U kopjua
Kur'ani Fisnik
kërkim në gjuhën shqipe
Kërkuat fjalën:
Ajete: 11
Sherif Ahmeti
Hasan Nahi
ChatGPT
Transliterimi
C
10:48.
Ata thonë: "Kur do të jetë ky premtim (dënim), nëse jeni të drejtë ç'ka thoni?
10:48.
Ata (jobesimtarët) thonë: “Kur do të plotësohet ky premtim, nëse thoni të vërtetën?”
10:48.
Ata thonë: "Kur do të përmbushet ky premtim, nëse jeni të sinqertë?"
10:48.
WE JEKULUNE META HADHAL-WA'DU 'IN KUNTUM SADIKINE
C
10:49.
Thuaj: "Unë nuk mund t'i sjell vetes sime as dëm as dobi, pos atë që dëshiron All-llahu". Çdo popull ka afatin (e caktuar), e kur të vijë afati i tyre, ata nuk mund ta vonojnë as për një moment e as ta ngutin.
10:49.
Thuaj: “Unë nuk kam fuqi t'i bëj vetes as dëm, as dobi, përveç asaj që dëshiron Allahu. Çdo popull ka afatin e vet. Prandaj, kur t'u vijë ai, ata nuk mund ta shtyjnë për asnjë çast e as ta shpejtojnë”.
10:49.
Thuaj: "Unë nuk kam pushtet mbi vetveten për të mirën apo të keqen, përveç asaj që do Allahu. Çdo popull ka një afat. Kur të vijë afati i tyre, ata nuk mund ta shtyjnë atë as për një çast dhe as ta shpejtojnë."
10:49.
KUL LA 'EMLIKU LINEFSI DERREN WE LA NEF'AN 'ILLA MA SHA'EL-LAHU LIKULLI 'UMMETIN 'EXHELUN 'IDHA XHA'E 'EXHELUHUM FELA JESTE'HIRUNE SA'ATEN WE LA JESTEKDIMUNE
C
10:50.
Thuaj: "Më tregoni, nëse u vjen dënimi i Tij natën ose ditën, e çka i shtyen të nguten për të kriminelët?"
10:50.
Thuaj: “Si mendoni ju, nëse ju vjen dënimi i Tij natën apo ditën, çfarë pjese të tij do të përshpejtojnë keqbërësit?”
10:50.
Thuaj: "A e keni menduar nëse dënimi i Tij vjen te ju natën ose ditën? Çfarë do të kërkojnë të përshpejtojnë keqbërësit?"
10:50.
KUL 'ERE'EJTUM 'IN 'ETAKUM 'ADHABUHU BEJATEN 'EW NEHARAN MADHA JESTA'XHILU MINHUL-MUXHRIMUNE
C
10:51.
A pasi që të ndodhë (dënimi) do ta besoni atë? A tani!? (po besoni), e ju ishit ata që kërkonit t'u vijë më shpejtë?
10:51.
A mos vallë, vetëm atëherë kur të ndodhë do ta besoni? Po më parë, përse kërkonit ardhjen e shpejtë të tij?!
10:51.
A më pas, kur ai të ndodhë, ju do të besoni në të? Tani? Kur më parë kërkonit që të përshpejtohej?
10:51.
'ETHUMME 'IDHA MA WEKA'A 'AMENTUM BIHI 'AL'ANE WE KAD KUNTUM BIHI TESTA'XHILUNE
C
10:52.
Më vonë (në ditën e kijametit) atyre që bënë zullum u thuhet: "Shijoni dënimin e përjetshëm!" Mos jeni dënuar më shumë se ç'keni merituar?"
10:52.
E pastaj, do t'u thuhet keqbërësve: “Shijoni dënimin e përhershëm! Nuk dënoheni ndryshe, përveçse sipas veprave që keni punuar”.
10:52.
Pastaj do t'u thuhet atyre që bënë padrejtësi: "Shijoni dënimin e përhershëm. A shpërbleheni për diçka tjetër përveç asaj që fituat?"
10:52.
THUMME KILE LILLEDHINE DHELEMU DHUKU 'ADHABEL-HULDI HEL TUXHZEWNE 'ILLA BIMA KUNTUM TEKSIBUNE
C
10:53.
E ata kërkojnë t'u tregosh (e do të thonë): "A është e vërtetë ajo (që thua për dënimin)?". Thuaj: "Po, pasha Zotin tim, ajo është më se e vërtetë, dhe ju nuk do të mund ta pengoni kurrsesi".
10:53.
Ata kërkojnë shpjegim prej teje: “A është e vërtetë ajo?” Thuaj: “Po, për Zotin tim, padyshim që është e vërtetë e ju nuk do të mund ta pengoni atë”!
10:53.
Ata të pyesin: "A është e vërtetë?" Thuaj: "Po, për Zotin tim, është e vërtetë dhe ju nuk mund ta shmangni atë."
10:53.
WE JESTENBI'UNEKE 'EHEKKUN HUWE KUL 'I WE RABBI 'INNEHU LEHEKKUN WE MA 'ENTUM BIMU'XHIZINE
C
10:54.
Secili njeri që e ka dëmtuar veten (duke mosbesuar), po të ishte e tij çdo gjë që ekziston në tokë, ai do ta flijonte atë (për të shpëtuar). E kur e shohin dënimin, ata fshehin dëshpërimin (nga hutia). Atëherë bëhet gjykimi i drejtë mes tyre nuk u bëhet padrejtë.
10:54.
Sikur çdo njeri që ka bërë padrejtësi, të kishte tërë pasurinë e botës, do ta jepte atë (Ditën e Gjykimit) si dëmshpërblim (për të shpëtuar). Ata do të fshehin pendimin kur të përballen me dënimin e do të gjykohen me të drejtë dhe nuk do t'u bëhet padrejtësi.
10:54.
Sikur çdo shpirt që ka bërë padrejtësi të zotëronte gjithçka që gjendet në tokë, do ta ofronte atë për të shpëtuar. Ata do të fshehin pendimin kur ta shohin dënimin, por çështja do të gjykohet mes tyre me drejtësi dhe nuk do t'u bëhet padrejtësi.
10:54.
WE LEW 'ENNE LIKULLI NEFSIN DHELEMET MA FIL-'ERDI LAFTEDET BIHI WE 'ESERRU EN-NEDAMETE LEMMA RE'EWL-'ADHABE WE KUDIJE BEJNEHUM BIL-KISTI WE HUM LA JUDHLEMUNE
C
10:55.
Vini re! Nuk ka dyshim se gjithçka që gjendet në qiej e në tokë është e All-llahut! Kini kujdes. Premtimi i All-llahut është më se i vërtetë, por shumica e tyre nuk e dinë.
10:55.
Vërtetë që Allahut i përket çdo gjë që gjendet në qiej dhe në Tokë. Premtimi i Allahut është i vërtetë, por shumica e njerëzve nuk e dinë.
10:55.
Me të vërtetë, Allahut i përket gjithçka që gjendet në qiej dhe tokë. Me të vërtetë, premtimi i Allahut është i vërtetë, por shumica e tyre nuk e dinë.
10:55.
'ELA 'INNE LILLAHI MA FI ES-SEMAWATI WEL-'ERDI 'ELA 'INNE WA'DEL-LAHI HEKKUN WE LEKINNE 'EKTHEREHUM LA JA'LEMUNE
C
10:56.
Ai jep jetë dhe vdekje, dhe vetëm te Ai do të ktheheni.
10:56.
Ai jep jetën dhe vdekjen dhe tek Ai do të ktheheni.
10:56.
Ai është që jep jetë dhe vdekje, dhe tek Ai do të ktheheni.
10:56.
HUWE JUHJI WE JUMITU WE 'ILEJHI TURXHA'UNE
C
10:57.
O ju njerëz! Juve ju erdhi nga Zoti juaj këshilla (Kur'ani) dhe shërimi i asaj që gjendet në kraharorët tuaj (në zemra), edhe udhëzim e mëshirë për besimtarët.
10:57.
O njerëz, ju ka ardhur këshillë (Kurani) nga Zoti juaj, shërim për zemrat tuaja, udhëzim dhe mëshirë për besimtarët.
10:57.
O njerëz, ju ka ardhur një këshillë nga Zoti juaj, një shërim për atë që është në kraharorët tuaj, një udhëzim dhe mëshirë për besimtarët.
10:57.
JA 'EJJUHA EN-NASU KAD XHA'ETKUM MEW'IDHETUN MIN RABBIKUM WE SHIFA'UN LIMA FI ES-SUDURI WE HUDEN WE REHMETUN LILMU'UMININE
C
10:58.
Thuaj: "Vetëm mirësisë së All-llahut dhe mëshirës së Tij le t'i gëzohen, se është shumë më e dobishme se ajo që grumbullojnë ata".
10:58.
Thuaj: “Me dhuntinë e Allahut dhe mëshirën e Tij - vetëm me këto le të gëzohen! Kjo është më e mirë se ajo që grumbullojnë.”
10:58.
Thuaj: "Me mirësinë e Allahut dhe mëshirën e Tij, le të gëzohen ata. Është më mirë se ajo që grumbullojnë."
10:58.
KUL BIFEDLI ELLAHI WE BIREHMETIHI FEBIDHALIKE FELJEFREHU HUWE HAJRUN MIMMA JEXHMA'UNE