Kur'ani Fisnik

kërkim në gjuhën shqipe



<< >>
Kërkuat fjalën:
Ajete: 11

Sherif Ahmeti
Hasan Nahi
ChatGPT
Transliterimi
C 9:93. E keqja është për ata që duke qenë pasanikë kërkuan leje dhe u pajtuan të mbeteshin me ata që nuk vajtën. Po, All-llahu ka vulosur zemrat e tyre, ata nuk do të gjejnë rrugë.
9:93. Por ka vend për t'u qortuar ata, që kërkojnë leje nga ti, duke qenë të pasur. Ata kënaqen të rrinë me ata që nuk shkojnë në luftë. Allahu ua ka vulosur atyre zemrat, por ata nuk dinë.
9:93. Rruga është vetëm kundër atyre që kërkojnë leje prej teje, ndërkohë që janë të pasur. Ata ishin të kënaqur të jenë me ata që mbeten pas. Allahu vulosi zemrat e tyre, prandaj nuk dinë.
9:93. 'INNEMA ES-SEBILU 'ALEL-LEDHINE JESTE'DHINUNEKE WE HUM 'EGNIJA'U REDU BI'EN JEKUNU ME'AL-HAWALIFI WE TEBE'ALLAHU 'ALA KULUBIHIM FEHUM LA JA'LEMUNE
C 9:94. Kur të ktheheni te ata, ata do t'ju kërkojnë falje, thuaju: "Mos u arsyetoni, ne nuk ju besojmë, për gjendjen e juaj na ka njoftuar All-llahu. Veprën tuaj do ta shohë All-llahu dhe i dërguari i Tij, e pastaj ju do të ktheheni te Ai që i di të fshehtat dhe të dukshmet, e Ai do t'ju lajmërojë për atë që keni vepruar".
9:94. Kur të ktheheni tek ata, do t'ju vijnë duke u shfajësuar. Thuaju: “Mos kërkoni falje! Sido që të jetë, ne nuk ju besojmë, sepse Allahu na ka lajmëruar për qëllimet tuaja. Me siguri, Allahu dhe i Dërguari i Tij do t'i shohin veprat tuaja; pastaj ju do të ktheheni tek Ai, që i di gjërat e padukshme dhe të dukshme e do t'ju lajmërojë për atë që keni bërë.
9:94. Kur të ktheheni te ata, do t'ju kërkojnë justifikime. Thuaj: "Mos kërkoni justifikime, ne nuk ju besojmë; Allahu na ka treguar lajme për ju. Allahu dhe i Dërguari i Tij do t'i shohin veprat tuaja, pastaj do të ktheheni te Ai që di të fshehtën dhe të dukshmen, dhe Ai do t'ju tregojë atë që keni bërë."
9:94. JA'TEDHIRUNE 'ILEJKUM 'IDHA REXHA'TUM 'ILEJHIM KUL LA TA'TEDHIRU LEN NU'UMINE LEKUM KAD NEBBE'ENALLAHU MIN 'EHBARIKUM WE SEJERALLAHU 'AMELEKUM WE RESULUHU THUMME TUREDDUNE 'ILA 'ALIMIL-GAJBI WE ESH-SHEHADETI FEJUNEBBI'UKUM BIMA KUNTUM TA'MELUNE
C 9:95. Ata do t'ju betohen në All-llahun, kur të ktheheni te ata, për të mos i qortuar, ju pra hiqjuni atyre, ata janë të ndyrë, e vendi i tyre do të jetë xhehennemi, shpërblim për atë që fituan.
9:95. Kur të ktheheni tek ata, do t'ju betohen për Allahun që t'i lini. Largohuni prej tyre! Ata janë të ndyrë dhe strehimi i tyre është Xhehenemi. Ky është dënimi për veprat e tyre.
9:95. Ata do të betohen për Allahun kur të ktheheni te ta, që t'i lini ata. Lërini, sepse ata janë të ndyrë, dhe vendbanimi i tyre është Xhehenemi si shpërblim për atë që kanë fituar.
9:95. SEJEHLIFUNE BILLAHI LEKUM 'IDHA ENKALEBTUM 'ILEJHIM LITU'RIDU 'ANHUM FE'A'RIDU 'ANHUM 'INNEHUM RIXHSUN WE ME'WAHUM XHEHENNEMU XHEZA'EN BIMA KANU JEKSIBUNE
C 9:96. Ata ju betohen juve që të jeni të kënaqur ndaj tyre, e nëse ju shprehni kënaqësi, All-llahu nuk është i kënaqur me popullin e paturpshëm.
9:96. Ata do t'ju betohen që të jeni të kënaqur me ata. Nëse ju do të jeni të kënaqur me ata, dijeni se Allahu sigurisht që nuk është i kënaqur me popullin e pabindur.
9:96. Ata ju betohen që t'ju kënaqin ju, por edhe sikur t'i kënaqnin ju, Allahu nuk i kënaq ata që janë mosbindës.
9:96. JEHLIFUNE LEKUM LITERDEW 'ANHUM FE'IN TERDEW 'ANHUM FE'INNALL-LLAHE LA JERDA 'ANIL-KAWMIL-FASIKINE
C 9:97. Arabët beduinë janë të pajisur me mohim e hipokrizi më të fortë, dhe janë më të përshtatshëm për të mos i njohur dispozitat që ia zbriti të dërguarit të Tij All-llahu. All-llahu i di çështjet, Ai është i urtë.
9:97. Beduinët janë mohuesit dhe hipokritët më të mëdhenj dhe më të prirët për të mos njohur kufijtë, që Allahu ia ka shpallur të Dërguarit të Tij. Allahu është i Gjithëdijshëm dhe i Urtë.
9:97. Beduinët janë më të ashpër në mosbesim dhe hipokrizi, dhe më të prirë të mos i dinë kufijtë e asaj që Allahu i ka zbritur të Dërguarit të Tij. Allahu është i Dijshëm, i Urtë.
9:97. EL-'A'RABU 'ESHEDDU KUFREN WE NIFAKAN WE 'EXHDERU 'ELLA JA'LEMU HUDUDE MA 'ENZELEL-LAHU 'ALA RESULIHI WEL-LAHU 'ALIMUN HEKIMUN
C 9:98. Ka disa beduinë që për atë që e jep, e konsideron si të dështuar dhe presin kthesa kundër jush. Kundër tyre e ardhmja qoftë e keqe! All-llahu dëgjon, di.
9:98. Ndër beduinët, ka të atillë, që shpenzimin në rrugë të Allahut, e quajnë si gjobë dhe presin që juve t'ju godasë ndonjë fatkeqësi. Le t'i godasë ata radha e fatkeqësisë! Allahu dëgjon dhe di gjithçka.
9:98. Disa beduinë e konsiderojnë atë që japin si një humbje dhe presin kthesën kundër jush, por kthesa e keqe është kundër tyre. Allahu dëgjon, di.
9:98. WE MINEL-'A'RABI MEN JETTEHIDHU MA JUNFIKU MEGREMEN WE JETEREBBESU BIKUMU ED-DEWA'IRE 'ALEJHIM DA'IRETU ES-SEW'I WEL-LAHU SEMI'UN 'ALIMUN
C 9:99. Po, ka edhe disa nga beduinët që besojnë All-llahun dhe botën tjetër dhe atë që e japin e konsiderojnë afrim te All-llahu dhe bekim te i dërguari. Veni re, ato janë afrime te All-llahu për ata, e All-llahu do t'i përfshijë në mëshirën e Tij. All-llahu falë dhe është mëshirues.
9:99. Po ka nga beduinët të atillë që besojnë Allahun dhe Ditën e Kiametit dhe shpenzimin (në rrugë të Allahut) e quajnë si mjet për t'iu afruar Allahut dhe për të merituar bekimin e të Dërguarit. Dhe vërtet që kjo do t'u sjellë afrimin: Allahu do t'i pranojë ata në mëshirën e Vet. Njëmend, Allahu është Falës i madh dhe Mëshirëplotë.
9:99. Ka edhe beduinë që besojnë në Allahun dhe ditën e fundit dhe e konsiderojnë atë që japin si një afrim tek Allahu dhe lutjet e të Dërguarit. Vërtet, kjo është një afrim për ta; Allahu do t'i futë ata në mëshirën e Tij. Vërtet, Allahu është Falës, Mëshirëplotë.
9:99. WE MINEL-'A'RABI MEN JU'UMINU BILLAHI WEL-JEWMIL-'AHIRI WE JETTEHIDHU MA JUNFIKU KURUBATIN 'INDEL-LAHI WE SELEWATI ER-RESULI 'ELA 'INNEHA KURBETUN LEHUM SEJUDHILUHUMU ELLAHU FI REHMETIHI 'INNALL-LLAHE GAFURUN REHIMUN
C 9:100. All-llahu është i kënaqur me të hershmit e parë prej muhaxhirëve (migruesve) dhe prej ensarëve (vendasve-ndihmëtarë) dhe prej atyre që i pasuan ata me punë të mira, e edhe ata janë të kënaqur ndaj Tij. Atyre u ka përgatitur xhennete, në të cilët rrjedhin lumenj, ku do të jenë përjetë të pasosur. E ky është fitim i madh.
9:100. Sa u përket besimtarëve të parë, prej muhaxhirëve dhe ensarëve, Allahu është i kënaqur me ata dhe me të gjithë të tjerët që i pasuan me vendosmëri e përkushtim në besim; edhe ata janë të kënaqur me Atë. Allahu ka përgatitur për ata kopshte nëpër të cilat rrjedhin lumenj dhe ku do të jetojnë përgjithmonë. Kjo është fitorja madhështore!
9:100. Sa u përket të parëve, muhaxhirëve dhe ensarëve, dhe atyre që i pasojnë ata me mirësi, Allahu është i kënaqur me ta dhe ata janë të kënaqur me Të. Ai u ka përgatitur atyre kopshte nën të cilët rrjedhin lumenj, aty do të jenë përgjithmonë. Ky është suksesi i madh.
9:100. WE ES-SABIKUNEL-'EWWELUNE MINEL-MUHAXHIRINE WEL-'ENSARI WEL-LEDHINE ETTEBA'UHUM BI'IHSANIN REDIJEL-LAHU 'ANHUM WE REDU 'ANHU WE 'E'ADDE LEHUM XHENNATIN TEXHRI TEHTEHAL-'ENHARU HALIDINE FIHA 'EBEDEN DHALIKEL-FEWZUL-'ADHIMU
C 9:101. Edhe rreth jush ka beduinë që janë hipokritë, e edhe nga banorët e Medines që janë përcaktuar për hipokrizi. Ti nuk i di ata, Ne i dimë, ata do t'i dënojmë dy herë, pastaj shtyhen në dënimin e madh.
9:101. Ka beduinë në mjedisin tuaj, që janë hipokritë, por ka edhe ndër banorët e Medinës të atillë që janë këmbëngulës në hipokrizi. Ti nuk i di ata. Ne i dimë. Ne do t'i dënojmë dy herë e pastaj, do të kthehen në dënimin e madh (në Xhehenem).
9:101. Midis beduinëve përreth jush ka hipokritë, dhe midis banorëve të Medinës ka nga ata që këmbëngulin në hipokrizi. Ti nuk i di ata, por Ne i dimë. Ne do t'i ndëshkojmë dy herë, pastaj do të dërgohen në një ndëshkim të madh.
9:101. WE MIMMEN HEWLEKUM MINEL-'A'RABI MUNAFIKUNE WE MIN 'EHLIL-MEDINETI MEREDU 'ALA EN-NIFAKI LA TA'LEMUHUM NEHNU NA'LEMUHUM SENU'ADHDHIBUHUM MERRETEJNI THUMME JUREDDUNE 'ILA 'ADHABIN 'ADHIMIN
C 9:102. Ka edhe të tjerë që i kanë pranuar mëkatet e veta: ata përzien vepra të mira, e edhe të tjera të këqija. Atyre do t'ua falë All-llahu, se Ai i falë atij që pendohet, e mëshiron atë që përmirësohet.
9:102. Ndërkaq, disa të tjerë i pranojnë gjynahet e veta, se i kanë përzier veprat e mira me të këqijat. Ka gjasë që Allahu t'ua pranojë pendimin. Vërtet, Allahu është Falës i madh dhe Mëshirëplotë.
9:102. Disa të tjerë kanë pranuar mëkatet e tyre; ata kanë përzier një vepër të mirë me një tjetër të keqe. Ndoshta Allahu do t'ua pranojë pendimin. Allahu është Falës, Mëshirëplotë.
9:102. WE 'AHARUNE A'TEREFU BIDHUNUBIHIM HALETU 'AMELEN SALIHAN WE 'AHARE SEJJI'ÆN 'ASALLAHU 'EN JETUBE 'ALEJHIM 'INNALL-LLAHE GAFURUN REHIMUN
C 9:103. Merr prej pasurisë së tyre (të atyre që pranuan gabimin) lëmoshë që t'i pastrosh me të dhe t'u shtosh (të mirat) dhe njëkohësisht lutu për ta, se lutja jote është qetësim për ta. All-llahu dëgjon e sheh.
9:103. Merr nga pasuria e tyre lëmoshë me të cilën t'i pastrosh ata dhe t'ua rrisësh veprat e mira! Lutu për ta, sepse lutja jote është vërtet qetësim për ata. Allahu dëgjon dhe di gjithçka.
9:103. Merr nga pasuritë e tyre një sadaka që t'i pastrojë dhe t'i dëfrejë, dhe lute për ta; lutja jote është qetësi për ta. Allahu dëgjon, di.
9:103. HUDH MIN 'EMWALIHIM SEDEKATEN TUTEHHIRUHUM WE TUZEKKIHIM BIHA WE SELLI 'ALEJHIM 'INNE SELATEKE SEKENUN LEHUM WEL-LAHU SEMI'UN 'ALIMUN