Kur'ani Fisnik

kërkim në gjuhën shqipe



<< >>
Kërkuat fjalën:
Ajete: 11

Sherif Ahmeti
Hasan Nahi
ChatGPT
Transliterimi
C 10:38. Përkundër kësaj, ata (idhujtarët) thonë se atë e trilloi ai (Muhammedi). Ti thuaj: "Silleni pra ju një kaptinë të ngjashme me këtë, madje thirrni kë të doni në ndihmë, pos All-llahut, po qe se jeni të drejtë në atë që thoni".
10:38. Nëse ata thonë: “Ai (Muhamedi) e ka trilluar atë (Kuranin)”, thuaju: “Atëherë, sillni një sure të ngjashme me të dhe thirrni (në ndihmë) kë të mundni, përveç Allahut, nëse thoni të vërtetën.”
10:38. Apo thonë: "Ai e trilloi atë?" Thuaj: "Sillni, pra, një sure të ngjashme me të dhe thirrni kë të mundeni përveç Allahut, nëse jeni të sinqertë."
10:38. 'EM JEKULUNE EFTERAHU KUL FE'TU BISURETIN MITHLIHI WE ED'U MENI ESTETA'TUM MIN DUNI ELLAHI 'IN KUNTUM SADIKINE
C 10:39. Por ja, ata përgënjeshtruan atë (Kur'anin) pa e kuptuar dhe pa ju ardhur shpjegimi i tij. Po kështu, gënjenin edhe ata që ishin më përpara. Shiko si ishte përfundimi i zullumqarëve.
10:39. Por ata e mohojnë atë që nuk e njohin plotësisht, ndërkohë që nuk u ka ardhur ende përmbushja e (premtimeve të) tij. Kështu kanë mohuar edhe popujt që ishin para tyre; prandaj shiko si kanë përfunduar keqbërësit!
10:39. Por ata mohojnë atë që nuk e kuptuan dhe kuptimi i tij ende nuk u ka ardhur. Kështu kanë mohuar edhe ata para tyre. Shiko si ishte fundi i të padrejtëve.
10:39. BEL KEDHDHEBU BIMA LEM JUHITU BI'ILMIHI WE LEMMA JE'TIHIM TE'WILUHU KEDHALIKE KEDHDHEBEL-LEDHINE MIN KABLIHIM FANDHUR KEJFE KANE 'AKIBETU EDH-DHALIMINE
C 10:40. Ka prej tyre (te të cilët u dërgua Muhammedi) që e besojnë atë (Kur'anin), e ka prej tyre edhe asish që atë nuk e besojnë. Zoti i njeh më së miri kokëfortit.
10:40. Disa prej tyre besojnë në atë (Kuran) e disa nuk besojnë. Zoti yt i njeh më së miri ngatërrestarët.
10:40. Disa prej tyre besojnë në të, dhe disa prej tyre nuk besojnë në të. Zoti yt i di më mirë ata që bëjnë shkatërrime.
10:40. WE MINHUM MEN JU'UMINU BIHI WE MINHUM MEN LA JU'UMINU BIHI WE REBBUKE 'A'LEMU BIL-MUFSIDINE
C 10:41. Po nëse ata të përgënjeshtruan ty, thuaj: "Mua më takon (shpërblimi nga) vepra ime e juve veprimi juaj, ju nuk përgjigjeni për atë që bëj unë, e as unë për atë që bëni ju".
10:41. Nëse ata të quajnë gënjeshtar, thuaju: “Unë kam (shpërblim për) punën time, kurse ju keni (shpërblim për) punën tuaj. Ju s'jeni përgjegjës për atë që bëj unë dhe as unë s'jam përgjegjës për atë që bëni ju.”
10:41. Nëse ata të përgënjeshtrojnë, thuaj: "Puna ime është për mua dhe puna juaj është për ju. Ju nuk jeni përgjegjës për atë që unë bëj dhe as unë për atë që ju bëni."
10:41. WE 'IN KEDHDHEBUKE FEKUL LI 'AMELI WE LEKUM 'AMELUKUM 'ENTUM BERI'UNE MIMMA 'A'MELU WE 'ENA BERI'UN MIMMA TA'MELUNE
C 10:42. Ka prej tyre që të dëgjojnë (kur lexon, por formalisht). A mund ta bësh të shurdhëtin të dëgjojë, edhe kur ata nuk kuptojnë?
10:42. Ka prej atyre që të dëgjojnë. Por, a mund të bësh ti që të dëgjojnë të shurdhërit, të cilët s'kanë as mend?
10:42. Disa prej tyre të dëgjojnë, por a mund të bësh të dëgjojë i shurdhëri, edhe nëse ata nuk mendojnë?
10:42. WE MINHUM MEN JESTEMI'UNE 'ILEJKE 'EFE'ENTE TUSMI'U ES-SUMME WE LEW KANU LA JA'KILUNE
C 10:43. Ka prej tyre që të shikon ty (duket se po të shikon). A mund ta udhëzosh ti të verbërin, kur ata nuk shohin (të vërtetën)?
10:43. Ka prej atyre që të shikojnë. Por, a mund të bësh ti që të ecin në rrugë të drejtë të verbërit, të cilët nuk shohin?
10:43. Disa prej tyre të shikojnë. Por a mund të udhëzosh të verbërin, edhe nëse ata nuk shohin?
10:43. WE MINHUM MEN JENDHURU 'ILEJKE 'EFE'ENTE TEHDIL-'UMJE WE LEW KANU LA JUBSIRUNE
C 10:44. All-llahu nuk u bën asgjë të padrejtë njerëzve, por ata i bëjnë të padrejtë vetes së tyre.
10:44. Në të vërtetë, Allahu nuk u bën njerëzve asnjë të keqe, por njerëzit i bëjnë keq vetvetes.
10:44. Me të vërtetë, Allahu nuk u bën padrejtësi njerëzve, por njerëzit i bëjnë padrejtësi vetvetes.
10:44. 'INNALL-LLAHE LA JEDHLIMU EN-NASE SHEJ'EN WE LEKINNE EN-NASE 'ENFUSEHUM JEDHLIMUNE
C 10:45. (Përkujto) Ditën kur i tubojmë ata, (atyre u duket) sikur nuk qëndruan (në Dunja) vetëm një moment të ditës, atëherë njihen mes vete. E vërtet, kanë dështuar ata që nuk besuan këtë prezencë para All-llahut, edhe nuk gjetën udhën e drejtë.
10:45. Ditën kur do t'i tubojë, atyre do t'u duket sikur nuk kanë ndenjur në tokë, veçse një çast të shkurtër dite, aq sa për të njohur njëri - tjetrin. Vërtet, janë të humbur ata që nuk e besojnë takimin me Allahun e nuk janë në rrugë të drejtë.
10:45. Ditën kur Ai do t'i mbledhë ata, do t'u duket se nuk kanë qëndruar veçse një orë të ditës. Ata do ta njohin njëri-tjetrin. Me të vërtetë, ata që e mohuan takimin me Allahun kanë qenë të humbur dhe nuk ishin të udhëzuar.
10:45. WE JEWME JEHSHURUHUM KE'EN LEM JELBETHU 'ILLA SA'ATEN MINE EN-NEHARI JETA'AREFUNE BEJNEHUM KAD HASIREL-LEDHINE KEDHDHEBU BILIKA'I ELLAHI WE MA KANU MUHTEDINE
C 10:46. Nëse ta bëjmë të mundshme të shohish diçka nga (dënimi) që ua premtuan atyre (mirë), ose ta marrim shpirtin ty (kurse ti nuk sheh gjë), e ardhmja e tyre është vetëm te Ne. All-llahu është dëshmues i asaj që punojnë.
10:46. Edhe në qoftë se Ne të tregojmë ty diçka nga ai (dënim) që u kemi premtuar atyre, edhe në qoftë se ta marrim shpirtin (para se t'i dënojmë), sërish ata te Ne do të kthehen dhe Allahu është dëshmitar për çfarë bëjnë ata.
10:46. Qoftë që Ne të tregojmë ty një pjesë të asaj që u kemi premtuar atyre ose që të marrim ty (para saj), kthimi i tyre është te Ne, dhe Allahu është Dëshmitar mbi atë që bëjnë.
10:46. WE 'IMMA NURIJENNEKE BA'DEL-LEDHI NA'IDUHUM 'EW NETEWEFFEJENNEKE FE'ILEJNA MERXHI'UHUM THUMMEL-LAHU SHEHIDUN 'ALA MA JEF'ALUNE
C 10:47. Secili popull kishte të dërguarin e vet, e kur u vinte i dërguari i tyre bëhej gjykimi i drejtë mes tyre, atyre nuk u bëhet padrejtësi.
10:47. Çdo popull ka pasur të dërguar. Dhe, kur atyre t'u vijë i dërguari (Ditën e Gjykimit), do të gjykohet midis tyre me të drejtë dhe nuk do t'u bëhet asnjë padrejtësi.
10:47. Për çdo popull ka një të dërguar. Kur i dërguari i tyre vjen, çështja gjykohet mes tyre me drejtësi dhe atyre nuk u bëhet padrejtësi.
10:47. WE LIKULLI 'UMMETIN RESULUN FE'IDHA XHA'E RESULUHUM KUDIJE BEJNEHUM BIL-KISTI WE HUM LA JUDHLEMUNE
C 10:48. Ata thonë: "Kur do të jetë ky premtim (dënim), nëse jeni të drejtë ç'ka thoni?
10:48. Ata (jobesimtarët) thonë: “Kur do të plotësohet ky premtim, nëse thoni të vërtetën?”
10:48. Ata thonë: "Kur do të përmbushet ky premtim, nëse jeni të sinqertë?"
10:48. WE JEKULUNE META HADHAL-WA'DU 'IN KUNTUM SADIKINE