U kopjua
Kur'ani Fisnik
kërkim në gjuhën shqipe
Kërkuat fjalën:
Ajete: 11
Sherif Ahmeti
Hasan Nahi
ChatGPT
Transliterimi
C
20:76.
(do ta presin) Xhennete të Adnit, nëpër të cilët rrjedhin lumenj dhe aty do të jenë përjetë. Ky është shpërblimi i atij që është pastruar nga mosbesimi.
20:76.
në kopshtet e Adnit, nëpër të cilat rrjedhin lumenj. Ata do të qëndrojnë aty përjetësisht. Ky është shpërblimi për atë që është i dëlirë (nga mosbesimi).”
20:76.
Kopshte të begata, nën të cilët rrjedhin lumenj, ku ata do të qëndrojnë përgjithmonë. Dhe kjo është shpërblimi i atij që pastron veten.
20:76.
XHENNATU 'ADNIN TEXHRI MIN TEHTIHAL-'ENHARU HALIDINE FIHA WE DHELIKE XHEZA'U MEN TEZEKKA
C
20:77.
Ne i kumtuam Musait: "Udhëto natën me robtë e Mi, hapju atyre rrugë të terur në det, e mos ki frikë se do të zënë, a do të fundosesh".
20:77.
Ne i thamë Musait: “Udhëto natën me robërit e Mi, hapu atyre një rrugë të tharë nëpër det dhe mos u frikëso se do të të kapë ndokush e as se do të mbyteni!”
20:77.
Dhe me të vërtetë, Ne i shpallëm Musait: "Udhëto me robërit e Mi natën dhe hap për ta një rrugë të thatë në det. Mos ki frikë se do të kapesh dhe as mos ki frikë."
20:77.
WE LEKAD 'EWHEJNA 'ILA MUSA 'EN 'ESRI BI'IBADI FADRIB LEHUM TERIKEN FIL-BEHRI JEBESAN LA TEHAFU DEREKÆN WE LA TEHSHA
C
20:78.
Atyre iu vu prapa faraoni me ushtrinë e vet, po ata pësuan në det ashtu si pësuan.
20:78.
Faraoni i ndoqi ata (bijtë e Izraelit) me ushtrinë e tij, por deti i mbuloi ata me dallgë të mëdha.
20:78.
Pastaj Faraoni i ndoqi ata me ushtrinë e tij, por deti i mbuloi ata me atë që i mbuloi.
20:78.
FE'ETBE'AHUM FIR'AWNU BIXHUNUDIHI FEGASHIJEHUM MINEL-JEMMI MA GASHIJEHUM
C
20:79.
Faraoni e humbi popullin e vet, e nuk e udhëzoi.
20:79.
Faraoni i solli humbje popullit të vet dhe nuk e çoi në rrugë të drejtë.
20:79.
Dhe Faraoni e çoi popullin e tij në humbje dhe nuk e udhëzoi atë.
20:79.
WE 'EDELLE FIR'AWNU KAWMEHU WE MA HEDA
C
20:80.
O bijt e israilit, Ne ju shpëtuam prej armikut tuaj, ua përcaktuam anën e djathtë të Turit (për shpalljen e Tevratit), ju furnizuam me rrëshirë (si mjalti) dhe me shkurtëza.
20:80.
O bijtë e Izraelit, Ne ju shpëtuam nga armiku juaj, bëmë besëlidhje me ju në anën e djathtë të Turit dhe ju zbritëm manë dhe thëllëza.
20:80.
O bijtë e Israilit, Ne ju shpëtuam nga armiku juaj dhe ju bëmë një takim në anën e djathtë të malit, dhe ju zbuluam manën dhe shtazën e quajtur salua.
20:80.
JA BENI 'ISRA'ILE KAD 'ENXHEJNAKUM MIN 'ADUWIKUM WE WA'ADNAKUM XHANIBET-TURIL-'EJMENE WE NEZZELNA 'ALEJKUMUL-MENNE WE ES-SELWA
C
20:81.
Hani nga të mirat që ua dhuruam, e mos u bëni përbuzës se do t'ju godasë hidhërimi Im, e atë që e zë hidhërimi Im, ai ka mbaruar.
20:81.
Hani nga ushqimet e shijshme e të lejuara me të cilat ju kemi furnizuar dhe mos e kapërceni kufirin, përndryshe do t'ju zërë zemërimi Im. Ai, të cilin e zë zemërimi Im, është i humbur!
20:81.
Hani nga të mirat që Ne ju kemi furnizuar dhe mos kaloni kufijtë në të, që të mos bjerë mbi ju Zemërimi Im. Dhe kushdo që bie mbi të Zemërimi Im, me të vërtetë, ai ka rënë.
20:81.
KULU MIN TEJJIBATI MA REZEKNAKUM WE LA TETGAW FIHI FEJEHILLE 'ALEJKUM GADEBI WE MEN JEHLIL 'ALEJHI GADEBI FEKAD HEWA
C
20:82.
Nuk ka dyshim se Unë e fal atë që është penduar, që ka besuar, që ka bërë vepra të mira dhe që përqëndrohet për në rrugën e drejtë.
20:82.
Vërtet, Unë jam Falës për atë që pendohet, beson e bën vepra të mira dhe pastaj qëndron në rrugë të drejtë.
20:82.
Dhe me të vërtetë, Unë jam Falës për atë që pendohet, beson dhe bën vepra të mira, pastaj mbetet në rrugë të drejtë.
20:82.
WE 'INNI LEGAFFARUN LIMEN TABE WE 'AMENE WE 'AMILE SALIHEN THUMME EHTEDA
C
20:83.
Po ty o Musa: "Ç'të nguti para popullit tënd?"
20:83.
“Përse nxitove para popullit tënd, o Musa?”
20:83.
Dhe çfarë të nxitoi ty para popullit tënd, o Musa?"
20:83.
WE MA 'A'XHELEKE 'AN KAWMIKE JA MUSA
C
20:84.
Ai u përgjigj: "Ja, ata jnë pranë meje, e unë u nguta te ti, o Zoti im, që të jeshë i kënaqur ndaj meje!"
20:84.
(Musai) tha: “Ja, ata, shkojnë pas gjurmëve të mia e unë nxitova te Ti, o Zoti im, për të fituar kënaqësinë Tënde”.
20:84.
Ai tha: "Ata janë pas meje, dhe unë nxitoj drejt Teje, o Zoti im, që të jesh i kënaqur."
20:84.
KALE HUM 'ULA'I 'ALA 'ETHERI WE 'AXHILTU 'ILEJKE RABBI LITERDA
C
20:85.
Ai (All-llahu) Tha: "Ne e sprovuam popullin tënd pas teje, dhe ata i hodhi në humbje Samiriji!"
20:85.
(Allahu) tha: “Ne e vumë në provë popullin tënd gjatë mungesës tënde, e Samiriu i nxori ata nga rruga e drejtë”.
20:85.
Me të vërtetë, Ne kemi sprovuar popullin tënd pas teje, dhe Samiri i ka mashtruar ata.
20:85.
KALE FE'INNA KAD FETENNA KAWMEKE MIN BA'DIKE WE 'EDELLEHUMU ES-SAMIRIJU
C
20:86.
Musai u kthye te populli i vet i hidhëruar e i pikëlluar dhe tha: "O populli im, a nuk u premtoi juve Zoti juaj premtim të mirë, a mos u bë kohë e gjatë e ju e harruat premtimin, ose dëshiruat t'ju godasë hidhërimi nga Zoti juaj, andaj e thyet besën që ma keni dhënë?"
20:86.
Musai u kthye te populli i vet i zemëruar dhe i pikëlluar. Tha: “O populli im, vallë, a nuk ju dha Zoti juaj një premtim të mirë? A mos ju duk e gjatë koha (e përmbushjes së premtimit) apo dëshironi që t'ju godasë zemërimi i Zotit tuaj?! Prandaj nuk i jeni përmbajtur premtimit që më dhatë?!”
20:86.
Prandaj, Musa u kthye te populli i tij, i zemëruar dhe i pikëlluar. Ai tha: "O populli im, a nuk ju dha Zoti juaj një premtim të mirë? A ishte periudha e gjatë për ju apo dëshironit që Zemërimi i Zotit tuaj të binte mbi ju, që ju të thyeni premtimin tim?"
20:86.
FEREXHE'A MUSA 'ILA KAWMIHI GADBANE 'ESIFEN KALE JA KAWMI 'ELEM JA'IDKUM REBBUKUM WA'DAN HESENÆN 'EFETALE 'ALEJKUMUL-'AHDU 'EM 'EREDTUM 'EN JEHILLE 'ALEJKUM GADEBUN MIN RABBIKUM FE'EHLEFTUM MEW'IDI