Kur'ani Fisnik

kërkim në gjuhën shqipe



<< >>
Kërkuat fjalën:
Ajete: 11

Sherif Ahmeti
Hasan Nahi
Transliterimi
C 20:108. Atë ditë ata do të shkojnë pas thirrësit, e nuk do t'i largohen atij, e para të Gjithëmëshirshmit ulen zërat e nuk dëgjohet tjetër pos një zë i ulët.
20:108. Atë ditë, ata do të shkojnë pas thirrësit, pa iu shmangur dot atij dhe do t’i ulin zërat para të Gjithëmëshirshmit. Ti nuk do të dëgjosh tjetër, veç pëshpëritjes.
20:108. JEWME’IDHIN JETTEBI’UNE ED-DA’I LA ‘IWEXHE LEHU WE HASHE’ATIL-’ESWATU LILRREHMENI FELA TESMA’U ‘ILLA HEMSEN
C 20:109. Atë ditë nuk bën dobi as ndërmjetësimi, përveç atij të cilin e ka lejuar i Gjithëmëshirshmi të ndërmjetësojë dhe për të cilin e pëlqeu ndërmjetësimin.
20:109. Atë ditë nuk do të bëjë dobi ndërmjetësimi i askujt, përveç ndërmjetësimit të atij, që i jep leje i Gjithëmëshirshmi dhe që i është pranuar fjala.
20:109. JEWME’IDHIN LA TENFA’U ESH-SHEFA’ATU ‘ILLA MEN ‘EDHINE LEHU ER-REHMANU WE REDIJE LEHU KAWLEN
C 20:110. Ai i di ato që ishin para tyre dhe ato që vijnë pas, po dija e tyre nuk mund ta përfshijë atë.
20:110. Ai e di ç’ka para tyre dhe ç’ka pas tyre, kurse ata nuk mund ta ngërthejnë dijeninë e Allahut.
20:110. JA’LEMU MA BEJNE ‘EJDIHIM WE MA HALFEHUM WE LA JUHITUNE BIHI ‘ILMEN
C 20:111. E fytyrat (e mëkatarëve) e turpëruara, i përulen të Përjetshmit, të Gjithfuqishmit, sepse ka dështuar ai që barti padrejtësinë.
20:111. Fytyrat do t’i përulen të Gjallit, të Përjetshmit, Mbajtësit të çdo gjëje dhe, sigurisht, do të humbë ai që do të mbartë padrejtësi.
20:111. WE ‘ANETIL-WUXHUHU LILHEJJIL-KAJJUMI WE KAD HABE MEN HEMELE DHULMEN
C 20:112. Kush është besimtar dhe bën vepra të mira, ai nuk i frikësohet ndonjë padrejtësie e as ndonjë mungese (në shpërblim).
20:112. Ndërsa ai që bën vepra të mira dhe është besimtar, nuk do të druajë nga padrejtësia, as nga pakësimi i asaj që i përket.
20:112. WE MEN JA’MEL MINE ES-SALIHATI WE HUWE MU’UMINUN FELA JEHAFU DHULMEN WE LA HEDMAN
C 20:113. Kështu Ne e shpallëm këtë Kur'an arabisht dhe përsëritëm në të vërejtjet, në mënyrë që ata të ruhen ose ai (Kur'ani) t'u sjellë atyre përvojë mësimi.
20:113. Dhe kështu, Ne e kemi zbritur Kuranin në gjuhën arabe dhe i kemi shpjeguar paralajmërimet, që ata t’ua vënë veshin.
20:113. WE KEDHELIKE ‘ENZELNAHU KUR’ANEN ‘AREBIJAN WE SERREFNA FIHI MINEL-WA’IDI LE’ALLEHUM JETTEKUNE ‘EW JUHDITHU LEHUM DHIKRÆN
C 20:114. I lartë është All-llahu, Sundimtar i vërtetë. Ti mos nxito me Kur'anin para se të përfundojë shpallja e tij te ti, thuaj: "Zoti im, më shto dituri!"
20:114. I Lartësuar qoftë Allahu, Sunduesi i Vërtetë! Mos nxito për ta lexuar Kuranin para se të përfundojë shpallja e tij dhe thuaj: “O Zoti im, shtoma dijeninë!”
20:114. FETA’ALALLAHUL-MELIKUL-HEKKU WE LA TA’XHEL BIL-KUR’ANI MIN KABLI ‘EN JUKDA ‘ILEJKE WEHJUHU WE KUL RABBI ZIDNI ‘ILMEN
C 20:115. Na i patëm urdhëruar edhe Ademit (të mos i afrohej pemës), po ai harroi, pra te ai nuk gjetëm vendosmëri.
20:115. Ne bëmë besëlidhje edhe me Ademin më parë, por ai harroi, sepse nuk ishte i vendosur.
20:115. WE LEKAD ‘AHIDNA ‘ILA ‘ADEME MIN KABLU FENESIJE WE LEM NEXHID LEHU ‘AZMEN
C 20:116. Përkujto kur Ne u thamë engjëjve: "Bëni sexhde ndaj Ademit, ata i bënë, pos Iblisit, i cili nuk deshi".
20:116. Kur u thamë engjëjve: “Përuluni në sexhde para Ademit”, të gjithë u përulën, përveç Iblisit, i cili nuk pranoi.
20:116. WE ‘IDH KULNA LILMELA’IKETI ESXHUDU LI’DEME FESEXHEDU ‘ILLA ‘IBLISE ‘EBA
C 20:117. E Ne i thamë: "O Adem, ky është armik yti dhe i bashkëshortes tënde, pra mos t'ju nxjerrë kurrsesi nga xhenneti, e t'ju vë në vështirësi (për të siguruar mjetet e jetesës)".
20:117. Pastaj thamë: “O Adem, me të vërtetë që ky është armiku yt dhe i gruas sate, prandaj mos e lini t’ju nxjerrë kurrsesi nga Xheneti, se pastaj do të vuani në mjerim!
20:117. FEKULNA JA ‘ADEMU ‘INNE HADHA ‘ADUWUN LEKE WE LIZEWXHIKE FELA JUHRIXHENNEKUMA MINEL-XHENNETI FETESHKA
C 20:118. Ti aty (në xhennet) nuk ke për të qenë i uritur e as nuk ke për të mbetur i zhveshur.
20:118. Këtu nuk do të mbetesh kurrë as i uritur e as i zhveshur,
20:118. ‘INNE LEKE ‘ELLA TEXHU’A FIHA WE LA TA’RA