U kopjua
Kur'ani Fisnik
kërkim në gjuhën shqipe
Kërkuat fjalën:
Ajete: 11
Sherif Ahmeti
Hasan Nahi
ChatGPT
Transliterimi
C
10:40.
Ka prej tyre (te të cilët u dërgua Muhammedi) që e besojnë atë (Kur'anin), e ka prej tyre edhe asish që atë nuk e besojnë. Zoti i njeh më së miri kokëfortit.
10:40.
Disa prej tyre besojnë në atë (Kuran) e disa nuk besojnë. Zoti yt i njeh më së miri ngatërrestarët.
10:40.
Disa prej tyre besojnë në të, dhe disa prej tyre nuk besojnë në të. Zoti yt i di më mirë ata që bëjnë shkatërrime.
10:40.
WE MINHUM MEN JU'UMINU BIHI WE MINHUM MEN LA JU'UMINU BIHI WE REBBUKE 'A'LEMU BIL-MUFSIDINE
C
10:41.
Po nëse ata të përgënjeshtruan ty, thuaj: "Mua më takon (shpërblimi nga) vepra ime e juve veprimi juaj, ju nuk përgjigjeni për atë që bëj unë, e as unë për atë që bëni ju".
10:41.
Nëse ata të quajnë gënjeshtar, thuaju: “Unë kam (shpërblim për) punën time, kurse ju keni (shpërblim për) punën tuaj. Ju s'jeni përgjegjës për atë që bëj unë dhe as unë s'jam përgjegjës për atë që bëni ju.”
10:41.
Nëse ata të përgënjeshtrojnë, thuaj: "Puna ime është për mua dhe puna juaj është për ju. Ju nuk jeni përgjegjës për atë që unë bëj dhe as unë për atë që ju bëni."
10:41.
WE 'IN KEDHDHEBUKE FEKUL LI 'AMELI WE LEKUM 'AMELUKUM 'ENTUM BERI'UNE MIMMA 'A'MELU WE 'ENA BERI'UN MIMMA TA'MELUNE
C
10:42.
Ka prej tyre që të dëgjojnë (kur lexon, por formalisht). A mund ta bësh të shurdhëtin të dëgjojë, edhe kur ata nuk kuptojnë?
10:42.
Ka prej atyre që të dëgjojnë. Por, a mund të bësh ti që të dëgjojnë të shurdhërit, të cilët s'kanë as mend?
10:42.
Disa prej tyre të dëgjojnë, por a mund të bësh të dëgjojë i shurdhëri, edhe nëse ata nuk mendojnë?
10:42.
WE MINHUM MEN JESTEMI'UNE 'ILEJKE 'EFE'ENTE TUSMI'U ES-SUMME WE LEW KANU LA JA'KILUNE
C
10:43.
Ka prej tyre që të shikon ty (duket se po të shikon). A mund ta udhëzosh ti të verbërin, kur ata nuk shohin (të vërtetën)?
10:43.
Ka prej atyre që të shikojnë. Por, a mund të bësh ti që të ecin në rrugë të drejtë të verbërit, të cilët nuk shohin?
10:43.
Disa prej tyre të shikojnë. Por a mund të udhëzosh të verbërin, edhe nëse ata nuk shohin?
10:43.
WE MINHUM MEN JENDHURU 'ILEJKE 'EFE'ENTE TEHDIL-'UMJE WE LEW KANU LA JUBSIRUNE
C
10:44.
All-llahu nuk u bën asgjë të padrejtë njerëzve, por ata i bëjnë të padrejtë vetes së tyre.
10:44.
Në të vërtetë, Allahu nuk u bën njerëzve asnjë të keqe, por njerëzit i bëjnë keq vetvetes.
10:44.
Me të vërtetë, Allahu nuk u bën padrejtësi njerëzve, por njerëzit i bëjnë padrejtësi vetvetes.
10:44.
'INNALL-LLAHE LA JEDHLIMU EN-NASE SHEJ'EN WE LEKINNE EN-NASE 'ENFUSEHUM JEDHLIMUNE
C
10:45.
(Përkujto) Ditën kur i tubojmë ata, (atyre u duket) sikur nuk qëndruan (në Dunja) vetëm një moment të ditës, atëherë njihen mes vete. E vërtet, kanë dështuar ata që nuk besuan këtë prezencë para All-llahut, edhe nuk gjetën udhën e drejtë.
10:45.
Ditën kur do t'i tubojë, atyre do t'u duket sikur nuk kanë ndenjur në tokë, veçse një çast të shkurtër dite, aq sa për të njohur njëri - tjetrin. Vërtet, janë të humbur ata që nuk e besojnë takimin me Allahun e nuk janë në rrugë të drejtë.
10:45.
Ditën kur Ai do t'i mbledhë ata, do t'u duket se nuk kanë qëndruar veçse një orë të ditës. Ata do ta njohin njëri-tjetrin. Me të vërtetë, ata që e mohuan takimin me Allahun kanë qenë të humbur dhe nuk ishin të udhëzuar.
10:45.
WE JEWME JEHSHURUHUM KE'EN LEM JELBETHU 'ILLA SA'ATEN MINE EN-NEHARI JETA'AREFUNE BEJNEHUM KAD HASIREL-LEDHINE KEDHDHEBU BILIKA'I ELLAHI WE MA KANU MUHTEDINE
C
10:46.
Nëse ta bëjmë të mundshme të shohish diçka nga (dënimi) që ua premtuan atyre (mirë), ose ta marrim shpirtin ty (kurse ti nuk sheh gjë), e ardhmja e tyre është vetëm te Ne. All-llahu është dëshmues i asaj që punojnë.
10:46.
Edhe në qoftë se Ne të tregojmë ty diçka nga ai (dënim) që u kemi premtuar atyre, edhe në qoftë se ta marrim shpirtin (para se t'i dënojmë), sërish ata te Ne do të kthehen dhe Allahu është dëshmitar për çfarë bëjnë ata.
10:46.
Qoftë që Ne të tregojmë ty një pjesë të asaj që u kemi premtuar atyre ose që të marrim ty (para saj), kthimi i tyre është te Ne, dhe Allahu është Dëshmitar mbi atë që bëjnë.
10:46.
WE 'IMMA NURIJENNEKE BA'DEL-LEDHI NA'IDUHUM 'EW NETEWEFFEJENNEKE FE'ILEJNA MERXHI'UHUM THUMMEL-LAHU SHEHIDUN 'ALA MA JEF'ALUNE
C
10:47.
Secili popull kishte të dërguarin e vet, e kur u vinte i dërguari i tyre bëhej gjykimi i drejtë mes tyre, atyre nuk u bëhet padrejtësi.
10:47.
Çdo popull ka pasur të dërguar. Dhe, kur atyre t'u vijë i dërguari (Ditën e Gjykimit), do të gjykohet midis tyre me të drejtë dhe nuk do t'u bëhet asnjë padrejtësi.
10:47.
Për çdo popull ka një të dërguar. Kur i dërguari i tyre vjen, çështja gjykohet mes tyre me drejtësi dhe atyre nuk u bëhet padrejtësi.
10:47.
WE LIKULLI 'UMMETIN RESULUN FE'IDHA XHA'E RESULUHUM KUDIJE BEJNEHUM BIL-KISTI WE HUM LA JUDHLEMUNE
C
10:48.
Ata thonë: "Kur do të jetë ky premtim (dënim), nëse jeni të drejtë ç'ka thoni?
10:48.
Ata (jobesimtarët) thonë: “Kur do të plotësohet ky premtim, nëse thoni të vërtetën?”
10:48.
Ata thonë: "Kur do të përmbushet ky premtim, nëse jeni të sinqertë?"
10:48.
WE JEKULUNE META HADHAL-WA'DU 'IN KUNTUM SADIKINE
C
10:49.
Thuaj: "Unë nuk mund t'i sjell vetes sime as dëm as dobi, pos atë që dëshiron All-llahu". Çdo popull ka afatin (e caktuar), e kur të vijë afati i tyre, ata nuk mund ta vonojnë as për një moment e as ta ngutin.
10:49.
Thuaj: “Unë nuk kam fuqi t'i bëj vetes as dëm, as dobi, përveç asaj që dëshiron Allahu. Çdo popull ka afatin e vet. Prandaj, kur t'u vijë ai, ata nuk mund ta shtyjnë për asnjë çast e as ta shpejtojnë”.
10:49.
Thuaj: "Unë nuk kam pushtet mbi vetveten për të mirën apo të keqen, përveç asaj që do Allahu. Çdo popull ka një afat. Kur të vijë afati i tyre, ata nuk mund ta shtyjnë atë as për një çast dhe as ta shpejtojnë."
10:49.
KUL LA 'EMLIKU LINEFSI DERREN WE LA NEF'AN 'ILLA MA SHA'EL-LAHU LIKULLI 'UMMETIN 'EXHELUN 'IDHA XHA'E 'EXHELUHUM FELA JESTE'HIRUNE SA'ATEN WE LA JESTEKDIMUNE
C
10:50.
Thuaj: "Më tregoni, nëse u vjen dënimi i Tij natën ose ditën, e çka i shtyen të nguten për të kriminelët?"
10:50.
Thuaj: “Si mendoni ju, nëse ju vjen dënimi i Tij natën apo ditën, çfarë pjese të tij do të përshpejtojnë keqbërësit?”
10:50.
Thuaj: "A e keni menduar nëse dënimi i Tij vjen te ju natën ose ditën? Çfarë do të kërkojnë të përshpejtojnë keqbërësit?"
10:50.
KUL 'ERE'EJTUM 'IN 'ETAKUM 'ADHABUHU BEJATEN 'EW NEHARAN MADHA JESTA'XHILU MINHUL-MUXHRIMUNE