Kur'ani Fisnik

kërkim në gjuhën shqipe



<< >>
Kërkuat fjalën:
Ajete: 11

Sherif Ahmeti
Hasan Nahi
ChatGPT
Transliterimi
C 9:11. Po, nëse ata pendohen, e falin namazin dhe e japin zeqatin, atëherë i keni vëllezë në fe. Ne i sqarojmë argumentet për ata njerëz që kuptojnë.
9:11. Megjithatë, nëse ata pendohen, falin namazin dhe japin zeqatin, atëherë janë vëllezërit tuaj në fe. Kështu ua shpjegojmë shpalljet njerëzve që dinë.
9:11. Por nëse pendohen, kryejnë faljen dhe japin zekatin, ata janë vëllezërit tuaj në fe. Ne ua shpjegojmë ajetet një populli që di.
9:11. FE'IN TABU WE 'EKAMU ES-SELETE WE 'ATEW EZ-ZEKATE FE'IHWANUKUM FI ED-DINI WE NUFESSILUL-'AJATI LIKAWMIN JA'LEMUNE
C 9:12. E nëse ata i thyejnë zotimet e tyre pas marrëveshjes, ofendojnë fenë tuaj, atëherë luftoni krerët e mohuesve. Ata vërtet nuk kanë besë, luftoni që të frenohen (nga krimi e fyerja).
9:12. Por, nëse ata e prishin betimin pas lidhjes së marrëveshjes dhe sulmojnë fenë tuaj, atëherë luftoni kundër krerëve të mosbesimit - sepse ata nuk kanë besë - që të mund të frenohen (nga të këqijat).
9:12. Nëse ata thyejnë betimet e tyre pas marrëveshjes dhe sulmojnë fenë tuaj, luftoni prijësit e mosbesimit, sepse betimet e tyre nuk vlejnë, që të mund të heqin dorë.
9:12. WE 'IN NEKETHU 'EJMANEHUM MIN BA'DI 'AHDIHIM WE TE'ANU FI DINIKUM FEKATILU 'E'IMMETEL-KUFRI 'INNEHUM LA 'EJMANE LEHUM LE'ALLEHUM JENTEHUNE
C 9:13. Përse të mos e luftoni një popull që thyen zotimet e veta dhe tentuan ta dëbojnë të dërguarin? Në të vërtetë ata ua filluan të parët luftën. A u frikësoheni atyre? Më e drejtë është t'i frikësoheni All-llahut, nëse jeni besimtarë.
9:13. Vallë, a nuk do të luftoni kundër atyre që e kanë shkelur besëlidhjen, janë përpjekur ta dëbojnë të Dërguarin dhe kanë filluar të parët t'ju sulmojnë?! Vallë, nga ata keni frikë? Allahu e meriton më shumë se ata që t'i frikësoheni, nëse jeni besimtarë!
9:13. A nuk do të luftoni kundër një populli që theu betimet e veta, u përpoq të dëbojë të Dërguarin dhe sulmoi ju i pari? A keni frikë prej tyre? Allahu është më i denjë që të keni frikë, nëse jeni besimtarë.
9:13. 'ELA TUKATILUNE KAWMEN NEKETHU 'EJMANEHUM WE HEMMU BI'IHRAXHI ER-RESULI WE HUM BEDE'UKUM 'EWWELE MERRETIN 'ETEHSHEWNEHUM FE-ELLAHU 'EHEKKU 'EN TEHSHEWHU 'IN KUNTUM MU'UMININE
C 9:14. Luftoni ata, All-llahu i dënon dhe i mposhtë ata nëpërmjet jush, e juve ju ndihmon kundër tyre dhe shëron zemrat e njerëzve besimtarë.
9:14. Luftoni kundër tyre, që Allahu t'i dënojë ata me duart tuaja, t'i poshtërojë, t'ju ndihmojë juve kundër tyre, t'i shërojë shpirtrat e besimtarëve
9:14. Luftoni kundër tyre, Allahu do t'i ndëshkojë me duart tuaja, do t'i poshtërojë, do t'ju ndihmojë kundër tyre dhe do të shërojë gjokset e një populli besimtar.
9:14. KATILUHUM JU'ADHDHIBHUMU ELLAHU BI'EJDIKUM WE JUHZIHIM WE JENSURKUM 'ALEJHIM WE JESHFI SUDURE KAWMIN MU'UMININE
C 9:15. Dhe Ai mënjanon brengat nga zemrat e tyre. All-llahu ia pranon pendimin atij që do. All-llahu i di të fshehtat, me urtësi i zgjidhë çështjet.
9:15. dhe ta largojë hidhërimin nga zemrat e tyre! Allahu ia pranon pendimin kujt të dojë. Allahu është i Gjithëdijshëm dhe i Urtë.
9:15. Do të largojë zemërimin e zemrave të tyre, dhe Allahu pranon pendimin e kujt të dojë. Allahu është i Dijshëm, i Urtë.
9:15. WE JUDH/HIB GAJDHE KULUBIHIM WE JETUBU ELLAHU 'ALA MEN JESHA'U WEL-LAHU 'ALIMUN HEKIMUN
C 9:16. A mos menduat se do të mbeteni anash (pa u provuar), e pa u sqaruar te All-llahu ata që luftuan prej jush dhe, përpos All-llahut, pos të dërguarit të Tij dhe pos besimtarëve, nuk morën ndonjë të jashtëm mik intim. All-llahu e di hollësisht atë që bëni ju.
9:16. Vërtet mendoni se do të liheni të qetë para se Allahu t'i ketë njohur ata midis jush që kanë luftuar dhe që nuk kanë kërkuar aleatë të tjerë, përveç Allahut, të Dërguarit të Tij dhe besimtarëve?! Allahu e di mirë se çfarë bëni.
9:16. A mendoni se do të liheni pa u sprovuar, kur Allahu nuk i ka njohur ende ata që luftojnë dhe nuk marrin asnjë mik përveç Allahut, të Dërguarit të Tij dhe besimtarëve të sinqertë? Allahu di çfarë bëni.
9:16. 'EM HESIBTUM 'EN TUTREKU WE LEMMA JA'LEMI ELLAHUL-LEDHINE XHAHEDU MINKUM WE LEM JETTEHIDHU MIN DUNI ELLAHI WE LA RESULIHI WE LAL-MU'UMININE WELIXHETEN WEL-LAHU HABIRUN BIMA TA'MELUNE
C 9:17. Nuk është e drejtë e idhujtarëve të kujdesen për xhamitë e All-llahut, duke qenë se vetë dëshmojnë për veten e tyre se janë mohues. Të tillëve u shkuan kot veprat e tyre dhe ata janë përgjithmonë në zjarr.
9:17. Nuk u takon idhujtarëve të përkujdesen për faltoret e Allahut, përderisa edhe ata vetë dëshmojnë se janë mosbesimtarë. Të kota do të jenë vepra e tyre dhe në zjarrin e Xhehenemit do të qëndrojnë përgjithmonë.
9:17. Nuk i takon idhujtarëve të kujdesen për xhamitë e Allahut ndërsa dëshmojnë kundër vetes mosbesimin e tyre. Ata janë ata që veprat e tyre janë të kota, dhe në zjarr do të jenë përgjithmonë.
9:17. MA KANE LILMUSHRIKINE 'EN JA'MURU MESAXHIDEL-LAHI SHAHIDINE 'ALA 'ENFUSIHIM BIL-KUFRI 'ULA'IKE HEBITET 'A'MALUHUM WE FI EN-NARI HUM HALIDUNE
C 9:18. E drejtë e përkujdesjes së xhamive të All-llahut është vetëm e atij që i ka besuar All-llahut dhe ditës së mbramë e që e falë namazin, jep zeqatin e nuk i frikësohet askujt pos All-llahut. Të tillët do të jenë të udhëzuarit (në rrugën e drejtë).
9:18. Faltoret e Allahut i vizitojnë dhe i mirëmbajnë vetëm ata që besojnë Allahun dhe Ditën e Fundit, që falin namazin dhe japin zeqatin e që nuk i frikësohen askujt, përveç Allahut. Sigurisht që këta janë në rrugë të drejtë.
9:18. Vetëm ai që beson në Allahun dhe në ditën e fundit, kryen faljen, jep zekatin dhe nuk ka frikë veçse Allahun, kujdeset për xhamitë e Allahut. Ata mund të jenë prej të udhëzuarve.
9:18. 'INNEMA JA'MURU MESAXHIDEL-LAHI MEN 'AMENE BILLAHI WEL-JEWMIL-'AHIRI WE 'EKAME ES-SELETE WE 'ATA EZ-ZEKATE WE LEM JEHSHE 'ILLALLAHE FE'ASA 'ULA'IKE 'EN JEKUNU MINEL-MUHTEDINE
C 9:19. A mos e konsideruat dhënien e ujit haxhinjve dhe kujdestarinë ndaj xhamisë së shenjtë, si besimin e atij që i besoi All-llahut dhe ditës së fundit dhe që luftoi në rrugën e All-llahut? Jo, ato nuk janë të barabarta te All-llahu. Popullin mizor All-llahu nuk e vë në rrugë të drejtë.
9:19. Vërtet mendoni se ai që u jep ujë haxhilerëve dhe mirëmban Xhaminë e Shenjtë është njësoj me atë që beson në Allahun dhe Ditën e Fundit dhe që lufton në rrugën e Allahut?! Këta nuk janë të njëjtë para Allahut. Ai nuk i udhëzon në rrugë të drejtë njerëzit keqbërës.
9:19. A i konsideroni dhënien e ujit haxhinjve dhe kujdesin për xhaminë e shenjtë si të barabartë me ata që besojnë në Allahun dhe në ditën e fundit dhe luftojnë në rrugën e Allahut? Nuk janë të barabartë para Allahut. Allahu nuk i udhëzon popullin e padrejtë.
9:19. 'EXHE'ALTUM SIKAJETEL-HAXHXHI WE 'IMARETEL-MESXHIDIL-HERAMI KEMEN 'AMENE BILLAHI WEL-JEWMIL-'AHIRI WE XHAHEDE FI SEBILI ELLAHI LA JESTEWUNE 'INDEL-LAHI WEL-LAHU LA JEHDIL-KAWME EDH-DHALIMINE
C 9:20. Ata të cilët besuan, migruan dhe luftuan me pasurinë dhe veten e tyre në rrugën e All-llahut, ata kanë pozitë më të lartë te All-llahu dhe vetëm ata janë fatlumë.
9:20. Ata që besojnë, mërgojnë dhe luftojnë në rrugën e Allahut me pasurinë e tyre dhe jetën e tyre, janë në shkallë më të lartë tek Allahu. Pikërisht këta janë të fituarit.
9:20. Ata që besuan, migruan dhe luftuan me pasuritë dhe jetët e tyre në rrugën e Allahut kanë gradë më të lartë te Allahu, dhe ata janë të fituarit.
9:20. EL-LEDHINE 'AMENU WE HAXHERU WE XHAHEDU FI SEBILI ELLAHI BI'EMWALIHIM WE 'ENFUSIHIM 'A'DHEMU DEREXHETEN 'INDEL-LAHI WE 'ULA'IKE HUMUL-FA'IZUNE
C 9:21. Zoti i tyre i përgëzon ata me mëshirë nga Ai, me disponim ndaj tyre, me xhennete ku ata do të kenë nimet (hirësi-mirësi) të pandërprerë.
9:21. Zoti i tyre u jep lajmin e mirë për mëshirën dhe miratimin e Tij, si dhe për kopshtet ku do të ketë kënaqësi të përhershme për ta
9:21. Zoti i tyre u jep lajme të mira për mëshirë prej Tij, kënaqësi dhe kopshte ku do të kenë gëzim të përhershëm.
9:21. JUBESHSHIRUHUM REBBUHUM BIREHMETIN MINHU WE RIDWANIN WE XHENNATIN LEHUM FIHA NA'IMUN MUKIMUN