U kopjua
Kur'ani Fisnik
kërkim në gjuhën shqipe
Kërkuat fjalën:
Ajete: 11
Sherif Ahmeti
Hasan Nahi
Transliterimi
C
4:114.
Në shumë biseda të tyre të fshehta nuk ka kurrfarë dobie, përveç (bisedës) kush këshillon për lëmoshë, për ndonjë të mirë ose pajtim mes njerëzve. E kush i bën këto duke pasur për qëllim vetëm kënaqësinë e All-llahut, Ne do ti japim më vonë (në botën tjetër) shpërblim të madh.
4:114.
S’ka kurrfarë të mire në shumë prej bisedave të tyre të fshehta, përveç rastit kur ndokush kërkon që të jepet sadaka ose të kryhet një vepër e mirë apo paqësim ndërmjet njerëzve. Atij që e bën këtë për të fituar kënaqësinë e Allahut, Ne do t’i japim një shpërblim të madh.
4:114.
LA HAJRE FI KETHIRIN MIN NEXHWAHUM ‘ILLA MEN ‘EMERE BISEDEKATIN ‘EW MA’RUFIN ‘EW ‘ISLAHIN BEJNE EN-NASI WE MEN JEF’AL DHALIKE EBTIGA’E MERDETI ELLAHI FESEWFE NU’UTIHI ‘EXHRAN ‘ADHIMÆN
C
4:115.
Kush i kundërvihet të dërguarit, pasi që i është bërë e qatë e vërteta dhe ndjek rrugë tjetër nga ajo e besimtarëve, Ne e lëmë në atë që e ka zgjedhur (në Dunja) e e fusim në xhehennem. Përfundim i keq është ai.
4:115.
Këdo që e kundërshton të Dërguarin, pasi i është dhënë udhëzimi dhe ndjek rrugë tjetër nga ajo e besimtarëve, Ne e lëmë të ecë andej nga është nisur dhe do ta përcëllojmë në zjarrin e Xhehenemit; eh, sa vendbanim i keq që është ai!
4:115.
WE MEN JUSHAKIKI ER-RESULE MIN BA’DI MA TEBEJJENE LEHUL-HUDA WE JETTEBI’ GAJRE SEBILIL-MU’UMININE NUWELLIHI MA TEWELLA WE NUSLIHI XHEHENNEME WE SA’ET MESIREN
C
4:116.
Është e vërtetë se All-llahu nuk falë (mëkatin) t'i bëhet Atij shok, e pos këtij (mëkati), të tjerat i falë atij që dëshiron. Ai që i përshkruan shok All-llahut, ai ka humbur dhe bërë një largim të madh (prej të vërtetës).
4:116.
Vërtet, Allahu nuk fal që të adhurohet dikush apo diçka tjetër veç Atij, por gjynahet e tjera më të vogla ia fal kujt të dojë. Kushdo që i bën shok Allahut (në adhurim), ai me të vërtetë, ka humbur dhe është larguar shumë prej udhës së drejtë.
4:116.
‘INNALL-LLAHE LA JEGFIRU ‘EN JUSHREKE BIHI WE JEGFIRU MA DUNE DHALIKE LIMEN JESHA’U WE MEN JUSHRIK BILLAHI FEKAD DELLE DELALEN BA’IDAN
C
4:117.
Ata nuk lusin tjetër pos Tij vetëm (emra idhujsh) femra dhe nuk lusin tjetër pos djallit plot sherr.
4:117.
Ata nuk adhurojnë tjetër veçse idhuj femërorë dhe nuk thërrasin tjetër përveç djallit kryengritës,
4:117.
‘IN JED’UNE MIN DUNIHI ‘ILLA ‘INATHEN WE ‘IN JED’UNE ‘ILLA SHEJTANAN MERIDÆN
C
4:118.
Atë e mallkoi All-llahu. Ai ka thënë: "Unë do të përfitoj një pjesë të caktuar të robërve të Tu".
4:118.
të cilin e ka mallkuar Allahu, sepse (djalli) ka thënë: “Unë, doemos do të marr një pjesë të caktuar të robërve të Tu.
4:118.
LE’ANEHU ELLAHU WE KALE LE’ETTEHIDHENNE MIN ‘IBADIKE NESIBEN MEFRUDAN
C
4:119.
Do t'i shmangë (nga e vërteta), do t'i bëjë të shpresojnë në gjëra të kota; do t'i urdhëroj dhe ata do të shqyejnë veshët e bagëtive; do ti urdhëroj dhe ata do të shëmtojnë krijesat e All-llahut. E kush e bën mik djallin, e jo All-llahun, ai ka dështuar sheshazi.
4:119.
Doemos do t’i shpie ata në rrugë të shtrembër, do t’i josh me shpresa të kota dhe, me siguri, do t’i urdhëroj që t’u presin veshët bagëtive, e pastaj do t’i urdhëroj që të ndryshojnë krijesën e Allahut. “Kush merr djallin për mbrojtës në vend të Allahut, ai ka pësuar humbje të qartë.
4:119.
WE LE’UDILLENNEHUM WE LE’UMENNIJENNEHUM WE LE’AMURENNEHUM FELEJUBETTIKUNNE ‘ADHANEL-’EN’AM WE LE’AMURENNEHUM FELEJUGAJJIRUNNE HALKAL-LAHI WE MEN JETTEHIDHI ESH-SHEJTANE WELIJEN MIN DUNI ELLAHI FEKAD HASIRE HUSRANAN MUBINÆN
C
4:120.
Ai u premton atyre dhe i bën të shpresojnë, por djalli nuk premton tjetër vetëm se mashtrim.
4:120.
Ai (djalli) u premton atyre dhe i josh me shpresa, por ato që premton djalli, janë vetëm mashtrime.
4:120.
JA’IDUHUM WE JUMENNIHIM WE MA JA’IDUHUMU ESH-SHEJTANU ‘ILLA GURUREN
C
4:121.
Të tillët (që ndjekin djallin) kanë vendin në xhehennem dhe prej tij nuk kanë të ikur (shpëtim).
4:121.
Për ata, vendbanim është Xhehenemi dhe nuk mund të gjejnë shpëtim prej tij.
4:121.
‘ULA’IKE ME’WAHUM XHEHENNEMU WE LA JEXHIDUNE ‘ANHA MEHISEN
C
4:122.
E ata që besuan dhe bënë vepra të mira, Ne do t'i vendosim në xhennete, ku rrjedhin lumenj e ku do jenë përgjithmonë. Premtimi i saktë i All-llahut. E kush mund të jetë më i saktë në fjalë se All-llahu?
4:122.
Ata që besojnë dhe bëjnë vepra të mira, Ne do t’i shpiem në kopshte të Xhenetit, nëpër të cilat rrjedhin lumenj. Aty do të qëndrojnë vazhdimisht e përgjithmonë. Ky është premtimi i vërtetë i Allahut. E kush është më i vërtetë se Allahu në fjalë?!
4:122.
WEL-LEDHINE ‘AMENU WE ‘AMILU ES-SALIHATI SENUDHILUHUM XHENNATIN TEXHRI MIN TEHTIHAL-’ENHARU HALIDINE FIHA ‘EBEDEN WA’DEL-LAHI HEKKAN WE MEN ‘ESDEKU MINEL-LAHI KILÆN
C
4:123.
Nuk është (shpëtim) sipas shpresave tuaja as sipas shpresave të ithtarëve të librit. Kushdo që bën keq, do të ndëshkohet me te dhe, pos All-llahut, nuk ka për t'i gjetur vetes as mbrojtës as ndihmës.
4:123.
(Shpëtimi në jetën tjetër) nuk do të jetë as sipas dëshirës suaj (o myslimanë), as sipas dëshirës së ithtarëve të Librit. Por kushdo që bën një të keqe, do të ndëshkohet për atë dhe nuk do të gjejë as mbrojtës, as mbështetës tjetër në vend të Allahut.
4:123.
LEJSE BI’EMANIJIKUM WE LA ‘EMANIJI ‘EHLIL-KITABI MEN JA’MEL SU’EN JUXHZE BIHI WE LA JEXHID LEHU MIN DUNI ELLAHI WELIJAN WE LA NESIRÆN
C
4:124.
Kush bën ndonjë nga punët e mira, qoftë mashkull ose femër duke qenë besimtarë, të tillët hyjnë në xhennet dhe nuk u bëhet farë padrejtësie.
4:124.
Dhe kushdo që bën vepra të mira, qoftë ai mashkull ose femër, duke qenë besimtar, do të hyjë në Xhenet dhe nuk do t’i bëhet asnjë padrejtësi.
4:124.
WE MEN JA’MEL MINE ES-SALIHATI MIN DHEKERIN ‘EW ‘UNTHA WE HUWE MU’UMINUN FE’ULA’IKE JEDHULUNEL-XHENNETE WE LA JUDHLEMUNE NEKIREN