Kur'ani Fisnik

kërkim në gjuhën shqipe



<< >>
Kërkuat fjalën:
Ajete: 11

Sherif Ahmeti
Hasan Nahi
ChatGPT
Transliterimi
C 9:3. Dhe (ky është) një kumtim nga All-llahu dhe i dërguari i Tij drejtuar të gjithë njerëzve në ditën e haxhit të madh, se All-llahu është tërhequr prej (marrëveshjes së) idhujtarëve, e njëkohësisht edhe i dërguari i Tij. Po nëse pendoheni, do të jetë më mirë për ju, e nëse ia ktheni shpinën (rrugës së drejtë), ta dini se nuk mund t'i shpëtoni (ndjekjes së) All-llahut. E, ti përgëzoi ata që mohuan me një dënim të padurueshëm.
9:3. Ja shpallja e Allahut dhe e të Dërguarit të Tij drejtuar njerëzve në ditën e haxhit të madh: “Allahu dhe i Dërguari i Tij shkëpusin çdo detyrim ndaj idhujtarëve”. Nëse ju (idhujtarë) pendoheni, është më mirë për ju; por, nëse largoheni (nga pendimi), ta dini se nuk do të mund t'i shpëtoni Allahut! Njoftoji mohuesit për dënimin e dhembshëm (që i pret).
9:3. Dhe një shpallje nga Allahu dhe i Dërguari i Tij drejtuar njerëzve ditën e haxhit të madh: Allahu dhe i Dërguari i Tij janë të lirë nga detyrimet ndaj idhujtarëve. Nëse pendoheni, kjo është më mirë për ju, por nëse largoheni, dijeni se nuk mund t'i shpëtoni Allahut. Dhe lajmëroji jobesimtarët për një ndëshkim të dhimbshëm.
9:3. WE 'EDHANUN MINEL-LAHI WE RESULIHI 'ILA EN-NASI JEWMEL-HEXHXHIL-'EKBERI 'ENNEL-LAHE BERI'UN MINEL-MUSHRIKINE WE RESULUHU FE'IN TUBTUM FEHUWE HAJRUN LEKUM WE 'IN TEWELLEJTUM FA'LEMU 'ENNEKUM GAJRU MU'XHIZI ELLAHI WE BESHSHIRIL-LEDHINE KEFERU BI'ADHABIN 'ELIMIN
C 9:4. Pos atyre idhujtarëve me të cilët keni lidhur marrëveshje, e të cilët nuk ju kanë shmangur asgjë dhe nuk e kanë ndihmuar askënd kundër jush, pra, edhe ju përmbushni marrëveshjen e tyre deri në afatin e caktuar. S'ka dyshim se All-llahu i do të devotshmit.
9:4. Përjashtim bëjnë ata idhujtarë, me të cilët keni lidhur marrëveshje e që nuk ju kanë shkelur asgjë prej saj dhe që nuk kanë ndihmuar askënd kundër jush. Respektojeni marrëveshjen me ta deri në fund. Me të vërtetë, Allahu i do ata që (i) frikësohen (Atij).
9:4. Përveç atyre idhujtarëve me të cilët keni bërë marrëveshje e të cilët nuk ju kanë prishur asgjë dhe nuk kanë ndihmuar askënd kundër jush, përmbushni marrëveshjen e tyre deri në afatin e tyre. Allahu i do të devotshmit.
9:4. 'ILLAL-LEDHINE 'AHEDTTUM MINEL-MUSHRIKINE THUMME LEM JENKUSUKUM SHEJ'EN WE LEM JUDHAHIRU 'ALEJKUM 'EHEDAN FE'ETIMMU 'ILEJHIM 'AHDEHUM 'ILA MUDDETIHIM 'INNALL-LLAHE JUHIBBUL-MUTTEKINE
C 9:5. E kur të kalojnë muajt e shenjtë, luftoni idhujtarët kudo që t'i gjeni, robëroni dhe ngujoni ata, e vinju pritë në çdo shteg. Në qoftë se pendohen, e falin namazin dhe e japin zeqatin, atëherë ua lëshoni rrugën, se vërtet All-llahu falë është mëshirues.
9:5. Kur të kalojnë muajt e shenjtë (në të cilët ndalohet lufta), atëherë i vritni idhujtarët kudo që t'i ndeshni, i zini robër, i rrethoni dhe u bëni pusi kudo! Por, nëse pendohen, falin namazin dhe japin zeqatin, atëherë i lini të qetë! Vërtet, Allahu është Falës dhe Mëshirëplotë.
9:5. Kur të kenë kaluar muajt e shenjtë, vritni idhujtarët kudo që t'i gjeni, kapni ata, rrethoni ata dhe rrini në pritë kundër tyre në çdo vend. Por nëse pendohen, kryejnë faljen dhe japin zekatin, atëherë lërini të lirë rrugën. Me të vërtetë, Allahu është Falës, Mëshirëplotë.
9:5. FE'IDHA ENSELEHAL-'ESH/HURUL-HURUMU FAKTULUL-MUSHRIKINE HEJTHU WEXHEDTUMUHUM WE HUDHUHUM WE EHSURUHUM WAK'UDU LEHUM KULLE MERSEDIN FE'IN TABU WE 'EKAMU ES-SELETE WE 'ATEW EZ-ZEKATE FEHALLU SEBILEHUM 'INNALL-LLAHE GAFURUN REHIMUN
C 9:6. E nëse ndokush prej idhujtarëve të kërkon strehim, ti strehoje në mënyrë që t'i dëgjojë fjalët e All-llahut (Kur'anin), e mandej përcille deri në vendin e tij të sigurt. Këtë, ngase ata janë popull që nuk e di (të vërtetën e fesë islame).
9:6. Nëse ndonjë nga idhujtarët kërkon mbrojtje nga ti (Muhamed), mbroje, në mënyrë që të dëgjojë fjalën e Allahut, e pastaj përcille në vendin e tij të sigurt. Kështu duhet, sepse ata janë njerëz që nuk dinë.
9:6. Nëse ndonjë idhujtar kërkon strehim te ti, strehoje, që të dëgjojë fjalën e Allahut, pastaj përcille në vendin e tij të sigurt. Kjo sepse ata janë një popull që nuk di.
9:6. WE 'IN 'EHEDUN MINEL-MUSHRIKINE ESTEXHAREKE FE'EXHIRHU HETTA JESME'A KELAMEL-LAHI THUMME 'EBLIG/HU ME'MENEHU DHALIKE BI'ENNEHUM KAWMUN LA JA'LEMUNE
C 9:7. Si mund të kenë idhujtarët besë (marrëveshje) te All-llahu dhe te i dërguari i Tij, përveç atyre me të cilët keni lidhur marrëveshje pranë xhamisë së shenjtë (Qabes), e derisa ata i përmbahen (marrëveshjes) përmbahuni edhe ju. All-llahu i do ata që ruajnë besën.
9:7. Si mund të kenë idhujtarët besëlidhje me Allahun dhe të Dërguarin e Tij, me përjashtim të atyre me të cilët keni lidhur ju marrëveshje te Xhamia e Shenjtë?! Sa kohë që ata t'i përmbahen marrëveshjes - përmbajuni edhe ju, sepse Allahu i do ata që (i) frikësohen (Atij).
9:7. Si mund të kenë idhujtarët marrëveshje me Allahun dhe të Dërguarin e Tij, përveç atyre me të cilët keni bërë marrëveshje pranë xhamisë së shenjtë? Për sa kohë që ata e përmbushin marrëveshjen ndaj jush, përmbusheni edhe ju ndaj tyre. Me të vërtetë, Allahu i do të devotshmit.
9:7. KEJFE JEKUNU LILMUSHRIKINE 'AHDUN 'INDEL-LAHI WE 'INDE RESULIHI 'ILLAL-LEDHINE 'AHEDTUM 'INDEL-MESXHIDIL-HERAMI FEMA ESTEKAMU LEKUM FASTEKIMU LEHUM 'INNALL-LLAHE JUHIBBUL-MUTTEKINE
C 9:8. Si (mund të kenë besë) ata të cilët nëse ju mundin, nuk përfillin ndaj jush as farefisni e as marrëveshje. Ata ju bëjnë lajka me fjalët e tyre kurse zemrat e tyre kundërshtojnë ngase shumica e tyre janë besëthyes.
9:8. Si (mund t'u besoni) kur, nëse ju mundin, ata nuk e respektojnë as farefisninë, as marrëveshjen? Ata ju kënaqin me fjalë, ndërsa zemrat e tyre ju kundërshtojnë; shumica e tyre janë të ligj.
9:8. Si mund të ndodhë kjo, kur ata, nëse ju kapin, nuk do të respektojnë lidhjet as marrëveshjet? Ata ju kënaqin me gojët e tyre, por zemrat e tyre refuzojnë, dhe shumica e tyre janë keqbërës.
9:8. KEJFE WE 'IN JEDHHERU 'ALEJKUM LA JERKUBU FIKUM 'ILLEN WE LA DHIMMETEN JURDUNEKUM BI'EFWAHIHIM WE TE'BA KULUBUHUM WE 'EKTHERUHUM FASIKUNE
C 9:9. Ata i shkëmbyen ajetet e All-llahut për një vlerë të paktë dhe penguan nga rruga e Tij. Ata keq vepruan.
9:9. Ata i shesin fjalët e Allahut për një vlerë të vogël dhe i pengojnë njerëzit nga Rruga e Tij. Vërtet të shëmtuara janë veprat e tyre!
9:9. Ata i shkëmbyen ajetet e Allahut për një çmim të vogël dhe penguan nga rruga e Tij. Vërtet, sa keq veprojnë.
9:9. ESHTEREW BI'AJATI ELLAHI THEMENEN KALILAN FESEDDU 'AN SEBILIHI 'INNEHUM SA'E MA KANU JA'MELUNE
C 9:10. Ata nuk respektojnë te asnjë besimtar as farefisninë as marrëveshjen; si të tillë ata janë përdhunues.
9:10. Ndaj besimtarëve, ata nuk respektojnë as farefisni, as besëlidhje; këta janë tejkaluesit e kufirit (në të këqija).
9:10. Nuk respektojnë as lidhje familjare as marrëveshje ndaj besimtarëve. Këta janë shkelës.
9:10. LA JERKUBUNE FI MU'UMININ 'ILLEN WE LA DHIMMETEN WE 'ULA'IKE HUMUL-MU'TEDUNE
C 9:11. Po, nëse ata pendohen, e falin namazin dhe e japin zeqatin, atëherë i keni vëllezë në fe. Ne i sqarojmë argumentet për ata njerëz që kuptojnë.
9:11. Megjithatë, nëse ata pendohen, falin namazin dhe japin zeqatin, atëherë janë vëllezërit tuaj në fe. Kështu ua shpjegojmë shpalljet njerëzve që dinë.
9:11. Por nëse pendohen, kryejnë faljen dhe japin zekatin, ata janë vëllezërit tuaj në fe. Ne ua shpjegojmë ajetet një populli që di.
9:11. FE'IN TABU WE 'EKAMU ES-SELETE WE 'ATEW EZ-ZEKATE FE'IHWANUKUM FI ED-DINI WE NUFESSILUL-'AJATI LIKAWMIN JA'LEMUNE
C 9:12. E nëse ata i thyejnë zotimet e tyre pas marrëveshjes, ofendojnë fenë tuaj, atëherë luftoni krerët e mohuesve. Ata vërtet nuk kanë besë, luftoni që të frenohen (nga krimi e fyerja).
9:12. Por, nëse ata e prishin betimin pas lidhjes së marrëveshjes dhe sulmojnë fenë tuaj, atëherë luftoni kundër krerëve të mosbesimit - sepse ata nuk kanë besë - që të mund të frenohen (nga të këqijat).
9:12. Nëse ata thyejnë betimet e tyre pas marrëveshjes dhe sulmojnë fenë tuaj, luftoni prijësit e mosbesimit, sepse betimet e tyre nuk vlejnë, që të mund të heqin dorë.
9:12. WE 'IN NEKETHU 'EJMANEHUM MIN BA'DI 'AHDIHIM WE TE'ANU FI DINIKUM FEKATILU 'E'IMMETEL-KUFRI 'INNEHUM LA 'EJMANE LEHUM LE'ALLEHUM JENTEHUNE
C 9:13. Përse të mos e luftoni një popull që thyen zotimet e veta dhe tentuan ta dëbojnë të dërguarin? Në të vërtetë ata ua filluan të parët luftën. A u frikësoheni atyre? Më e drejtë është t'i frikësoheni All-llahut, nëse jeni besimtarë.
9:13. Vallë, a nuk do të luftoni kundër atyre që e kanë shkelur besëlidhjen, janë përpjekur ta dëbojnë të Dërguarin dhe kanë filluar të parët t'ju sulmojnë?! Vallë, nga ata keni frikë? Allahu e meriton më shumë se ata që t'i frikësoheni, nëse jeni besimtarë!
9:13. A nuk do të luftoni kundër një populli që theu betimet e veta, u përpoq të dëbojë të Dërguarin dhe sulmoi ju i pari? A keni frikë prej tyre? Allahu është më i denjë që të keni frikë, nëse jeni besimtarë.
9:13. 'ELA TUKATILUNE KAWMEN NEKETHU 'EJMANEHUM WE HEMMU BI'IHRAXHI ER-RESULI WE HUM BEDE'UKUM 'EWWELE MERRETIN 'ETEHSHEWNEHUM FE-ELLAHU 'EHEKKU 'EN TEHSHEWHU 'IN KUNTUM MU'UMININE