Kur'ani Fisnik

kërkim në gjuhën shqipe



<< >>
Kërkuat fjalën:
Ajete: 11

Sherif Ahmeti
Hasan Nahi
ChatGPT
Transliterimi
C 12:75. (vëllezërit) Thanë: "Dënimi i tij është, vetë ai (të robërohet) në barrën e të cilit gjendet. Kështu ne i dënojmë të padrejtit!"
12:75. (Vëllezërit) thanë: “Dënimi për atë, në barrën e të cilit gjendet gota, është që të mbahet peng ai vetë. Kështu i dënojmë ne keqbërësit.”
12:75. Thanë: "Ndëshkimi i tij është që ai, në barrën e të cilit gjendet, të mbahet. Kështu i ndëshkojmë ne keqbërësit."
12:75. KALU XHEZA'UUHU MEN WUXHIDE FI REHLIHI FEHUWE XHEZA'UUHU KEDHALIKE NEXHZI EDH-DHALIMINE
C 12:76. Dhe filloi (kontrollimi) në barrët e tyre, përpara barrës së vëllait të vet, e pastaj e nxori atë (tasin) nga barra e vëllait të vet. Kështu Ne e mësuam të planifikojë Jusufi. Sipas ligjit të mbretit, atij (Jusufit) nuk i takonte ta ndalte (peng) vëllain e vet, përveç kur është dëshira e All-llahut! Atë që duam Ne e lartësojmë shumë në dituri, e mbi secilin të dijshëm ka edhe më të dijshëm.
12:76. Dhe nisi të kontrollojë barrët e tyre para barrës së vëllait të Jusufit. Pastaj nxori gotën nga barra e vëllait të tij. Kështu, Ne e mësuam Jusufin, që ta bënte këtë dredhi. Ai, sipas ligjit të mbretit nuk mund ta merrte (për skllav) vëllanë e vet, përveç se me vullnetin e Allahut. Ne e ngremë lart atë që duam, e mbi çdo të ditur është një i Gjithëdijshëm.
12:76. Atëherë ai filloi kërkimin me barrët e tyre para barrës së vëllait të tij. Pastaj e nxori atë nga barra e vëllait të tij. Kështu, Ne i bëmë një kurth për të Jusufit. Ai nuk mund ta mbante atë sipas ligjit të mbretit, përveç nëse Allahu do të dëshironte. Ne e lartësojmë kë të duam, dhe mbi çdo të ditur është një i Ditur më i Lartë.
12:76. FEBEDE'E BI'EW'IJETIHIM KABLE WI'A'I 'EHIHI THUMME ESTEHREXHEHA MIN WI'A'I 'EHIHI KEDHALIKE KIDNA LIJUSUFE MA KANE LIJE'HUDHE 'EHAHU FI DINIL-MELIKI 'ILLA 'EN JESHA'EL-LAHU NERFA'U DEREXHATIN MEN NESHA'U WE FEWKA KULLI DHI 'ILMIN 'ALIMUN
C 12:77. (vëllezërit) Thanë: "Në pastë vjedhur ky, ka pasë vjedhur më parë edhe një vëlla i tij. Jusufi këtë e mbajti fshehtë në vete e nuk ua zbuloi atyre dhe tha: "Ju jeni në pozitë më të keqe (këtë e tha me vetvete e jo atyre), All-llahu e di më së miri për atë që trilloni.
12:77. (Bijtë e Jakubit) thanë: “Nëse ka vjedhur, më parë ka vjedhur edhe vëllai i tij!” Jusufi heshti për këtë dhe nuk shpalli gjë, por mendoi në vetvete: “Ju jeni në pozitë më të keqe. Allahu është më i dijshëm për ato që thoni ju”.
12:77. Thanë: "Nëse ai ka vjedhur, edhe një vëlla i tij ka vjedhur më parë." Por Jusufi e mbajti këtë në vete dhe nuk ua zbuloi atyre. Ai tha: "Ju jeni në një gjendje më të keqe. Dhe Allahu di më së miri atë që përshkruani."
12:77. KALU 'IN JESRIK FEKAD SEREKA 'EHUN LEHU MIN KABLU FE'ESERREHA JUSUFU FI NEFSIHI WE LEM JUBDIHA LEHUM KALE 'ENTUM SHERRUN MEKANEN WEL-LAHU 'A'LEMU BIMA TESIFUNE
C 12:78. Ata thanë: "O zotëri, ai ka një babë shumë të vjetër, pra, në vend të tij na merr njërin prej nesh. Bëje këtë të mirë se ti je prej atyre që bëjnë mirë!"
12:78. (Bijtë e Jakubit) thanë: “O ministër, ai e ka babanë shumë plak, andaj merr ndonjërin prej nesh në vend të tij! Ne po shohim se ti je bamirës”.
12:78. Thanë: "O zotëri, ai ka një baba të moshuar. Prandaj, merr njërin prej nesh në vend të tij. Me të vërtetë, ne të shohim ty nga ata që bëjnë mirë."
12:78. KALU JA 'EJJUHAL-'AZIZU 'INNE LEHU 'EBEN SHEJHAN KEBIRÆN FEHUDH 'EHEDENA MEKANEHU 'INNA NERAKE MINEL-MUHSININE
C 12:79. Ai (Jusufi) tha: "All-llahu na ruajt, të marrim tjetër pos atij te i cili e kemi gjetur teshën tonë, ne atëherë do të jemi të padrejtë!"
12:79. (Jusufi) tha: “Allahu na ruajtë, si të marrim atë tjetrin në vend të atij te i cili e kemi gjetur sendin tonë! Atëherë, ne, me të vërtetë, do të ishim të padrejtë!”
12:79. Ai tha: "Allahu na ruajt që të marrim ndonjë tjetër përveç atij te i cili e gjetëm mallin tonë. Përndryshe, ne do të ishim nga ata që bëjnë padrejtësi."
12:79. KALE MA'ADHEL-LAHI 'EN NE'HUDHE 'ILLA MEN WEXHEDNA META'ANA 'INDEHU 'INNA 'IDHEN LEDHALIMUNE
C 12:80. E kur e humbën shpresën prej tij, u veçuan për t'u konsultuar. Më i madhi i tyre tha: "A nuk e dini që babai juaj ka marrë prej jush besën në All-llahun, e më parë çfarë padrejtësish keni bërë ndaj Jusufit?" Unë pra nuk ndahem kurrë prej kësaj toke (të Egjiptit) deri që të më lejojë babai im, ose të vendosë All-llahu (mirë) për mua, e Ai është gjykatës më i drejtë!"
12:80. Meqë e humbën shpresën në të (Jusufin), u shpërndanë dhe u këshilluan fshehurazi. Më i madhi nga ata tha: “A nuk e dini që babai juaj ka marrë prej jush betimin në Allahun. Ju edhe më parë e keni shkelur betimin që bëtë për Jusufin. Nuk do të ndahem prej këtij vendi, derisa të më lejojë babai im ose të më gjykojë Allahu, sepse Ai është Gjykatësi më i mirë.
12:80. Kur ata humbën shpresën për të, u tërhoqën për të këshilluar. Më i madhi prej tyre tha: "A nuk e dini se babai juaj ju ka marrë një zotim solemn nga Allahu, dhe më parë keni dështuar në lidhje me Jusufin? Prandaj, unë nuk do të largohem nga kjo tokë derisa babai im të më lejojë ose Allahu të vendosë për mua. Dhe Ai është më i miri i gjykatësve.
12:80. FELEMMA ESTEJ'ESU MINHU HALESU NEXHIJEN KALE KEBIRUHUM 'ELEM TA'LEMU 'ENNE 'EBAKUM KAD 'EHADHE 'ALEJKUM MEWTHIKAN MINEL-LAHI WE MIN KABLU MA FERRETTUM FI JUSUFE FELEN 'EBREHEL-'ERDE HETTA JE'DHENE LI 'EBI 'EW JEHKUMEL-LAHU LI WE HUWE HAJRUL-HAKIMINE
C 12:81. Ju kthehuni te babai juaj dhe thuani: "O at yni, djali yt vodhi, ne dëshmojmë vetëm për atë që dimë, e për të fshehtën ne nuk ishim roje!"
12:81. Kthehuni te babai juaj dhe thoni: “O babai ynë, djali yt ka vjedhur. Ne dëshmojmë vetëm për atë që dimë. Ne nuk mund ta parashikonim të panjohurën.
12:81. Kthehuni te babai juaj dhe thuajini: 'O babai ynë, biri yt ka vjedhur. Dhe ne nuk dëshmojmë përveç asaj që dimë, dhe ne nuk ishim të vetëdijshëm për të padukshmen.
12:81. ERXHI'U 'ILA 'EBIKUM FEKULU JA 'EBANA 'INNE EBNEKE SEREKA WE MA SHEHIDNA 'ILLA BIMA 'ALIMNA WE MA KUNNA LILGAJBI HAFIDHINE
C 12:82. Ti dërgo e pyeti (banorët në) qytetin ku ishim ne, po ashtu edhe (ata me) karvanin me të cilin kemi ardhur. Ne jemi të drejtë (ç'të themi).
12:82. Pyet banorët e qytetit në të cilin kemi qenë dhe karvanin me të cilin kemi udhëtuar dhe ki besim se ne jemi të drejtë”!
12:82. Dhe pyet qytetin në të cilin ishim dhe karvanin me të cilin kemi ardhur. Dhe me të vërtetë, ne jemi të sinqertë.'"
12:82. WE ES'ELIL-KARJETEL-LETI KUNNA FIHA WEL-'IREL-LETI 'EKBELNA FIHA WE 'INNA LESADIKUNE
C 12:83. Ai (Jakubi) tha: "Jo, çështjen ua lehtësoi epshi juaj. (Mua nuk më ka mbetur tjetër) Durim i mirë, është shpresë që All-llahu do të m'i sjellë të gjithë; Ai është më i dijshmi, më i urti!"
12:83. Jakubi tha: “Nuk është kështu, por ju keni kurdisur diçka. Unë do të kem durim. Shpresoj se Allahu do të m'i kthejë të gjitha, sepse Ai, në të vërtetë, është i Gjithëdijshëm dhe i Urtë”.
12:83. Ai tha: "Jo, shpirtrat tuaj ju kanë mashtruar për një çështje. Prandaj, durimi është i bukur. Ndoshta Allahu do të më sjellë të gjithë ata. Me të vërtetë, Ai është i Gjithëdituri, i Urti."
12:83. KALE BEL SEWWELET LEKUM 'ENFUSUKUM 'EMREN FESEBRUN XHEMILUN 'ASALLAHU 'EN JE'TIJENI BIHIM XHEMI'AN 'INNEHU HUWEL-'ALIMUL-HEKIMU
C 12:84. Dhe, ua ktheu shpinën e tha: "O dëshpërim i im për Jusufin, dhe nga pikëllimi iu zbardhën të dy sytë, po i përmbajtur (nga pikëllimi).
12:84. U largua prej tyre dhe tha: “O i mjeri unë për Jusufin!” Sytë i ishin zbardhur prej pikëllimit dhe ishte plot zemërim.
12:84. Dhe ai u kthye nga ata dhe tha: "Mjerë për Jusufin!" Dhe sytë e tij u bënë të bardhë nga pikëllimi, dhe ai ishte duke mbajtur veten.
12:84. WE TEWELLA 'ANHUM WE KALE JA 'ESEFA 'ALA JUSUFE WE EBJEDDET 'AJNAHU MINEL-HUZNI FEHUWE KEDHIMUN
C 12:85. Ata thanë: "Për All-llahun ti vazhdimisht e përkujton Jusufin derisa do të sëmuresh rëndë, e të shkatërrohesh".
12:85. Ata thanë: “Për Allahun, ti po e përmend Jusufin pa pushim, saqë do të sëmuresh rëndë ose do të vdesësh!”
12:85. Thanë: "Për Allahun, ti nuk do të pushosh së përmenduri Jusufin derisa të rraskapitesh ose të jesh nga të vdekurit."
12:85. KALU TE-ELLAHI TEFTE'U TEDHKURU JUSUFE HETTA TEKUNE HEREDEN 'EW TEKUNE MINEL-HALIKINE