U kopjua
Kur'ani Fisnik
kërkim në gjuhën shqipe
Kërkuat fjalën:
Ajete: 11
Sherif Ahmeti
Hasan Nahi
ChatGPT
Transliterimi
C
20:50.
(Musai) Tha: "Zoti ynë është Ai që çdo sendi i dha formën e vet, pastaj e udhëzoi atë?"
20:50.
(Musai) tha: “Zoti ynë është Ai që çdo gjëje i ka dhënë trajtën e vet e pastaj e ka udhëzuar”.
20:50.
(Musa) tha: "Zoti ynë është Ai që i ka dhënë çdo gjëje krijimin e saj dhe pastaj e ka udhëzuar atë."
20:50.
KALE REBBUNAL-LEDHI 'A'TA KULLE SHEJ'IN HALKAHU THUMME HEDA
C
20:51.
Ai tha: "Si është gjendja e popujve të mëparshëm?"
20:51.
(Faraoni) tha: “Si është gjendja e brezave të mëparshëm”?
20:51.
(Faraoni) tha: "Po çfarë është me brezat e mëparshëm?"
20:51.
KALE FEMA BALUL-KURUNIL-'ULA
C
20:52.
(Musai) Tha: "Dija për ata është te Zoti im, e shënuar në një libër. Zoti im nuk gabon e as nuk harron".
20:52.
(Musai) tha: “Dijenia lidhur me ta gjendet te Zoti im, në Libër. Zoti im nuk gabon dhe nuk harron!”
20:52.
(Musa) tha: "Dija për to është te Zoti im, në një libër. Zoti im nuk gabon dhe nuk harron."
20:52.
KALE 'ILMUHA 'INDE RABBI FI KITABIN LA JEDILLU RABBI WE LA JENSA
C
20:53.
(Zoti im) I cili për ju e bëri tokën si djep, për të mirën tuaj hapi rrugë nëpër të, lëshoi shiun prej së larti, e kjo mundësoi që të mbijnë bimë të llojeve të ndryshme.
20:53.
Është Ai që Tokën e ka bërë shtrat për ju, që ju ka shtruar rrugët nëpër të dhe që lëshon ujë nga qielli, me qëllim që, nëpërmjet tij, të rriten shumë lloje bimësh të ndryshme.
20:53.
Ai është që e ka bërë tokën një shtrat për ju dhe ka hapur rrugë në të për ju dhe ka zbritur ujë nga qielli. Dhe Ne kemi nxjerrë me të lloje të ndryshme bimësie.
20:53.
EL-LEDHI XHE'ALE LEKUMUL-'ERDE MEHDEN WE SELEKE LEKUM FIHA SUBULAN WE 'ENZELE MINE ES-SEMA'I MA'EN FE'EHREXHNA BIHI 'EZWAXHÆN MIN NEBATIN SHETTA
C
20:54.
Hani ju dhe kullotni kafshët tuaja (nga ato bimë). Vërtet, për të gjitha këto (që u përmendën) ka argumente për ata që kanë mendje të shëndoshë.
20:54.
Hani dhe kullotni bagëtinë tuaj! Këto, me të vërtetë, janë shenja për ata që janë mendarë.
20:54.
Hani dhe kullotni bagëtinë tuaj. Me të vërtetë, në këtë ka shenja për ata që kanë intelekt.
20:54.
KULU WE ER'AW 'EN'AMEKUM 'INNE FI DHALIKE LE'AJATIN LI'WLI EN-NUHA
C
20:55.
Prej asaj (tokës) Ne u krijuam ju, e ju do t'ju kthejmë përsëri në të, e prej saj do t'ju nxjerrim edhe një herë.
20:55.
Ne ju kemi krijuar prej tokës, aty do t'ju kthejmë dhe nga ajo do t'ju nxjerrim edhe një herë tjetër.
20:55.
Prej saj Ne ju kemi krijuar, dhe në të Ne do t'ju kthejmë, dhe prej saj Ne do t'ju nxjerrim për herë të dytë.
20:55.
MINHA HALEKNAKUM WE FIHA NU'IDUKUM WE MINHA NUHRIXHUKUM TARETEN 'UHRA
C
20:56.
Ne ia bëmë të mundshme atij t'i shohë të gjitha argumentet Tona, por ai i gënjeu ato dhe i refuzoi.
20:56.
Ne ia treguam atij (Faraonit) të gjitha shenjat Tona, por ai i mohoi, nuk pranoi (të besonte)
20:56.
Dhe me të vërtetë, Ne i treguam atij të gjitha shenjat Tona, por ai i mohoi dhe refuzoi.
20:56.
WE LEKAD 'EREJNAHU 'AJATINA KULLEHA FEKEDHDHEBE WE 'EBA
C
20:57.
(Atëherë faraoni) Tha: "O Musa, a mos na ke ardhur që me magjinë tënde të na nxjerrësh prej tokës sonë (prej Egjiptit)?
20:57.
dhe tha: “O Musa, a ke ardhur që të na nxjerrësh nga toka jonë me magjinë tënde?!
20:57.
Ai tha: "A ke ardhur te ne për të na nxjerrë nga toka jonë me magjinë tënde, o Musa?
20:57.
KALE 'EXHI'TENA LITUHRIXHENA MIN 'ERDINA BISIHRIKE JA MUSA
C
20:58.
Edhe ne do të kundërvihemi me një aso magjie, pra cakto një kohë dhe një vend që do të na përshtatet, e që nuk do ta thyenim as ne as ti".
20:58.
Ne do të të sjellim ty një magji të ngjashme. Cakto, midis nesh dhe teje, një takim në një vend të sheshtë, ku nuk do të mungojmë as ne, as ti!”
20:58.
Prandaj, ne me siguri do të sjellim një magji të tillë kundër teje. Prandaj, cakto një takim mes nesh dhe teje, të cilit as ne dhe as ti nuk do t'i kundërvihemi, në një vend të përshtatshëm."
20:58.
FELENE'TIJENNEKE BISIHRIN MITHLIHI FAXH'AL BEJNENA WE BEJNEKE MEW'IDEN LA NUHLIFUHU NEHNU WE LA 'ENTE MEKANAN SUWEN
C
20:59.
(Musai) Tha: "Koha e caktuar le të jetë dita e festës në mënyrë që njerëzit të tubohen paradite".
20:59.
(Musai) tha: “Takimi me ju është në ditën e kremtës dhe njerëzia le të tubohen paradite”.
20:59.
(Musa) tha: "Takimi ynë do të jetë në dita e festës, dhe njerëzit të mblidhen në mëngjes."
20:59.
KALE MEW'IDUKUM JEWMU EZ-ZINETI WE 'EN JUHSHERE EN-NASU DUHEN
C
20:60.
Faraoni u kthye dhe tuboi magjistarët e vet dhe doli në kohën (dhe vendin) e caktuar.
20:60.
Faraoni u largua, i mblodhi magjistarët e vet e pastaj erdhi.
20:60.
Prandaj, Faraoni u largua, grumbulloi planin e tij dhe pastaj erdhi.
20:60.
FETEWELLA FIR'AWNU FEXHEME'A KEJDEHU THUMME 'ETA