Kur'ani Fisnik

kërkim në gjuhën shqipe



<< >>
Kërkuat fjalën:
Ajete: 11

Sherif Ahmeti
Hasan Nahi
Transliterimi
C 4:108. Ata fshihen (turpërohen) prej njerëzve, e nuk turpërohen prej All-llahut, e Ai është me ta edhe kur planifikojnë fshehtas thënie me të cilat nuk është i kënaqur Ai. All-llahut nuk mund t'i shpëtojnë veprimet e atyre.
4:108. Ata fshihen nga njerëzit, por nuk fshihen dot nga Allahu. Ai është pranë tyre edhe natën, kur trillojnë gjëra me të cilat Ai nuk është i kënaqur. Se Allahu përfshin (me dijen e Tij) gjithçka që ata bëjnë.
4:108. JESTEHFUNE MINE EN-NASI WE LA JESTEHFUNE MINEL-LAHI WE HUWE ME’AHUM ‘IDH JUBEJJITUNE MA LA JERDA MINEL-KAWLI WE KANEL-LAHU BIMA JA’MELUNE MUHITEN
C 4:109. Ja, ju jeni ata që i mbrojtët (gënjeshtarët) në jetën e kësaj bote, kush do të polemizojë me All-llahun për ta ditën e gjykimit, apo kush do ti marrë në mbrojtje?
4:109. Ja, ju i mbrojtët ata në këtë botë, por kush do t’i mbrojë tek Allahu në Ditën e Kiametit ose kush do të bëhet përfaqësues i tyre?
4:109. HA’ENTUM HA’UULA’ XHADELTUM ‘ANHUM FIL-HEJETI ED-DUNJA FEMEN JUXHADILU ELLAHE ‘ANHUM JEWMEL-KIJAMETI ‘EM MEN JEKUNU ‘ALEJHIM WE KILAN
C 4:110. Kush bën ndonjë të keqe ose e ngarkon veten, pastaj kërkon falje te All-llahu, ai e gjen All-llahun falës dhe mëshirues.
4:110. Kush punon vepër të keqe ose e ngarkon veten me gjynahe, pastaj kërkon falje prej Allahut, do të gjejë se Allahu është Falës e Mëshirëplotë.
4:110. WE MEN JA’MEL SU’EN ‘EW JEDHLIM NEFSEHU THUMME JESTEGFIRI ELLAHE JEXHIDI ELLAHE GAFURAN REHIMÆN
C 4:111. Kush bën ndonjë mëkat, ai ka ngarkuar vetveten. All-llahu i di hollësitë, është gjykatës i drejtë.
4:111. Kush bën gjynah, ai ia ka bërë shpirtit të vet. Allahu është i Gjithëdijshëm dhe i Urtë.
4:111. WE MEN JEKSIB ‘ITHMEN FE’INNEMA JEKSIBUHU ‘ALA NEFSIHI WE KANEL-LAHU ‘ALIMAN HEKIMÆN
C 4:112. Kush bën ndonjë gabim ose mëkat, e pastaj atë ia hudh një të pafajshmit, ai ngarkohet me një shpifje e me një mëkat të hapët.
4:112. Kush bën ndonjë gjynah ose të keqe, pastaj ia vesh atë një të pafajshmi, atëherë ai e ka ngarkuar veten me fajin e shpifjes dhe me një gjynah të qartë.
4:112. WE MEN JEKSIB HATI’ETEN ‘EW ‘ITHMEN THUMME JERMI BIHI BERI’AN FEKADI EHTEMELE BUHTANÆN WE ‘ITHMÆN MUBINÆN
C 4:113. E sikur të mos ishte dhuntia e All-llahut dhe mëshira e Tij ndaj teje, një grup prej tyre do të humbte ty, por ata nuk humbin tjetër, pos vetes së tyre. Ty nuk mund të dëmtojnë asgjë. All-llahu të shpalli ty, librin dhe sheriatin, të mësoi çka nuk dije. Dhuntia e All-llahut ndaj teje është shumë e madhe.
4:113. Sikur të mos e kishe mirësinë e Allahut dhe mëshirën e Tij, një grup i atyre do të përpiqej që të të nxirrte nga udha e drejtë. Ata me këtë e humbin vetëm vetveten, kurse ty nuk të bëjnë kurrfarë dëmi. Allahu të shpalli ty Librin (Kuranin) dhe Urtësinë e plotë, si dhe të mësoi atë që nuk e ke ditur. Dhuntia e Allahut për ty është shumë e madhe.
4:113. WE LEWLA FEDLU ELLAHI ‘ALEJKE WE REHMETUHU LEHEMMET TA’IFETUN MINHUM ‘EN JUDILLUKE WE MA JUDILLUNE ‘ILLA ‘ENFUSEHUM WE MA JEDURRUNEKE MIN SHEJ’IN WE ‘ENZELEL-LAHU ‘ALEJKEL-KITABE WEL-HIKMETE WE ‘ALLEMEKE MA LEM TEKUN TA’LEMU WE KANE FEDLU ELLAHI ‘ALEJKE ‘ADHIMEN
C 4:114. Në shumë biseda të tyre të fshehta nuk ka kurrfarë dobie, përveç (bisedës) kush këshillon për lëmoshë, për ndonjë të mirë ose pajtim mes njerëzve. E kush i bën këto duke pasur për qëllim vetëm kënaqësinë e All-llahut, Ne do ti japim më vonë (në botën tjetër) shpërblim të madh.
4:114. S’ka kurrfarë të mire në shumë prej bisedave të tyre të fshehta, përveç rastit kur ndokush kërkon që të jepet sadaka ose të kryhet një vepër e mirë apo paqësim ndërmjet njerëzve. Atij që e bën këtë për të fituar kënaqësinë e Allahut, Ne do t’i japim një shpërblim të madh.
4:114. LA HAJRE FI KETHIRIN MIN NEXHWAHUM ‘ILLA MEN ‘EMERE BISEDEKATIN ‘EW MA’RUFIN ‘EW ‘ISLAHIN BEJNE EN-NASI WE MEN JEF’AL DHALIKE EBTIGA’E MERDETI ELLAHI FESEWFE NU’UTIHI ‘EXHRAN ‘ADHIMÆN
C 4:115. Kush i kundërvihet të dërguarit, pasi që i është bërë e qatë e vërteta dhe ndjek rrugë tjetër nga ajo e besimtarëve, Ne e lëmë në atë që e ka zgjedhur (në Dunja) e e fusim në xhehennem. Përfundim i keq është ai.
4:115. Këdo që e kundërshton të Dërguarin, pasi i është dhënë udhëzimi dhe ndjek rrugë tjetër nga ajo e besimtarëve, Ne e lëmë të ecë andej nga është nisur dhe do ta përcëllojmë në zjarrin e Xhehenemit; eh, sa vendbanim i keq që është ai!
4:115. WE MEN JUSHAKIKI ER-RESULE MIN BA’DI MA TEBEJJENE LEHUL-HUDA WE JETTEBI’ GAJRE SEBILIL-MU’UMININE NUWELLIHI MA TEWELLA WE NUSLIHI XHEHENNEME WE SA’ET MESIREN
C 4:116. Është e vërtetë se All-llahu nuk falë (mëkatin) t'i bëhet Atij shok, e pos këtij (mëkati), të tjerat i falë atij që dëshiron. Ai që i përshkruan shok All-llahut, ai ka humbur dhe bërë një largim të madh (prej të vërtetës).
4:116. Vërtet, Allahu nuk fal që të adhurohet dikush apo diçka tjetër veç Atij, por gjynahet e tjera më të vogla ia fal kujt të dojë. Kushdo që i bën shok Allahut (në adhurim), ai me të vërtetë, ka humbur dhe është larguar shumë prej udhës së drejtë.
4:116. ‘INNALL-LLAHE LA JEGFIRU ‘EN JUSHREKE BIHI WE JEGFIRU MA DUNE DHALIKE LIMEN JESHA’U WE MEN JUSHRIK BILLAHI FEKAD DELLE DELALEN BA’IDAN
C 4:117. Ata nuk lusin tjetër pos Tij vetëm (emra idhujsh) femra dhe nuk lusin tjetër pos djallit plot sherr.
4:117. Ata nuk adhurojnë tjetër veçse idhuj femërorë dhe nuk thërrasin tjetër përveç djallit kryengritës,
4:117. ‘IN JED’UNE MIN DUNIHI ‘ILLA ‘INATHEN WE ‘IN JED’UNE ‘ILLA SHEJTANAN MERIDÆN
C 4:118. Atë e mallkoi All-llahu. Ai ka thënë: "Unë do të përfitoj një pjesë të caktuar të robërve të Tu".
4:118. të cilin e ka mallkuar Allahu, sepse (djalli) ka thënë: “Unë, doemos do të marr një pjesë të caktuar të robërve të Tu.
4:118. LE’ANEHU ELLAHU WE KALE LE’ETTEHIDHENNE MIN ‘IBADIKE NESIBEN MEFRUDAN