U kopjua
Kur'ani Fisnik
kërkim në gjuhën shqipe
Kërkuat fjalën:
Ajete: 11
Sherif Ahmeti
Hasan Nahi
ChatGPT
Transliterimi
C
9:26.
Pastaj All-llahun zbriti qetësinë e vet në të dërguarin e Tij dhe në besimtarë, zbriti një ushtri që ju nuk e patë, i dënoi ata që mohuan, e ai ishte ndëshkim ndaj mosbesimtarëve.
9:26.
Pastaj, Allahu zbriti qetësinë e Tij mbi të Dërguarin e Vet dhe mbi besimtarët, si dhe zbriti luftëtarë (engjëj), të cilët ju nuk i patë dot e i dënoi jobesimtarët. Kështu u “shpërblyen” mohuesit.
9:26.
Pastaj Allahu zbriti qetësinë e Tij mbi të Dërguarin e Tij dhe mbi besimtarët, dhe zbriti ushtri (engjëj) që ju nuk i patë dhe ndëshkoi ata që nuk besuan. Ky është shpërblimi i mohuesve.
9:26.
THUMME 'ENZELEL-LAHU SEKINETEHU 'ALA RESULIHI WE 'ALEL-MU'UMININE WE 'ENZELE XHUNUDEN LEM TEREWHA WE 'ADHDHEBEL-LEDHINE KEFERU WE DHELIKE XHEZA'UL-KAFIRINE
C
9:27.
All-llahu pastaj i falë atij që do. All-llahu falë shumë dhe mëshiron shumë.
9:27.
Pas kësaj, Allahu e pranon pendimin për kë të dojë. Allahu është Falës dhe Mëshirëplotë.
9:27.
Pastaj Allahu pranoi pendimin e atyre që dëshiroi. Allahu është Falës, Mëshirëplotë.
9:27.
THUMME JETUBU ELLAHU MIN BA'DI DHALIKE 'ALA MEN JESHA'U WEL-LAHU GAFURUN REHIMUN
C
9:28.
O ju që besuat, vërtet idhujtarët janë të ndyrë, andaj pas këtij viti të mos i afrohen më xhamisë së shenjtë. Nëse i frikësoheni skamjes, All-llahu me dëshirën e vet do t'ju pasurojë me mirësitë e Tij. All-llahu është i gjithëdijshëm, është i urtë.
9:28.
O besimtarë! Në të vërtetë, idhujtarët janë të papastër (për shkak të besimit të kotë), prandaj të mos i afrohen më Xhamisë së Shenjtë pas këtij viti. Dhe mos kini frikë nga varfëria, sepse, po deshi, Allahu ju bën të pasur me dhuntitë e veta. Vërtet, Allahu është i Gjithëdijshëm dhe i Urtë.
9:28.
O ju që besuat, mushrikët janë të papastër; prandaj, mos t'ju afrohen Xhamisë së Shenjtë pas këtij viti. Nëse keni frikë nga varfëria, Allahu do t'ju pasurojë me mirësinë e Tij, nëse dëshiron. Me të vërtetë, Allahu është i Dituri, i Urtë.
9:28.
JA 'EJJUHAL-LEDHINE 'AMENU 'INNEMAL-MUSHRIKUNE NEXHESUN FELA JEKREBUL-MESXHIDEL-HERAME BA'DE 'AMIHIM HADHA WE 'IN HIFTUM 'AJLETEN FESEWFE JUGNIKUMU ELLAHU MIN FEDLIHI 'IN SHA'E 'INNALL-LLAHE 'ALIMUN HEKIMUN
C
9:29.
Luftoni ata që nuk besojnë All-llahun e as botën tjetër, nuk e konsiderojnë të ndaluar (haram) atë që e ndaloi All-llahu dhe i dërguari i Tij, nuk besojnë fenë e vërtetë, prej atyre të cilëve u është dhënë libri, derisa ta japin xhizjen në dorë e duke qenë të mposhtur.
9:29.
Luftojini ata që nuk besojnë në Allahun e as në Ditën e Kiametit, që nuk e marrin për të ndaluar atë që e ka ndaluar Allahu dhe i Dërguari i Tij, dhe ata, midis atyre që u është dhënë Libri, që nuk e pranojnë fenë e vërtetë, derisa të japin xhizjen (taksën) me dorën e tyre, duke qenë të përulur.
9:29.
Luftoni ata që nuk besojnë në Allahun dhe në Ditën e Fundit dhe që nuk ndalojnë atë që ka ndaluar Allahu dhe i Dërguari i Tij dhe që nuk e pranojnë fenë e së vërtetës nga ata që iu është dhënë Libri, derisa të japin xhizjen me dorë dhe të jenë të nënshtruar.
9:29.
KATILUL-LEDHINE LA JU'UMINUNE BILLAHI WE LA BIL-JEWMIL-'AHIRI WE LA JUHERRIMUNE MA HERREMEL-LAHU WE RESULUHU WE LA JEDINUNE DINEL-HEKKI MINEL-LEDHINE 'UTUL-KITABE HETTA JU'TUL-XHIZJETE 'AN JEDIN WE HUM SAGIRUNE
C
9:30.
E jehuditë thanë: Uzejri është djali i All-llahut, e të krishterët thanë: Mesihu është djalë i All-llahut. Ato ishin thënie të tyre me gojët e tyre (fraza të thata), që imitojnë thëniet e jobesimtarëve të mëhershëm. All-llahu i vraftë, si largohen (nga e vërteta)!
9:30.
Hebrenjtë thonë: “Uzejri është i biri i Allahut”, të krishterët thonë: “Mesihu është i biri i Allahut”. Këto janë fjalët e tyre, nga goja e tyre, i imitojnë fjalët e jobesimtarëve të mëparshëm. I vraftë Allahu! Si po shmangen (nga e vërteta)!
9:30.
Hebrenjtë thonë: "Uzejri është biri i Allahut," dhe të krishterët thonë: "Mesihu është biri i Allahut." Këto janë fjalët e tyre me gojët e tyre; ata imitojnë fjalët e atyre që nuk besuan më parë. Allahu i mallkoftë ata; si largohen nga e vërteta!
9:30.
WE KALETIL-JEHUDU 'UZEJRUN EBNU ELLAHI WE KALETI EN-NESARAL-MESIHU EBNU ELLAHI DHALIKE KAWLUHUM BI'EFWAHIHIM JUDAHI'UNE KAWLEL-LEDHINE KEFERU MIN KABLU KATELEHUMU ELLAHU 'ENNA JU'UFEKUNE
C
9:31.
Ata i konsideruan "ahbarët" (priftër jehudi) të tyre, "ruhbanët" (murgjit e krishterë) të tyre dhe Mesihun (Isain) birin e Merjemes, për zota pos All-llahut, ndërsa ata nuk janë urdhëruar për tjetër (nga pejgamberët) pos për adhurimin ndaj All-llahut një, e që nuk ka të adhuruar tjetër pos Tij. I lartë është Ai nga çka i shoqërojnë.
9:31.
Në vend të Allahut, ata kanë zgjedhur për zot rabinët dhe murgjit e tyre, si dhe Mesinë, të birin e Merjemes, ndërkohë që janë urdhëruar të adhurojnë vetëm një Zot, përveç të Cilit nuk ka tjetër që meriton të adhurohet. I lartësuar qoftë Ai mbi gjithçka që ia shoqërojnë (në adhurim).
9:31.
Ata i morën rabinët dhe murgjit e tyre si zota përveç Allahut, dhe edhe Mesihun, birin e Merjemes. Por atyre u ishte urdhëruar të adhurojnë vetëm Një Zot. Nuk ka zot tjetër përveç Tij. I Lartësuar qoftë Ai mbi atë që i shoqërojnë!
9:31.
ETTEHADHU 'EHBAREHUM WE RUHBANEHUM 'ERBABEN MIN DUNI ELLAHI WEL-MESIHE EBNE MERJEME WE MA 'UMIRU 'ILLA LIJA'BUDU 'ILEHAN WAHIDÆN LA 'ILAHE 'ILLA HUWE SUBHANEHU 'AMMA JUSHRIKUNE
C
9:32.
Ata përpiqen me gojët e tyre ta shuajnë dritën e All-llahut, e All-llahu nuk do tjetër, pos ta përsosë dritën e Tij, ndonëse jobesimtarët e urrejnë.
9:32.
Ata dëshirojnë ta fikin dritën (fenë) e Allahut me gojën e tyre, por Allahu ka vendosur vetëm që ta përsosë dritën e Vet, edhe sikur mohuesit ta urrejnë këtë gjë.
9:32.
Ata dëshirojnë ta shuajnë dritën e Allahut me gojët e tyre, por Allahu nuk do tjetër përveçse ta përkryejë dritën e Tij, edhe nëse mohuesit e urrejnë.
9:32.
JURIDUNE 'EN JUTFI'U NUREL-LAHI BI'EFWAHIHIM WE JE'BALLAHU 'ILLA 'EN JUTIMME NUREHU WE LEW KERIHEL-KAFIRUNE
C
9:33.
Ai (All-llahu) është që e dërgoi të dërguarin e Tij me udhëzim të drejtë e fe të vërtetë, e për ta bërë që të dominojë mbi të gjitha fetë, edhe pse e urrejtën idhujtarët.
9:33.
(Allahu) Është Ai që e ka dërguar të Dërguarin e Tij me udhërrëfimin (Kuranin) dhe fenë e së vërtetës, për ta lartësuar atë mbi të gjitha fetë, edhe sikur idhujtarët ta urrejnë këtë gjë.
9:33.
Ai është që dërgoi të Dërguarin e Tij me udhëzim dhe fenë e së vërtetës që ta bëjë atë triumfuese mbi të gjitha fetë, edhe nëse mushrikët e urrejnë.
9:33.
HUWEL-LEDHI 'ERSELE RESULEHU BIL-HUDA WE DINIL-HEKKI LIJUDHHIREHU 'ALA ED-DINI KULLIHI WE LEW KERIHEL-MUSHRIKUNE
C
9:34.
O ju që besuat, vërtet një shumicë e parisë fetare e jehudive dhe e të krishterëve, në mënyrë të paligjshme e hanë pasurinë e njerëzve dhe pengojnë të tjerët nga rruga e All-llahut. Ata të cilët e ruajnë arin e argjendin e nuk e japin për rrugën e All-llahut, lajmëroi për një dënim të dhembshëm.
9:34.
O besimtarë! Në të vërtetë, shumë priftërinj dhe murgj përlajnë pasurinë e njerëzve pa të drejtë dhe i largojnë ata nga rruga e Allahut. Ata që grumbullojnë ar dhe argjend dhe nuk e shpenzojnë për hir të Allahut, paralajmëroji me dënim të dhembshëm.
9:34.
O ju që besuat, shumë prej rabinëve dhe murgjve përvetësojnë pasurinë e njerëzve në mënyrë të padrejtë dhe i largojnë ata nga rruga e Allahut. Ata që grumbullojnë ar dhe argjend dhe nuk e shpenzojnë atë në rrugën e Allahut, përgëzoji me një ndëshkim të dhimbshëm.
9:34.
JA 'EJJUHAL-LEDHINE 'AMENU 'INNE KETHIREN MINEL-'EHBARI WE ER-RUHBANI LEJE'KULUNE 'EMWALE EN-NASI BIL-BATILI WE JESUDDUNE 'AN SEBILI ELLAHI WEL-LEDHINE JEKNIZUNE EDH-DHEHEBE WEL-FIDDETE WE LA JUNFIKUNEHA FI SEBILI ELLAHI FEBESHSHIRHUM BI'ADHABIN 'ELIMIN
C
9:35.
Atë ditë kur ajo (pasuri e deponuar) fërgohet në prushin e xhehennemit, e me të (ashtu zharavë) lyhen ballët, anët dhe shpinat e tyre (do t'u thuhet): "Kjo është ajo që e depozituat për veten tuaj, pra shijoni atë që e depozitonit!"
9:35.
Do të vijë dita, kur (thesaret e mbledhura) do të digjen në zjarrin e Xhehenemit dhe me to do të damkoset balli, anët dhe shpina e tyre e do t'u thuhet: “Kjo është ajo që keni grumbulluar për veten; pra, shijoni atë që grumbulluat!”
9:35.
Në Ditën kur ajo do të ngrohet në zjarrin e Xhehenemit dhe do të damkoset me të balli i tyre, anët dhe shpinat e tyre, do t'u thuhet: "Kjo është ajo që grumbulluat për veten tuaj; shijoni, pra, atë që grumbulluat."
9:35.
JEWME JUHMA 'ALEJHA FI NARI XHEHENNEME FETUKWA BIHA XHIBAHUHUM WE XHUNUBUHUM WE DHUHURUHUM HADHA MA KENEZTUM LI'NFUSIKUM FEDHUKU MA KUNTUM TEKNIZUNE
C
9:36.
Te All-llahu numri i muajve është dymbëdhjetë (sipas hënës), ashtu si është në librin e All-llahut prej ditës kur krijoi qiejt dhe tokën. Prej tyre katër janë të shenjtë. Kjo është fe e drejtë. Pra, mos e ngarkoni (me mëkat) veten tuaj në ata (katër muaj). Luftoni të gjithë idhujtarët pa dallim, siç ju luftojnë ata juve pa dallim, e dijeni se All-llahu është me ata që ruhen (të këqijave).
9:36.
Vërtet, numri i muajve tek Allahu është dymbëdhjetë, sipas Librit të Allahut, që prej ditës kur krijoi qiejt dhe Tokën. Katër prej tyre janë të shenjtë, sipas besimit të drejtë. Prandaj, mos i bëni vetes dëm, duke i shkelur këta muaj! Megjithatë, luftoni të gjithë kundër idhujtarëve, ashtu si luftojnë ata të gjithë kundër jush. Ta dini se Allahu është me ata që ruhen nga gjynahet.
9:36.
Me të vërtetë, numri i muajve te Allahu është dymbëdhjetë, siç është përcaktuar në Librin e Allahut në ditën kur Ai krijoi qiejt dhe tokën. Katër prej tyre janë të shenjtë. Kjo është feja e drejtë, prandaj mos bëni padrejtësi ndaj vetvetes në këta muaj. Luftoni mushrikët të gjithë së bashku, ashtu siç luftojnë ata të gjithë kundër jush. Dhe dijeni se Allahu është me ata që kanë frikë prej Tij.
9:36.
'INNE 'IDDETE ESH-SHUHURI 'INDEL-LAHI ETHNA 'ASHERE SHEHREN FI KITABI ELLAHI JEWME HALEKA ES-SEMAWATI WEL-'ERDE MINHA 'ERBE'ATUN HURUMUN DHALIKE ED-DINUL-KAJJIMU FELA TEDHLIMU FIHINNE 'ENFUSEKUM WE KATILUL-MUSHRIKINE KAFFETEN KEMA JUKATILUNEKUM KAFFETEN WE A'LEMU 'ENNEL-LAHE ME'AL-MUTTEKINE