Kur'ani Fisnik

kërkim në gjuhën shqipe



<< >>
Kërkuat fjalën:
Ajete: 11

Sherif Ahmeti
Hasan Nahi
Transliterimi
C 4:101. Kur të jeni në udhëtim e sipër, nuk është mëkat për ju të shkurtoni namazin, nëse frigoheni se jobesimtarët do të ju sjellin ndonjë të keqe. Jobesimtarët janë armiq tuaj të hapët.
4:101. Kur të udhëtoni, nuk është gjynah që ta shkurtoni namazin, nëse druheni që jobesimtarët do t’ju bëjnë ndonjë dëm. Me të vërtetë, jobesimtarët janë armiqtë tuaj të hapur.
4:101. WE ‘IDHA DEREBTUM FIL-’ERDI FELEJSE ‘ALEJKUM XHUNAHUN ‘EN TEKSURU MINE ES-SELETI ‘IN HIFTUM ‘EN JEFTINEKUMUL-LEDHINE KEFERU ‘INNEL-KAFIRINE KANU LEKUM ‘ADUWAN MUBINÆN
C 4:102. Kur të jesh ti (Muhammed) bashkë me ta dhe ju falë namazin, një grup prej tyre, duke i bartur armët, le të vijë e le të falet me ty (grupi tjetër në roje), e kur të bien në sexhde (të kryejnë një reqatë), këta le të qëndrojnë mbrapa jush (në roje) e le të vijë grupi tjetër, që nuk është falur, e të falet me ty dhe le t'i bartin armët dhe të jenë në gjendje gadishmërie. Ata që nuk besojnë, e dëshirojnë moskujdesin tuaj ndaj armëve e mjeteve që t'iu vërsulen njëherë me të gjitha fuqitë. Nëse jeni të lodhur nga ndonjë shi ose jeni të sëmurë, nuk është mëkat të mos i bartni armët, por mbani gadishmërinë tuaj. All-llahu ka përgaditë dënim nënçmues për jobesimarët.
4:102. Kur të jesh ti (o Muhamed) në mes të besimtarëve dhe të prish faljen e namazit (në luftë), atëherë njëri grup prej tyre le të falet me ty dhe le t’i mbajnë pranë edhe armët e veta! Pastaj këta, le të rrinë pas jush dhe le të vijë grupi tjetër, i cili nuk është falur dhe, le të falet me ty! Le të jenë syçelë dhe t’i mbajnë armët e veta! Jobesimtarët dëshirojnë që të jeni të pakujdesshëm ndaj armëve dhe pajimeve tuaja, që t’ju sulmojnë me tërë fuqinë. Nuk ka gjynah për ju nëse hasni në ndonjë shqetësim prej shiut ose sëmundjes e i lini armët, por edhe atëherë, bëhuni syçelë. Allahu, me të vërtetë, ka përgatitur dënim poshtërues për jobesimtarët.
4:102. WE ‘IDHA KUNTE FIHIM FE’EKAMTE LEHUMU ES-SELETE FELTEKUM TA’IFETUN MINHUM ME’AKE WE LIE’HUDHU ‘ESLIHETEHUM FE’IDHA SEXHEDU FELJEKUNU MIN WERA’IKUM WE LTE’TI TA’IFETUN ‘UHRA LEM JUSELLU FELJUSELLU ME’AKE WE LIE’HUDHU HIDHREHUM WE ‘ESLIHETEHUM WEDDEL-LEDHINE KEFERU LEW TEGFULUNE ‘AN ‘ESLIHETIKUM WE ‘EMTI’ATIKUM FEJEMILUNE ‘ALEJKUM MEJLETEN WAHIDETEN WE LA XHUNAHE ‘ALEJKUM ‘IN KANE BIKUM ‘EDHEN MIN METERIN ‘EW KUNTUM MERDA ‘EN TEDA’U ‘ESLIHETEKUM WE HUDHU HIDHREKUM ‘INNALL-LLAHE ‘E’ADDE LILKAFIRINE ‘ADHABAN MUHINÆN
C 4:103. Kur të kryeni namazin (e frikës) përmendeni All-llahun, kur jeni në këmbë, ulur, të mbështetur. E kur të qetësoheni (nga lufta), atëherë faleni namazin në mënyrë të rregullt, pse namazi është obligim (për kohë) i caktuar për besimtarët.
4:103. Pasi të kryeni namazin, përmendeni Allahun duke qëndruar në këmbë, ulur dhe të shtrirë. Kur të jeni jashtë rrezikut, atëherë faleni namazin të plotë, sepse namazi është detyrë për besimtarët në kohë të caktuar.
4:103. FE’IDHA KADEJTUMU ES-SELETE FADHKURU ELLAHE KIJAMAN WE KU’UDÆN WE ‘ALA XHUNUBIKUM FE’IDHA ETME’NENTUM FE’EKIMU ES-SELÆTE ‘INNE ES-SELÆTE KANET ‘ALEL-MU’UMININE KITABÆN MEWKUTÆN
C 4:104. Mos u tregoni të dobët në ndjekjen e armikut, pse nëse ndieni dhëmbje edhe ata ndjejnë dhëmbje sikurse ju, e ju shpresoni nga All-llahu çka ata nuk shpresojnë. All-llahu është i dijshëm, ligjdhënës i matur.
4:104. Mos u tregoni të dobët në ndjekjen e jobesimtarëve! Nëse ndjeni dhembje prej luftës, edhe ata ndiejnë dhimbje ashtu si edhe ju. Mirëpo ju shpresoni prej Allahut atë që ata nuk e shpresojnë. Allahu është i Gjithëdijshëm dhe i Urtë.
4:104. WE LA TEHINU FI EBTIGA’IL-KAWMI ‘IN TEKUNU TE’LEMUNE FE’INNEHUM JE’LEMUNE KEMA TE’LEMUNE WE TERXHUNE MINEL-LAHI MA LA JERXHUNE WE KANEL-LAHU ‘ALIMEN HEKIMAN
C 4:105. Ne të zbritëm ty (Muhammed) librin (Kur'anin) me plot të vërteta, që të gjykosh mes njerëzve me atë që të mësoi All-llahu. Mos u ngatërro për tradhëtarët (mos u dil në ndihmë).
4:105. Vërtet, Ne (o Muhamed) ta kemi zbritur Kuranin me të drejtën, në mënyrë që ti të gjykosh ndërmjet njerëzve sipas asaj që të ka shpallur Allahu. Dhe mos u bëj mbrojtës i tradhtarëve!
4:105. ‘INNA ‘ENZELNA ‘ILEJKEL-KITABE BIL-HEKKI LITEHKUME BEJNE EN-NASI BIMA ‘ERAKEL-LAHU WE LA TEKUN LILHA’ININE HASIMEN
C 4:106. Kërkoj falje (për këtë) All-llahut. All-llahu falë, mëshiron.
4:106. Kërko ndjesë prej Allahut! Se Allahu është Falës e Mëshirëplotë.
4:106. WE ESTEGFIRI ELLAHE ‘INNALL-LLAHE KANE GAFUREN REHIMAN
C 4:107. Mos polemizo për ata që tradhtojnë vetveten. All-llahu nuk e do atë që është gënjeshtar e mëkatar.
4:107. Dhe mos i mbro ata që mashtrojnë vetveten! Se Allahu nuk i do tradhtarët dhe gjynahqarët.
4:107. WE LA TUXHADIL ‘ANIL-LEDHINE JEHTANUNE ‘ENFUSEHUM ‘INNALL-LLAHE LA JUHIBBU MEN KANE HAWWANEN ‘ETHIMAN
C 4:108. Ata fshihen (turpërohen) prej njerëzve, e nuk turpërohen prej All-llahut, e Ai është me ta edhe kur planifikojnë fshehtas thënie me të cilat nuk është i kënaqur Ai. All-llahut nuk mund t'i shpëtojnë veprimet e atyre.
4:108. Ata fshihen nga njerëzit, por nuk fshihen dot nga Allahu. Ai është pranë tyre edhe natën, kur trillojnë gjëra me të cilat Ai nuk është i kënaqur. Se Allahu përfshin (me dijen e Tij) gjithçka që ata bëjnë.
4:108. JESTEHFUNE MINE EN-NASI WE LA JESTEHFUNE MINEL-LAHI WE HUWE ME’AHUM ‘IDH JUBEJJITUNE MA LA JERDA MINEL-KAWLI WE KANEL-LAHU BIMA JA’MELUNE MUHITEN
C 4:109. Ja, ju jeni ata që i mbrojtët (gënjeshtarët) në jetën e kësaj bote, kush do të polemizojë me All-llahun për ta ditën e gjykimit, apo kush do ti marrë në mbrojtje?
4:109. Ja, ju i mbrojtët ata në këtë botë, por kush do t’i mbrojë tek Allahu në Ditën e Kiametit ose kush do të bëhet përfaqësues i tyre?
4:109. HA’ENTUM HA’UULA’ XHADELTUM ‘ANHUM FIL-HEJETI ED-DUNJA FEMEN JUXHADILU ELLAHE ‘ANHUM JEWMEL-KIJAMETI ‘EM MEN JEKUNU ‘ALEJHIM WE KILAN
C 4:110. Kush bën ndonjë të keqe ose e ngarkon veten, pastaj kërkon falje te All-llahu, ai e gjen All-llahun falës dhe mëshirues.
4:110. Kush punon vepër të keqe ose e ngarkon veten me gjynahe, pastaj kërkon falje prej Allahut, do të gjejë se Allahu është Falës e Mëshirëplotë.
4:110. WE MEN JA’MEL SU’EN ‘EW JEDHLIM NEFSEHU THUMME JESTEGFIRI ELLAHE JEXHIDI ELLAHE GAFURAN REHIMÆN
C 4:111. Kush bën ndonjë mëkat, ai ka ngarkuar vetveten. All-llahu i di hollësitë, është gjykatës i drejtë.
4:111. Kush bën gjynah, ai ia ka bërë shpirtit të vet. Allahu është i Gjithëdijshëm dhe i Urtë.
4:111. WE MEN JEKSIB ‘ITHMEN FE’INNEMA JEKSIBUHU ‘ALA NEFSIHI WE KANEL-LAHU ‘ALIMAN HEKIMÆN