U kopjua
Kur'ani Fisnik
kërkim në gjuhën shqipe
Kërkuat fjalën:
Ajete: 11
Sherif Ahmeti
Hasan Nahi
ChatGPT
Transliterimi
C
9:90.
Disa nga arabët beduinë që kërkuan falje, erdhën për t'iu dhënë leje (të mos shkonin në luftë), e ata të tjerët që kishin gënjyer (me besim) All-llahun dhe të dërguarin e Tij ishin ndalë (pa leje). Ata që prej tyre nuk besuan, do t'i godasë dënim i ashpër.
9:90.
Disa beduinë erdhën me shfajësime, duke të të kërkuar leje, që të mos shkonin në luftë. Dhe munguan ata që e gënjyen Allahun dhe të Dërguarin e Tij. Ata prej atyre që mohuan, me të vërtetë, do t'i godasë një dënim i dhembshëm.
9:90.
Disa beduinë erdhën me justifikime që të kërkojnë leje për të mos dalë, dhe ata që gënjyen Allahun dhe të Dërguarin e Tij ndenjën pas. Për ata që mohuan prej tyre do të vijë një ndëshkim i dhimbshëm.
9:90.
WE XHA'EL-MU'ADHDHIRUNE MINEL-'A'RABI LIJU'UDHENE LEHUM WE KA'ADEL-LEDHINE KEDHEBU ELLAHE WE RESULEHU SEJUSIBUL-LEDHINE KEFERU MINHUM 'ADHABUN 'ELIMUN
C
9:91.
Nuk është ndonjë mëkat për të dobëtit, as për të sëmurët, e as për ata që nuk kanë me çka të përgatiten, kur janë të sinqertë ndaj All-llahut dhe të dërguarit të Tij, pra për të mirët nuk ka rrugë qortimi. All-llahu falë shumë, është mëshirues.
9:91.
Nuk është gjynah të mos shkojnë në luftë të dobëtit, as të sëmurët, as ata që nuk mund të sigurojnë shpenzimet, nëse janë të sinqertë me Allahun dhe të Dërguarin e Tij. Nuk ka vend për vërejtje ndaj punëmirëve. Allahu është Falës dhe Mëshirëplotë.
9:91.
Nuk ka faj për të dobëtit, as për të sëmurët, as për ata që nuk kanë me çfarë të shpenzojnë, nëse janë të sinqertë ndaj Allahut dhe të Dërguarit të Tij. Nuk ka rrugë kundër bamirësve. Allahu është Falës, Mëshirëplotë.
9:91.
LEJSE 'ALA ED-DU'AFA'I WE LA 'ALEL-MERDA WE LA 'ALEL-LEDHINE LA JEXHIDUNE MA JUNFIKUNE HEREXHUN 'IDHA NESEHU LILLAHI WE RESULIHI MA 'ALEL-MUHSININE MIN SEBILIN WEL-LAHU GAFURUN REHIMUN
C
9:92.
(Nuk ka qortim) Dhe as për ata që kur erdhën te ti për t'i bartur me kafshë, u the: "Nuk kam me çka t'ju bartë. Ata u kthyen, e prej pikëllimit pse nuk kishin me çka të përgatiteshin, nga sytë e tyre u rridhnin lotë.
9:92.
(Nuk ka gjynah) as për ata të cilët, kur vijnë te ti për të kërkuar kafshë shalimi e ti u thua: “Unë nuk mund t'ju siguroj kafshë shalimi”, kthehen me sytë e tyre që u rrjedhin lot, ngaqë nuk mundën të gjenin gjë për të dhënë (në rrugë të Allahut).
9:92.
As kundër atyre të cilëve kur erdhën të të kërkojnë një mjet transporti u the: "Nuk gjej asnjë mjet për t'ju transportuar," u kthyen me sytë e tyre të mbushur me lot nga mërzia se nuk gjenin me çfarë të shpenzonin.
9:92.
WE LA 'ALEL-LEDHINE 'IDHA MA 'ETEWKE LITEHMILEHUM KULTE LA 'EXHIDU MA 'EHMILUKUM 'ALEJHI TEWELLEW WE 'A'JUNUHUM TEFIDU MINE ED-DEM'I HEZENEN 'ELLA JEXHIDU MA JUNFIKUNE
C
9:93.
E keqja është për ata që duke qenë pasanikë kërkuan leje dhe u pajtuan të mbeteshin me ata që nuk vajtën. Po, All-llahu ka vulosur zemrat e tyre, ata nuk do të gjejnë rrugë.
9:93.
Por ka vend për t'u qortuar ata, që kërkojnë leje nga ti, duke qenë të pasur. Ata kënaqen të rrinë me ata që nuk shkojnë në luftë. Allahu ua ka vulosur atyre zemrat, por ata nuk dinë.
9:93.
Rruga është vetëm kundër atyre që kërkojnë leje prej teje, ndërkohë që janë të pasur. Ata ishin të kënaqur të jenë me ata që mbeten pas. Allahu vulosi zemrat e tyre, prandaj nuk dinë.
9:93.
'INNEMA ES-SEBILU 'ALEL-LEDHINE JESTE'DHINUNEKE WE HUM 'EGNIJA'U REDU BI'EN JEKUNU ME'AL-HAWALIFI WE TEBE'ALLAHU 'ALA KULUBIHIM FEHUM LA JA'LEMUNE
C
9:94.
Kur të ktheheni te ata, ata do t'ju kërkojnë falje, thuaju: "Mos u arsyetoni, ne nuk ju besojmë, për gjendjen e juaj na ka njoftuar All-llahu. Veprën tuaj do ta shohë All-llahu dhe i dërguari i Tij, e pastaj ju do të ktheheni te Ai që i di të fshehtat dhe të dukshmet, e Ai do t'ju lajmërojë për atë që keni vepruar".
9:94.
Kur të ktheheni tek ata, do t'ju vijnë duke u shfajësuar. Thuaju: “Mos kërkoni falje! Sido që të jetë, ne nuk ju besojmë, sepse Allahu na ka lajmëruar për qëllimet tuaja. Me siguri, Allahu dhe i Dërguari i Tij do t'i shohin veprat tuaja; pastaj ju do të ktheheni tek Ai, që i di gjërat e padukshme dhe të dukshme e do t'ju lajmërojë për atë që keni bërë.
9:94.
Kur të ktheheni te ata, do t'ju kërkojnë justifikime. Thuaj: "Mos kërkoni justifikime, ne nuk ju besojmë; Allahu na ka treguar lajme për ju. Allahu dhe i Dërguari i Tij do t'i shohin veprat tuaja, pastaj do të ktheheni te Ai që di të fshehtën dhe të dukshmen, dhe Ai do t'ju tregojë atë që keni bërë."
9:94.
JA'TEDHIRUNE 'ILEJKUM 'IDHA REXHA'TUM 'ILEJHIM KUL LA TA'TEDHIRU LEN NU'UMINE LEKUM KAD NEBBE'ENALLAHU MIN 'EHBARIKUM WE SEJERALLAHU 'AMELEKUM WE RESULUHU THUMME TUREDDUNE 'ILA 'ALIMIL-GAJBI WE ESH-SHEHADETI FEJUNEBBI'UKUM BIMA KUNTUM TA'MELUNE
C
9:95.
Ata do t'ju betohen në All-llahun, kur të ktheheni te ata, për të mos i qortuar, ju pra hiqjuni atyre, ata janë të ndyrë, e vendi i tyre do të jetë xhehennemi, shpërblim për atë që fituan.
9:95.
Kur të ktheheni tek ata, do t'ju betohen për Allahun që t'i lini. Largohuni prej tyre! Ata janë të ndyrë dhe strehimi i tyre është Xhehenemi. Ky është dënimi për veprat e tyre.
9:95.
Ata do të betohen për Allahun kur të ktheheni te ta, që t'i lini ata. Lërini, sepse ata janë të ndyrë, dhe vendbanimi i tyre është Xhehenemi si shpërblim për atë që kanë fituar.
9:95.
SEJEHLIFUNE BILLAHI LEKUM 'IDHA ENKALEBTUM 'ILEJHIM LITU'RIDU 'ANHUM FE'A'RIDU 'ANHUM 'INNEHUM RIXHSUN WE ME'WAHUM XHEHENNEMU XHEZA'EN BIMA KANU JEKSIBUNE
C
9:96.
Ata ju betohen juve që të jeni të kënaqur ndaj tyre, e nëse ju shprehni kënaqësi, All-llahu nuk është i kënaqur me popullin e paturpshëm.
9:96.
Ata do t'ju betohen që të jeni të kënaqur me ata. Nëse ju do të jeni të kënaqur me ata, dijeni se Allahu sigurisht që nuk është i kënaqur me popullin e pabindur.
9:96.
Ata ju betohen që t'ju kënaqin ju, por edhe sikur t'i kënaqnin ju, Allahu nuk i kënaq ata që janë mosbindës.
9:96.
JEHLIFUNE LEKUM LITERDEW 'ANHUM FE'IN TERDEW 'ANHUM FE'INNALL-LLAHE LA JERDA 'ANIL-KAWMIL-FASIKINE
C
9:97.
Arabët beduinë janë të pajisur me mohim e hipokrizi më të fortë, dhe janë më të përshtatshëm për të mos i njohur dispozitat që ia zbriti të dërguarit të Tij All-llahu. All-llahu i di çështjet, Ai është i urtë.
9:97.
Beduinët janë mohuesit dhe hipokritët më të mëdhenj dhe më të prirët për të mos njohur kufijtë, që Allahu ia ka shpallur të Dërguarit të Tij. Allahu është i Gjithëdijshëm dhe i Urtë.
9:97.
Beduinët janë më të ashpër në mosbesim dhe hipokrizi, dhe më të prirë të mos i dinë kufijtë e asaj që Allahu i ka zbritur të Dërguarit të Tij. Allahu është i Dijshëm, i Urtë.
9:97.
EL-'A'RABU 'ESHEDDU KUFREN WE NIFAKAN WE 'EXHDERU 'ELLA JA'LEMU HUDUDE MA 'ENZELEL-LAHU 'ALA RESULIHI WEL-LAHU 'ALIMUN HEKIMUN
C
9:98.
Ka disa beduinë që për atë që e jep, e konsideron si të dështuar dhe presin kthesa kundër jush. Kundër tyre e ardhmja qoftë e keqe! All-llahu dëgjon, di.
9:98.
Ndër beduinët, ka të atillë, që shpenzimin në rrugë të Allahut, e quajnë si gjobë dhe presin që juve t'ju godasë ndonjë fatkeqësi. Le t'i godasë ata radha e fatkeqësisë! Allahu dëgjon dhe di gjithçka.
9:98.
Disa beduinë e konsiderojnë atë që japin si një humbje dhe presin kthesën kundër jush, por kthesa e keqe është kundër tyre. Allahu dëgjon, di.
9:98.
WE MINEL-'A'RABI MEN JETTEHIDHU MA JUNFIKU MEGREMEN WE JETEREBBESU BIKUMU ED-DEWA'IRE 'ALEJHIM DA'IRETU ES-SEW'I WEL-LAHU SEMI'UN 'ALIMUN
C
9:99.
Po, ka edhe disa nga beduinët që besojnë All-llahun dhe botën tjetër dhe atë që e japin e konsiderojnë afrim te All-llahu dhe bekim te i dërguari. Veni re, ato janë afrime te All-llahu për ata, e All-llahu do t'i përfshijë në mëshirën e Tij. All-llahu falë dhe është mëshirues.
9:99.
Po ka nga beduinët të atillë që besojnë Allahun dhe Ditën e Kiametit dhe shpenzimin (në rrugë të Allahut) e quajnë si mjet për t'iu afruar Allahut dhe për të merituar bekimin e të Dërguarit. Dhe vërtet që kjo do t'u sjellë afrimin: Allahu do t'i pranojë ata në mëshirën e Vet. Njëmend, Allahu është Falës i madh dhe Mëshirëplotë.
9:99.
Ka edhe beduinë që besojnë në Allahun dhe ditën e fundit dhe e konsiderojnë atë që japin si një afrim tek Allahu dhe lutjet e të Dërguarit. Vërtet, kjo është një afrim për ta; Allahu do t'i futë ata në mëshirën e Tij. Vërtet, Allahu është Falës, Mëshirëplotë.
9:99.
WE MINEL-'A'RABI MEN JU'UMINU BILLAHI WEL-JEWMIL-'AHIRI WE JETTEHIDHU MA JUNFIKU KURUBATIN 'INDEL-LAHI WE SELEWATI ER-RESULI 'ELA 'INNEHA KURBETUN LEHUM SEJUDHILUHUMU ELLAHU FI REHMETIHI 'INNALL-LLAHE GAFURUN REHIMUN
C
9:100.
All-llahu është i kënaqur me të hershmit e parë prej muhaxhirëve (migruesve) dhe prej ensarëve (vendasve-ndihmëtarë) dhe prej atyre që i pasuan ata me punë të mira, e edhe ata janë të kënaqur ndaj Tij. Atyre u ka përgatitur xhennete, në të cilët rrjedhin lumenj, ku do të jenë përjetë të pasosur. E ky është fitim i madh.
9:100.
Sa u përket besimtarëve të parë, prej muhaxhirëve dhe ensarëve, Allahu është i kënaqur me ata dhe me të gjithë të tjerët që i pasuan me vendosmëri e përkushtim në besim; edhe ata janë të kënaqur me Atë. Allahu ka përgatitur për ata kopshte nëpër të cilat rrjedhin lumenj dhe ku do të jetojnë përgjithmonë. Kjo është fitorja madhështore!
9:100.
Sa u përket të parëve, muhaxhirëve dhe ensarëve, dhe atyre që i pasojnë ata me mirësi, Allahu është i kënaqur me ta dhe ata janë të kënaqur me Të. Ai u ka përgatitur atyre kopshte nën të cilët rrjedhin lumenj, aty do të jenë përgjithmonë. Ky është suksesi i madh.
9:100.
WE ES-SABIKUNEL-'EWWELUNE MINEL-MUHAXHIRINE WEL-'ENSARI WEL-LEDHINE ETTEBA'UHUM BI'IHSANIN REDIJEL-LAHU 'ANHUM WE REDU 'ANHU WE 'E'ADDE LEHUM XHENNATIN TEXHRI TEHTEHAL-'ENHARU HALIDINE FIHA 'EBEDEN DHALIKEL-FEWZUL-'ADHIMU