Kur'ani Fisnik

kërkim në gjuhën shqipe



<< >>
Kërkuat fjalën:
Ajete: 11

Sherif Ahmeti
Hasan Nahi
ChatGPT
Transliterimi
C 20:71. Ai (faraoni) tha: "A i besuat atij para se t'u japë unë leje? Ai (Musai) është prijës i juaj, i cili ua mësoi magjinë, unë do t'ua pres duart e këmbët tërthorazi e do t'u var në trungujt e hurmave, e atëherë ju do ta kuptoni se cili prej nesh ka dënim më të ashpër e më të vazhdueshëm?"
20:71. (Faraoni) tha: “Çfarë?! Ju e besuat atë, para se t'ju jap leje unë?! Në të vërtetë, ai është mjeshtri juaj, që ju ka mësuar magjitë. Unë do t'jua këpus duart dhe këmbët tuaja të këmbyera dhe do t'ju var në trungjet e hurmave. Ju do ta merrni vesh, me siguri, se cili prej nesh është më i ashpër dhe më ngulmues në ndëshkim.”
20:71. (Faraoni) tha: "A e besuat atë para se t'ju jap leje? Me të vërtetë, ai është udhëheqësi juaj që ju ka mësuar magjinë. Prandaj, me siguri unë do t'ju pres duart dhe këmbët tuaja në të kundërt dhe do t'ju var në trungjet e palmave, dhe me të vërtetë, ju do të dini se cili prej nesh është më i ashpër dhe më i qëndrueshëm në ndëshkim."
20:71. KALE 'AMENTUM LEHU KABLE 'EN 'ADHENE LEKUM 'INNEHU LEKEBIRUKUMUL-LEDHI 'ALLEMEKUMU ES-SIHRE FELE'UKATTI'ANNE 'EJDIJEKUM WE 'ERXHULEKUM MIN HILAFIN WE LE'USELLIBENNEKUM FI XHUDHU'I EN-NEHLI WE LETA'LEMUNNE 'EJJUNA 'ESHEDDU 'ADHABEN WE 'EBKA
C 20:72. Ata thanë: "Pasha Atë që na krijoi, nuk të japim përparësi ty ndaj argumenteve që na erdhën, e ti bëje atë që mendon ta bësh, dhe mund ta zbatosh vetëm atë që i takon jetës së kësaj bote!"
20:72. (Magjistarët) u përgjigjën: “Ne kurrë nuk do të të japim ty përparësi ndaj provave që na kanë ardhur neve dhe ndaj Atij që na ka krijuar ne. Prandaj, gjyko si të duash; ti gjykon vetëm në jetën e kësaj bote!
20:72. Ata thanë: "Ne nuk do të zgjedhim ty mbi atë që na ka ardhur nga provat e qarta dhe mbi Atë që na ka krijuar. Prandaj, vendos atë që dëshiron të vendosësh. Me të vërtetë, ti mund të vendosësh vetëm për këtë jetë të kësaj bote.
20:72. KALU LEN NU'UTHIREKE 'ALA MA XHA'ENA MINEL-BEJJINATI WEL-LEDHI FETERENA FAKDI MA 'ENTE KADIN 'INNEMA TEKDI HEDHIHIL-HEJETE ED-DUNJA
C 20:73. Ne i besuam Zotit tonë që Ai të na i falë gabimet dhe magjinë, me të cilën ti na detyrove. All-llahu është më i miri (në të shpërblyerit) dhe më i përjetshmi (në të dënuar)!
20:73. Ne besojmë në Zotin tonë, që të na i falë gabimet dhe magjitë, për të cilat na ke detyruar ti. Allahu është më i Miri dhe i Përjetshmi.
20:73. Me të vërtetë, ne besojmë në Zotin tonë, që Ai të na falë gabimet tona dhe magjinë që ti na detyrove të bëjmë. Dhe Allahu është më i miri dhe më i qëndrueshmi."
20:73. 'INNA 'AMENNA BIREBBINA LIJEGFIRE LENA HATAJANA WE MA 'EKREHTENA 'ALEJHI MINE ES-SIHRI WEL-LAHU HAJRUN WE 'EBKA
C 20:74. Ai që i paraqitet Zotit të vet si kriminel, e ka xhehennemin, në të cilin as nuk vdes as nuk jeton.
20:74. Atë që i paraqitet Zotit të vet si keqbërës, sigurisht që e pret Xhehenemi, ku as nuk do të vdesë e as nuk do të jetojë.
20:74. Me të vërtetë, kushdo që vjen te Zoti i tij si një keqbërës, për të është Xhehenemi. Atje, ai as nuk do të vdesë dhe as nuk do të jetojë.
20:74. 'INNEHU MEN JE'TI REBBEHU MUXHRIMEN FE'INNE LEHU XHEHENNEME LA JEMUTU FIHA WE LA JEHJA
C 20:75. Ndërsa ai që i paraqitet Atij besimtar e që ka bërë vepra të mira, të tillët i presin merita të larta.
20:75. Ndërsa kush paraqitet tek Ai si besimtar e që ka bërë vepra të mira, do të ngrihet në shkallë të larta,
20:75. Dhe kushdo që vjen te Ai si besimtar, që ka bërë vepra të mira, për ta janë nivelet më të larta:
20:75. WE MEN JE'TIHI MU'UMINEN KAD 'AMILE ES-SALIHATI FE'ULA'IKE LEHUMU ED-DEREXHATUL-'ULA
C 20:76. (do ta presin) Xhennete të Adnit, nëpër të cilët rrjedhin lumenj dhe aty do të jenë përjetë. Ky është shpërblimi i atij që është pastruar nga mosbesimi.
20:76. në kopshtet e Adnit, nëpër të cilat rrjedhin lumenj. Ata do të qëndrojnë aty përjetësisht. Ky është shpërblimi për atë që është i dëlirë (nga mosbesimi).”
20:76. Kopshte të begata, nën të cilët rrjedhin lumenj, ku ata do të qëndrojnë përgjithmonë. Dhe kjo është shpërblimi i atij që pastron veten.
20:76. XHENNATU 'ADNIN TEXHRI MIN TEHTIHAL-'ENHARU HALIDINE FIHA WE DHELIKE XHEZA'U MEN TEZEKKA
C 20:77. Ne i kumtuam Musait: "Udhëto natën me robtë e Mi, hapju atyre rrugë të terur në det, e mos ki frikë se do të zënë, a do të fundosesh".
20:77. Ne i thamë Musait: “Udhëto natën me robërit e Mi, hapu atyre një rrugë të tharë nëpër det dhe mos u frikëso se do të të kapë ndokush e as se do të mbyteni!”
20:77. Dhe me të vërtetë, Ne i shpallëm Musait: "Udhëto me robërit e Mi natën dhe hap për ta një rrugë të thatë në det. Mos ki frikë se do të kapesh dhe as mos ki frikë."
20:77. WE LEKAD 'EWHEJNA 'ILA MUSA 'EN 'ESRI BI'IBADI FADRIB LEHUM TERIKEN FIL-BEHRI JEBESAN LA TEHAFU DEREKÆN WE LA TEHSHA
C 20:78. Atyre iu vu prapa faraoni me ushtrinë e vet, po ata pësuan në det ashtu si pësuan.
20:78. Faraoni i ndoqi ata (bijtë e Izraelit) me ushtrinë e tij, por deti i mbuloi ata me dallgë të mëdha.
20:78. Pastaj Faraoni i ndoqi ata me ushtrinë e tij, por deti i mbuloi ata me atë që i mbuloi.
20:78. FE'ETBE'AHUM FIR'AWNU BIXHUNUDIHI FEGASHIJEHUM MINEL-JEMMI MA GASHIJEHUM
C 20:79. Faraoni e humbi popullin e vet, e nuk e udhëzoi.
20:79. Faraoni i solli humbje popullit të vet dhe nuk e çoi në rrugë të drejtë.
20:79. Dhe Faraoni e çoi popullin e tij në humbje dhe nuk e udhëzoi atë.
20:79. WE 'EDELLE FIR'AWNU KAWMEHU WE MA HEDA
C 20:80. O bijt e israilit, Ne ju shpëtuam prej armikut tuaj, ua përcaktuam anën e djathtë të Turit (për shpalljen e Tevratit), ju furnizuam me rrëshirë (si mjalti) dhe me shkurtëza.
20:80. O bijtë e Izraelit, Ne ju shpëtuam nga armiku juaj, bëmë besëlidhje me ju në anën e djathtë të Turit dhe ju zbritëm manë dhe thëllëza.
20:80. O bijtë e Israilit, Ne ju shpëtuam nga armiku juaj dhe ju bëmë një takim në anën e djathtë të malit, dhe ju zbuluam manën dhe shtazën e quajtur salua.
20:80. JA BENI 'ISRA'ILE KAD 'ENXHEJNAKUM MIN 'ADUWIKUM WE WA'ADNAKUM XHANIBET-TURIL-'EJMENE WE NEZZELNA 'ALEJKUMUL-MENNE WE ES-SELWA
C 20:81. Hani nga të mirat që ua dhuruam, e mos u bëni përbuzës se do t'ju godasë hidhërimi Im, e atë që e zë hidhërimi Im, ai ka mbaruar.
20:81. Hani nga ushqimet e shijshme e të lejuara me të cilat ju kemi furnizuar dhe mos e kapërceni kufirin, përndryshe do t'ju zërë zemërimi Im. Ai, të cilin e zë zemërimi Im, është i humbur!
20:81. Hani nga të mirat që Ne ju kemi furnizuar dhe mos kaloni kufijtë në të, që të mos bjerë mbi ju Zemërimi Im. Dhe kushdo që bie mbi të Zemërimi Im, me të vërtetë, ai ka rënë.
20:81. KULU MIN TEJJIBATI MA REZEKNAKUM WE LA TETGAW FIHI FEJEHILLE 'ALEJKUM GADEBI WE MEN JEHLIL 'ALEJHI GADEBI FEKAD HEWA