U kopjua
Kur'ani Fisnik
kërkim në gjuhën shqipe
Kërkuat fjalën:
Ajete: 11
Sherif Ahmeti
Hasan Nahi
ChatGPT
Transliterimi
C
20:46.
Ai (All-llahu) tha: "Mos u frikësoni, se Unë (me ndihmën Time) jam me ju, dëgjoj (ç'do t'ju thotë) dhe shoh (ç'do të bëjë me ju)".
20:46.
(Allahu) tha: “Mos u frikësoni! Në të vërtetë, Unë jam me ju, dëgjoj dhe shoh.
20:46.
Mos kini frikë. Me të vërtetë, Unë jam me ju të dy, duke dëgjuar dhe duke parë.
20:46.
KALE LA TEHAFA 'INNENI ME'AKUMA 'ESMA'U WE 'ERA
C
20:47.
I shkoni e i thuani atij: "Ne jemi që të dy të dërguar të Zotit tënd, lëshoi beni israilët të vijnë me ne, e mos i mundo! Ne të kemi ardhur me argumente nga Zoti yt, e shpëtimi është për atë që ndjek rrugën e drejtë.
20:47.
Shkoni tek ai dhe i thoni: “Ne të dy jemi të dërguarit e Zotit tënd, lëshoji të bijtë e Izraelit që të vijnë me ne dhe mos i mundo! Ne të kemi sjellë ty një shenjë nga Zoti yt. Paqe mbi atë që ndjek rrugën e drejtë!
20:47.
Prandaj, shkoni te ai dhe thuajini: 'Ne jemi të dërguarit e Zotit tënd, prandaj lëshoje popullin e Israilit me ne dhe mos i torturo ata. Me të vërtetë, ne kemi ardhur te ti me një shenjë nga Zoti yt. Dhe paqja qoftë mbi atë që ndjek udhëzimin.
20:47.
FE'TIJAHU FEKULA 'INNA RESULA RABBIKE FE'ERSIL ME'ANA BENI 'ISRA'ILE WE LA TU'ADHDHIBHUM KAD XHI'NAKE BI'AJETIN MIN RABBIKE WE ES-SELAMU 'ALA MENI ETTEBE'AL-HUDA
C
20:48.
Ne na është thënë se dënimi është për atë që gënjen (të dërguarit) dhe ia kthen shpinën besimit".
20:48.
Vërtet, neve na është shpallur se dënimi do të godasë këdo, që (i) mohon (shenjat e Allahut) dhe (i) kthen shpinën (të dërguarve të Tij)”.
20:48.
Me të vërtetë, na është shpallur neve se ndëshkimi do të jetë mbi atë që përgënjeshtron dhe kthen shpinën.'"
20:48.
'INNA KAD 'UHIJE 'ILEJNA 'ENNEL-'ADHABE 'ALA MEN KEDHDHEBE WE TEWELLA
C
20:49.
Ai (faraoni) tha: "E kush është Zoti i juve dyve, o Musa?"
20:49.
(Faraoni) tha: “E, kush është Zoti juaj, o Musa?”
20:49.
Ai tha: "E kush është Zoti juaj, o Musa?"
20:49.
KALE FEMEN REBBUKUMA JA MUSA
C
20:50.
(Musai) Tha: "Zoti ynë është Ai që çdo sendi i dha formën e vet, pastaj e udhëzoi atë?"
20:50.
(Musai) tha: “Zoti ynë është Ai që çdo gjëje i ka dhënë trajtën e vet e pastaj e ka udhëzuar”.
20:50.
(Musa) tha: "Zoti ynë është Ai që i ka dhënë çdo gjëje krijimin e saj dhe pastaj e ka udhëzuar atë."
20:50.
KALE REBBUNAL-LEDHI 'A'TA KULLE SHEJ'IN HALKAHU THUMME HEDA
C
20:51.
Ai tha: "Si është gjendja e popujve të mëparshëm?"
20:51.
(Faraoni) tha: “Si është gjendja e brezave të mëparshëm”?
20:51.
(Faraoni) tha: "Po çfarë është me brezat e mëparshëm?"
20:51.
KALE FEMA BALUL-KURUNIL-'ULA
C
20:52.
(Musai) Tha: "Dija për ata është te Zoti im, e shënuar në një libër. Zoti im nuk gabon e as nuk harron".
20:52.
(Musai) tha: “Dijenia lidhur me ta gjendet te Zoti im, në Libër. Zoti im nuk gabon dhe nuk harron!”
20:52.
(Musa) tha: "Dija për to është te Zoti im, në një libër. Zoti im nuk gabon dhe nuk harron."
20:52.
KALE 'ILMUHA 'INDE RABBI FI KITABIN LA JEDILLU RABBI WE LA JENSA
C
20:53.
(Zoti im) I cili për ju e bëri tokën si djep, për të mirën tuaj hapi rrugë nëpër të, lëshoi shiun prej së larti, e kjo mundësoi që të mbijnë bimë të llojeve të ndryshme.
20:53.
Është Ai që Tokën e ka bërë shtrat për ju, që ju ka shtruar rrugët nëpër të dhe që lëshon ujë nga qielli, me qëllim që, nëpërmjet tij, të rriten shumë lloje bimësh të ndryshme.
20:53.
Ai është që e ka bërë tokën një shtrat për ju dhe ka hapur rrugë në të për ju dhe ka zbritur ujë nga qielli. Dhe Ne kemi nxjerrë me të lloje të ndryshme bimësie.
20:53.
EL-LEDHI XHE'ALE LEKUMUL-'ERDE MEHDEN WE SELEKE LEKUM FIHA SUBULAN WE 'ENZELE MINE ES-SEMA'I MA'EN FE'EHREXHNA BIHI 'EZWAXHÆN MIN NEBATIN SHETTA
C
20:54.
Hani ju dhe kullotni kafshët tuaja (nga ato bimë). Vërtet, për të gjitha këto (që u përmendën) ka argumente për ata që kanë mendje të shëndoshë.
20:54.
Hani dhe kullotni bagëtinë tuaj! Këto, me të vërtetë, janë shenja për ata që janë mendarë.
20:54.
Hani dhe kullotni bagëtinë tuaj. Me të vërtetë, në këtë ka shenja për ata që kanë intelekt.
20:54.
KULU WE ER'AW 'EN'AMEKUM 'INNE FI DHALIKE LE'AJATIN LI'WLI EN-NUHA
C
20:55.
Prej asaj (tokës) Ne u krijuam ju, e ju do t'ju kthejmë përsëri në të, e prej saj do t'ju nxjerrim edhe një herë.
20:55.
Ne ju kemi krijuar prej tokës, aty do t'ju kthejmë dhe nga ajo do t'ju nxjerrim edhe një herë tjetër.
20:55.
Prej saj Ne ju kemi krijuar, dhe në të Ne do t'ju kthejmë, dhe prej saj Ne do t'ju nxjerrim për herë të dytë.
20:55.
MINHA HALEKNAKUM WE FIHA NU'IDUKUM WE MINHA NUHRIXHUKUM TARETEN 'UHRA
C
20:56.
Ne ia bëmë të mundshme atij t'i shohë të gjitha argumentet Tona, por ai i gënjeu ato dhe i refuzoi.
20:56.
Ne ia treguam atij (Faraonit) të gjitha shenjat Tona, por ai i mohoi, nuk pranoi (të besonte)
20:56.
Dhe me të vërtetë, Ne i treguam atij të gjitha shenjat Tona, por ai i mohoi dhe refuzoi.
20:56.
WE LEKAD 'EREJNAHU 'AJATINA KULLEHA FEKEDHDHEBE WE 'EBA