U kopjua
Kur'ani Fisnik
kërkim në gjuhën shqipe
Kërkuat fjalën:
Ajete: 11
Sherif Ahmeti
Hasan Nahi
ChatGPT
Transliterimi
C
9:6.
E nëse ndokush prej idhujtarëve të kërkon strehim, ti strehoje në mënyrë që t'i dëgjojë fjalët e All-llahut (Kur'anin), e mandej përcille deri në vendin e tij të sigurt. Këtë, ngase ata janë popull që nuk e di (të vërtetën e fesë islame).
9:6.
Nëse ndonjë nga idhujtarët kërkon mbrojtje nga ti (Muhamed), mbroje, në mënyrë që të dëgjojë fjalën e Allahut, e pastaj përcille në vendin e tij të sigurt. Kështu duhet, sepse ata janë njerëz që nuk dinë.
9:6.
Nëse ndonjë idhujtar kërkon strehim te ti, strehoje, që të dëgjojë fjalën e Allahut, pastaj përcille në vendin e tij të sigurt. Kjo sepse ata janë një popull që nuk di.
9:6.
WE 'IN 'EHEDUN MINEL-MUSHRIKINE ESTEXHAREKE FE'EXHIRHU HETTA JESME'A KELAMEL-LAHI THUMME 'EBLIG/HU ME'MENEHU DHALIKE BI'ENNEHUM KAWMUN LA JA'LEMUNE
C
9:7.
Si mund të kenë idhujtarët besë (marrëveshje) te All-llahu dhe te i dërguari i Tij, përveç atyre me të cilët keni lidhur marrëveshje pranë xhamisë së shenjtë (Qabes), e derisa ata i përmbahen (marrëveshjes) përmbahuni edhe ju. All-llahu i do ata që ruajnë besën.
9:7.
Si mund të kenë idhujtarët besëlidhje me Allahun dhe të Dërguarin e Tij, me përjashtim të atyre me të cilët keni lidhur ju marrëveshje te Xhamia e Shenjtë?! Sa kohë që ata t'i përmbahen marrëveshjes - përmbajuni edhe ju, sepse Allahu i do ata që (i) frikësohen (Atij).
9:7.
Si mund të kenë idhujtarët marrëveshje me Allahun dhe të Dërguarin e Tij, përveç atyre me të cilët keni bërë marrëveshje pranë xhamisë së shenjtë? Për sa kohë që ata e përmbushin marrëveshjen ndaj jush, përmbusheni edhe ju ndaj tyre. Me të vërtetë, Allahu i do të devotshmit.
9:7.
KEJFE JEKUNU LILMUSHRIKINE 'AHDUN 'INDEL-LAHI WE 'INDE RESULIHI 'ILLAL-LEDHINE 'AHEDTUM 'INDEL-MESXHIDIL-HERAMI FEMA ESTEKAMU LEKUM FASTEKIMU LEHUM 'INNALL-LLAHE JUHIBBUL-MUTTEKINE
C
9:8.
Si (mund të kenë besë) ata të cilët nëse ju mundin, nuk përfillin ndaj jush as farefisni e as marrëveshje. Ata ju bëjnë lajka me fjalët e tyre kurse zemrat e tyre kundërshtojnë ngase shumica e tyre janë besëthyes.
9:8.
Si (mund t'u besoni) kur, nëse ju mundin, ata nuk e respektojnë as farefisninë, as marrëveshjen? Ata ju kënaqin me fjalë, ndërsa zemrat e tyre ju kundërshtojnë; shumica e tyre janë të ligj.
9:8.
Si mund të ndodhë kjo, kur ata, nëse ju kapin, nuk do të respektojnë lidhjet as marrëveshjet? Ata ju kënaqin me gojët e tyre, por zemrat e tyre refuzojnë, dhe shumica e tyre janë keqbërës.
9:8.
KEJFE WE 'IN JEDHHERU 'ALEJKUM LA JERKUBU FIKUM 'ILLEN WE LA DHIMMETEN JURDUNEKUM BI'EFWAHIHIM WE TE'BA KULUBUHUM WE 'EKTHERUHUM FASIKUNE
C
9:9.
Ata i shkëmbyen ajetet e All-llahut për një vlerë të paktë dhe penguan nga rruga e Tij. Ata keq vepruan.
9:9.
Ata i shesin fjalët e Allahut për një vlerë të vogël dhe i pengojnë njerëzit nga Rruga e Tij. Vërtet të shëmtuara janë veprat e tyre!
9:9.
Ata i shkëmbyen ajetet e Allahut për një çmim të vogël dhe penguan nga rruga e Tij. Vërtet, sa keq veprojnë.
9:9.
ESHTEREW BI'AJATI ELLAHI THEMENEN KALILAN FESEDDU 'AN SEBILIHI 'INNEHUM SA'E MA KANU JA'MELUNE
C
9:10.
Ata nuk respektojnë te asnjë besimtar as farefisninë as marrëveshjen; si të tillë ata janë përdhunues.
9:10.
Ndaj besimtarëve, ata nuk respektojnë as farefisni, as besëlidhje; këta janë tejkaluesit e kufirit (në të këqija).
9:10.
Nuk respektojnë as lidhje familjare as marrëveshje ndaj besimtarëve. Këta janë shkelës.
9:10.
LA JERKUBUNE FI MU'UMININ 'ILLEN WE LA DHIMMETEN WE 'ULA'IKE HUMUL-MU'TEDUNE
C
9:11.
Po, nëse ata pendohen, e falin namazin dhe e japin zeqatin, atëherë i keni vëllezë në fe. Ne i sqarojmë argumentet për ata njerëz që kuptojnë.
9:11.
Megjithatë, nëse ata pendohen, falin namazin dhe japin zeqatin, atëherë janë vëllezërit tuaj në fe. Kështu ua shpjegojmë shpalljet njerëzve që dinë.
9:11.
Por nëse pendohen, kryejnë faljen dhe japin zekatin, ata janë vëllezërit tuaj në fe. Ne ua shpjegojmë ajetet një populli që di.
9:11.
FE'IN TABU WE 'EKAMU ES-SELETE WE 'ATEW EZ-ZEKATE FE'IHWANUKUM FI ED-DINI WE NUFESSILUL-'AJATI LIKAWMIN JA'LEMUNE
C
9:12.
E nëse ata i thyejnë zotimet e tyre pas marrëveshjes, ofendojnë fenë tuaj, atëherë luftoni krerët e mohuesve. Ata vërtet nuk kanë besë, luftoni që të frenohen (nga krimi e fyerja).
9:12.
Por, nëse ata e prishin betimin pas lidhjes së marrëveshjes dhe sulmojnë fenë tuaj, atëherë luftoni kundër krerëve të mosbesimit - sepse ata nuk kanë besë - që të mund të frenohen (nga të këqijat).
9:12.
Nëse ata thyejnë betimet e tyre pas marrëveshjes dhe sulmojnë fenë tuaj, luftoni prijësit e mosbesimit, sepse betimet e tyre nuk vlejnë, që të mund të heqin dorë.
9:12.
WE 'IN NEKETHU 'EJMANEHUM MIN BA'DI 'AHDIHIM WE TE'ANU FI DINIKUM FEKATILU 'E'IMMETEL-KUFRI 'INNEHUM LA 'EJMANE LEHUM LE'ALLEHUM JENTEHUNE
C
9:13.
Përse të mos e luftoni një popull që thyen zotimet e veta dhe tentuan ta dëbojnë të dërguarin? Në të vërtetë ata ua filluan të parët luftën. A u frikësoheni atyre? Më e drejtë është t'i frikësoheni All-llahut, nëse jeni besimtarë.
9:13.
Vallë, a nuk do të luftoni kundër atyre që e kanë shkelur besëlidhjen, janë përpjekur ta dëbojnë të Dërguarin dhe kanë filluar të parët t'ju sulmojnë?! Vallë, nga ata keni frikë? Allahu e meriton më shumë se ata që t'i frikësoheni, nëse jeni besimtarë!
9:13.
A nuk do të luftoni kundër një populli që theu betimet e veta, u përpoq të dëbojë të Dërguarin dhe sulmoi ju i pari? A keni frikë prej tyre? Allahu është më i denjë që të keni frikë, nëse jeni besimtarë.
9:13.
'ELA TUKATILUNE KAWMEN NEKETHU 'EJMANEHUM WE HEMMU BI'IHRAXHI ER-RESULI WE HUM BEDE'UKUM 'EWWELE MERRETIN 'ETEHSHEWNEHUM FE-ELLAHU 'EHEKKU 'EN TEHSHEWHU 'IN KUNTUM MU'UMININE
C
9:14.
Luftoni ata, All-llahu i dënon dhe i mposhtë ata nëpërmjet jush, e juve ju ndihmon kundër tyre dhe shëron zemrat e njerëzve besimtarë.
9:14.
Luftoni kundër tyre, që Allahu t'i dënojë ata me duart tuaja, t'i poshtërojë, t'ju ndihmojë juve kundër tyre, t'i shërojë shpirtrat e besimtarëve
9:14.
Luftoni kundër tyre, Allahu do t'i ndëshkojë me duart tuaja, do t'i poshtërojë, do t'ju ndihmojë kundër tyre dhe do të shërojë gjokset e një populli besimtar.
9:14.
KATILUHUM JU'ADHDHIBHUMU ELLAHU BI'EJDIKUM WE JUHZIHIM WE JENSURKUM 'ALEJHIM WE JESHFI SUDURE KAWMIN MU'UMININE
C
9:15.
Dhe Ai mënjanon brengat nga zemrat e tyre. All-llahu ia pranon pendimin atij që do. All-llahu i di të fshehtat, me urtësi i zgjidhë çështjet.
9:15.
dhe ta largojë hidhërimin nga zemrat e tyre! Allahu ia pranon pendimin kujt të dojë. Allahu është i Gjithëdijshëm dhe i Urtë.
9:15.
Do të largojë zemërimin e zemrave të tyre, dhe Allahu pranon pendimin e kujt të dojë. Allahu është i Dijshëm, i Urtë.
9:15.
WE JUDH/HIB GAJDHE KULUBIHIM WE JETUBU ELLAHU 'ALA MEN JESHA'U WEL-LAHU 'ALIMUN HEKIMUN
C
9:16.
A mos menduat se do të mbeteni anash (pa u provuar), e pa u sqaruar te All-llahu ata që luftuan prej jush dhe, përpos All-llahut, pos të dërguarit të Tij dhe pos besimtarëve, nuk morën ndonjë të jashtëm mik intim. All-llahu e di hollësisht atë që bëni ju.
9:16.
Vërtet mendoni se do të liheni të qetë para se Allahu t'i ketë njohur ata midis jush që kanë luftuar dhe që nuk kanë kërkuar aleatë të tjerë, përveç Allahut, të Dërguarit të Tij dhe besimtarëve?! Allahu e di mirë se çfarë bëni.
9:16.
A mendoni se do të liheni pa u sprovuar, kur Allahu nuk i ka njohur ende ata që luftojnë dhe nuk marrin asnjë mik përveç Allahut, të Dërguarit të Tij dhe besimtarëve të sinqertë? Allahu di çfarë bëni.
9:16.
'EM HESIBTUM 'EN TUTREKU WE LEMMA JA'LEMI ELLAHUL-LEDHINE XHAHEDU MINKUM WE LEM JETTEHIDHU MIN DUNI ELLAHI WE LA RESULIHI WE LAL-MU'UMININE WELIXHETEN WEL-LAHU HABIRUN BIMA TA'MELUNE