U kopjua
Kur'ani Fisnik
kërkim në gjuhën shqipe
Kërkuat fjalën:
Ajete: 11
Sherif Ahmeti
Hasan Nahi
ChatGPT
Transliterimi
C
12:87.
(Jakubi u tha të bijve të vet) "O bijtë e mi, shkoni dhe hulumtoni (në Egjipt) për Jusufin dhe vëllain e tij, e mos e humbni shpresën nga mëshira e All-llahut, pse vetëm populli jobesimtar e humb shpresën në All-llahun".
12:87.
“O bijtë e mi, shkoni e kërkoni lajme për Jusufin dhe vëllain e tij dhe mos e humbni shpresën në mëshirën e Allahut. Shpresën në mëshirën e Allahut nuk e humb askush, përveç jobesimtarëve”.
12:87.
O bijtë e mi, shkoni dhe kërkoni për Jusufin dhe vëllain e tij, dhe mos humbni shpresën në mëshirën e Allahut. Me të vërtetë, vetëm njerëzit jobesimtarë humbin shpresën në mëshirën e Allahut."
12:87.
JA BENIJE EDH/HEBU FETEHESSESU MIN JUSUFE WE 'EHIHI WE LA TEJ'ESU MIN REWHI ELLAHI 'INNEHU LA JEJ'ESU MIN REWHI ELLAHI 'ILLAL-KAWMUL-KAFIRUNE
C
12:88.
(shkuan) E kur hynë tek ai i thanë: "O ti zotëri, neve dhe familjen tonë na ka goditur skamje e vështirë, e kemi ardhur me një mall të vjetër, e ti pra na mbush masën (barrën) dhe na dhuro, All-llahu i shpërblen ata që dhurojnë".
12:88.
Kur ata dolën para Jusufit, thanë: “O ministër, ne dhe familjen tonë e ka goditur një fatkeqësi e madhe dhe kemi sjellë pak gjëra! Sidoqoftë, na e plotëso masën (për ushqimin) tonë dhe na jep lëmoshë, sepse Allahu i shpërblen dhënësit e lëmoshës”.
12:88.
Kur hynë tek ai, thanë: "O zotëri, ne dhe familjet tona kemi pësuar një fatkeqësi, dhe kemi sjellë mall të paktë. Prandaj, na jep masën e plotë dhe na bëj bamirësi. Me të vërtetë, Allahu i shpërblen bamirësit."
12:88.
FELEMMA DEHALU 'ALEJHI KALU JA 'EJJUHAL-'AZIZU MESSENA WE 'EHLENA ED-DURRU WE XHI'NA BIBIDA'ATIN MUZXHETIN FE'EWFI LENAL-KEJLE WE TESEDDEK 'ALEJNA 'INNALL-LLAHE JEXHZIL-MUTESEDDIKINE
C
12:89.
Ai (Jusufi) tha: "A e dini çka keni bërë me Jusufin dhe vëllain e tij kur ishit injorantë?"
12:89.
Ai tha: “A nuk e mbani mend çfarë keni bërë me Jusufin dhe vëllanë e tij, kur ishit të paditur?”
12:89.
Ai tha: "A e dini çfarë i keni bërë Jusufit dhe vëllait të tij kur ishit të paditur?"
12:89.
KALE HEL 'ALIMTUM MA FE'ALTUM BIJUSUFE WE 'EHIHI 'IDH 'ENTUM XHAHILUNE
C
12:90.
Ata thanë: "A ti je vetë Jusufi?" Ai tha: "Unë jam Jusufi, e ky është vëllai im, All-llahu na dhuroi shpëtimin, pse ai që ruhet dhe bën durim, s'ka dyshim All-llahu nuk humb shpërblimin e punëmirëve".
12:90.
Ata thanë: “Vallë, ti je vërtet Jusufi?!” Ai u përgjigj: “Po, unë jam Jusufi e ky është vëllai im. Allahu na mëshiroi. Atë që ruhet (nga gjynahet) dhe bëhet i durueshëm, Allahu e shpërblen, se Ai kurrë nuk ia humb shpërblimin punëmirëve”.
12:90.
Thanë: "A je me të vërtetë ti Jusufi?" Ai tha: "Unë jam Jusufi, dhe ky është vëllai im. Me të vërtetë, Allahu na ka dhënë mirësi. Me të vërtetë, kushdo që ka frikë Allahun dhe bën durim, atëherë me të vërtetë, Allahu nuk e humb shpërblimin e atyre që bëjnë mirë."
12:90.
KALU 'E'INNEKE LE'ENTE JUSUFU KALE 'ENA JUSUFU WE HEDHA 'EHI KAD MENNEL-LAHU 'ALEJNA 'INNEHU MEN JETTEKI WE JESBIR FE'INNALL-LLAHE LA JUDI'U 'EXHREL-MUHSININE
C
12:91.
Ata thanë: "Pasha All-llahun, është e vërtetë se All-llahu të ka lartësuar mbi ne, kurse ne vërtet ishim fajtorë!"
12:91.
Ata thanë: “Betohemi për Allahun, vërtet që Allahu të ka ngritur ty mbi ne dhe ne paskemi qenë vërtet të gabuar”.
12:91.
Thanë: "Për Allahun, me të vërtetë, Allahu të ka ngritur mbi ne, dhe ne kemi qenë me të vërtetë mëkatarë."
12:91.
KALU TE-ELLAHI LEKAD 'ATHEREKEL-LAHU 'ALEJNA WE 'IN KUNNA LEHATI'INE
C
12:92.
Ai tha: "Sot nuk ka qortim kundër jush, All-llahu ju faltë juve; Ai është më mëshirues i mëshiruesve!
12:92.
Ai u tha: “Sot s'ka qortim për ju; Allahu do t'ju falë. Ai është më i mëshirshmi i mëshiruesve!
12:92.
Ai tha: "Sot nuk ka qortim ndaj jush. Allahu do t'ju falë. Dhe Ai është më i Mëshirshmi nga mëshiruesit.
12:92.
KALE LA TETHRIBE 'ALEJKUMUL-JEWME JEGFIRU ELLAHU LEKUM WE HUWE 'ERHEMU ER-RAHIMINE
C
12:93.
Ju shkoni me këtë këmishën time, dhe hidhnia atë babait tim në fytyrë, e atij do t'i kthehet të pamurit, e pastaj ejani tek unë me tërë familjen time".
12:93.
Shkoni me këtë këmishë timen dhe vëreni në fytyrën e atit tim e ai do të shohë, dhe m'i sillni tërë familjet tuaja!”
12:93.
Shkoni me këtë këmishën time dhe vendoseni mbi fytyrën e babait tim, që ai të mund të shohë përsëri. Dhe sillni te unë të gjithë familjen tuaj."
12:93.
EDH/HEBU BIKAMISI HADHA FE'ELKUHU 'ALA WEXHHI 'EBI JE'TI BESIREN WE 'TUNI BI'EHLIKUM 'EXHMA'INE
C
12:94.
(u nisën) Dhe posa u ndanë devet (prej qytetit), i ati i tyre tha: "Unë po e ndiej erën e Jusufit, mos më konsideroni të matufosur." (këtë ia tha familjes së vet në Palestinë).
12:94.
Kur karvani u largua nga vendi (Egjipti), babai i tyre tha: “Unë, me të vërtetë, po ndiej erën e Jusufit, ndonëse ju mund të më quani matuf ”.
12:94.
Dhe kur karvani u nis, babai i tyre tha: "Me të vërtetë, unë ndiej erën e Jusufit, vetëm nëse ju mendoni se jam i çmendur."
12:94.
WE LEMMA FESELETIL-'IRU KALE 'EBUHUM 'INNI LE'EXHIDU RIHE JUSUFE LEWLA 'EN TUFENNIDUNI
C
12:95.
Ata (që ishin prezent) thanë: "Për All-llahun, ti vërtet qëmoti je në humbje".
12:95.
Ata thanë: “Për Allahun, me të vërtetë, ti edhe tani qëndron në gabimin e mëparshëm”.
12:95.
Thanë: "Për Allahun, ti je me të vërtetë në gabimin tënd të vjetër."
12:95.
KALU TE-ELLAHI 'INNEKE LEFI DELALIKEL-KADIMI
C
12:96.
E kur erdhi myzhdexhiu, ia vuri atë (këmishën) mbi fytyrën e tij, atij iu kthye të pamurit dhe tha: "A nuk ju thashë se unë di nga All-llahu çka ju nuk dini?"
12:96.
Kur erdhi sjellësi i lajmit të mirë dhe ia vuri këmishën në fytyrë, atij iu kthye shikimi. Ai tha: “A nuk ju kam thënë se unë di nga Allahu atë që ju nuk e dini”.
12:96.
Por kur erdhi lajmi i mirë, ai e vendosi atë mbi fytyrën e tij, dhe ai rifitoi shikimin e tij. Ai tha: "A nuk ju thashë se unë e di nga Allahu atë që ju nuk e dini?"
12:96.
FELEMMA 'EN XHA'EL-BESHIRU 'ELKAHU 'ALA WEXHHIHI FARTEDDE BESIREN KALE 'ELEM 'EKUL LEKUM 'INNI 'A'LEMU MINEL-LAHI MA LA TA'LEMUNE
C
12:97.
Ata thanë: "O babai ynë, lutu për neve të na falen mëkatet tona, se me të vërtetë ne kemi qenë fajtorë!"
12:97.
Ata thanë: “O babai ynë, kërko falje për ne e për gabimet tona! Ne paskemi qenë vërtet gjynahqarë”.
12:97.
Thanë: "O babai ynë, kërko falje për mëkatet tona. Me të vërtetë, ne kemi qenë mëkatarë."
12:97.
KALU JA 'EBANA ESTEGFIR LENA DHUNUBENA 'INNA KUNNA HATI'INE