Kur'ani Fisnik

kërkim në gjuhën shqipe



<< >>
Kërkuat fjalën:
Ajete: 11

Sherif Ahmeti
Hasan Nahi
ChatGPT
Transliterimi
C 12:82. Ti dërgo e pyeti (banorët në) qytetin ku ishim ne, po ashtu edhe (ata me) karvanin me të cilin kemi ardhur. Ne jemi të drejtë (ç'të themi).
12:82. Pyet banorët e qytetit në të cilin kemi qenë dhe karvanin me të cilin kemi udhëtuar dhe ki besim se ne jemi të drejtë”!
12:82. Dhe pyet qytetin në të cilin ishim dhe karvanin me të cilin kemi ardhur. Dhe me të vërtetë, ne jemi të sinqertë.'"
12:82. WE ES'ELIL-KARJETEL-LETI KUNNA FIHA WEL-'IREL-LETI 'EKBELNA FIHA WE 'INNA LESADIKUNE
C 12:83. Ai (Jakubi) tha: "Jo, çështjen ua lehtësoi epshi juaj. (Mua nuk më ka mbetur tjetër) Durim i mirë, është shpresë që All-llahu do të m'i sjellë të gjithë; Ai është më i dijshmi, më i urti!"
12:83. Jakubi tha: “Nuk është kështu, por ju keni kurdisur diçka. Unë do të kem durim. Shpresoj se Allahu do të m'i kthejë të gjitha, sepse Ai, në të vërtetë, është i Gjithëdijshëm dhe i Urtë”.
12:83. Ai tha: "Jo, shpirtrat tuaj ju kanë mashtruar për një çështje. Prandaj, durimi është i bukur. Ndoshta Allahu do të më sjellë të gjithë ata. Me të vërtetë, Ai është i Gjithëdituri, i Urti."
12:83. KALE BEL SEWWELET LEKUM 'ENFUSUKUM 'EMREN FESEBRUN XHEMILUN 'ASALLAHU 'EN JE'TIJENI BIHIM XHEMI'AN 'INNEHU HUWEL-'ALIMUL-HEKIMU
C 12:84. Dhe, ua ktheu shpinën e tha: "O dëshpërim i im për Jusufin, dhe nga pikëllimi iu zbardhën të dy sytë, po i përmbajtur (nga pikëllimi).
12:84. U largua prej tyre dhe tha: “O i mjeri unë për Jusufin!” Sytë i ishin zbardhur prej pikëllimit dhe ishte plot zemërim.
12:84. Dhe ai u kthye nga ata dhe tha: "Mjerë për Jusufin!" Dhe sytë e tij u bënë të bardhë nga pikëllimi, dhe ai ishte duke mbajtur veten.
12:84. WE TEWELLA 'ANHUM WE KALE JA 'ESEFA 'ALA JUSUFE WE EBJEDDET 'AJNAHU MINEL-HUZNI FEHUWE KEDHIMUN
C 12:85. Ata thanë: "Për All-llahun ti vazhdimisht e përkujton Jusufin derisa do të sëmuresh rëndë, e të shkatërrohesh".
12:85. Ata thanë: “Për Allahun, ti po e përmend Jusufin pa pushim, saqë do të sëmuresh rëndë ose do të vdesësh!”
12:85. Thanë: "Për Allahun, ti nuk do të pushosh së përmenduri Jusufin derisa të rraskapitesh ose të jesh nga të vdekurit."
12:85. KALU TE-ELLAHI TEFTE'U TEDHKURU JUSUFE HETTA TEKUNE HEREDEN 'EW TEKUNE MINEL-HALIKINE
C 12:86. Ai (Jakubi) tha: "Unë hidhërimin tim dhe pikëllimin tim ia parashtroj All-llahut, e unë di për All-llahun atë që ju nuk e dini".
12:86. (Jakubi) tha: “Unë dhimbjen time dhe pikëllimin tim ia paraqes vetëm Allahut e nga Allahu di atë që nuk e dini ju”.
12:86. Ai tha: "Unë vetëm i parashtroj pikëllimin dhe hidhërimin tim Allahut, dhe unë e di nga Allahu atë që ju nuk e dini.
12:86. KALE 'INNEMA 'ESHKU BETHTHI WE HUZNI 'ILA ELLAHI WE 'A'LEMU MINEL-LAHI MA LA TA'LEMUNE
C 12:87. (Jakubi u tha të bijve të vet) "O bijtë e mi, shkoni dhe hulumtoni (në Egjipt) për Jusufin dhe vëllain e tij, e mos e humbni shpresën nga mëshira e All-llahut, pse vetëm populli jobesimtar e humb shpresën në All-llahun".
12:87. “O bijtë e mi, shkoni e kërkoni lajme për Jusufin dhe vëllain e tij dhe mos e humbni shpresën në mëshirën e Allahut. Shpresën në mëshirën e Allahut nuk e humb askush, përveç jobesimtarëve”.
12:87. O bijtë e mi, shkoni dhe kërkoni për Jusufin dhe vëllain e tij, dhe mos humbni shpresën në mëshirën e Allahut. Me të vërtetë, vetëm njerëzit jobesimtarë humbin shpresën në mëshirën e Allahut."
12:87. JA BENIJE EDH/HEBU FETEHESSESU MIN JUSUFE WE 'EHIHI WE LA TEJ'ESU MIN REWHI ELLAHI 'INNEHU LA JEJ'ESU MIN REWHI ELLAHI 'ILLAL-KAWMUL-KAFIRUNE
C 12:88. (shkuan) E kur hynë tek ai i thanë: "O ti zotëri, neve dhe familjen tonë na ka goditur skamje e vështirë, e kemi ardhur me një mall të vjetër, e ti pra na mbush masën (barrën) dhe na dhuro, All-llahu i shpërblen ata që dhurojnë".
12:88. Kur ata dolën para Jusufit, thanë: “O ministër, ne dhe familjen tonë e ka goditur një fatkeqësi e madhe dhe kemi sjellë pak gjëra! Sidoqoftë, na e plotëso masën (për ushqimin) tonë dhe na jep lëmoshë, sepse Allahu i shpërblen dhënësit e lëmoshës”.
12:88. Kur hynë tek ai, thanë: "O zotëri, ne dhe familjet tona kemi pësuar një fatkeqësi, dhe kemi sjellë mall të paktë. Prandaj, na jep masën e plotë dhe na bëj bamirësi. Me të vërtetë, Allahu i shpërblen bamirësit."
12:88. FELEMMA DEHALU 'ALEJHI KALU JA 'EJJUHAL-'AZIZU MESSENA WE 'EHLENA ED-DURRU WE XHI'NA BIBIDA'ATIN MUZXHETIN FE'EWFI LENAL-KEJLE WE TESEDDEK 'ALEJNA 'INNALL-LLAHE JEXHZIL-MUTESEDDIKINE
C 12:89. Ai (Jusufi) tha: "A e dini çka keni bërë me Jusufin dhe vëllain e tij kur ishit injorantë?"
12:89. Ai tha: “A nuk e mbani mend çfarë keni bërë me Jusufin dhe vëllanë e tij, kur ishit të paditur?”
12:89. Ai tha: "A e dini çfarë i keni bërë Jusufit dhe vëllait të tij kur ishit të paditur?"
12:89. KALE HEL 'ALIMTUM MA FE'ALTUM BIJUSUFE WE 'EHIHI 'IDH 'ENTUM XHAHILUNE
C 12:90. Ata thanë: "A ti je vetë Jusufi?" Ai tha: "Unë jam Jusufi, e ky është vëllai im, All-llahu na dhuroi shpëtimin, pse ai që ruhet dhe bën durim, s'ka dyshim All-llahu nuk humb shpërblimin e punëmirëve".
12:90. Ata thanë: “Vallë, ti je vërtet Jusufi?!” Ai u përgjigj: “Po, unë jam Jusufi e ky është vëllai im. Allahu na mëshiroi. Atë që ruhet (nga gjynahet) dhe bëhet i durueshëm, Allahu e shpërblen, se Ai kurrë nuk ia humb shpërblimin punëmirëve”.
12:90. Thanë: "A je me të vërtetë ti Jusufi?" Ai tha: "Unë jam Jusufi, dhe ky është vëllai im. Me të vërtetë, Allahu na ka dhënë mirësi. Me të vërtetë, kushdo që ka frikë Allahun dhe bën durim, atëherë me të vërtetë, Allahu nuk e humb shpërblimin e atyre që bëjnë mirë."
12:90. KALU 'E'INNEKE LE'ENTE JUSUFU KALE 'ENA JUSUFU WE HEDHA 'EHI KAD MENNEL-LAHU 'ALEJNA 'INNEHU MEN JETTEKI WE JESBIR FE'INNALL-LLAHE LA JUDI'U 'EXHREL-MUHSININE
C 12:91. Ata thanë: "Pasha All-llahun, është e vërtetë se All-llahu të ka lartësuar mbi ne, kurse ne vërtet ishim fajtorë!"
12:91. Ata thanë: “Betohemi për Allahun, vërtet që Allahu të ka ngritur ty mbi ne dhe ne paskemi qenë vërtet të gabuar”.
12:91. Thanë: "Për Allahun, me të vërtetë, Allahu të ka ngritur mbi ne, dhe ne kemi qenë me të vërtetë mëkatarë."
12:91. KALU TE-ELLAHI LEKAD 'ATHEREKEL-LAHU 'ALEJNA WE 'IN KUNNA LEHATI'INE
C 12:92. Ai tha: "Sot nuk ka qortim kundër jush, All-llahu ju faltë juve; Ai është më mëshirues i mëshiruesve!
12:92. Ai u tha: “Sot s'ka qortim për ju; Allahu do t'ju falë. Ai është më i mëshirshmi i mëshiruesve!
12:92. Ai tha: "Sot nuk ka qortim ndaj jush. Allahu do t'ju falë. Dhe Ai është më i Mëshirshmi nga mëshiruesit.
12:92. KALE LA TETHRIBE 'ALEJKUMUL-JEWME JEGFIRU ELLAHU LEKUM WE HUWE 'ERHEMU ER-RAHIMINE