Kur'ani Fisnik

kërkim në gjuhën shqipe



<< >>
Kërkuat fjalën:
Ajete: 11

Sherif Ahmeti
Hasan Nahi
ChatGPT
Transliterimi
C 20:81. Hani nga të mirat që ua dhuruam, e mos u bëni përbuzës se do t'ju godasë hidhërimi Im, e atë që e zë hidhërimi Im, ai ka mbaruar.
20:81. Hani nga ushqimet e shijshme e të lejuara me të cilat ju kemi furnizuar dhe mos e kapërceni kufirin, përndryshe do t'ju zërë zemërimi Im. Ai, të cilin e zë zemërimi Im, është i humbur!
20:81. Hani nga të mirat që Ne ju kemi furnizuar dhe mos kaloni kufijtë në të, që të mos bjerë mbi ju Zemërimi Im. Dhe kushdo që bie mbi të Zemërimi Im, me të vërtetë, ai ka rënë.
20:81. KULU MIN TEJJIBATI MA REZEKNAKUM WE LA TETGAW FIHI FEJEHILLE 'ALEJKUM GADEBI WE MEN JEHLIL 'ALEJHI GADEBI FEKAD HEWA
C 20:82. Nuk ka dyshim se Unë e fal atë që është penduar, që ka besuar, që ka bërë vepra të mira dhe që përqëndrohet për në rrugën e drejtë.
20:82. Vërtet, Unë jam Falës për atë që pendohet, beson e bën vepra të mira dhe pastaj qëndron në rrugë të drejtë.
20:82. Dhe me të vërtetë, Unë jam Falës për atë që pendohet, beson dhe bën vepra të mira, pastaj mbetet në rrugë të drejtë.
20:82. WE 'INNI LEGAFFARUN LIMEN TABE WE 'AMENE WE 'AMILE SALIHEN THUMME EHTEDA
C 20:83. Po ty o Musa: "Ç'të nguti para popullit tënd?"
20:83. “Përse nxitove para popullit tënd, o Musa?”
20:83. Dhe çfarë të nxitoi ty para popullit tënd, o Musa?"
20:83. WE MA 'A'XHELEKE 'AN KAWMIKE JA MUSA
C 20:84. Ai u përgjigj: "Ja, ata jnë pranë meje, e unë u nguta te ti, o Zoti im, që të jeshë i kënaqur ndaj meje!"
20:84. (Musai) tha: “Ja, ata, shkojnë pas gjurmëve të mia e unë nxitova te Ti, o Zoti im, për të fituar kënaqësinë Tënde”.
20:84. Ai tha: "Ata janë pas meje, dhe unë nxitoj drejt Teje, o Zoti im, që të jesh i kënaqur."
20:84. KALE HUM 'ULA'I 'ALA 'ETHERI WE 'AXHILTU 'ILEJKE RABBI LITERDA
C 20:85. Ai (All-llahu) Tha: "Ne e sprovuam popullin tënd pas teje, dhe ata i hodhi në humbje Samiriji!"
20:85. (Allahu) tha: “Ne e vumë në provë popullin tënd gjatë mungesës tënde, e Samiriu i nxori ata nga rruga e drejtë”.
20:85. Me të vërtetë, Ne kemi sprovuar popullin tënd pas teje, dhe Samiri i ka mashtruar ata.
20:85. KALE FE'INNA KAD FETENNA KAWMEKE MIN BA'DIKE WE 'EDELLEHUMU ES-SAMIRIJU
C 20:86. Musai u kthye te populli i vet i hidhëruar e i pikëlluar dhe tha: "O populli im, a nuk u premtoi juve Zoti juaj premtim të mirë, a mos u bë kohë e gjatë e ju e harruat premtimin, ose dëshiruat t'ju godasë hidhërimi nga Zoti juaj, andaj e thyet besën që ma keni dhënë?"
20:86. Musai u kthye te populli i vet i zemëruar dhe i pikëlluar. Tha: “O populli im, vallë, a nuk ju dha Zoti juaj një premtim të mirë? A mos ju duk e gjatë koha (e përmbushjes së premtimit) apo dëshironi që t'ju godasë zemërimi i Zotit tuaj?! Prandaj nuk i jeni përmbajtur premtimit që më dhatë?!”
20:86. Prandaj, Musa u kthye te populli i tij, i zemëruar dhe i pikëlluar. Ai tha: "O populli im, a nuk ju dha Zoti juaj një premtim të mirë? A ishte periudha e gjatë për ju apo dëshironit që Zemërimi i Zotit tuaj të binte mbi ju, që ju të thyeni premtimin tim?"
20:86. FEREXHE'A MUSA 'ILA KAWMIHI GADBANE 'ESIFEN KALE JA KAWMI 'ELEM JA'IDKUM REBBUKUM WA'DAN HESENÆN 'EFETALE 'ALEJKUMUL-'AHDU 'EM 'EREDTUM 'EN JEHILLE 'ALEJKUM GADEBUN MIN RABBIKUM FE'EHLEFTUM MEW'IDI
C 20:87. Ata thanë: "Ne nuk e thyem besën tënde me dëshirën tonë, por ne ishim ngarkuar me barrë të rënda nga stolitë e popullit e i hodhëm ato (në zjarr), e ashtu i hodhi edhe Samirija".
20:87. Ata u përgjigjën: “Ne nuk e kemi thyer premtimin që të patëm dhënë me vullnetin tonë, por qemë të ngarkuar rëndë me stolitë e popullit (të Faraonit), andaj i hodhëm ato (në zjarr për t'u lehtësuar). Po kështu i hodhi edhe Samiriu,
20:87. Ata thanë: "Ne nuk thyem premtimin tënd me dëshirën tonë, por ne u ngarkuam me peshë të rëndë nga stolitë e njerëzve, prandaj i hodhëm ato. Dhe kështu Samiri i hodhi ato."
20:87. KALU MA 'EHLEFNA MEW'IDEKE BIMELKINA WE LEKINNA HUMMILNA 'EWZAREN MIN ZINETIL-KAWMI FEKADHEFNAHA FEKEDHELIKE 'ELKA ES-SAMIRIJU
C 20:88. E ai (Samirija) ua mbaroi atyre një viç me trup që pëlliste, e ata thanë: "Ky është zoti juaj dhe Zoti i Musait, po ai (Musai) e ka harruar".
20:88. dhe nga këto ai bëri një trup viçi që pëlliste. Atëherë tha: “Ky është zoti juaj dhe zoti Musait. Ai (Musai) ka harruar (t'ju tregojë për të)!”
20:88. Pastaj ai nxori për ta një viç, një trup me një zë që mëkët. Ata thanë: "Ky është zoti juaj dhe zoti i Musait, por ai ka harruar."
20:88. FE'EHREXHE LEHUM 'IXHLEN XHESEDAN LEHU HUWARUN FEKALU HADHA 'ILEHUKUM WE 'ILEHU MUSA FENESIJE
C 20:89. A nuk e kuptonin ata se ai (viç) as nuk u përgjigjej atyre, e as nuk kishte mundësi t'ju sillte ndonjë dobi a dëm.
20:89. Vallë, a nuk e shihnin ata, se (viçi) nuk u drejtonte atyre asnjë fjalë dhe nuk ishte në gjendje t'u sillte kurrfarë dëmi apo dobie?
20:89. A nuk panë ata se ai nuk u përgjigjej atyre dhe nuk kishte as fuqi për t'u bërë dëm dhe as për t'u sjellë dobi?
20:89. 'EFELA JEREWNE 'ELLA JERXHI'U 'ILEJHIM KAWLEN WE LA JEMLIKU LEHUM DERRAN WE LA NEF'ÆN
C 20:90. E Haruni atyre u pat thënë më parë: "O populli im, ju vetëm u sprovuat me të, pse Zoti juaj është i Gjithëmëshirshmi, andaj ejani pas meje dhe më dëgjoni për këtë që po ua thëm".
20:90. Ndërkohë, Haruni u kishte thënë atyre qysh më parë: “O populli im! Kjo është vetëm një provë për ju! Zoti juaj është i Gjithëmëshirshmi, andaj ndiqmëni mua dhe dëgjoni urdhrin tim!”
20:90. Dhe Haruni më parë u kishte thënë atyre: "O populli im, me të vërtetë, ju jeni sprovuar me këtë. Dhe me të vërtetë, Zoti juaj është Mëshirëploti. Prandaj, më ndiqni mua dhe binduni urdhrit tim."
20:90. WE LEKAD KALE LEHUM HARUNU MIN KABLU JA KAWMI 'INNEMA FUTINTUM BIHI WE 'INNE REBBEKUMU ER-REHMANU FE ETTEBI'UNI WE 'ETI'U 'EMRI
C 20:91. Ata i thanë: "Ne nuk do t'i ndahemi këtij (adhurimit të viçit) deri që të kthehet te ne Musai!"
20:91. Ata u përgjigjën: “Ne do t'i lutemi atij, derisa të na kthehet Musai”.
20:91. Ata thanë: "Ne nuk do ta braktisim atë (viçin), duke e adhuruar atë, derisa Musa të kthehet te ne."
20:91. KALU LEN NEBREHE 'ALEJHI 'AKIFINE HETTA JERXHI'A 'ILEJNA MUSA