Kur'ani Fisnik

kërkim në gjuhën shqipe



<< >>
Kërkuat fjalën:
Ajete: 11

Sherif Ahmeti
Hasan Nahi
Transliterimi
C 4:112. Kush bën ndonjë gabim ose mëkat, e pastaj atë ia hudh një të pafajshmit, ai ngarkohet me një shpifje e me një mëkat të hapët.
4:112. Kush bën ndonjë gjynah ose të keqe, pastaj ia vesh atë një të pafajshmi, atëherë ai e ka ngarkuar veten me fajin e shpifjes dhe me një gjynah të qartë.
4:112. WE MEN JEKSIB HATI’ETEN ‘EW ‘ITHMEN THUMME JERMI BIHI BERI’AN FEKADI EHTEMELE BUHTANÆN WE ‘ITHMÆN MUBINÆN
C 4:113. E sikur të mos ishte dhuntia e All-llahut dhe mëshira e Tij ndaj teje, një grup prej tyre do të humbte ty, por ata nuk humbin tjetër, pos vetes së tyre. Ty nuk mund të dëmtojnë asgjë. All-llahu të shpalli ty, librin dhe sheriatin, të mësoi çka nuk dije. Dhuntia e All-llahut ndaj teje është shumë e madhe.
4:113. Sikur të mos e kishe mirësinë e Allahut dhe mëshirën e Tij, një grup i atyre do të përpiqej që të të nxirrte nga udha e drejtë. Ata me këtë e humbin vetëm vetveten, kurse ty nuk të bëjnë kurrfarë dëmi. Allahu të shpalli ty Librin (Kuranin) dhe Urtësinë e plotë, si dhe të mësoi atë që nuk e ke ditur. Dhuntia e Allahut për ty është shumë e madhe.
4:113. WE LEWLA FEDLU ELLAHI ‘ALEJKE WE REHMETUHU LEHEMMET TA’IFETUN MINHUM ‘EN JUDILLUKE WE MA JUDILLUNE ‘ILLA ‘ENFUSEHUM WE MA JEDURRUNEKE MIN SHEJ’IN WE ‘ENZELEL-LAHU ‘ALEJKEL-KITABE WEL-HIKMETE WE ‘ALLEMEKE MA LEM TEKUN TA’LEMU WE KANE FEDLU ELLAHI ‘ALEJKE ‘ADHIMEN
C 4:114. Në shumë biseda të tyre të fshehta nuk ka kurrfarë dobie, përveç (bisedës) kush këshillon për lëmoshë, për ndonjë të mirë ose pajtim mes njerëzve. E kush i bën këto duke pasur për qëllim vetëm kënaqësinë e All-llahut, Ne do ti japim më vonë (në botën tjetër) shpërblim të madh.
4:114. S’ka kurrfarë të mire në shumë prej bisedave të tyre të fshehta, përveç rastit kur ndokush kërkon që të jepet sadaka ose të kryhet një vepër e mirë apo paqësim ndërmjet njerëzve. Atij që e bën këtë për të fituar kënaqësinë e Allahut, Ne do t’i japim një shpërblim të madh.
4:114. LA HAJRE FI KETHIRIN MIN NEXHWAHUM ‘ILLA MEN ‘EMERE BISEDEKATIN ‘EW MA’RUFIN ‘EW ‘ISLAHIN BEJNE EN-NASI WE MEN JEF’AL DHALIKE EBTIGA’E MERDETI ELLAHI FESEWFE NU’UTIHI ‘EXHRAN ‘ADHIMÆN
C 4:115. Kush i kundërvihet të dërguarit, pasi që i është bërë e qatë e vërteta dhe ndjek rrugë tjetër nga ajo e besimtarëve, Ne e lëmë në atë që e ka zgjedhur (në Dunja) e e fusim në xhehennem. Përfundim i keq është ai.
4:115. Këdo që e kundërshton të Dërguarin, pasi i është dhënë udhëzimi dhe ndjek rrugë tjetër nga ajo e besimtarëve, Ne e lëmë të ecë andej nga është nisur dhe do ta përcëllojmë në zjarrin e Xhehenemit; eh, sa vendbanim i keq që është ai!
4:115. WE MEN JUSHAKIKI ER-RESULE MIN BA’DI MA TEBEJJENE LEHUL-HUDA WE JETTEBI’ GAJRE SEBILIL-MU’UMININE NUWELLIHI MA TEWELLA WE NUSLIHI XHEHENNEME WE SA’ET MESIREN
C 4:116. Është e vërtetë se All-llahu nuk falë (mëkatin) t'i bëhet Atij shok, e pos këtij (mëkati), të tjerat i falë atij që dëshiron. Ai që i përshkruan shok All-llahut, ai ka humbur dhe bërë një largim të madh (prej të vërtetës).
4:116. Vërtet, Allahu nuk fal që të adhurohet dikush apo diçka tjetër veç Atij, por gjynahet e tjera më të vogla ia fal kujt të dojë. Kushdo që i bën shok Allahut (në adhurim), ai me të vërtetë, ka humbur dhe është larguar shumë prej udhës së drejtë.
4:116. ‘INNALL-LLAHE LA JEGFIRU ‘EN JUSHREKE BIHI WE JEGFIRU MA DUNE DHALIKE LIMEN JESHA’U WE MEN JUSHRIK BILLAHI FEKAD DELLE DELALEN BA’IDAN
C 4:117. Ata nuk lusin tjetër pos Tij vetëm (emra idhujsh) femra dhe nuk lusin tjetër pos djallit plot sherr.
4:117. Ata nuk adhurojnë tjetër veçse idhuj femërorë dhe nuk thërrasin tjetër përveç djallit kryengritës,
4:117. ‘IN JED’UNE MIN DUNIHI ‘ILLA ‘INATHEN WE ‘IN JED’UNE ‘ILLA SHEJTANAN MERIDÆN
C 4:118. Atë e mallkoi All-llahu. Ai ka thënë: "Unë do të përfitoj një pjesë të caktuar të robërve të Tu".
4:118. të cilin e ka mallkuar Allahu, sepse (djalli) ka thënë: “Unë, doemos do të marr një pjesë të caktuar të robërve të Tu.
4:118. LE’ANEHU ELLAHU WE KALE LE’ETTEHIDHENNE MIN ‘IBADIKE NESIBEN MEFRUDAN
C 4:119. Do t'i shmangë (nga e vërteta), do t'i bëjë të shpresojnë në gjëra të kota; do t'i urdhëroj dhe ata do të shqyejnë veshët e bagëtive; do ti urdhëroj dhe ata do të shëmtojnë krijesat e All-llahut. E kush e bën mik djallin, e jo All-llahun, ai ka dështuar sheshazi.
4:119. Doemos do t’i shpie ata në rrugë të shtrembër, do t’i josh me shpresa të kota dhe, me siguri, do t’i urdhëroj që t’u presin veshët bagëtive, e pastaj do t’i urdhëroj që të ndryshojnë krijesën e Allahut. “Kush merr djallin për mbrojtës në vend të Allahut, ai ka pësuar humbje të qartë.
4:119. WE LE’UDILLENNEHUM WE LE’UMENNIJENNEHUM WE LE’AMURENNEHUM FELEJUBETTIKUNNE ‘ADHANEL-’EN’AM WE LE’AMURENNEHUM FELEJUGAJJIRUNNE HALKAL-LAHI WE MEN JETTEHIDHI ESH-SHEJTANE WELIJEN MIN DUNI ELLAHI FEKAD HASIRE HUSRANAN MUBINÆN
C 4:120. Ai u premton atyre dhe i bën të shpresojnë, por djalli nuk premton tjetër vetëm se mashtrim.
4:120. Ai (djalli) u premton atyre dhe i josh me shpresa, por ato që premton djalli, janë vetëm mashtrime.
4:120. JA’IDUHUM WE JUMENNIHIM WE MA JA’IDUHUMU ESH-SHEJTANU ‘ILLA GURUREN
C 4:121. Të tillët (që ndjekin djallin) kanë vendin në xhehennem dhe prej tij nuk kanë të ikur (shpëtim).
4:121. Për ata, vendbanim është Xhehenemi dhe nuk mund të gjejnë shpëtim prej tij.
4:121. ‘ULA’IKE ME’WAHUM XHEHENNEMU WE LA JEXHIDUNE ‘ANHA MEHISEN
C 4:122. E ata që besuan dhe bënë vepra të mira, Ne do t'i vendosim në xhennete, ku rrjedhin lumenj e ku do jenë përgjithmonë. Premtimi i saktë i All-llahut. E kush mund të jetë më i saktë në fjalë se All-llahu?
4:122. Ata që besojnë dhe bëjnë vepra të mira, Ne do t’i shpiem në kopshte të Xhenetit, nëpër të cilat rrjedhin lumenj. Aty do të qëndrojnë vazhdimisht e përgjithmonë. Ky është premtimi i vërtetë i Allahut. E kush është më i vërtetë se Allahu në fjalë?!
4:122. WEL-LEDHINE ‘AMENU WE ‘AMILU ES-SALIHATI SENUDHILUHUM XHENNATIN TEXHRI MIN TEHTIHAL-’ENHARU HALIDINE FIHA ‘EBEDEN WA’DEL-LAHI HEKKAN WE MEN ‘ESDEKU MINEL-LAHI KILÆN