U kopjua
Kur'ani Fisnik
kërkim në gjuhën shqipe
Kërkuat fjalën:
Ajete: 11
Sherif Ahmeti
Hasan Nahi
ChatGPT
Transliterimi
C
12:79.
Ai (Jusufi) tha: "All-llahu na ruajt, të marrim tjetër pos atij te i cili e kemi gjetur teshën tonë, ne atëherë do të jemi të padrejtë!"
12:79.
(Jusufi) tha: “Allahu na ruajtë, si të marrim atë tjetrin në vend të atij te i cili e kemi gjetur sendin tonë! Atëherë, ne, me të vërtetë, do të ishim të padrejtë!”
12:79.
Ai tha: "Allahu na ruajt që të marrim ndonjë tjetër përveç atij te i cili e gjetëm mallin tonë. Përndryshe, ne do të ishim nga ata që bëjnë padrejtësi."
12:79.
KALE MA'ADHEL-LAHI 'EN NE'HUDHE 'ILLA MEN WEXHEDNA META'ANA 'INDEHU 'INNA 'IDHEN LEDHALIMUNE
C
12:80.
E kur e humbën shpresën prej tij, u veçuan për t'u konsultuar. Më i madhi i tyre tha: "A nuk e dini që babai juaj ka marrë prej jush besën në All-llahun, e më parë çfarë padrejtësish keni bërë ndaj Jusufit?" Unë pra nuk ndahem kurrë prej kësaj toke (të Egjiptit) deri që të më lejojë babai im, ose të vendosë All-llahu (mirë) për mua, e Ai është gjykatës më i drejtë!"
12:80.
Meqë e humbën shpresën në të (Jusufin), u shpërndanë dhe u këshilluan fshehurazi. Më i madhi nga ata tha: “A nuk e dini që babai juaj ka marrë prej jush betimin në Allahun. Ju edhe më parë e keni shkelur betimin që bëtë për Jusufin. Nuk do të ndahem prej këtij vendi, derisa të më lejojë babai im ose të më gjykojë Allahu, sepse Ai është Gjykatësi më i mirë.
12:80.
Kur ata humbën shpresën për të, u tërhoqën për të këshilluar. Më i madhi prej tyre tha: "A nuk e dini se babai juaj ju ka marrë një zotim solemn nga Allahu, dhe më parë keni dështuar në lidhje me Jusufin? Prandaj, unë nuk do të largohem nga kjo tokë derisa babai im të më lejojë ose Allahu të vendosë për mua. Dhe Ai është më i miri i gjykatësve.
12:80.
FELEMMA ESTEJ'ESU MINHU HALESU NEXHIJEN KALE KEBIRUHUM 'ELEM TA'LEMU 'ENNE 'EBAKUM KAD 'EHADHE 'ALEJKUM MEWTHIKAN MINEL-LAHI WE MIN KABLU MA FERRETTUM FI JUSUFE FELEN 'EBREHEL-'ERDE HETTA JE'DHENE LI 'EBI 'EW JEHKUMEL-LAHU LI WE HUWE HAJRUL-HAKIMINE
C
12:81.
Ju kthehuni te babai juaj dhe thuani: "O at yni, djali yt vodhi, ne dëshmojmë vetëm për atë që dimë, e për të fshehtën ne nuk ishim roje!"
12:81.
Kthehuni te babai juaj dhe thoni: “O babai ynë, djali yt ka vjedhur. Ne dëshmojmë vetëm për atë që dimë. Ne nuk mund ta parashikonim të panjohurën.
12:81.
Kthehuni te babai juaj dhe thuajini: 'O babai ynë, biri yt ka vjedhur. Dhe ne nuk dëshmojmë përveç asaj që dimë, dhe ne nuk ishim të vetëdijshëm për të padukshmen.
12:81.
ERXHI'U 'ILA 'EBIKUM FEKULU JA 'EBANA 'INNE EBNEKE SEREKA WE MA SHEHIDNA 'ILLA BIMA 'ALIMNA WE MA KUNNA LILGAJBI HAFIDHINE
C
12:82.
Ti dërgo e pyeti (banorët në) qytetin ku ishim ne, po ashtu edhe (ata me) karvanin me të cilin kemi ardhur. Ne jemi të drejtë (ç'të themi).
12:82.
Pyet banorët e qytetit në të cilin kemi qenë dhe karvanin me të cilin kemi udhëtuar dhe ki besim se ne jemi të drejtë”!
12:82.
Dhe pyet qytetin në të cilin ishim dhe karvanin me të cilin kemi ardhur. Dhe me të vërtetë, ne jemi të sinqertë.'"
12:82.
WE ES'ELIL-KARJETEL-LETI KUNNA FIHA WEL-'IREL-LETI 'EKBELNA FIHA WE 'INNA LESADIKUNE
C
12:83.
Ai (Jakubi) tha: "Jo, çështjen ua lehtësoi epshi juaj. (Mua nuk më ka mbetur tjetër) Durim i mirë, është shpresë që All-llahu do të m'i sjellë të gjithë; Ai është më i dijshmi, më i urti!"
12:83.
Jakubi tha: “Nuk është kështu, por ju keni kurdisur diçka. Unë do të kem durim. Shpresoj se Allahu do të m'i kthejë të gjitha, sepse Ai, në të vërtetë, është i Gjithëdijshëm dhe i Urtë”.
12:83.
Ai tha: "Jo, shpirtrat tuaj ju kanë mashtruar për një çështje. Prandaj, durimi është i bukur. Ndoshta Allahu do të më sjellë të gjithë ata. Me të vërtetë, Ai është i Gjithëdituri, i Urti."
12:83.
KALE BEL SEWWELET LEKUM 'ENFUSUKUM 'EMREN FESEBRUN XHEMILUN 'ASALLAHU 'EN JE'TIJENI BIHIM XHEMI'AN 'INNEHU HUWEL-'ALIMUL-HEKIMU
C
12:84.
Dhe, ua ktheu shpinën e tha: "O dëshpërim i im për Jusufin, dhe nga pikëllimi iu zbardhën të dy sytë, po i përmbajtur (nga pikëllimi).
12:84.
U largua prej tyre dhe tha: “O i mjeri unë për Jusufin!” Sytë i ishin zbardhur prej pikëllimit dhe ishte plot zemërim.
12:84.
Dhe ai u kthye nga ata dhe tha: "Mjerë për Jusufin!" Dhe sytë e tij u bënë të bardhë nga pikëllimi, dhe ai ishte duke mbajtur veten.
12:84.
WE TEWELLA 'ANHUM WE KALE JA 'ESEFA 'ALA JUSUFE WE EBJEDDET 'AJNAHU MINEL-HUZNI FEHUWE KEDHIMUN
C
12:85.
Ata thanë: "Për All-llahun ti vazhdimisht e përkujton Jusufin derisa do të sëmuresh rëndë, e të shkatërrohesh".
12:85.
Ata thanë: “Për Allahun, ti po e përmend Jusufin pa pushim, saqë do të sëmuresh rëndë ose do të vdesësh!”
12:85.
Thanë: "Për Allahun, ti nuk do të pushosh së përmenduri Jusufin derisa të rraskapitesh ose të jesh nga të vdekurit."
12:85.
KALU TE-ELLAHI TEFTE'U TEDHKURU JUSUFE HETTA TEKUNE HEREDEN 'EW TEKUNE MINEL-HALIKINE
C
12:86.
Ai (Jakubi) tha: "Unë hidhërimin tim dhe pikëllimin tim ia parashtroj All-llahut, e unë di për All-llahun atë që ju nuk e dini".
12:86.
(Jakubi) tha: “Unë dhimbjen time dhe pikëllimin tim ia paraqes vetëm Allahut e nga Allahu di atë që nuk e dini ju”.
12:86.
Ai tha: "Unë vetëm i parashtroj pikëllimin dhe hidhërimin tim Allahut, dhe unë e di nga Allahu atë që ju nuk e dini.
12:86.
KALE 'INNEMA 'ESHKU BETHTHI WE HUZNI 'ILA ELLAHI WE 'A'LEMU MINEL-LAHI MA LA TA'LEMUNE
C
12:87.
(Jakubi u tha të bijve të vet) "O bijtë e mi, shkoni dhe hulumtoni (në Egjipt) për Jusufin dhe vëllain e tij, e mos e humbni shpresën nga mëshira e All-llahut, pse vetëm populli jobesimtar e humb shpresën në All-llahun".
12:87.
“O bijtë e mi, shkoni e kërkoni lajme për Jusufin dhe vëllain e tij dhe mos e humbni shpresën në mëshirën e Allahut. Shpresën në mëshirën e Allahut nuk e humb askush, përveç jobesimtarëve”.
12:87.
O bijtë e mi, shkoni dhe kërkoni për Jusufin dhe vëllain e tij, dhe mos humbni shpresën në mëshirën e Allahut. Me të vërtetë, vetëm njerëzit jobesimtarë humbin shpresën në mëshirën e Allahut."
12:87.
JA BENIJE EDH/HEBU FETEHESSESU MIN JUSUFE WE 'EHIHI WE LA TEJ'ESU MIN REWHI ELLAHI 'INNEHU LA JEJ'ESU MIN REWHI ELLAHI 'ILLAL-KAWMUL-KAFIRUNE
C
12:88.
(shkuan) E kur hynë tek ai i thanë: "O ti zotëri, neve dhe familjen tonë na ka goditur skamje e vështirë, e kemi ardhur me një mall të vjetër, e ti pra na mbush masën (barrën) dhe na dhuro, All-llahu i shpërblen ata që dhurojnë".
12:88.
Kur ata dolën para Jusufit, thanë: “O ministër, ne dhe familjen tonë e ka goditur një fatkeqësi e madhe dhe kemi sjellë pak gjëra! Sidoqoftë, na e plotëso masën (për ushqimin) tonë dhe na jep lëmoshë, sepse Allahu i shpërblen dhënësit e lëmoshës”.
12:88.
Kur hynë tek ai, thanë: "O zotëri, ne dhe familjet tona kemi pësuar një fatkeqësi, dhe kemi sjellë mall të paktë. Prandaj, na jep masën e plotë dhe na bëj bamirësi. Me të vërtetë, Allahu i shpërblen bamirësit."
12:88.
FELEMMA DEHALU 'ALEJHI KALU JA 'EJJUHAL-'AZIZU MESSENA WE 'EHLENA ED-DURRU WE XHI'NA BIBIDA'ATIN MUZXHETIN FE'EWFI LENAL-KEJLE WE TESEDDEK 'ALEJNA 'INNALL-LLAHE JEXHZIL-MUTESEDDIKINE
C
12:89.
Ai (Jusufi) tha: "A e dini çka keni bërë me Jusufin dhe vëllain e tij kur ishit injorantë?"
12:89.
Ai tha: “A nuk e mbani mend çfarë keni bërë me Jusufin dhe vëllanë e tij, kur ishit të paditur?”
12:89.
Ai tha: "A e dini çfarë i keni bërë Jusufit dhe vëllait të tij kur ishit të paditur?"
12:89.
KALE HEL 'ALIMTUM MA FE'ALTUM BIJUSUFE WE 'EHIHI 'IDH 'ENTUM XHAHILUNE