U kopjua
Kur'ani Fisnik
kërkim në gjuhën shqipe
Kërkuat fjalën:
Ajete: 11
Sherif Ahmeti
Hasan Nahi
ChatGPT
Transliterimi
C
10:53.
E ata kërkojnë t'u tregosh (e do të thonë): "A është e vërtetë ajo (që thua për dënimin)?". Thuaj: "Po, pasha Zotin tim, ajo është më se e vërtetë, dhe ju nuk do të mund ta pengoni kurrsesi".
10:53.
Ata kërkojnë shpjegim prej teje: “A është e vërtetë ajo?” Thuaj: “Po, për Zotin tim, padyshim që është e vërtetë e ju nuk do të mund ta pengoni atë”!
10:53.
Ata të pyesin: "A është e vërtetë?" Thuaj: "Po, për Zotin tim, është e vërtetë dhe ju nuk mund ta shmangni atë."
10:53.
WE JESTENBI'UNEKE 'EHEKKUN HUWE KUL 'I WE RABBI 'INNEHU LEHEKKUN WE MA 'ENTUM BIMU'XHIZINE
C
10:54.
Secili njeri që e ka dëmtuar veten (duke mosbesuar), po të ishte e tij çdo gjë që ekziston në tokë, ai do ta flijonte atë (për të shpëtuar). E kur e shohin dënimin, ata fshehin dëshpërimin (nga hutia). Atëherë bëhet gjykimi i drejtë mes tyre nuk u bëhet padrejtë.
10:54.
Sikur çdo njeri që ka bërë padrejtësi, të kishte tërë pasurinë e botës, do ta jepte atë (Ditën e Gjykimit) si dëmshpërblim (për të shpëtuar). Ata do të fshehin pendimin kur të përballen me dënimin e do të gjykohen me të drejtë dhe nuk do t'u bëhet padrejtësi.
10:54.
Sikur çdo shpirt që ka bërë padrejtësi të zotëronte gjithçka që gjendet në tokë, do ta ofronte atë për të shpëtuar. Ata do të fshehin pendimin kur ta shohin dënimin, por çështja do të gjykohet mes tyre me drejtësi dhe nuk do t'u bëhet padrejtësi.
10:54.
WE LEW 'ENNE LIKULLI NEFSIN DHELEMET MA FIL-'ERDI LAFTEDET BIHI WE 'ESERRU EN-NEDAMETE LEMMA RE'EWL-'ADHABE WE KUDIJE BEJNEHUM BIL-KISTI WE HUM LA JUDHLEMUNE
C
10:55.
Vini re! Nuk ka dyshim se gjithçka që gjendet në qiej e në tokë është e All-llahut! Kini kujdes. Premtimi i All-llahut është më se i vërtetë, por shumica e tyre nuk e dinë.
10:55.
Vërtetë që Allahut i përket çdo gjë që gjendet në qiej dhe në Tokë. Premtimi i Allahut është i vërtetë, por shumica e njerëzve nuk e dinë.
10:55.
Me të vërtetë, Allahut i përket gjithçka që gjendet në qiej dhe tokë. Me të vërtetë, premtimi i Allahut është i vërtetë, por shumica e tyre nuk e dinë.
10:55.
'ELA 'INNE LILLAHI MA FI ES-SEMAWATI WEL-'ERDI 'ELA 'INNE WA'DEL-LAHI HEKKUN WE LEKINNE 'EKTHEREHUM LA JA'LEMUNE
C
10:56.
Ai jep jetë dhe vdekje, dhe vetëm te Ai do të ktheheni.
10:56.
Ai jep jetën dhe vdekjen dhe tek Ai do të ktheheni.
10:56.
Ai është që jep jetë dhe vdekje, dhe tek Ai do të ktheheni.
10:56.
HUWE JUHJI WE JUMITU WE 'ILEJHI TURXHA'UNE
C
10:57.
O ju njerëz! Juve ju erdhi nga Zoti juaj këshilla (Kur'ani) dhe shërimi i asaj që gjendet në kraharorët tuaj (në zemra), edhe udhëzim e mëshirë për besimtarët.
10:57.
O njerëz, ju ka ardhur këshillë (Kurani) nga Zoti juaj, shërim për zemrat tuaja, udhëzim dhe mëshirë për besimtarët.
10:57.
O njerëz, ju ka ardhur një këshillë nga Zoti juaj, një shërim për atë që është në kraharorët tuaj, një udhëzim dhe mëshirë për besimtarët.
10:57.
JA 'EJJUHA EN-NASU KAD XHA'ETKUM MEW'IDHETUN MIN RABBIKUM WE SHIFA'UN LIMA FI ES-SUDURI WE HUDEN WE REHMETUN LILMU'UMININE
C
10:58.
Thuaj: "Vetëm mirësisë së All-llahut dhe mëshirës së Tij le t'i gëzohen, se është shumë më e dobishme se ajo që grumbullojnë ata".
10:58.
Thuaj: “Me dhuntinë e Allahut dhe mëshirën e Tij - vetëm me këto le të gëzohen! Kjo është më e mirë se ajo që grumbullojnë.”
10:58.
Thuaj: "Me mirësinë e Allahut dhe mëshirën e Tij, le të gëzohen ata. Është më mirë se ajo që grumbullojnë."
10:58.
KUL BIFEDLI ELLAHI WE BIREHMETIHI FEBIDHALIKE FELJEFREHU HUWE HAJRUN MIMMA JEXHMA'UNE
C
10:59.
Thuaj: "Më thuani, atë që All-llahu ju dha si ushqim (të lejuar), e ju nga ai diçka bëtë të ndaluar e diçka të lejuar?" Thuaj: "A ju lejoi All-llahu ju, ose ju i shpifni All-llahut?"
10:59.
Thuaj: “Çfarë mendoni ju për ushqimin që jua ka zbritur Allahu, një pjesë të të cilit e bëni të ndaluar e një pjesë tjetër të lejuar?” Thuaj: “A ju ka lejuar Allahu për këtë apo po shpifni gënjeshtra për Allahun?”
10:59.
Thuaj: "A keni menduar për atë që Allahu ju ka dërguar si furnizim dhe që ju e bëtë të ndaluar dhe të lejuar?" Thuaj: "A e lejoi Allahu këtë, apo po shpifni gënjeshtra për Allahun?"
10:59.
KUL 'ERE'EJTUM MA 'ENZELEL-LAHU LEKUM MIN RIZKIN FEXHE'ALTUM MINHU HERAMEN WE HELALAN KUL 'ALLLEHU 'EDHINE LEKUM 'EM 'ALA ELLAHI TEFTERUNE
C
10:60.
Po çfarë është mendimi i atyre që i shpifin All-llahut, për ditën e kijametit? All-llahu është dhurues i madh ndaj njerëzve, por shumica e tyre nuk falënderojnë.
10:60.
Çfarë do të mendojnë në Ditën e Kiametit, ata që shpifin gënjeshtra për Allahun? Me të vërtetë, Allahu është Bamirës i madh me njerëzit, por, pjesa e tyre dërrmuese nuk e falënderojnë.
10:60.
Çfarë do të mendojnë ata që shpifin gënjeshtra për Allahun në Ditën e Kiametit? Me të vërtetë, Allahu është i pasur ndaj njerëzve, por shumica e tyre nuk falënderojnë.
10:60.
WE MA DHENNUL-LEDHINE JEFTERUNE 'ALA ELLAHIL-KEDHIBE JEWMEL-KIJAMETI 'INNALL-LLAHE LEDHU FEDLIN 'ALA EN-NASI WE LEKINNE 'EKTHEREHUM LA JESHKURUNE
C
10:61.
Ti nuk angazhohesh me asnjë çështje, nuk lexon nga ai pjesë nga Kur'ani dhe nuk bëni ndonjë vepër, vetëm se ne jemi prezentuesit tuaj, kur ju ndërmerrni atë. Zotit tënd nuk mund t'i fshihet as në tokë e as në qiell as sa grimca e as më e vogël se ajo e as më e madhe, por vetëm sa është evidentuar në librin e sigurt.
10:61.
Në çfarëdo pune që të jesh, çfarëdo gjëje që të lexosh nga Kurani dhe çfarëdo pune që të bëni (o njerëz), Ne jemi dëshmitarë, kur ju të thelloheni në të. Zotit tënd nuk i fshihet asnjë grimë peshe, në Tokë e në qiell; as më pak nga ajo e as më shumë nuk mbetet pa u shënuar në Librin e qartë.
10:61.
Ti nuk je në asnjë çështje, as nuk lexon ndonjë pjesë nga Kurani, as nuk bëni ndonjë veprim, veçse Ne jemi dëshmitarë mbi ju kur e bëni atë. Dhe asgjë, qoftë sa një grimcë, nuk është fshehur nga Zoti yt, as në tokë, as në qiell, as më e vogël, as më e madhe, përveçse është në një libër të qartë.
10:61.
WE MA TEKUNU FI SHE'NIN WE MA TETLU MINHU MIN KUR'ANIN WE LA TA'MELUNE MIN 'AMELIN 'ILLA KUNNA 'ALEJKUM SHUHUDEN 'IDH TUFIDUNE FIHI WE MA JA'ZUBU 'AN RABBIKE MIN MITHKALI DHERRETIN FIL-'ERDI WE LA FI ES-SEMA'I WE LA 'ESGARE MIN DHALIKE WE LA 'EKBERE 'ILLA FI KITABIN MUBININ
C
10:62.
Ta keni të ditur se të dashurit e All-llahut (evliatë) nuk kanë frikë (në botën tjetër) e as kurrfarë brengosje?
10:62.
Pa dyshim, miqtë e Allahut nuk do të kenë arsye për t'u frikësuar dhe as për t'u dëshpëruar.
10:62.
Me të vërtetë, për miqtë e Allahut nuk ka frikë, as nuk do të jenë të pikëlluar.
10:62.
'ELA 'INNE 'EWLIJA'EL-LAHI LA HAWFUN 'ALEJHIM WE LA HUM JEHZENUNE
C
10:63.
(Ata janë ata) Të cilët besuan dhe ishin të ruajtur.
10:63.
(Të tillë janë) ata që besojnë dhe që (i) frikësohen (Allahut).
10:63.
Ata që besuan dhe që ishin të përkushtuar.
10:63.
EL-LEDHINE 'AMENU WE KANU JETTEKUNE