U kopjua
Kur'ani Fisnik
kërkim në gjuhën shqipe
Kërkuat fjalën:
Ajete: 11
Sherif Ahmeti
Hasan Nahi
Transliterimi
C
7:22.
Atëherë me mashtrim i zbriti (në nivel të palakmueshëm). E kur e shijuan pemën u zbulua vendturpi i tyre dhe filluan ta mbulojnë atë (duke vënë gjeth mbi gjeth) nga gjethet e (pemëve të) xhennetit. Zoti i tyre i thirri (duke u thënë): "A nuk ua ndalova ju dyve atë pemë dhe a nuk ju thashë ju dyve se shejtani është armik i hapët për ju?!"
7:22.
Dhe i mashtroi me dinakërinë e tij. Pasi e shijuan frutin, atyre iu zbuluan vendet e turpshme dhe nisën të mbulohen me gjethet e Xhenetit dhe Zoti i tyre i thirri: “A nuk jua kisha ndaluar atë pemë? A nuk ju pata thënë se djalli është vërtet armiku juaj i hapët?”
7:22.
FEDELLAHUMA BIGURURIN FELEMMA DHAKA ESH-SHEXHERETE BEDET LEHUMA SEW’ATUHUMA WE TEFIKA JEHSIFANI ‘ALEJHIMA MIN WEREKIL-XHENNETI WE NADAHUMA REBBUHUMA ‘ELEM ‘ENHEKUMA ‘AN TILKUMA ESH-SHEXHERETI WE ‘EKUL LEKUMA ‘INNE ESH-SHEJTANE LEKUMA ‘ADUWUN MUBINUN
C
7:23.
Ata të dy thanë: "Zoti ynë, ne i bëmë të padrejtë(i dëmtuam) vetvetes sonë, në qoftë se nuk na falë dhe nuk na mëshiron, ne me siguri do të jemi prej të shkatërruarve!"
7:23.
Ata thanë: “O Zoti ynë! Ne e kemi futur veten në gjynah, prandaj, nëse Ti nuk na fal dhe nuk na mëshiron, ne vërtet që do të jemi nga të humburit”.
7:23.
KALA REBBENA DHELEMNA ‘ENFUSENA WE ‘IN LEM TEGFIR LENA WE TERHEMNA LENEKUNENNE MINEL-HASIRINE
C
7:24.
(All-llahu) Tha: "Zbritni, jeni armik i njëri-tjetrit. Në tokë ju e keni vendqëndrimin (vendbanimin) dhe përjetim deri në një kohë.
7:24.
Allahu tha: “Zbritni! Ju do të jeni armiq me njëri-tjetrin. Në Tokë do të banoni dhe do të jetoni deri në një kohë të caktuar.
7:24.
KALE EHBITU BA’DUKUM LIBA’DIN ‘ADUWUN WE LEKUM FIL-’ERDI MUSTEKARRUN WE META’UN ‘ILA HININ
C
7:25.
Tha: "Në të (në tokë) do të jetoni (do të gjallëroni), në të do të vdisni (do të varroseni) dhe prej saj do të nxirreni (do të ringjalleni).
7:25.
Aty do të jetoni, aty do të vdisni dhe prej saj do të ringjalleni.”
7:25.
KALE FIHA TEHJEWNE WE FIHA TEMUTUNE WE MINHA TUHREXHUNE
C
7:26.
O bijtë e Ademit, Ne krijuam për ju petk që ju mbulon vendturpësinë dhe petk zbukurues. Po petku i devotshmërisë, ai është më i miri. Këto janë nga argumentet e All-llahut, ashtu që ata të përkujtojnë.
7:26.
O bijtë e Ademit, Ne ju dërguam rroba që të mbuloni vendet e turpshme, si edhe për zbukurim; por, petku i devotshmërisë është më i miri. Këto janë disa shenja të Allahut, që ju të merrni këshillë.
7:26.
JA BENI ‘ADEME KAD ‘ENZELNA ‘ALEJKUM LIBASEN JUWARI SEW’’ATIKUM WE RISHAN WE LIBASUT-TEKWA DHALIKE HAJRUN DHALIKE MIN ‘AJA TI ELLAHI LE’ALLEHUM JEDHDHEKKERUNE
C
7:27.
O bijtë e Ademit, të mos ju mashtrojë kurrsesi shejtani sikurse i nxori prindërit tuaj nga xhenneti, zhveshi prej tyre petkun e tyre që t'ju dalë në shesh lakuriqësia e tyre. Vërtet ai dhe shoqëria e tij ju sheh, ndërsa ju nuk i shihni. Ne i kemi bërë shejtanët miq të atyre që nuk besojnë.
7:27.
O bijtë e Ademit, le të mos ju mashtrojë kurrsesi djalli, ashtu si i nxori prindërit tuaj nga Xheneti, duke ua zhveshur rrobat për t’u dukur vendet e turpshme! Ai dhe shpura e tij ju sheh, prej nga ju nuk i shihni ata. Ne i kemi bërë djajtë roje të atyre që nuk besojnë.
7:27.
JA BENI ‘ADEME LA JEFTINENNEKUMU ESH-SHEJTANU KEMA ‘EHREXHE ‘EBEWEJKUM MINEL-XHENNETI JENZI’U ‘ANHUMA LIBASEHUMA LIJURIJEHUMA SEW’’ATIHIMA ‘INNEHU JERAKUM HUWE WE KABILUHU MIN HEJTHU LA TEREWNEHUM ‘INNA XHE’ALNA ESH-SHEJA TINE ‘EWLIJA ‘E LILLEDHINE LA JU’UMINUNE
C
7:28.
Kur punojnë ata (idhujtarët) diçka të shëmtuar, thonë: "Ne i gjetëm që kështu prindërit tanë, edhe All-llahu na urdhëroi këtë (vizitën reth Qabes lakuriq). Thuaju: "All-llahu nuk urdhëron të shëmtuarën, a thoni për All-llahun çka nuk dini?"
7:28.
Kur ata bëjnë një vepër të shëmtuar, thonë: “Ne i kemi gjetur prindërit tanë që i bënin, por edhe Allahu na ka urdhëruar kështu”. Thuaj: “Allahu nuk urdhëron të bëhen vepra të pahijshme! Përse thoni për Allahun atë që nuk e dini?”
7:28.
WE ‘IDHA FE’ALU FAHISHETEN KALU WEXHEDNA ‘ALEJHA ‘ABA’ENA WEL-LAHU ‘EMERENA BIHA KUL ‘INNALL-LLAHE LA JE’MURU BIL-FEHSHA’I ‘ETEKULUNE ‘ALA ELLAHI MA LA TA’LEMUNE
C
7:29.
Thuaj: "All-llahu ma urdhëroi mua drejtësinë dhe në tërësi kthejuni Atij në çdo namaz (lutje) dhe adhurojeni Atë duke qenë të sinqertë në lutje vetëm për të. Ashtu sikur që ju filloi (krijoi) së pari, do të ktheheni te Ai.
7:29.
Thuaj: “Zoti im urdhëron drejtësi. Drejtohuni vetëm nga Ai në çdo xhami e lutjuni Atij sinqerisht, me besim të pastër e të vërtetë! Siç ju ka krijuar së pari, ashtu do t’ju ringjallë.
7:29.
KUL ‘EMERE RABBI BIL-KISTI WE ‘EKIMU WUXHUHEKUM ‘INDE KULLI MESXHIDIN WE ED’UHU MUHLISINE LEHU ED-DINE KEMA BEDE’EKUM TA’UDUNE
C
7:30.
Një grup (nga ju) Ai e vuri në rrugë të drejtë, e një grup meritoi të jetë i humbur, pse ata (të humburit) shejtanët i morën për miq, e megjithatë mendonin se ishin në rrugë të drejtë.
7:30.
Disa Ai i ka udhëzuar në rrugë të drejtë, kurse disa të tjerë e kanë merituar humbjen. Ata kanë zgjedhur djajtë për mbrojtës në vend të Allahut dhe mendojnë se janë në rrugë të drejtë.
7:30.
FERIKEN HEDA WE FERIKAN HEKKA ‘ALEJHIMU ED-DELALETU ‘INNEHUMU ETTEHADHU ESH-SHEJATINE ‘EWLIJA’E MIN DUNI ELLAHI WE JEHSEBUNE ‘ENNEHUM MUHTEDUNE
C
7:31.
O bijtë e Ademit, vishuni bukur për çdo namaz (lutje), hani dhe pini e mos e teproni, pse Ai (All-llahu) nuk i do ata që e teprojnë (shkapërderdhin).
7:31.
O bijtë e Ademit, vishuni përshtatshëm kudo dhe kurdo që të faleni! Hani e pini, por mos e teproni, se Ai nuk i do ata që e teprojnë.
7:31.
JA BENI ‘ADEME HUDHU ZINETEKUM ‘INDE KULLI MESXHIDIN WE KULU WE ESHREBU WE LA TUSRIFU ‘INNEHU LA JUHIBBUL-MUSRIFINE
C
7:32.
Thuaj: "Kush i ndaloi bukuritë dhe ushqimet e mira që All-llahu i krijoi për robtë e vet?" Thuaj: "Ato janë në këtë botë për ata që besuan, e në ditën e kijametit janë të posaçme për ta. Kështu ia sqarojmë argumentet një populli që kupton.
7:32.
Thuaj: “Kush i ka penguar stolitë dhe ushqimet e këndshme, të cilat Ai i ka krijuar për robërit e Vet?” Thuaj: “Ato janë për besimtarë (dhe të tjerët) në këtë botë, ndërsa në botën tjetër do të jenë vetëm për besimtarët. Kështu ua shpjegojmë shpalljet njerëzve që dinë.
7:32.
KUL MEN HERREME ZINETEL-LAHI ELLETI ‘EHREXHE LI’IBADIHI WET-TEJJIBATI MINE ER-RIZKI KUL HIJE LILLEDHINE ‘AMENU FIL-HEJETI ED-DUNJA HALISETEN JEWMEL-KIJAMETI KEDHALIKE NUFESSILUL-’AJATI LIKAWMIN JA’LEMUNE