BIHI 'ILMEN
C
20:111.
E fytyrat (e mëkatarëve) e turpëruara, i përulen të Përjetshmit, të Gjithfuqishmit, sepse ka dështuar ai që barti padrejtësinë.
20:111.
Fytyrat do t'i përulen të Gjallit, të Përjetshmit, Mbajtësit të çdo gjëje dhe, sigurisht, do të humbë ai që do të mbartë padrejtësi.
20:111.
Dhe fytyrat do të përulen para të Gjallit, të Përjetshmit. Dhe me të vërtetë, do të jetë i dështuar kushdo që mbart padrejtësi.
20:111.
WE 'ANETIL-WUXHUHU LILHEJJIL-KAJJUMI WE KAD HABE MEN HEMELE DHULMEN
C
20:112.
Kush është besimtar dhe bën vepra të mira, ai nuk i frikësohet ndonjë padrejtësie e as ndonjë mungese (në shpërblim).
20:112.
Ndërsa ai që bën vepra të mira dhe është besimtar, nuk do të druajë nga padrejtësia, as nga pakësimi i asaj që i përket.
20:112.
Por kushdo që bën vepra të mira, ndërsa është besimtar, ai nuk do të ketë asnjë frikë për padrejtësi dhe as për humbje.
20:112.
WE MEN JA'MEL MINE ES-SALIHATI WE HUWE MU'UMINUN FELA JEHAFU DHULMEN WE LA HEDMAN
C
20:113.
Kështu Ne e shpallëm këtë Kur'an arabisht dhe përsëritëm në të vërejtjet, në mënyrë që ata të ruhen ose ai (Kur'ani) t'u sjellë atyre përvojë mësimi.
20:113.
Dhe kështu, Ne e kemi zbritur Kuranin në gjuhën arabe dhe i kemi shpjeguar paralajmërimet, që ata t'ua vënë veshin.
20:113.
Dhe kështu Ne e kemi shpallur atë si një Kuran në gjuhën arabe dhe kemi shpjeguar në të kërcënime, që ata të mund të përkujtojnë ose t'i sjellë atyre përkujtimin.
20:113.
WE KEDHELIKE 'ENZELNAHU KUR'ANEN 'AREBIJAN WE SERREFNA FIHI MINEL-WA'IDI LE'ALLEHUM JETTEKUNE 'EW JUHDITHU LEHUM DHIKRÆN
C
20:114.
I lartë është All-llahu, Sundimtar i vërtetë. Ti mos nxito me Kur'anin para se të përfundojë shpallja e tij te ti, thuaj: "Zoti im, më shto dituri!"
20:114.
I Lartësuar qoftë Allahu, Sunduesi i Vërtetë! Mos nxito për ta lexuar Kuranin para se të përfundojë shpallja e tij dhe thuaj: “O Zoti im, shtoma dijeninë!”
20:114.
Prandaj, i Lartësuar qoftë Allahu, Sunduesi i Vërtetë. Dhe mos u nxito me Kuranin para se të përfundojë shpallja e tij, dhe thuaj: "O Zoti im, më shto mua në dije."
20:114.
FETA'ALALLAHUL-MELIKUL-HEKKU WE LA TA'XHEL BIL-KUR'ANI MIN KABLI 'EN JUKDA 'ILEJKE WEHJUHU WE KUL RABBI ZIDNI 'ILMEN
C
20:115.
Na i patëm urdhëruar edhe Ademit (të mos i afrohej pemës), po ai harroi, pra te ai nuk gjetëm vendosmëri.
20:115.
Ne bëmë besëlidhje edhe me Ademin më parë, por ai harroi, sepse nuk ishte i vendosur.
20:115.
Dhe me të vërtetë, Ne e patëm dhënë një urdhër Ademit më parë, por ai harroi, dhe Ne nuk e gjetëm tek ai vendosmëri.
20:115.
WE LEKAD 'AHIDNA 'ILA 'ADEME MIN KABLU FENESIJE WE LEM NEXHID LEHU 'AZMEN
C
20:116.
Përkujto kur Ne u thamë engjëjve: "Bëni sexhde ndaj Ademit, ata i bënë, pos Iblisit, i cili nuk deshi".
20:116.
Kur u thamë engjëjve: “Përuluni në sexhde para Ademit”, të gjithë u përulën, përveç Iblisit, i cili nuk pranoi.
20:116.
Dhe kur Ne u thamë engjëjve: "Bini në sexhde për Ademin," ata ranë në sexhde, përveç Iblisit. Ai refuzoi.
20:116.
WE 'IDH KULNA LILMELA'IKETI ESXHUDU LI'DEME FESEXHEDU 'ILLA 'IBLISE 'EBA