Kur'ani Fisnik

kërkim në gjuhën shqipe



<< >>
Kërkuat fjalën:
Ajete: 11

Sherif Ahmeti
Hasan Nahi
ChatGPT
Transliterimi
C 20:55. Prej asaj (tokës) Ne u krijuam ju, e ju do t'ju kthejmë përsëri në të, e prej saj do t'ju nxjerrim edhe një herë.
20:55. Ne ju kemi krijuar prej tokës, aty do t'ju kthejmë dhe nga ajo do t'ju nxjerrim edhe një herë tjetër.
20:55. Prej saj Ne ju kemi krijuar, dhe në të Ne do t'ju kthejmë, dhe prej saj Ne do t'ju nxjerrim për herë të dytë.
20:55. MINHA HALEKNAKUM WE FIHA NU'IDUKUM WE MINHA NUHRIXHUKUM TARETEN 'UHRA
C 20:56. Ne ia bëmë të mundshme atij t'i shohë të gjitha argumentet Tona, por ai i gënjeu ato dhe i refuzoi.
20:56. Ne ia treguam atij (Faraonit) të gjitha shenjat Tona, por ai i mohoi, nuk pranoi (të besonte)
20:56. Dhe me të vërtetë, Ne i treguam atij të gjitha shenjat Tona, por ai i mohoi dhe refuzoi.
20:56. WE LEKAD 'EREJNAHU 'AJATINA KULLEHA FEKEDHDHEBE WE 'EBA
C 20:57. (Atëherë faraoni) Tha: "O Musa, a mos na ke ardhur që me magjinë tënde të na nxjerrësh prej tokës sonë (prej Egjiptit)?
20:57. dhe tha: “O Musa, a ke ardhur që të na nxjerrësh nga toka jonë me magjinë tënde?!
20:57. Ai tha: "A ke ardhur te ne për të na nxjerrë nga toka jonë me magjinë tënde, o Musa?
20:57. KALE 'EXHI'TENA LITUHRIXHENA MIN 'ERDINA BISIHRIKE JA MUSA
C 20:58. Edhe ne do të kundërvihemi me një aso magjie, pra cakto një kohë dhe një vend që do të na përshtatet, e që nuk do ta thyenim as ne as ti".
20:58. Ne do të të sjellim ty një magji të ngjashme. Cakto, midis nesh dhe teje, një takim në një vend të sheshtë, ku nuk do të mungojmë as ne, as ti!”
20:58. Prandaj, ne me siguri do të sjellim një magji të tillë kundër teje. Prandaj, cakto një takim mes nesh dhe teje, të cilit as ne dhe as ti nuk do t'i kundërvihemi, në një vend të përshtatshëm."
20:58. FELENE'TIJENNEKE BISIHRIN MITHLIHI FAXH'AL BEJNENA WE BEJNEKE MEW'IDEN LA NUHLIFUHU NEHNU WE LA 'ENTE MEKANAN SUWEN
C 20:59. (Musai) Tha: "Koha e caktuar le të jetë dita e festës në mënyrë që njerëzit të tubohen paradite".
20:59. (Musai) tha: “Takimi me ju është në ditën e kremtës dhe njerëzia le të tubohen paradite”.
20:59. (Musa) tha: "Takimi ynë do të jetë në dita e festës, dhe njerëzit të mblidhen në mëngjes."
20:59. KALE MEW'IDUKUM JEWMU EZ-ZINETI WE 'EN JUHSHERE EN-NASU DUHEN
C 20:60. Faraoni u kthye dhe tuboi magjistarët e vet dhe doli në kohën (dhe vendin) e caktuar.
20:60. Faraoni u largua, i mblodhi magjistarët e vet e pastaj erdhi.
20:60. Prandaj, Faraoni u largua, grumbulloi planin e tij dhe pastaj erdhi.
20:60. FETEWELLA FIR'AWNU FEXHEME'A KEJDEHU THUMME 'ETA
C 20:61. Atëherë Musai u tha atyre (magjistarëve): "Mjerimi është juaji, prandaj mos shpifni ndaj All-llahut ndonjë gënjeshtër e t'ju shkatërrojë me ndonjë dënim, se pa dyshim ai që shpif ka dështuar keq".
20:61. Musai u tha atyre: “Të mjerët ju! Mos trilloni gënjeshtra për Allahun, duke bërë që Ai t'ju shkatërrojë me dënim. Do të dështojnë me siguri, ata që trillojnë gënjeshtra!”
20:61. Musa u tha atyre: "Mjerë për ju! Mos shpifni gënjeshtra kundër Allahut, përndryshe Ai do t'ju shkatërrojë me një ndëshkim. Dhe me të vërtetë, ai që shpif është i humbur."
20:61. KALE LEHUM MUSA WEJLEKUM LA TEFTERU 'ALA ELLAHI KEDHIBEN FEJUSHITEKUM BI'ADHABIN WE KAD HABE MENI EFTERA
C 20:62. Ata (magjistarët) polemizuan për çështjen e tyre, por bisedën e bënë fshehurazi (nga masa).
20:62. Ata diskutuan me njëri-tjetrin për punën e tyre, duke pëshpëritur fshehurazi.
20:62. Pastaj ata argumentuan mes tyre çështjen e tyre dhe e fshehën diskutimin e tyre.
20:62. FETENAZA'U 'EMREHUM BEJNEHUM WE 'ESERRU EN-NEXHWA
C 20:63. Ata pastaj (pas bisedës së fshehtë) thanë: "Këta të dy janë magjistarë, që me magjinë e tyre duan t'ju nxjerrin nga toka juaj dhe ta zhdukin drejtimin (ideologjinë) tuaj që pa dyshim është më i drejti".
20:63. Njëri prej tyre tha: “Në të vërtetë, këta (Musai dhe Haruni), janë dy magjistarë, që duan t'ju shporrin nga toka juaj me magjitë e tyre dhe të shkatërrojnë fenë tuaj tejet të mirë.
20:63. Ata thanë: "Me të vërtetë, këta janë dy magjistarë që dëshirojnë t'ju nxjerrin nga toka juaj me magjinë e tyre dhe të largojnë mënyrën tuaj më të përkryer.
20:63. KALU 'IN HEDHANI LESAHIRANI JURIDANI 'EN JUHRIXHAKUM MIN 'ERDIKUM BISIHRIHIMA WE JEDH/HEBA BITERIKATIKUMUL-MUTHLA
C 20:64. Pra, (meqë janë magjistarë) ju vendosni seriozisht çështjen tuaj dhe dilni në shesh tok të bashkuar, e ai që triumfon sot, ai ka arritur suksesin.
20:64. Prandaj, bashkojini magjitë tuaja dhe ejani me radhë. Do të fitojë sot ai që ka epërsi!”
20:64. Prandaj, bashkoni planin tuaj dhe pastaj dilni në një rresht të unifikuar. Dhe me të vërtetë, ai që fiton sot do të ketë sukses."
20:64. FE'EXHMI'U KEJDEKUM THUMME E'TU SEFFEN WE KAD 'EFLEHEL-JEWME MENI ESTA'LA
C 20:65. Ata thanë: "O Musa, do të hedhësh ti apo ne po hedhim të parët?"
20:65. Ata thanë: “O Musa, ose hidh ti, ose të hedhim ne të parët”.
20:65. Ata thanë: "O Musa, ose hidh ti i pari, ose ne do të hedhim të parët."
20:65. KALU JA MUSA 'IMMA 'EN TULKIJE WE 'IMMA 'EN NEKUNE 'EWWELE MEN 'ELKA