U kopjua
Kur'ani Fisnik
kërkim në gjuhën shqipe
Kërkuat fjalën:
Ajete: 11
Sherif Ahmeti
Hasan Nahi
ChatGPT
Transliterimi
C
9:21.
Zoti i tyre i përgëzon ata me mëshirë nga Ai, me disponim ndaj tyre, me xhennete ku ata do të kenë nimet (hirësi-mirësi) të pandërprerë.
9:21.
Zoti i tyre u jep lajmin e mirë për mëshirën dhe miratimin e Tij, si dhe për kopshtet ku do të ketë kënaqësi të përhershme për ta
9:21.
Zoti i tyre u jep lajme të mira për mëshirë prej Tij, kënaqësi dhe kopshte ku do të kenë gëzim të përhershëm.
9:21.
JUBESHSHIRUHUM REBBUHUM BIREHMETIN MINHU WE RIDWANIN WE XHENNATIN LEHUM FIHA NA'IMUN MUKIMUN
C
9:22.
Ata aty do të jenë përjetë të pasosur e te All-llahu është shpërblimi i madh.
9:22.
dhe ku do të qëndrojnë përgjithmonë. Me të vërtetë, vetëm tek Allahu është shpërblimi i madh.
9:22.
Atje do të jenë përgjithmonë. Me të vërtetë, te Allahu është shpërblimi i madh.
9:22.
HALIDINE FIHA 'EBEDEN 'INNALL-LLAHE 'INDEHU 'EXHRUN 'ADHIMUN
C
9:23.
O ju që besuat, mos u ofroni miqësi (dashuri) prindërve tuaj, as vëllezërve tuaj, nëse ata vlerësojnë mosbesimin kundër besimit. E kush prej jush miqësohet me ta, ata janë mizorë.
9:23.
O besimtarë! Mos i pranoni për mbrojtës baballarët dhe vëllezërit tuaj, nëse ata e duan mosbesimin më shumë sesa besimin. Kushdo prej jush që i merr ata për mbrojtës, është keqbërës.
9:23.
O ju që keni besuar, mos i merrni për miq etërit dhe vëllezërit tuaj nëse zgjedhin mosbesimin ndaj besimit. Kushdo nga ju që i merr ata për miq, ata janë të padrejtët.
9:23.
JA 'EJJUHAL-LEDHINE 'AMENU LA TETTEHIDHU 'ABA'EKUM WE 'IHWANEKUM 'EWLIJA'E 'INI ESTEHEBBUL-KUFRE 'ALEL-'IMANI WE MEN JETEWELLEHUM MINKUM FE'ULA'IKE HUMU EDH-DHALIMUNE
C
9:24.
Thuaj (o i dërguar): "Në qoftë se etërit tuaj, djemtë tuaj, vëllezërit tuaj, bashkëshortet tuaja, farefisi juaj, pasuria që e fituat, tregtia që frikoheni se do të dështojë, vendbanimet me të cilat jeni të kënaqur, (të gjitha këto) janë më të dashura për ju se All-llahu, se i dërguari i Tij dhe se lufta për në rrugën e Tij, atëherë, pritni derisa All-llahu nuk vë në rrugën e drejtë njerëzit e prishur.
9:24.
Thuaj: “Nëse etërit tuaj, bijtë tuaj, vëllezërit tuaj, gratë tuaja, farefisi juaj, pasuria juaj që e keni fituar, tregtia për të cilën keni frikë se nuk do të shkojë mirë dhe shtëpitë ku e ndieni veten rehat, janë më të dashura për ju sesa Allahu, i Dërguari i Tij dhe lufta në rrugën e Tij, atëherë pritni deri sa Allahu të sjellë vendimin (dënimin) e Tij. Allahu nuk e udhëzon në rrugën e drejtë popullin e pabindur.”
9:24.
Thuaj: "Nëse etërit tuaj, bijtë tuaj, vëllezërit tuaj, bashkëshortet tuaja, farefisi juaj, pasuritë që keni fituar, tregtia për të cilën keni frikë se do të bjerë, dhe banesat që ju pëlqejnë, ju janë më të dashura se Allahu, i Dërguari i Tij dhe luftimi në rrugën e Tij, atëherë prisni deri sa Allahu të sjellë vendimin e Tij. Allahu nuk udhëzon popullin e pabindur."
9:24.
KUL 'IN KANE 'ABA'UUKUM WE 'EBNA'UUKUM WE 'IHWANUKUM WE 'EZWAXHUKUM WE 'ASHIRETUKUM WE 'EMWALUN EKTEREFTUMUHA WE TIXHARETUN TEHSHEWNE KESADEHA WE MESAKINU TERDEWNEHA 'EHEBBE 'ILEJKUM MINEL-LAHI WE RESULIHI WE XHIHADIN FI SEBILIHI FETEREBBESU HETTA JE'TIJEL-LAHU BI'EMRIHI WEL-LAHU LA JEHDIL-KAWMEL-FASIKINE
C
9:25.
Nuk ka dyshim se All-llahu ju ka ndihmuar në shumë beteja, e edhe në ditën e Hunejnit, kur juve ju mahniti numri i madh, i cili nuk ju vlejti asgjë, dhe me gjerësinë e saj që e kishte toka u ngushtua për ju, pastaj ju u zbrapsët (ikët).
9:25.
Në të vërtetë, Allahu ju ka ndihmuar në shumë beteja, si dhe në ditën e (luftës së) Huneinit, kur juve ju mahniti numri juaj i madh. Por ai numër nuk ju solli dobi aspak, sepse toka ju duk juve e ngushtë, edhe pse është e gjerë dhe kthyet shpinën duke ia mbathur.
9:25.
Allahu ju ka ndihmuar në shumë beteja dhe në betejën e Hunajnit, kur ju ishit të kënaqur nga numri juaj i madh, por ai nuk ju bëri aspak dobi dhe toka, me gjithë gjerësinë e saj, u bë e ngushtë për ju; pastaj ju u kthyet prapa tërhequr.
9:25.
LEKAD NESEREKUMU ELLAHU FI MEWATINE KETHIRETIN WE JEWME HUNEJNIN 'IDH 'A'XHEBETKUM KETHRETUKUM FELEM TUGNI 'ANKUM SHEJ'EN WE DAKAT 'ALEJKUMUL-'ERDU BIMA REHUBET THUMME WELLEJTUM MUDBIRINE
C
9:26.
Pastaj All-llahun zbriti qetësinë e vet në të dërguarin e Tij dhe në besimtarë, zbriti një ushtri që ju nuk e patë, i dënoi ata që mohuan, e ai ishte ndëshkim ndaj mosbesimtarëve.
9:26.
Pastaj, Allahu zbriti qetësinë e Tij mbi të Dërguarin e Vet dhe mbi besimtarët, si dhe zbriti luftëtarë (engjëj), të cilët ju nuk i patë dot e i dënoi jobesimtarët. Kështu u “shpërblyen” mohuesit.
9:26.
Pastaj Allahu zbriti qetësinë e Tij mbi të Dërguarin e Tij dhe mbi besimtarët, dhe zbriti ushtri (engjëj) që ju nuk i patë dhe ndëshkoi ata që nuk besuan. Ky është shpërblimi i mohuesve.
9:26.
THUMME 'ENZELEL-LAHU SEKINETEHU 'ALA RESULIHI WE 'ALEL-MU'UMININE WE 'ENZELE XHUNUDEN LEM TEREWHA WE 'ADHDHEBEL-LEDHINE KEFERU WE DHELIKE XHEZA'UL-KAFIRINE
C
9:27.
All-llahu pastaj i falë atij që do. All-llahu falë shumë dhe mëshiron shumë.
9:27.
Pas kësaj, Allahu e pranon pendimin për kë të dojë. Allahu është Falës dhe Mëshirëplotë.
9:27.
Pastaj Allahu pranoi pendimin e atyre që dëshiroi. Allahu është Falës, Mëshirëplotë.
9:27.
THUMME JETUBU ELLAHU MIN BA'DI DHALIKE 'ALA MEN JESHA'U WEL-LAHU GAFURUN REHIMUN
C
9:28.
O ju që besuat, vërtet idhujtarët janë të ndyrë, andaj pas këtij viti të mos i afrohen më xhamisë së shenjtë. Nëse i frikësoheni skamjes, All-llahu me dëshirën e vet do t'ju pasurojë me mirësitë e Tij. All-llahu është i gjithëdijshëm, është i urtë.
9:28.
O besimtarë! Në të vërtetë, idhujtarët janë të papastër (për shkak të besimit të kotë), prandaj të mos i afrohen më Xhamisë së Shenjtë pas këtij viti. Dhe mos kini frikë nga varfëria, sepse, po deshi, Allahu ju bën të pasur me dhuntitë e veta. Vërtet, Allahu është i Gjithëdijshëm dhe i Urtë.
9:28.
O ju që besuat, mushrikët janë të papastër; prandaj, mos t'ju afrohen Xhamisë së Shenjtë pas këtij viti. Nëse keni frikë nga varfëria, Allahu do t'ju pasurojë me mirësinë e Tij, nëse dëshiron. Me të vërtetë, Allahu është i Dituri, i Urtë.
9:28.
JA 'EJJUHAL-LEDHINE 'AMENU 'INNEMAL-MUSHRIKUNE NEXHESUN FELA JEKREBUL-MESXHIDEL-HERAME BA'DE 'AMIHIM HADHA WE 'IN HIFTUM 'AJLETEN FESEWFE JUGNIKUMU ELLAHU MIN FEDLIHI 'IN SHA'E 'INNALL-LLAHE 'ALIMUN HEKIMUN
C
9:29.
Luftoni ata që nuk besojnë All-llahun e as botën tjetër, nuk e konsiderojnë të ndaluar (haram) atë që e ndaloi All-llahu dhe i dërguari i Tij, nuk besojnë fenë e vërtetë, prej atyre të cilëve u është dhënë libri, derisa ta japin xhizjen në dorë e duke qenë të mposhtur.
9:29.
Luftojini ata që nuk besojnë në Allahun e as në Ditën e Kiametit, që nuk e marrin për të ndaluar atë që e ka ndaluar Allahu dhe i Dërguari i Tij, dhe ata, midis atyre që u është dhënë Libri, që nuk e pranojnë fenë e vërtetë, derisa të japin xhizjen (taksën) me dorën e tyre, duke qenë të përulur.
9:29.
Luftoni ata që nuk besojnë në Allahun dhe në Ditën e Fundit dhe që nuk ndalojnë atë që ka ndaluar Allahu dhe i Dërguari i Tij dhe që nuk e pranojnë fenë e së vërtetës nga ata që iu është dhënë Libri, derisa të japin xhizjen me dorë dhe të jenë të nënshtruar.
9:29.
KATILUL-LEDHINE LA JU'UMINUNE BILLAHI WE LA BIL-JEWMIL-'AHIRI WE LA JUHERRIMUNE MA HERREMEL-LAHU WE RESULUHU WE LA JEDINUNE DINEL-HEKKI MINEL-LEDHINE 'UTUL-KITABE HETTA JU'TUL-XHIZJETE 'AN JEDIN WE HUM SAGIRUNE
C
9:30.
E jehuditë thanë: Uzejri është djali i All-llahut, e të krishterët thanë: Mesihu është djalë i All-llahut. Ato ishin thënie të tyre me gojët e tyre (fraza të thata), që imitojnë thëniet e jobesimtarëve të mëhershëm. All-llahu i vraftë, si largohen (nga e vërteta)!
9:30.
Hebrenjtë thonë: “Uzejri është i biri i Allahut”, të krishterët thonë: “Mesihu është i biri i Allahut”. Këto janë fjalët e tyre, nga goja e tyre, i imitojnë fjalët e jobesimtarëve të mëparshëm. I vraftë Allahu! Si po shmangen (nga e vërteta)!
9:30.
Hebrenjtë thonë: "Uzejri është biri i Allahut," dhe të krishterët thonë: "Mesihu është biri i Allahut." Këto janë fjalët e tyre me gojët e tyre; ata imitojnë fjalët e atyre që nuk besuan më parë. Allahu i mallkoftë ata; si largohen nga e vërteta!
9:30.
WE KALETIL-JEHUDU 'UZEJRUN EBNU ELLAHI WE KALETI EN-NESARAL-MESIHU EBNU ELLAHI DHALIKE KAWLUHUM BI'EFWAHIHIM JUDAHI'UNE KAWLEL-LEDHINE KEFERU MIN KABLU KATELEHUMU ELLAHU 'ENNA JU'UFEKUNE
C
9:31.
Ata i konsideruan "ahbarët" (priftër jehudi) të tyre, "ruhbanët" (murgjit e krishterë) të tyre dhe Mesihun (Isain) birin e Merjemes, për zota pos All-llahut, ndërsa ata nuk janë urdhëruar për tjetër (nga pejgamberët) pos për adhurimin ndaj All-llahut një, e që nuk ka të adhuruar tjetër pos Tij. I lartë është Ai nga çka i shoqërojnë.
9:31.
Në vend të Allahut, ata kanë zgjedhur për zot rabinët dhe murgjit e tyre, si dhe Mesinë, të birin e Merjemes, ndërkohë që janë urdhëruar të adhurojnë vetëm një Zot, përveç të Cilit nuk ka tjetër që meriton të adhurohet. I lartësuar qoftë Ai mbi gjithçka që ia shoqërojnë (në adhurim).
9:31.
Ata i morën rabinët dhe murgjit e tyre si zota përveç Allahut, dhe edhe Mesihun, birin e Merjemes. Por atyre u ishte urdhëruar të adhurojnë vetëm Një Zot. Nuk ka zot tjetër përveç Tij. I Lartësuar qoftë Ai mbi atë që i shoqërojnë!
9:31.
ETTEHADHU 'EHBAREHUM WE RUHBANEHUM 'ERBABEN MIN DUNI ELLAHI WEL-MESIHE EBNE MERJEME WE MA 'UMIRU 'ILLA LIJA'BUDU 'ILEHAN WAHIDÆN LA 'ILAHE 'ILLA HUWE SUBHANEHU 'AMMA JUSHRIKUNE