Kur'ani Fisnik

kërkim në gjuhën shqipe



<< >>
Kërkuat fjalën:
Ajete: 11

Sherif Ahmeti
Hasan Nahi
Transliterimi
C 4:103. Kur të kryeni namazin (e frikës) përmendeni All-llahun, kur jeni në këmbë, ulur, të mbështetur. E kur të qetësoheni (nga lufta), atëherë faleni namazin në mënyrë të rregullt, pse namazi është obligim (për kohë) i caktuar për besimtarët.
4:103. Pasi të kryeni namazin, përmendeni Allahun duke qëndruar në këmbë, ulur dhe të shtrirë. Kur të jeni jashtë rrezikut, atëherë faleni namazin të plotë, sepse namazi është detyrë për besimtarët në kohë të caktuar.
4:103. FE’IDHA KADEJTUMU ES-SELETE FADHKURU ELLAHE KIJAMAN WE KU’UDÆN WE ‘ALA XHUNUBIKUM FE’IDHA ETME’NENTUM FE’EKIMU ES-SELÆTE ‘INNE ES-SELÆTE KANET ‘ALEL-MU’UMININE KITABÆN MEWKUTÆN
C 4:104. Mos u tregoni të dobët në ndjekjen e armikut, pse nëse ndieni dhëmbje edhe ata ndjejnë dhëmbje sikurse ju, e ju shpresoni nga All-llahu çka ata nuk shpresojnë. All-llahu është i dijshëm, ligjdhënës i matur.
4:104. Mos u tregoni të dobët në ndjekjen e jobesimtarëve! Nëse ndjeni dhembje prej luftës, edhe ata ndiejnë dhimbje ashtu si edhe ju. Mirëpo ju shpresoni prej Allahut atë që ata nuk e shpresojnë. Allahu është i Gjithëdijshëm dhe i Urtë.
4:104. WE LA TEHINU FI EBTIGA’IL-KAWMI ‘IN TEKUNU TE’LEMUNE FE’INNEHUM JE’LEMUNE KEMA TE’LEMUNE WE TERXHUNE MINEL-LAHI MA LA JERXHUNE WE KANEL-LAHU ‘ALIMEN HEKIMAN
C 4:105. Ne të zbritëm ty (Muhammed) librin (Kur'anin) me plot të vërteta, që të gjykosh mes njerëzve me atë që të mësoi All-llahu. Mos u ngatërro për tradhëtarët (mos u dil në ndihmë).
4:105. Vërtet, Ne (o Muhamed) ta kemi zbritur Kuranin me të drejtën, në mënyrë që ti të gjykosh ndërmjet njerëzve sipas asaj që të ka shpallur Allahu. Dhe mos u bëj mbrojtës i tradhtarëve!
4:105. ‘INNA ‘ENZELNA ‘ILEJKEL-KITABE BIL-HEKKI LITEHKUME BEJNE EN-NASI BIMA ‘ERAKEL-LAHU WE LA TEKUN LILHA’ININE HASIMEN
C 4:106. Kërkoj falje (për këtë) All-llahut. All-llahu falë, mëshiron.
4:106. Kërko ndjesë prej Allahut! Se Allahu është Falës e Mëshirëplotë.
4:106. WE ESTEGFIRI ELLAHE ‘INNALL-LLAHE KANE GAFUREN REHIMAN
C 4:107. Mos polemizo për ata që tradhtojnë vetveten. All-llahu nuk e do atë që është gënjeshtar e mëkatar.
4:107. Dhe mos i mbro ata që mashtrojnë vetveten! Se Allahu nuk i do tradhtarët dhe gjynahqarët.
4:107. WE LA TUXHADIL ‘ANIL-LEDHINE JEHTANUNE ‘ENFUSEHUM ‘INNALL-LLAHE LA JUHIBBU MEN KANE HAWWANEN ‘ETHIMAN
C 4:108. Ata fshihen (turpërohen) prej njerëzve, e nuk turpërohen prej All-llahut, e Ai është me ta edhe kur planifikojnë fshehtas thënie me të cilat nuk është i kënaqur Ai. All-llahut nuk mund t'i shpëtojnë veprimet e atyre.
4:108. Ata fshihen nga njerëzit, por nuk fshihen dot nga Allahu. Ai është pranë tyre edhe natën, kur trillojnë gjëra me të cilat Ai nuk është i kënaqur. Se Allahu përfshin (me dijen e Tij) gjithçka që ata bëjnë.
4:108. JESTEHFUNE MINE EN-NASI WE LA JESTEHFUNE MINEL-LAHI WE HUWE ME’AHUM ‘IDH JUBEJJITUNE MA LA JERDA MINEL-KAWLI WE KANEL-LAHU BIMA JA’MELUNE MUHITEN
C 4:109. Ja, ju jeni ata që i mbrojtët (gënjeshtarët) në jetën e kësaj bote, kush do të polemizojë me All-llahun për ta ditën e gjykimit, apo kush do ti marrë në mbrojtje?
4:109. Ja, ju i mbrojtët ata në këtë botë, por kush do t’i mbrojë tek Allahu në Ditën e Kiametit ose kush do të bëhet përfaqësues i tyre?
4:109. HA’ENTUM HA’UULA’ XHADELTUM ‘ANHUM FIL-HEJETI ED-DUNJA FEMEN JUXHADILU ELLAHE ‘ANHUM JEWMEL-KIJAMETI ‘EM MEN JEKUNU ‘ALEJHIM WE KILAN
C 4:110. Kush bën ndonjë të keqe ose e ngarkon veten, pastaj kërkon falje te All-llahu, ai e gjen All-llahun falës dhe mëshirues.
4:110. Kush punon vepër të keqe ose e ngarkon veten me gjynahe, pastaj kërkon falje prej Allahut, do të gjejë se Allahu është Falës e Mëshirëplotë.
4:110. WE MEN JA’MEL SU’EN ‘EW JEDHLIM NEFSEHU THUMME JESTEGFIRI ELLAHE JEXHIDI ELLAHE GAFURAN REHIMÆN
C 4:111. Kush bën ndonjë mëkat, ai ka ngarkuar vetveten. All-llahu i di hollësitë, është gjykatës i drejtë.
4:111. Kush bën gjynah, ai ia ka bërë shpirtit të vet. Allahu është i Gjithëdijshëm dhe i Urtë.
4:111. WE MEN JEKSIB ‘ITHMEN FE’INNEMA JEKSIBUHU ‘ALA NEFSIHI WE KANEL-LAHU ‘ALIMAN HEKIMÆN
C 4:112. Kush bën ndonjë gabim ose mëkat, e pastaj atë ia hudh një të pafajshmit, ai ngarkohet me një shpifje e me një mëkat të hapët.
4:112. Kush bën ndonjë gjynah ose të keqe, pastaj ia vesh atë një të pafajshmi, atëherë ai e ka ngarkuar veten me fajin e shpifjes dhe me një gjynah të qartë.
4:112. WE MEN JEKSIB HATI’ETEN ‘EW ‘ITHMEN THUMME JERMI BIHI BERI’AN FEKADI EHTEMELE BUHTANÆN WE ‘ITHMÆN MUBINÆN
C 4:113. E sikur të mos ishte dhuntia e All-llahut dhe mëshira e Tij ndaj teje, një grup prej tyre do të humbte ty, por ata nuk humbin tjetër, pos vetes së tyre. Ty nuk mund të dëmtojnë asgjë. All-llahu të shpalli ty, librin dhe sheriatin, të mësoi çka nuk dije. Dhuntia e All-llahut ndaj teje është shumë e madhe.
4:113. Sikur të mos e kishe mirësinë e Allahut dhe mëshirën e Tij, një grup i atyre do të përpiqej që të të nxirrte nga udha e drejtë. Ata me këtë e humbin vetëm vetveten, kurse ty nuk të bëjnë kurrfarë dëmi. Allahu të shpalli ty Librin (Kuranin) dhe Urtësinë e plotë, si dhe të mësoi atë që nuk e ke ditur. Dhuntia e Allahut për ty është shumë e madhe.
4:113. WE LEWLA FEDLU ELLAHI ‘ALEJKE WE REHMETUHU LEHEMMET TA’IFETUN MINHUM ‘EN JUDILLUKE WE MA JUDILLUNE ‘ILLA ‘ENFUSEHUM WE MA JEDURRUNEKE MIN SHEJ’IN WE ‘ENZELEL-LAHU ‘ALEJKEL-KITABE WEL-HIKMETE WE ‘ALLEMEKE MA LEM TEKUN TA’LEMU WE KANE FEDLU ELLAHI ‘ALEJKE ‘ADHIMEN