Kur'ani Fisnik

kërkim në gjuhën shqipe



<< >>
Kërkuat fjalën:
Ajete: 11

Sherif Ahmeti
Hasan Nahi
ChatGPT
Transliterimi
C 9:85. Po ty të mos duket e mirë pasuria e tyre dhe fëmijët e tyre. All-llahu deshi t'i mundojë me të në këtë botë dhe t'u dalë shpirti duke qenë mohues.
9:85. Mos u josh (o Muhamed) nga pasuria dhe fëmijët e tyre, sepse nëpërmjet tyre Allahu kërkon t'i ndëshkojë ata në këtë jetë, në mënyrë që t'u dalë shpirti duke qenë jobesimtarë.
9:85. Le të mos të mahnisin pasuritë e tyre dhe fëmijët e tyre. Allahu dëshiron vetëm t'i ndëshkojë me to në këtë botë, dhe që shpirtrat e tyre të dalin ndërsa janë jobesimtarë.
9:85. WE LA TU'XHIBKE 'EMWALUHUM WE 'EWLADUHUM 'INNEMA JURIDU ELLAHU 'EN JU'ADHDHIBEHUM BIHA FI ED-DUNJA WE TEZHEKA 'ENFUSUHUM WE HUM KAFIRUNE
C 9:86. E kur zbritët një kaptinë (që thotë): Të besoni All-llahun dhe luftoni së bashku me të dërguarin e Tij, ata të pasurit kërkuan leje prej teje dhe thanë: "Na le të mbesim me ata që rrinë!"
9:86. Dhe kur shpallet një sure që thotë: “Besoni Allahun dhe luftoni së bashku me të Dërguarin e Tij!” pasanikët e tyre (hipokritëve) kërkojnë leje, duke thënë: “Na lini të rrimë me ata që nuk shkojnë në luftë!”
9:86. Kur zbret një sure që urdhëron: "Besoni në Allahun dhe luftoni së bashku me të Dërguarin e Tij," të pasurit e tyre kërkojnë leje prej teje dhe thonë: "Na lër të rrimë me ata që rrinë pas."
9:86. WE 'IDHA 'UNZILET SURETUN 'EN 'AMINU BILLAHI WE XHAHIDU ME'A RESULIHI ESTE'DHENEKE 'ULUT-TEWLI MINHUM WE KALU DHERNA NEKUN ME'AL-KA'IDINE
C 9:87. U pajtuan të mbesin me ata që nuk vajtën (në luftë). Po zemrat e tyre janë mbyllur, andaj ata nuk kuptojnë.
9:87. Kënaqen të jenë me ata që nuk shkojnë në luftë, zemrat e tyre janë të vulosura e ata nuk kuptojnë!
9:87. Ata ishin të kënaqur të jenë me ata që mbeten pas, dhe zemrat e tyre u vulosën, kështu ata nuk kuptojnë.
9:87. REDU BI'EN JEKUNU ME'AL-HAWALIFI WE TUBI'A 'ALA KULUBIHIM FEHUM LA JEFKAHUNE
C 9:88. Por, i dërguari, e së bashku me të edhe ata që besuan, luftuan me pasurinë dhe veten e tyre dhe atyre u takuan të gjitha të mirat, ata janë të shpëtuarit.
9:88. Por, i Dërguari dhe ata që besojnë në të, luftojnë me pasurinë e tyre dhe jetën e tyre. Për ata do të ketë çdo të mirë dhe pikërisht ata do të jenë të shpëtuarit.
9:88. Por i Dërguari dhe ata që besuan me të luftuan me pasuritë dhe jetët e tyre. Për ta janë të mirat, dhe ata janë të fituarit.
9:88. LEKINI ER-RESULU WEL-LEDHINE 'AMENU ME'AHU XHAHEDU BI'EMWALIHIM WE 'ENFUSIHIM WE 'ULA'IKE LEHUMUL-HAJRATU WE 'ULA'IKE HUMUL-MUFLIHUNE
C 9:89. All-llahu u ka përgatitur atyre xhennete që në to rrjedhin lumenj, ku do të qëndrojnë përgjithmonë. Ai është suksesi i madh.
9:89. Allahu u ka përgatitur atyre kopshtet e Xhenetit, nëpër të cilët rrjedhin lumenj dhe ku do të banojnë përgjithmonë. Kjo është fitorja madhështore.
9:89. Allahu u ka përgatitur atyre kopshte nën të cilët rrjedhin lumenj, aty do të jenë përgjithmonë. Ky është suksesi i madh.
9:89. 'E'ADDEL-LAHU LEHUM XHENNATIN TEXHRI MIN TEHTIHAL-'ENHARU HALIDINE FIHA DHALIKEL-FEWZUL-'ADHIMU
C 9:90. Disa nga arabët beduinë që kërkuan falje, erdhën për t'iu dhënë leje (të mos shkonin në luftë), e ata të tjerët që kishin gënjyer (me besim) All-llahun dhe të dërguarin e Tij ishin ndalë (pa leje). Ata që prej tyre nuk besuan, do t'i godasë dënim i ashpër.
9:90. Disa beduinë erdhën me shfajësime, duke të të kërkuar leje, që të mos shkonin në luftë. Dhe munguan ata që e gënjyen Allahun dhe të Dërguarin e Tij. Ata prej atyre që mohuan, me të vërtetë, do t'i godasë një dënim i dhembshëm.
9:90. Disa beduinë erdhën me justifikime që të kërkojnë leje për të mos dalë, dhe ata që gënjyen Allahun dhe të Dërguarin e Tij ndenjën pas. Për ata që mohuan prej tyre do të vijë një ndëshkim i dhimbshëm.
9:90. WE XHA'EL-MU'ADHDHIRUNE MINEL-'A'RABI LIJU'UDHENE LEHUM WE KA'ADEL-LEDHINE KEDHEBU ELLAHE WE RESULEHU SEJUSIBUL-LEDHINE KEFERU MINHUM 'ADHABUN 'ELIMUN
C 9:91. Nuk është ndonjë mëkat për të dobëtit, as për të sëmurët, e as për ata që nuk kanë me çka të përgatiten, kur janë të sinqertë ndaj All-llahut dhe të dërguarit të Tij, pra për të mirët nuk ka rrugë qortimi. All-llahu falë shumë, është mëshirues.
9:91. Nuk është gjynah të mos shkojnë në luftë të dobëtit, as të sëmurët, as ata që nuk mund të sigurojnë shpenzimet, nëse janë të sinqertë me Allahun dhe të Dërguarin e Tij. Nuk ka vend për vërejtje ndaj punëmirëve. Allahu është Falës dhe Mëshirëplotë.
9:91. Nuk ka faj për të dobëtit, as për të sëmurët, as për ata që nuk kanë me çfarë të shpenzojnë, nëse janë të sinqertë ndaj Allahut dhe të Dërguarit të Tij. Nuk ka rrugë kundër bamirësve. Allahu është Falës, Mëshirëplotë.
9:91. LEJSE 'ALA ED-DU'AFA'I WE LA 'ALEL-MERDA WE LA 'ALEL-LEDHINE LA JEXHIDUNE MA JUNFIKUNE HEREXHUN 'IDHA NESEHU LILLAHI WE RESULIHI MA 'ALEL-MUHSININE MIN SEBILIN WEL-LAHU GAFURUN REHIMUN
C 9:92. (Nuk ka qortim) Dhe as për ata që kur erdhën te ti për t'i bartur me kafshë, u the: "Nuk kam me çka t'ju bartë. Ata u kthyen, e prej pikëllimit pse nuk kishin me çka të përgatiteshin, nga sytë e tyre u rridhnin lotë.
9:92. (Nuk ka gjynah) as për ata të cilët, kur vijnë te ti për të kërkuar kafshë shalimi e ti u thua: “Unë nuk mund t'ju siguroj kafshë shalimi”, kthehen me sytë e tyre që u rrjedhin lot, ngaqë nuk mundën të gjenin gjë për të dhënë (në rrugë të Allahut).
9:92. As kundër atyre të cilëve kur erdhën të të kërkojnë një mjet transporti u the: "Nuk gjej asnjë mjet për t'ju transportuar," u kthyen me sytë e tyre të mbushur me lot nga mërzia se nuk gjenin me çfarë të shpenzonin.
9:92. WE LA 'ALEL-LEDHINE 'IDHA MA 'ETEWKE LITEHMILEHUM KULTE LA 'EXHIDU MA 'EHMILUKUM 'ALEJHI TEWELLEW WE 'A'JUNUHUM TEFIDU MINE ED-DEM'I HEZENEN 'ELLA JEXHIDU MA JUNFIKUNE
C 9:93. E keqja është për ata që duke qenë pasanikë kërkuan leje dhe u pajtuan të mbeteshin me ata që nuk vajtën. Po, All-llahu ka vulosur zemrat e tyre, ata nuk do të gjejnë rrugë.
9:93. Por ka vend për t'u qortuar ata, që kërkojnë leje nga ti, duke qenë të pasur. Ata kënaqen të rrinë me ata që nuk shkojnë në luftë. Allahu ua ka vulosur atyre zemrat, por ata nuk dinë.
9:93. Rruga është vetëm kundër atyre që kërkojnë leje prej teje, ndërkohë që janë të pasur. Ata ishin të kënaqur të jenë me ata që mbeten pas. Allahu vulosi zemrat e tyre, prandaj nuk dinë.
9:93. 'INNEMA ES-SEBILU 'ALEL-LEDHINE JESTE'DHINUNEKE WE HUM 'EGNIJA'U REDU BI'EN JEKUNU ME'AL-HAWALIFI WE TEBE'ALLAHU 'ALA KULUBIHIM FEHUM LA JA'LEMUNE
C 9:94. Kur të ktheheni te ata, ata do t'ju kërkojnë falje, thuaju: "Mos u arsyetoni, ne nuk ju besojmë, për gjendjen e juaj na ka njoftuar All-llahu. Veprën tuaj do ta shohë All-llahu dhe i dërguari i Tij, e pastaj ju do të ktheheni te Ai që i di të fshehtat dhe të dukshmet, e Ai do t'ju lajmërojë për atë që keni vepruar".
9:94. Kur të ktheheni tek ata, do t'ju vijnë duke u shfajësuar. Thuaju: “Mos kërkoni falje! Sido që të jetë, ne nuk ju besojmë, sepse Allahu na ka lajmëruar për qëllimet tuaja. Me siguri, Allahu dhe i Dërguari i Tij do t'i shohin veprat tuaja; pastaj ju do të ktheheni tek Ai, që i di gjërat e padukshme dhe të dukshme e do t'ju lajmërojë për atë që keni bërë.
9:94. Kur të ktheheni te ata, do t'ju kërkojnë justifikime. Thuaj: "Mos kërkoni justifikime, ne nuk ju besojmë; Allahu na ka treguar lajme për ju. Allahu dhe i Dërguari i Tij do t'i shohin veprat tuaja, pastaj do të ktheheni te Ai që di të fshehtën dhe të dukshmen, dhe Ai do t'ju tregojë atë që keni bërë."
9:94. JA'TEDHIRUNE 'ILEJKUM 'IDHA REXHA'TUM 'ILEJHIM KUL LA TA'TEDHIRU LEN NU'UMINE LEKUM KAD NEBBE'ENALLAHU MIN 'EHBARIKUM WE SEJERALLAHU 'AMELEKUM WE RESULUHU THUMME TUREDDUNE 'ILA 'ALIMIL-GAJBI WE ESH-SHEHADETI FEJUNEBBI'UKUM BIMA KUNTUM TA'MELUNE
C 9:95. Ata do t'ju betohen në All-llahun, kur të ktheheni te ata, për të mos i qortuar, ju pra hiqjuni atyre, ata janë të ndyrë, e vendi i tyre do të jetë xhehennemi, shpërblim për atë që fituan.
9:95. Kur të ktheheni tek ata, do t'ju betohen për Allahun që t'i lini. Largohuni prej tyre! Ata janë të ndyrë dhe strehimi i tyre është Xhehenemi. Ky është dënimi për veprat e tyre.
9:95. Ata do të betohen për Allahun kur të ktheheni te ta, që t'i lini ata. Lërini, sepse ata janë të ndyrë, dhe vendbanimi i tyre është Xhehenemi si shpërblim për atë që kanë fituar.
9:95. SEJEHLIFUNE BILLAHI LEKUM 'IDHA ENKALEBTUM 'ILEJHIM LITU'RIDU 'ANHUM FE'A'RIDU 'ANHUM 'INNEHUM RIXHSUN WE ME'WAHUM XHEHENNEMU XHEZA'EN BIMA KANU JEKSIBUNE