Kur'ani Fisnik

kërkim në gjuhën shqipe



<< >>
Kërkuat fjalën:
Ajete: 11

Sherif Ahmeti
Hasan Nahi
Transliterimi
C 7:17. Mandej do t'ju sillem atyre para, prapa, nga e djathta dhe nga e majta e tyre, e shumicën e tyre nuk do ta gjesh që të falënderohen (të besojnë)!"
7:17. e do t’u qasem atyre nga përpara dhe nga mbrapa, nga e djathta dhe nga e majta, e kështu Ti do të vëresh se shumica prej tyre nuk të janë mirënjohës!”
7:17. THUMME LE’ATIJENNEHUM MIN BEJNI ‘EJDIHIM WE MIN HALFIHIM WE ‘AN ‘EJMANIHIM WE ‘AN SHEMA’ILIHIM WE LA TEXHIDU ‘EKTHEREHUM SHAKIRINE
C 7:18. (All-llahu) Tha: "Dil nga ai (xhenneti), i urrejtur, i dëbuar. Kush prej tyre vjen pas teje, Unë kam për ta mbushur xhehennemin me të gjithë ju.
7:18. Allahu i tha: “Dil prej andej i përbuzur dhe i përjashtuar! Pa dyshim, Xhehenemin do ta mbush me ty dhe me të gjithë ata që shkojnë pas teje!”
7:18. KALE EHRUXH MINHA MEDH’UMEN MEDHURAN LEMEN TEBI’AKE MINHUM LE’EMLE’ENNE XHEHENNEME MINKUM ‘EXHMA’INE
C 7:19. (Ne i thamë) O Adem, ti dhe bashkëshortja jote zini vend në Xhennet, hani nga të doni, e mos iu afroni kësaj peme, pse do të bëheni prej zulumqarëve (të vetvetes suaj).
7:19. Ndërsa Ademit i tha: “O Adem! Bano ti dhe bashkëshortja jote në Xhenet dhe hani ç’të dëshironi, por mos iu afroni kësaj peme, se bëheni keqbërës!”
7:19. WE JA’ADEMU ESKUN ‘ENTE WE ZEWXHUKEL-XHENNETE FEKULA MIN HEJTHU SHI’TUMA WE LA TEKREBA HEDHIHI ESH-SHEXHERETE FETEKUNA MINE EDH-DHALIMINE
C 7:20. Shejtani i nxiti ata të dy (i mashtroi), që t'ua zbulojë atyre pjesët e turpshme që u ishin të mbuluara dhe tha: "Zoti juaj nuk ua ndaloi juve dyve atë pemë vetëm që të mos bëheni meleqë (engjëj), ose të mos bëheni prej të përjetshëmve.
7:20. Djalli u pëshpëriti, për t’ua zbuluar pjesët e turpshme të mbuluara të trupit të tyre dhe u tha: “Zoti juaj jua ka ndaluar pemën, vetëm që të mos bëheni engjëj ose të pavdekshëm.”
7:20. FEWESWESE LEHUMA ESH-SHEJTANU LIJUBDIJE LEHUMA MA WURIJE ‘ANHUMA MIN SEW’ATIHIMA WE KALE MA NEHAKUMA REBBUKUMA ‘AN HEDHIHI ESH-SHEXHERETI ‘ILLA ‘EN TEKUNA MELEKEJNI ‘EW TEKUNA MINEL-HALIDINE
C 7:21. Dhe ju bëri be atyre (duke u thënë) se: Unë jam këshillues për ju.
7:21. Dhe iu betua atyre (duke thënë): “Vërtet, Unë jam për ju këshillues i sinqertë!”
7:21. WE KASEMEHUMA ‘INNI LEKUMA LEMINE EN-NASIHINE
C 7:22. Atëherë me mashtrim i zbriti (në nivel të palakmueshëm). E kur e shijuan pemën u zbulua vendturpi i tyre dhe filluan ta mbulojnë atë (duke vënë gjeth mbi gjeth) nga gjethet e (pemëve të) xhennetit. Zoti i tyre i thirri (duke u thënë): "A nuk ua ndalova ju dyve atë pemë dhe a nuk ju thashë ju dyve se shejtani është armik i hapët për ju?!"
7:22. Dhe i mashtroi me dinakërinë e tij. Pasi e shijuan frutin, atyre iu zbuluan vendet e turpshme dhe nisën të mbulohen me gjethet e Xhenetit dhe Zoti i tyre i thirri: “A nuk jua kisha ndaluar atë pemë? A nuk ju pata thënë se djalli është vërtet armiku juaj i hapët?”
7:22. FEDELLAHUMA BIGURURIN FELEMMA DHAKA ESH-SHEXHERETE BEDET LEHUMA SEW’ATUHUMA WE TEFIKA JEHSIFANI ‘ALEJHIMA MIN WEREKIL-XHENNETI WE NADAHUMA REBBUHUMA ‘ELEM ‘ENHEKUMA ‘AN TILKUMA ESH-SHEXHERETI WE ‘EKUL LEKUMA ‘INNE ESH-SHEJTANE LEKUMA ‘ADUWUN MUBINUN
C 7:23. Ata të dy thanë: "Zoti ynë, ne i bëmë të padrejtë(i dëmtuam) vetvetes sonë, në qoftë se nuk na falë dhe nuk na mëshiron, ne me siguri do të jemi prej të shkatërruarve!"
7:23. Ata thanë: “O Zoti ynë! Ne e kemi futur veten në gjynah, prandaj, nëse Ti nuk na fal dhe nuk na mëshiron, ne vërtet që do të jemi nga të humburit”.
7:23. KALA REBBENA DHELEMNA ‘ENFUSENA WE ‘IN LEM TEGFIR LENA WE TERHEMNA LENEKUNENNE MINEL-HASIRINE
C 7:24. (All-llahu) Tha: "Zbritni, jeni armik i njëri-tjetrit. Në tokë ju e keni vendqëndrimin (vendbanimin) dhe përjetim deri në një kohë.
7:24. Allahu tha: “Zbritni! Ju do të jeni armiq me njëri-tjetrin. Në Tokë do të banoni dhe do të jetoni deri në një kohë të caktuar.
7:24. KALE EHBITU BA’DUKUM LIBA’DIN ‘ADUWUN WE LEKUM FIL-’ERDI MUSTEKARRUN WE META’UN ‘ILA HININ
C 7:25. Tha: "Në të (në tokë) do të jetoni (do të gjallëroni), në të do të vdisni (do të varroseni) dhe prej saj do të nxirreni (do të ringjalleni).
7:25. Aty do të jetoni, aty do të vdisni dhe prej saj do të ringjalleni.”
7:25. KALE FIHA TEHJEWNE WE FIHA TEMUTUNE WE MINHA TUHREXHUNE
C 7:26. O bijtë e Ademit, Ne krijuam për ju petk që ju mbulon vendturpësinë dhe petk zbukurues. Po petku i devotshmërisë, ai është më i miri. Këto janë nga argumentet e All-llahut, ashtu që ata të përkujtojnë.
7:26. O bijtë e Ademit, Ne ju dërguam rroba që të mbuloni vendet e turpshme, si edhe për zbukurim; por, petku i devotshmërisë është më i miri. Këto janë disa shenja të Allahut, që ju të merrni këshillë.
7:26. JA BENI ‘ADEME KAD ‘ENZELNA ‘ALEJKUM LIBASEN JUWARI SEW’’ATIKUM WE RISHAN WE LIBASUT-TEKWA DHALIKE HAJRUN DHALIKE MIN ‘AJA TI ELLAHI LE’ALLEHUM JEDHDHEKKERUNE
C 7:27. O bijtë e Ademit, të mos ju mashtrojë kurrsesi shejtani sikurse i nxori prindërit tuaj nga xhenneti, zhveshi prej tyre petkun e tyre që t'ju dalë në shesh lakuriqësia e tyre. Vërtet ai dhe shoqëria e tij ju sheh, ndërsa ju nuk i shihni. Ne i kemi bërë shejtanët miq të atyre që nuk besojnë.
7:27. O bijtë e Ademit, le të mos ju mashtrojë kurrsesi djalli, ashtu si i nxori prindërit tuaj nga Xheneti, duke ua zhveshur rrobat për t’u dukur vendet e turpshme! Ai dhe shpura e tij ju sheh, prej nga ju nuk i shihni ata. Ne i kemi bërë djajtë roje të atyre që nuk besojnë.
7:27. JA BENI ‘ADEME LA JEFTINENNEKUMU ESH-SHEJTANU KEMA ‘EHREXHE ‘EBEWEJKUM MINEL-XHENNETI JENZI’U ‘ANHUMA LIBASEHUMA LIJURIJEHUMA SEW’’ATIHIMA ‘INNEHU JERAKUM HUWE WE KABILUHU MIN HEJTHU LA TEREWNEHUM ‘INNA XHE’ALNA ESH-SHEJA TINE ‘EWLIJA ‘E LILLEDHINE LA JU’UMINUNE