U kopjua
Kur'ani Fisnik
kërkim në gjuhën shqipe
Kërkuat fjalën:
Ajete: 11
Sherif Ahmeti
Hasan Nahi
Transliterimi
C
7:16.
(Iblisi) Tha: "Për shkak se më humbe mua, unë do t'u ulem atyre (do t'u zë pusi) në rrugën Tënde të drejtë,
7:16.
Ai tha: “Për shkak se Ti më flake tej, unë do t’u zë pritë njerëzve në rrugën Tënde të drejtë
7:16.
KALE FEBIMA ‘EGWEJTENI LE’EK’UDENNE LEHUM SIRATEKEL-MUSTEKIME
C
7:17.
Mandej do t'ju sillem atyre para, prapa, nga e djathta dhe nga e majta e tyre, e shumicën e tyre nuk do ta gjesh që të falënderohen (të besojnë)!"
7:17.
e do t’u qasem atyre nga përpara dhe nga mbrapa, nga e djathta dhe nga e majta, e kështu Ti do të vëresh se shumica prej tyre nuk të janë mirënjohës!”
7:17.
THUMME LE’ATIJENNEHUM MIN BEJNI ‘EJDIHIM WE MIN HALFIHIM WE ‘AN ‘EJMANIHIM WE ‘AN SHEMA’ILIHIM WE LA TEXHIDU ‘EKTHEREHUM SHAKIRINE
C
7:18.
(All-llahu) Tha: "Dil nga ai (xhenneti), i urrejtur, i dëbuar. Kush prej tyre vjen pas teje, Unë kam për ta mbushur xhehennemin me të gjithë ju.
7:18.
Allahu i tha: “Dil prej andej i përbuzur dhe i përjashtuar! Pa dyshim, Xhehenemin do ta mbush me ty dhe me të gjithë ata që shkojnë pas teje!”
7:18.
KALE EHRUXH MINHA MEDH’UMEN MEDHURAN LEMEN TEBI’AKE MINHUM LE’EMLE’ENNE XHEHENNEME MINKUM ‘EXHMA’INE
C
7:19.
(Ne i thamë) O Adem, ti dhe bashkëshortja jote zini vend në Xhennet, hani nga të doni, e mos iu afroni kësaj peme, pse do të bëheni prej zulumqarëve (të vetvetes suaj).
7:19.
Ndërsa Ademit i tha: “O Adem! Bano ti dhe bashkëshortja jote në Xhenet dhe hani ç’të dëshironi, por mos iu afroni kësaj peme, se bëheni keqbërës!”
7:19.
WE JA’ADEMU ESKUN ‘ENTE WE ZEWXHUKEL-XHENNETE FEKULA MIN HEJTHU SHI’TUMA WE LA TEKREBA HEDHIHI ESH-SHEXHERETE FETEKUNA MINE EDH-DHALIMINE
C
7:20.
Shejtani i nxiti ata të dy (i mashtroi), që t'ua zbulojë atyre pjesët e turpshme që u ishin të mbuluara dhe tha: "Zoti juaj nuk ua ndaloi juve dyve atë pemë vetëm që të mos bëheni meleqë (engjëj), ose të mos bëheni prej të përjetshëmve.
7:20.
Djalli u pëshpëriti, për t’ua zbuluar pjesët e turpshme të mbuluara të trupit të tyre dhe u tha: “Zoti juaj jua ka ndaluar pemën, vetëm që të mos bëheni engjëj ose të pavdekshëm.”
7:20.
FEWESWESE LEHUMA ESH-SHEJTANU LIJUBDIJE LEHUMA MA WURIJE ‘ANHUMA MIN SEW’ATIHIMA WE KALE MA NEHAKUMA REBBUKUMA ‘AN HEDHIHI ESH-SHEXHERETI ‘ILLA ‘EN TEKUNA MELEKEJNI ‘EW TEKUNA MINEL-HALIDINE
C
7:21.
Dhe ju bëri be atyre (duke u thënë) se: Unë jam këshillues për ju.
7:21.
Dhe iu betua atyre (duke thënë): “Vërtet, Unë jam për ju këshillues i sinqertë!”
7:21.
WE KASEMEHUMA ‘INNI LEKUMA LEMINE EN-NASIHINE
C
7:22.
Atëherë me mashtrim i zbriti (në nivel të palakmueshëm). E kur e shijuan pemën u zbulua vendturpi i tyre dhe filluan ta mbulojnë atë (duke vënë gjeth mbi gjeth) nga gjethet e (pemëve të) xhennetit. Zoti i tyre i thirri (duke u thënë): "A nuk ua ndalova ju dyve atë pemë dhe a nuk ju thashë ju dyve se shejtani është armik i hapët për ju?!"
7:22.
Dhe i mashtroi me dinakërinë e tij. Pasi e shijuan frutin, atyre iu zbuluan vendet e turpshme dhe nisën të mbulohen me gjethet e Xhenetit dhe Zoti i tyre i thirri: “A nuk jua kisha ndaluar atë pemë? A nuk ju pata thënë se djalli është vërtet armiku juaj i hapët?”
7:22.
FEDELLAHUMA BIGURURIN FELEMMA DHAKA ESH-SHEXHERETE BEDET LEHUMA SEW’ATUHUMA WE TEFIKA JEHSIFANI ‘ALEJHIMA MIN WEREKIL-XHENNETI WE NADAHUMA REBBUHUMA ‘ELEM ‘ENHEKUMA ‘AN TILKUMA ESH-SHEXHERETI WE ‘EKUL LEKUMA ‘INNE ESH-SHEJTANE LEKUMA ‘ADUWUN MUBINUN
C
7:23.
Ata të dy thanë: "Zoti ynë, ne i bëmë të padrejtë(i dëmtuam) vetvetes sonë, në qoftë se nuk na falë dhe nuk na mëshiron, ne me siguri do të jemi prej të shkatërruarve!"
7:23.
Ata thanë: “O Zoti ynë! Ne e kemi futur veten në gjynah, prandaj, nëse Ti nuk na fal dhe nuk na mëshiron, ne vërtet që do të jemi nga të humburit”.
7:23.
KALA REBBENA DHELEMNA ‘ENFUSENA WE ‘IN LEM TEGFIR LENA WE TERHEMNA LENEKUNENNE MINEL-HASIRINE
C
7:24.
(All-llahu) Tha: "Zbritni, jeni armik i njëri-tjetrit. Në tokë ju e keni vendqëndrimin (vendbanimin) dhe përjetim deri në një kohë.
7:24.
Allahu tha: “Zbritni! Ju do të jeni armiq me njëri-tjetrin. Në Tokë do të banoni dhe do të jetoni deri në një kohë të caktuar.
7:24.
KALE EHBITU BA’DUKUM LIBA’DIN ‘ADUWUN WE LEKUM FIL-’ERDI MUSTEKARRUN WE META’UN ‘ILA HININ
C
7:25.
Tha: "Në të (në tokë) do të jetoni (do të gjallëroni), në të do të vdisni (do të varroseni) dhe prej saj do të nxirreni (do të ringjalleni).
7:25.
Aty do të jetoni, aty do të vdisni dhe prej saj do të ringjalleni.”
7:25.
KALE FIHA TEHJEWNE WE FIHA TEMUTUNE WE MINHA TUHREXHUNE
C
7:26.
O bijtë e Ademit, Ne krijuam për ju petk që ju mbulon vendturpësinë dhe petk zbukurues. Po petku i devotshmërisë, ai është më i miri. Këto janë nga argumentet e All-llahut, ashtu që ata të përkujtojnë.
7:26.
O bijtë e Ademit, Ne ju dërguam rroba që të mbuloni vendet e turpshme, si edhe për zbukurim; por, petku i devotshmërisë është më i miri. Këto janë disa shenja të Allahut, që ju të merrni këshillë.
7:26.
JA BENI ‘ADEME KAD ‘ENZELNA ‘ALEJKUM LIBASEN JUWARI SEW’’ATIKUM WE RISHAN WE LIBASUT-TEKWA DHALIKE HAJRUN DHALIKE MIN ‘AJA TI ELLAHI LE’ALLEHUM JEDHDHEKKERUNE