U kopjua
Kur'ani Fisnik
kërkim në gjuhën shqipe
Kërkuat fjalën:
Ajete: 11
Sherif Ahmeti
Hasan Nahi
ChatGPT
Transliterimi
C
20:99.
Po kështu, Ne të rrëfejmë ty për disa nga ndodhitë që kanë kaluar më herët dhe nga ana jonë ta dhamë ty shpalljen plot përkujtime.
20:99.
Kështu pra, Ne po të të tregojmë ty (o Muhamed) disa histori të së kaluarës. Ky (Kuran) që të kemi dhënë, është një Këshillë nga ana Jonë.
20:99.
Kështu, Ne të tregojmë ty disa nga rrëfimet e mëparshme. Dhe Ne të kemi dhënë nga Ne një Përkujtim.
20:99.
KEDHALIKE NEKUSSU 'ALEJKE MIN 'ENBA'I MA KAD SEBEKA WE KAD 'ATEJNAKE MIN LEDUNNA DHIKREN
C
20:100.
Kush i kthen shpinën kësaj (shpalljes - Kur'anit), ai do ta bartë në ditën e kijametit barrën më të rëndë.
20:100.
Kush shmanget nga ai, në Ditën e Kiametit do të mbartë ngarkesë të rëndë,
20:100.
Kushdo që ia kthen shpinën atij, me të vërtetë, ai do të mbartë një barrë Ditën e Ringjalljes,
20:100.
MEN 'A'REDE 'ANHU FE'INNEHU JEHMILU JEWMEL-KIJAMETI WIZREN
C
20:101.
Nën atë do të qëndrojnë përgjithmonë. Sa barrë e keqe është për ta në ditën e kijametit.
20:101.
që do t'u mbetet përherë. Sa barrë e keqe që do të jetë ajo në Ditën e Kiametit!
20:101.
Ku ata do të qëndrojnë përgjithmonë. Dhe sa barrë e keqe do të jetë ajo për ta Ditën e Ringjalljes!
20:101.
HALIDINE FIHI WE SA'E LEHUM JEWMEL-KIJAMETI HIMLEN
C
20:102.
Ditën kur i fryhet surit (bririt), atë ditë Ne i tubojmë mëkatarët symavijosur (të verbër, të shëmtuar).
20:102.
Ditën, kur do të fryhet në Sur, pikërisht atë Ditë do t'i tubojmë të ligjtë me sy të zgurdulluar,
20:102.
Dhe ditën kur do të fryhet në Sur. Dhe atë ditë, Ne do t'i mbledhim të gjithë mëkatarët me sy të kthyer blu.
20:102.
JEWME JUNFEHU FI ES-SURI WE NEHSHURUL-MUXHRIMINE JEWME'IDHIN ZURKEN
C
20:103.
E ata pëshpërisin mes vete: Nuk qëndruat (në Dunja) më shumë se nja dhjetë ditë.
20:103.
duke i pëshpëritur njëri-tjetrit: “Ju keni qëndruar (në dynja) vetëm dhjetë ditë.”
20:103.
Ata do të pëshpëritin mes tyre: "Ju nuk qëndruat vetëm dhjetë (ditë)."
20:103.
JETEHAFETUNE BEJNEHUM 'IN LEBITHTUM 'ILLA 'ASHREN
C
20:104.
Ne më së miri e dimë se çka flasin ata, e edhe atë kur më i mençuri prej tyre u tha: "Nuk qëndruat më shumë se një ditë!"
20:104.
Ne e dimë më mirë se ç'do të thonë ata (në Ditën e Kiametit), kur më i mençuri prej tyre do të thotë: “Ju keni qëndruar vetëm një ditë.”
20:104.
Ne e dimë më së miri atë që ata thonë, kur më i drejti i tyre në rrugë do të thotë: "Ju nuk qëndruat përveç një ditë."
20:104.
NEHNU 'A'LEMU BIMA JEKULUNE 'IDH JEKULU 'EMTHELUHUM TERIKATEN 'IN LEBITHTUM 'ILLA JEWMEN
C
20:105.
Ty të pyesin edhe për kodrat, thuaj: "Zoti im mund t'i bëjë thërrmija të shpërndara".
20:105.
Kur të të pyesin ty (o Muhamed) për malet, thuaj: “Ato do t'i bëjë hi e pluhur Zoti im,
20:105.
Dhe ata të pyesin ty për malet. Thuaj: "Zoti im do t'i bëjë ato një pluhur të shpërndarë."
20:105.
WE JES'ELUNEKE 'ANIL-XHIBALI FEKUL JENSIFUHA RABBI NESFEN
C
20:106.
Dhe vendin e tyre ta bëjë rrafsh pa farë bime e ndërtese.
20:106.
ndërsa toka do të bëhet fushë e shkretë,
20:106.
Dhe Ai do t'i lërë ato një tokë të sheshtë,
20:106.
FEJEDHERUHA KA'EN SEFSEFAN
C
20:107.
E nuk do të shohësh në të as ultësirë e as lartësirë.
20:107.
nuk do të shohësh në të as lugina, as brigje.”
20:107.
Ku nuk do të shohësh as përkulje dhe as ngritje.
20:107.
LA TERA FIHA 'IWEXHEN WE LA 'EMTAN
C
20:108.
Atë ditë ata do të shkojnë pas thirrësit, e nuk do t'i largohen atij, e para të Gjithëmëshirshmit ulen zërat e nuk dëgjohet tjetër pos një zë i ulët.
20:108.
Atë ditë, ata do të shkojnë pas thirrësit, pa iu shmangur dot atij dhe do t'i ulin zërat para të Gjithëmëshirshmit. Ti nuk do të dëgjosh tjetër, veç pëshpëritjes.
20:108.
Atë ditë, ata do të ndjekin thirrësin, për të cilin nuk ka kthim, dhe zërat do të heshtin përpara Mëshirëplotit, dhe ti nuk do të dëgjosh përveç një tingulli të lehtë.
20:108.
JEWME'IDHIN JETTEBI'UNE ED-DA'I LA 'IWEXHE LEHU WE HASHE'ATIL-'ESWATU LILRREHMENI FELA TESMA'U 'ILLA HEMSEN
C
20:109.
Atë ditë nuk bën dobi as ndërmjetësimi, përveç atij të cilin e ka lejuar i Gjithëmëshirshmi të ndërmjetësojë dhe për të cilin e pëlqeu ndërmjetësimin.
20:109.
Atë ditë nuk do të bëjë dobi ndërmjetësimi i askujt, përveç ndërmjetësimit të atij, që i jep leje i Gjithëmëshirshmi dhe që i është pranuar fjala.
20:109.
Atë ditë, as ndërmjetësimi nuk do të vlejë, përveç atij që Mëshirëploti e lejon dhe me fjalën e të cilit Ai është i kënaqur.
20:109.
JEWME'IDHIN LA TENFA'U ESH-SHEFA'ATU 'ILLA MEN 'EDHINE LEHU ER-REHMANU WE REDIJE LEHU KAWLEN